NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Haxhi Qamili i shekullit 21

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
Aresi


Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

Haxhi Qamili i shekullit 21 Empty
MesazhTitulli: Haxhi Qamili i shekullit 21   Haxhi Qamili i shekullit 21 EmptySun Nov 22, 2009 4:10 am

Haxhi Qamili i shekullit 21

Redin Hafizi

Gjithnjė nė periudhat mė tė rėndėsishme pėr kombin tonė, kanė qenė vetė shqiptarėt tė blerė apo tė shitur qė kanė shkatėrruar shpresat e mėdha tė shqiptarėve pėr liri dhe integrim nė botėn e zhvilluar. Nė njė kohė kur intelektualė tė shquar shqiptarė kėrkonin qė ta shkėputnin Shqipėrinė nga perandoria turke qė po shkėrrmoqej dhe ta afronin me vendet perėndimore, doli Haxhi Qamili qė me protestat e tij dhe bandat e tij thėrrisnin "Dum Babėn (Sulltanin)". Pėr ironi tė fatit tė kombit tonė, historia po pėrsėritet, pasi nuk ka patur moment nė historinė e Shqipėrisė, qė shqiptarėt ta kenė parė veten mė tė integruar dhe shumė pranė Europės. Anėtarėsimi nė NATO dhe miratimi i statusit tė vendit kandidat pėr nė BE i bėn tė gjithė optimist pėr njė Shqipėri europiane. Por, jo, nuk ėshtė aq e thjeshtė, pasi hija e Haxhi Qamilit po vėrtitet nėpėr zyrat e PS-sė dhe ka nxjerrė nė shesh birin e vet mė tė denjė, sundimtarin e ngastrės sė vet politike qė quhet PS dhe qė kėrkon tė ndalojė hovin e shqiptarėve pėr tė shkuar drejt Europės. Nė njė kohė qė tė gjithė shohin nga Perėndimi, Edi Rama ka kthyer sytė nga Lindja, duke studiuar ēdo lėvizje tė republikave ruse, pėr t'i pėrdorur artificialisht nė Shqipėri. Edi Rama nuk po bėrtet "Dum Babėn" kėtė herė, por po ulėrin "Dum pushtet patjetėr" dhe nė krah tė tij i ka dalė mjeshtri i revoltės alla Haxhi Qamil, komandanti i pėrgjithshėm i protestės mė tė fundit, Gramoz Ruēi.

Gramoz Ruēi ishte krimineli qė drejtoi operacionin e vrasjes tė katėr qytetarėve tė Shkodrės dhe njėri prej tyre ka qenė njė prej liderėve tė studentėve tė dhjetorit, miku i gjithė studentėve Arben Broci. Ky njeri, pra Ruēi, kurrė nuk u penalizua pėr ēfarė ai bėri thjesht pėr faktin, sepse nė atė kohė ishte shumė e thjeshtė tė intimidoje Prokurorinė. Eshtė po i njėjti njeri qė ėshtė deklaruar si komandant i pėrgjithshėm i organizimit tė protestės sė opozitės.

"Nesėr tė gjithė ndryshe", ishte kjo deklarata mė e rėndėsishme e kreut tė PS gjatė nisjes sė mitingut pa motiv tė Ramės pėrpara Kryeministrisė. Ky karagjoz i ēuditshėm po e deklaron njė gjė tė tillė nė njė kohė kur Shqipėrisė i ėshtė miratuar statusi i vendit kandidat pėr anėtarėsim nė BE dhe diskutimi pėr liberalizimin e vizave ende vazhdon dhe nė realitet varet shumė edhe nga vendimi i opozitės pėr tė ndaluar sė destabilizuari situatėn. Pra, tė jemi ndryshe sipas Ramės, mendoj se lideri i opozitės premton se, Shqipėria nuk duhet tė jetė europiane. Ky ėshtė i vetmi ndryshim qė mund tė kėrkohet nėn deklaratėn "Nesėr tė gjithė ndryshe" dhe kjo mbėshtetet me idenė qė, kėrkesa pėr hapjen e kutive tė votimit pėrmes dhunės, realizon mosrespektimin e vendimit tė gjykatave shqiptare pėr rezultatin e zgjedhjeve. Nėn kėtė konteks, ēdo zyrtar perėndimor ka deklaruar qartė se, vendimi i Gjykatės ėshtė i pakthyeshėm. Pra, nė realitet Rama po kėrkon sėrish njė 1997 dhe nuk ėshtė e rastėsishme qė komandanti i pėrgjithshėm ėshtė kreu i bandave mafioze tė vitit 1997, Gramoz Ruēi. Edhe tani si atėherė kėrkohet destabilizimi i vendit vetėm pėr faktin, se tetė vjet nė opozitė i kushton shumė Ramės dhe Ruēit. Tetė vjet nė opozitė janė tė mjaftueshme pėr qeverinė, qė me ritmet qė ka marrė tė kryejė integrimin e Shqipėrisė nė BE. Madje, Rama dhe Ruēi e dinė shumė mirė se tetė vjet janė shumė tė mjaftueshme edhe pėr zėrat ndryshe nė PS, pėr tė bindur mbėshtetėsit e tė majtės, se kjo dyshe nuk po kėrkon tė udhėheqė socialistėt, por t'i sundojė ata dhe me forcė po kėrkojnė qė tė shkatėrrojnė ėndrrėn e shqiptarėve thjesht pėr interest e tyre personale dhe egoizmin e sėmurė dhe etjen e shfrenuar pėr pushtet. Edi Rama e ka tė qartė se, Berisha nuk ka tė drejtė tė urdhėrojė hapjen e kutive. Kėtė tė drejtė e kanė vetėm gjykatat dhe ndaj me protestėn e vet nė dyert e Kryeministrisė, ai thjesht po bėn thirrje pėr destabilizmin e vendit dhe shkatėrrimin e shpresės qė ngriti studentėt nė dhjetor 1990 dhe mė pas gjithė shqiptarėt kundėr diktaturės komuniste, pjesė e sė cilės ishte edhe komandanti i pėrgjithshėm i Ramės. Thirrja e 19 vjetėve mė parė ishte "E duam Shqipėrinė si e gjithė Europa" dhe kurrė shqiptarėt nuk e kanė parė Shqipėrinė mė pranė Europės. Tashmė, Shqipėria ėshtė anėtare me tė drejta tė plota nė NATO, ka nisur dhe vazhdon bisedimet pėr liberalizimin e vizave dhe ē'ėshtė mė e rėndėsishmja i ėshtė miratuar statusi i vendit kandidat pėr tė hyrė nė BE. Sipas fakteve historike, vetėm njė vendi i ėshtė refuzuar anėtarėsimi nė BE, pasi ka patur statusin e kandidatit dhe ky ka qenė Maroku, pasi nuk plotėsonte kushtin gjeografik. Pra, anėtarėsimi ėshtė thjesht ēėshtje kohe dhe mendoj se, nėse Rama, ky Haxhi Qamil i shekullit 21, tė mendonte seriozisht pėr Shqipėrinė europiane do tė vepronte ndryshe dhe me qetėsi, nuk do tė kėrkonte pėrmbysje me dhunė tė qeverisė dhe refuzim tė dhunshėm tė vendimit tė pushtetit gjyqėsor. Nėse njė gjė e tillė do tė realizohej, atėherė kredibiliteti i njė qeverisje tjetėr do tė ishte shumė i dyshimtė, pasi do tė vinte nga njė lėvizje e dhunshme, pushteti gjyqėsor do tė shkatėrrohej e do tė duhej kohė, qė tė stabilizohej dhe vetė demokracia nė Shqipėri do tė ishte shumė e dėmtuar. Tė gjitha kėto nuk tė ēojnė nė njė Shqipėri europiane, por mė shumė duket sikur Edi Rama dhe komandanti i tij i pėrgjithshėm, tė thirrur nga nostalgjia e vjetėr, kėrkojnė mė shumė ta shndėrrojnė Shqipėrinė nė njė republikė ruse nė gjunjė pėrpara serbėve.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://newballkan.albanianforum.net
 
Haxhi Qamili i shekullit 21
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
Kėrce tek: