NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

 

 PS-ja, peng i trashėgimisė, nga e cila nuk mund tė shkėputet dot

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
Aresi


Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

PS-ja, peng i trashėgimisė, nga e cila nuk mund tė shkėputet dot Empty
MesazhTitulli: PS-ja, peng i trashėgimisė, nga e cila nuk mund tė shkėputet dot   PS-ja, peng i trashėgimisė, nga e cila nuk mund tė shkėputet dot EmptySat Dec 12, 2009 5:24 am

“PS-ja, peng i trashėgimisė, nga e cila nuk mund tė shkėputet dot”
12-12-2009 / PS-ja, peng i trashėgimisė, nga e cila nuk mund tė shkėputet dot”

Intervistė e posaēme e Kryeministrit tė Shqipėrisė Sali Berisha, dhėnė pėr “Dojēe Velen”, menjėherė pas pėrfundimit tė Kongresit tė Partive Popullore Evropiane, mbajtur nė Bon tė Gjermanisė

Kryeministri i Shqipėrisė Sali Berisha qėndroi pėr vizitė nė Gjermani ku mori pjesė nė kongresin e Partive Popullore Evropiane. Nė qendėr tė takimeve qė zhvilloi Berisha nė kuadėr tė kėtij aktiviteti, ishte prezantimi i arritjeve tė Shqipėrisė nė lidhje me detyrimet pėr procesin e pėrafrimit dhe tė integrimit nė BE, problemi i liberalizimit tė regjimit tė vizave pėr qytetarėt shqiptarė si dhe problemi i bojkotimit tė parlamentit dhe tė mitingut tė 8 dhjetorit nga opozita shqiptare. Nė njė takim qė pati me Kancelaren gjermane Angela Merkel, Kryeministri Berisha pėrsėriti ftesėn pėr njė vizitė tė saj vitin e ardhshėm nė Shqipėri.

Zoti Berisha, ju shikoj qė dilni me shume buzėqeshje nga ky kongres dhe besoj se kjo ėshtė edhe mėnyra mė e mirė, pėr tė shprehur atė qė ju keni arritur gjatė kėtyre takimeve?
Unė shfrytėzoj intensivisht, pjesėmarrjen nė Kongresin dhe Samitin e Partisė Popullore Europiane, ku janė tė gjithė kryeministrat e vendeve anėtare tė BE-sė, qė qeverisen nga qendra e djathtė, ndėr tė cilėt mė kryesorja, Kancelarja Merkel, pėr tė paraqitur ėt gjitha zhvillimet nė Shqipėri, pėr tė kėrkuar mbėshtetje pėr procesin e integrimit dhe konkretisht me Kancelaren Merkel, atė bisedė tė shkurtėr qė zhvillova, ia pėrkushtova vizitės sė saj tė ardhshme nė Shqipėri. Kancelarja Merkel, gjatė mandatit tė shkuar, mė ka premtuar nė mėnyrė tė pėrsėritur se do tė vizitojė Shqipėrinė. Kėsaj radhe Kancelarja Merkel mė premtoi nė mėnyrė tė prerė dhe kam bindje se ajo e mban fjalėn, se vitin e ardhshėm do tė vizitojė Shqipėrinė.

Gjithė Europa feston tani epokėn e kthesave dhe vitin e ardhshėm ėshtė pėr Shqipėrinė njė vit jubilar, pėr kthesat e zhvilluara. Nė datėn 8 dhjetor ju zhvilluat njė miting. Mund tė na thoni diēka rreth kėtij mitingu, qė pėr fat tė keq, nuk u pėrkrah nga opozita?
Ky miting, siē mund ta keni ndjekur, ishte mė madhėshtori nė historinė e Shqipėrisė. Unė kam mbetur me njė ndjenjė mirėnjohje tė pakufishme ndaj atyre gjysmė milioni qytetarėve shqiptarė, qė lanė ēdo gjė pėr tė festuar ditėlindjen e lirive tė tyre. Mitingu ka mbushur ekranet e mediave mė prestigjioze nė botė, faqet e gazetave mė tė mėdha dhe kjo u bėn nder, mbarė shqiptarėve. Mitingu u bojkotua, siē mund te keni konstatuar, me gjithė ftesėn, nga krerėt aktualė tė kryesisė sė PS-sė, madje nė mėnyrėn mė absurde u shpall si njė antimiting, apo u bėnė gjeste tė tjera tė turpshme, tė paprecedentė, u mbushėn nė prag tė tij, rrugėt e kryeqytetit me plehra, nga vetė kryetari i bashkisė. Sidoqoftė,kėto gjeste, nuk e zbehin aspak madhėshtinė e mitingut, mendoj se dėshmoi pėr rrugėn e gjatė qė ende ka pėr tė bėrė, kryesia e PS-sė, pėr tu gjetur nė ato pozicione, sepse e majta europiane e festoi pėrvjetorin e rėnies sė murit tė Berlinit, ndonėse pa diskutim kjo ėshtė njė meritė e qendrės sė djathtė europiane, e atyre qė ndėrtuan Europėn, por tė majtėt ishin tė pranishėm nė Berlin me Kancelaren dhe me udhėheqėsit e tjerė kryesorė tė Perėndimit. Kėtu munguan tė majtėt shqiptarė, qė me sa duket, pėr shkak edhe tė trashėgimisė nga e cila nuk shkėputen dot, nuk mund tė merrnin pjesė. Sidoqoftė, 20-vjetori po vjen. Do ta festojmė dhe sėrish ne i ftojmė. Ne shohim pėrpara.

Pas thirrjeve qė bėri sėrish Olli Rehn, ēfarė mesazhesh erdhėn nga ky kongres, nė drejtim tė opozitės shqiptare, e cila vazhdon tė bojkotojė Parlamentin?
Nga ky Kongres, nga ēdo personalitet qė unė kam takuar, nė mėnyrė absolute, nuk ka qenė as edhe njė i vetėm, qė tė pranojė kėrkesėn e opozitės pėr hapjen e kutive dhe rinumėrimin e votave, mbasi aty ka njė vendim gjykate. Oferta tjetėr qė unė ua parashtrova tė gjithė bashkėbiseduesve, ėshtė, “urdhėro tė krijojmė komisionin hetimor parlamentar, t’ju japim shumicėn, hetoni tė gjithė problemet e tjera, pėrveē atyre, pėr tė cilat ėshtė shprehur dhe ka vendosur gjykata, hartoni tė gjitha amendamentet mbi rekomandimet nė mėnyrė qė zgjedhjet e ardhshme tė jenė edhe mė tė mira. Kėto ishin mė tė mirat qė kemi bėrė. Tė tjerat, sėrish tė jenė mė tė mirat qė kemi bėrė dhe tė pėrmirėsojmė mė tej procesin zgjedhor.

Pėr sa i pėrket problemit tė vizave dhe liberalizimit tė tyre. Kur mund tė pritet kjo gjė, ēfarė sinjalesh keni marrė?
Kam marrė garanci tė plotė, pėr mbėshtetje tė plotė dhe totale pėr kėtė proces, sikurse kam garantuar bashkėbiseduesit e mi, se ne po bėjmė ēdo gjė pėr tė pėrmbushur me pėrpikėri, detyrimet qė rrjedhin nga ky proces.

Ju do tė jeni javės tjetėr edhe nė Kopenhagė. Ēfarė po bėn Shqipėria nė drejtim tė klimės dhe nė drejtim?
Nė Kopenhagė, unė do tė paraqes “Green Albania”, paraqes Shqipėrinė jeshile, paraqes revolucionin industrial jeshil tė Shqipėrisė. Shkoj ballėhapur sepse ne, pėr momentin jemi vendi me energjinė mė tė pastėr nė rajon dhe Europė dhe do tė vazhdojmė me vendosmėri nė kėtė drejtim. Natyrisht unė nuk mund tė them se do tė pėrjashtohen forma tė tjera tė energjisė, por do ti jepet pėrparėsi maksimale, energjisė sė rinovueshme.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://newballkan.albanianforum.net
 
PS-ja, peng i trashėgimisė, nga e cila nuk mund tė shkėputet dot
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
Kėrce tek: