NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

     

     Edi Rama “do tė...”, “do tė...”, por ende s’po shpėrndan asgjė

    Shko poshtė 
    AutoriMesazh
    Aresi
    Newballkan
    Newballkan
    Aresi


    Numri i postimeve : 651
    Join date : 28/02/2008

    Edi Rama “do tė...”, “do tė...”, por ende s’po shpėrndan asgjė Empty
    MesazhTitulli: Edi Rama “do tė...”, “do tė...”, por ende s’po shpėrndan asgjė   Edi Rama “do tė...”, “do tė...”, por ende s’po shpėrndan asgjė EmptyMon Jan 11, 2010 3:49 am

    Edi Rama “do tė...”, “do tė...”, por ende s’po shpėrndan asgjė
    11-01-2010 / Nga Artur Bego
    Edi Rama “do tė...”, “do tė...”, por ende s’po shpėrndan asgjė

    Filmi shqiptar “Kur zbardhi njė ditė”, te njė nga tre pjesėt e tij, “Ura”, ka njė skenė ku personazhi i luajtur nga aktori Albert Vėrria, vinte vėrdallė ndėr ata qė ndėrtonin njė urė dhe shpėrndante receta disfatizmi nė formėn, “Ah tė kishim ca qereste, di unė s’i ndėrtohej kjo urė”.
    Kaq mund tė bėnte ky personazh, nė atė film, sepse nuk kishte asgjė mė shumė nė dorė, pėr tė bėrė ndoshta mė shumė.
    Kjo skenė, u rishfaq dje nė variantin “remix”, kur personazhin e aktorit Albert Vėrria, e dublonte nė variantin modern, aktori Edi Rama.
    Nė vizitėn e tij tė radhės turistike nė zonat e pėrmbytura tė Shkodrės, Edi Rama dje, sipas planeve tė shfaqura nga njė kronikė e TV “Klan”, nxinte e sterronte tė thuash, ėshtė pak, kur njė i ri, shumė mė i shkurtėr nga Edi Rama, tė cilit ai (dublanit i Albert Vėrrisė) i kishte hedhur dorėn mbi sup, ia plasi nė surrat kreut tė PS-sė, se, “qeveria ka qenė pranė nesh dhe i ka marrė tė gjitha masat kėto ditė”.
    Pas kėsaj Edi Rama, i cili “nuk deshi veten”, dėrdėlliti ca fraza, pothuajse me vete, ku thelbi i tyre ishte se, “gjė e mirė ėshtė kjo, ku tė paktėn aty ku shkojmė ne, qeveria dėrgon ndihma”.
    E pra, Edi Rama, i cili pret qė “tė ketė ca qereste, se pastaj di ai si e ndėrton urėn”, kaq kishte dje nė dorė tė bėnte, tė pohonte sipas mėnyrės sė tij, ndjeshmėrinė e prezencės sė qeverisė dhe strukturave tė saj, nė radhėt e banorėve tė zonave tė pėrmbytura.
    Nė fakt, Edi Rama kėtė ka bėrė pėr gjatė gjithė kėtyre ditėve..., ka ardhur vėrdallė nėpėr zonat e pėrmbytura, dhe sikurse personazhi i Albert Vėrriajt, edhe ai, kreu i PS-sė, nė rolin e tij tė radhės, ka interpretuar sėrish dhe nė mėnyrė tė pėrsėritur disfatistin...
    Kjo, sigurisht ėshtė zgjedhje e detyruar prej Edi Ramės, sepse, nuk ka asgjė nė dorė, pėr tė bėrė mė shumė.
    Mė shumė se sa kėto ditė, realisht Edi Rama, nuk ka pasur nė dorė pėr tė bėrė asgjė, nė raste tė tjera tragjedish njerėzore apo natyrore.
    Sa pėr kujtesė...
    Pas tragjedisė sė Gėrdecit, Edi Rama “u investua” nė hapje numra llogarish nė ndihmė tė banorėve tė kėsaj zone, por rezultati ėshtė “0” (“zero”) lekė apo valutė tė grumbulluar nga Edi Rama, PS-ja, apo opozita, pėr banorėt e Gėrdecit.
    Historia e “misrit pa kokrra” ėshtė ende sot e kėsaj dite njė histori mė shumė se qesharake, nė ditėt e sė cilės Edi Edi Rama “u konsumua” edhe mė shumė, pėr “t’ju shkuar nė ndihmė fermerėve”, duke publikuar edhe dy numra telefoni pėr denoncime nga “viktimat e misrit pa kokrra”. Realisht nė ata numra nuk mbėrrit asnjė denoncim fermeri, sepse pėrtej atyre numrave nuk pėrgjigjej askush, qė tė paktėn tė dėgjonte ndonjė “denoncim” tė mundshėm.
    Nė vijim respektimi kronologjik tė tė mos bėrit asgjė nga Edi Rama nė raste fatkeqėsish, kemi tėrmetin e fundit nė rrethin e Dibrės, ku sėrish u “promovuan” hapje numra llogarish, por nuk u bėnė tė ditur, nė se u grumbullua gjė nėpėr kėto llogari, apo, apo, nė se po, si u shpėrndanė ato donacione tė mundshme.
    Sė fundmi, edhe pėr rastin e pėrmbytjeve nė Lezhė e nė Shkodėr, Edi Rama sėrish ka paralajmėruar hapjen e dy numrave llogarie nė dy banka tė ndryshme. Dhe pas hapjes sė kėtyre dy numrave, kemi dėgjuar tė artikulohen nga Edi Rama, se “nuk do tė rreshtim sė punuari...”, se, “do tė koordinojmė punėn...”, se “do tė funksionojė shtabi i ndihmės...”, se, “do tė ndėrtohen me shpejtėsi...”, se, “do tė kėrkojmė me kėmbėngulje kompensimin...”, apo se, “do tė kėrkojmė me kėmbėngulje nxjerrjen e ēdo pėrgjegjėsie...” etj..., etj.
    Por, pėr dy numrat jo qė nuk kemi dėgjuar mė, por nuk dimė nė se janė grumbulluar gjė nė ato llogari bankare. Shkurt nuk kemi dėgjuar, “u grumbulluan kaq e aq ndihma...”, apo “u shpėrndanė kaq e aq ndihma...”...
    Sigurisht nuk kemi dėgjuar gjė, sepse nuk ėshtė grumbulluar asgjė... Nė tė kundėrt, Edi Rama nuk do shkonte dje nė Shkodėr pėr tė lėshuar artikulimet e radhės “do tė...”, “do tė...”, nė tė ardhmen e largėt, por do tė kishte demonstruar se ē’po bėn aktualisht dhe pėr mė tepėr, se ē’ndihma po shpėrndan aktualisht, me qenė se ėshtė edhe “harxhuar” e ka ngritur njė “shtab solidariteti”.
    Ėshtė shumė pak, pėr tė mos thėnė se nuk mjaftojnė njoftimet se “Ilir Beqja shpėrndau ujė ndėr banorėt e Livades”, kur nga pamjet televizive dhe fotografitė e shpėrndara, Ilir Beqja as ndonjė shishe uji 0.5 litėrshe pėr konsum vetjak nuk kishte nė duar, veē kėnaqėsisė qė nuk e fshinte dot nė surrat, pse po udhėtonte mbi njė varkė tė thjeshtė, i rrethuar nga kamera dhe aparate fotografikė...
    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    https://newballkan.albanianforum.net
     
    Edi Rama “do tė...”, “do tė...”, por ende s’po shpėrndan asgjė
    Mbrapsht nė krye 
    Faqja 1 e 1
     Similar topics
    -
    » Edi Rama apo Edvin Rama ? Cili duhet verifikuar ?
    »  Rama-Erion

    Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
    NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: POLITIKA-
    Kėrce tek: