NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

 

 Hapet dialogu pėr liberalizimin e plotė tė vizave mes Shqipėrisė dhe BE

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
Aresi


Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

Hapet dialogu pėr liberalizimin e plotė tė vizave mes Shqipėrisė dhe BE Empty
MesazhTitulli: Hapet dialogu pėr liberalizimin e plotė tė vizave mes Shqipėrisė dhe BE   Hapet dialogu pėr liberalizimin e plotė tė vizave mes Shqipėrisė dhe BE EmptyFri Mar 07, 2008 4:50 pm

Hapet dialogu pėr liberalizimin e plotė tė vizave mes Shqipėrisė dhe BE


Berisha: Negociatat, akt madhor besimi pėr qeverinė shqiptare


Janė hapur dje negociatat pėr liberalizimin e plotė tė vizave mes Shqipėrisė dhe vendeve tė Bashkimit Europian. Kryeministri Sali Berisha ka pritur dje Zv/Presidentin e Komisionit Europian, Franco Frattini, si dhe ministrin e Brendshėm tė Sllovenisė, qė mban presidencėn e Bashkimit Europian, pėr procesin e liberalizimit tė plotė tė vizave, Dragutin Mate. Kryeministri Berisha e siguroi Zėvendėspresidentin Frattini, ministrin e Qeverisė sė Sllovenisė dhe pėrfaqėsuesit e vendeve anėtare tė BE-sė, se qeveria qė ai drejton do tė bėjė ēdo pėrpjekje pėr ta merituar kėtė besim. Kreu i ekzekutivit theksoi se qeveria do tė marrė e zbatojė ēdo vendim, ligj e reformė qė nevojitet, qė ky besim i madh tė pėrdoret nė pėrputhje me standardet evropiane. Berisha e cilėsoi hapjen e dialogut pėr liberalizimin e vizave si njė moment historik, duke i dhėnė rėndėsi lėvizjes sė lirė tė njerėzve. "Liria e lėvizjes ėshtė njė nga liritė mė themelore tė individit dhe ēdo hap drejt saj, sikundėr edhe drejt lirive tė tjera, ėshtė hap drejt njė tė ardhmeje mė tė mirė. Sot, ne nisim procesin, nė pėrfundim tė tė cilit shqiptarėt do tė ndjehen, nė aspektin e lėvizjes, qytetarė tė hapėsirės mė tė madhe, tė hapėsirės europiane", tha kreu i ekzekutivit gjatė fjalės sė tij. Sipas kryeministrit Berisha, ky proces ėshtė, para sė gjithash, njė akt madhor besimi. Kreu i ekzekutivit bėri tė ditur se e ka informuar Zėvendėspresidentin Frattini, ministrin e Brendshėm tė Sllovenisė, Mate, pėrfaqėsuesit e vendeve anėtare tė BE-sė, drejtuesit e Komisionit Europian, se qeveria ėshtė nė procesin e pajisjes sė qytetarėve shqiptarė me letėrnjoftimet, pasaportat mė tė avancuara dhe tė standardeve mė tė mira.

"Ne po dixhitalizojmė tėrėsisht regjistrin e gjendjes civile, po vendosim njė sistem tė ri adresash, kemi vendosur kontrollin e integruar tė kufijve dhe sė shpejti, instalojmė skanerin e parė nė doganat tona, pėr ta pėrhapur mė tej nė pikat e tjera kufitare. Ne do tė bėjmė ēdo pėrpjekje pėr tė luftuar trafiqet ilegale. Toleranca zero ndaj krimit tė organizuar do tė mbetet motoja jonė", theksoi kryeministri Berisha gjatė fjalės sė tij.

Duke nėnvizuar se rezultatet qė ka paraqitur Shqipėria janė tė qarta, kryeministri tha se qeveria, kėto rezultate, do t'i konsolidojė edhe mė tej. Berisha e siguroi zyrtarin e lartė tė KE-sė, se qeveria do tė firmosė ēdo marrėveshje bashkėpunimi, ekstradimi, ripranimi e tė ēdo lloji me vendet anėtare tė BE-sė, duke nėnvizuar se kėto marrėveshjes do tė zbatohen me seriozitetin mė tė madh. "Shembulli mė tipik ishte rasti i djeshėm, kur njė nga tė konsideruarit "vrasės i shumėfishtė UFO", nga mė tė rrezikshmit nė Itali, Shqipėri e rajon, u kap nė rrugėt e Tiranės dhe u vendos para ligjit", tha nė vijim kryeministri. Nė fund tė fjalės sė tij, kreu i ekzekutivit shprehu mirėnjohjen e tij tė thellė pėr Komisionin Europian e vendet anėtare, pėr besimin e madh qė kanė dėshmuar ndaj qeverisė shqiptare.

Ai shprehu mirėnjohjen e tij edhe pėr tė gjitha institucionet dhe punonjėsit e agjencive tė zbatimit tė ligjit nė Shqipėri, tė cilėt, me pėrkushtimin dhe punėn e tyre, bėnė tė mundur qė Shqipėria ta fitojė kėtė besim qė i jepet sot. "Falenderoj tė gjitha vendet anėtare tė BE-sė pėr bashkėpunimin dhe ndihmėn e shkėlqyer qė na kanė dhėnė gjatė kėtyre viteve, institucionet ndėrkombėtare, PAMECA, EURALIUS, ICITAP etj., qė kanė luajtur njė rol shumė tė madh nė kėto reforma. Jam i bindur se nė falenderimin tim sot, bashkohet ēdo shqiptar qė me kėtė akt bėhet mė i lirė, mė dinjitoz e mė i sigurt nė tė ardhmen e tij", theksoi kryeministri. Nė kėtė kuadėr, kryeministri Berisha theksoi se shqiptarėt nuk do ta harrojnė kurrė lajmin e madh qė Zv/presidenti i KE, Frattini, me ministrin e Brendshėm slloven sollėn nė Shqipėri pėr liberalizimin e vizave.

http://www.rilindjademokratike.com/RD%208%20mars/politika.htm
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://newballkan.albanianforum.net
Aresi
Newballkan
Newballkan
Aresi


Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

Hapet dialogu pėr liberalizimin e plotė tė vizave mes Shqipėrisė dhe BE Empty
MesazhTitulli: Re: Hapet dialogu pėr liberalizimin e plotė tė vizave mes Shqipėrisė dhe BE   Hapet dialogu pėr liberalizimin e plotė tė vizave mes Shqipėrisė dhe BE EmptyFri Mar 07, 2008 9:00 pm

yep
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://newballkan.albanianforum.net
 
Hapet dialogu pėr liberalizimin e plotė tė vizave mes Shqipėrisė dhe BE
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
Kėrce tek: