NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

     

     Gati shembja e pallatit 12 katėsh

    Shko poshtė 
    AutoriMesazh
    Aresi
    Newballkan
    Newballkan
    Aresi


    Numri i postimeve : 651
    Join date : 28/02/2008

    Gati shembja e pallatit 12 katėsh Empty
    MesazhTitulli: Gati shembja e pallatit 12 katėsh   Gati shembja e pallatit 12 katėsh EmptyMon Dec 28, 2009 1:21 pm

    gati shembja e pallatit 12 katėsh
    28-12-2009 / Gjykata rrėzon padinė e Ilir Matės, gati shembja e pallatit 12 katėsh

    Gjyqtarja Arjana Caco e ka konsideruar si tė pabazuar nė ligj kėrkesėn e kunatit tė deputetit socialist Dash Peza

    Gjykata e Tiranės rrėzoi sot kėrkesėn e biznesmenit Ilir Mata, kunatit tė deputetit tė PS, Dashamir Peza pėr ndėrprerjen e prishjes sė pallatit nė qendėr tė Tiranės.
    Gjyqtarja Arjana Caco, e cila ka shqyrtuar dosjen e ka konsideruar tė pabazuar nė ligj kėrkesėn e kreut tė shoqėrisė sė ndėrtimit TTA-ALBA-LAM shpk.
    Mata dorėzoi kėrkesėn pėr ndėrprerjen e aksionit tė inspektoriatit tė lartė tė ndėrtimit, pas prishjes sė 3 prej 12 kateve tė pallatit mė 7 dhjetor 2009.
    Nė padinė dorėzuar nė gjykatė kėrkohej tė shpallej i pavlefshėm akti administrativ pėr prishjen e pallatit si dhe tė ndėrpritej aksioni.
    Aksioni pėr prishjen e kėtij pallati shkaktoi mjaft polemika mes kampeve politike. Deputetet e majtė e konsideruan aksionin si sulm te kryemsinistrit ndaj opozitės, nga ana tjetėr u deklarua se nė tė gjitha rastet ku konstatohen abuzime do tė ndėrhyhet pėr prishjen e objekteve.
    Policia ndėrtimore ndėrmori 3 javė mė parė aksionin pėr tė rrėzuar ndėrtesėn e deputetit tė PS-sė Dashamir Peza, nė pronėsi tė kunatit tė tij, Ilir Mata.
    Ndėrtesa prej 12 katesh e cila ndodhet prapa hotel “Tirana International” nė kryeqytet filloi tė shembet pas njė urdhri tė nxjerrė nga kryeinspektori i policisė ndėrtimore Hekuran Hoxhaj i cili thekson se nė pėrputhje me ligjin 2502 pėr urbanistikėn kjo ndėrtesė ėshtė e paligjshme.
    Ky pallat ėshtė i ndėrtuar nė njė hapėsirė publike, madje pėr tė mos thėnė nė rrugėn lidhėse tė lagjes, duke zėnė pjesėn tėrėsore tė saj. Mė shumė se njė herė, ėshtė denoncuar edhe publikisht, falja e njė pjese tė rrugės “Urani Pano”, diku prapa Qendrės “Veve” dhe Hotel “Tirana”, qė Edi Rama ia ka bėrė Dash Pezės, i cili prej vitit 2001 ka menduar dhe filluar ngritjen aty tė njė pallati 12-katėsh.
    Dokumente e shumtė, qė vetė bashkia e Tiranės ka arkivuar nė dosjen e dhėnies sė lejes sė ndėrtimit, dėshmojnė dhe denoncojnė, jo vetėm zhdukjen e njė pjese tė rrugės nė qendėr tė Tiranės, por edhe faljen qė Edi Rama, i ka bėrė Dash Pezės, tė njė “cope” toke, qė bashkė edhe me “copėn” tjetėr, tė kunatit tė tij Ilir Mata, ka filluar dhe nuk ka pėrfunduar ende ngritjen e njė pallati 12-katėsh.
    Shkeljet me kėtė leje ndėrtimi, mbi njė truall publik, janė aq tė shumta, sa edhe Fatos Nano, nė kohėn qė si kryeministėr, drejtonte edhe Kėshillin e Rregullimit tė Territorit tė Republikės sė Shqipėrisė, kishte urdhėruar pezullimin e ndėrtimit tė kėtij pallati, deri sa “tė gjendet rruga” “Urani Pano” qė ėshtė zhdukur. Jo vetėm kaq, por edhe Policia ndėrtimore, qė nė kohėn e Fatos Nanos kryeministėr, por edhe mė herėt, ka urdhėruar dhe zbatuar pezullimin e punimeve tė kėtij pallati.
    Pas vendimit tė Gjykatės sė Tiranės, pritet qė Policia ndėrtimore tė fillojė aksionin pėr shembjen totale tė pallatit 12 katėsh tė Dash Pezės.
    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    https://newballkan.albanianforum.net
     
    Gati shembja e pallatit 12 katėsh
    Mbrapsht nė krye 
    Faqja 1 e 1
     Similar topics
    -
    » Gati shkrirja e partive te djathta ne nje parti,

    Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
    NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
    Kėrce tek: