NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Rikthimi i trurit"

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
Aresi


Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

Rikthimi i trurit" Empty
MesazhTitulli: Rikthimi i trurit"   Rikthimi i trurit" EmptyWed Nov 19, 2008 4:00 am

Rikthimi i trurit"

Lajla PERNASKA


Debati politik, por edhe ai publik, ėshtė fokusuar ndjeshėm nė raport -analizėn e Bashkimit Europian pėr Shqipėrinė. Pa dashur tė pėrsėris tė dhėnat dhe vlerėsimet, apo dhe detyrat e kėtij dokumenti tė rėndėsishėm, do tė doja tė fokusohesha nė impaktet e drejtpėrdrejta tė progresit tė shėnuar, jo vetėm pėr ato qė njihen si kritere politike, por edhe lidhur me kriteret ekonomike dhe pėrafrimin e standardeve me BE.

Janė pikėrisht pėrmirėsimet e kėtyre kritereve, stabiliteti makroekonomik, njė rritje ekonomike prej 6% (mė e larta nga viti 2002), tė ardhurat mesatare pėr kapital nė 22% tė nivelit tė BE-sė, etj., qė projektohen nė njė mjedis mė tė sigurtė pėr shtetasit e kėtij vendi, pėr mė shumė mundėsi pėr tė realizuar standarde mė tė mira jetese.

Pėrgjatė gjithė tranzicionit, fenomeni i emigrimit ka qenė nė thelb tė ndyshimeve ekonomike dhe sociale, qė kanė ndodhur nė Shqipėri. Vlerėsohet se, rreth 800.000 shqiptarė apo 27.5% e popullatės jetojnė jashtė kufijve tanė, shifra mė e lartė nė krahasim dhe me tė gjitha vendet e Europės Lindore.

Ndėrkohė qė ky emigrim i fortė ka pasur dhe ka pasojat e veta pozitive dhe negative tė tij, ėshtė detyrė e politikave ekonomike, qė tė bėjnė maksimizimin e aspekteve pozitive dhe minimizimin e aspekteve negative tė emigracionit.

Nė kontekstin e pėrgjithshėm tė emigracionit, veēohen tre aspekte madhore qė meritojnė vėmendje tė veēantė: remitancat, rikthimi i qėndrueshėm i emigrantėve dhe rrjedhja e trurit.

Sipas Bankės Botėrore, remitancat e dėrguara nga emigrantėt shqiptarė vlerėsohen nga 12-15% e GDP-sė, gati madhėsia e njė sektori ekonomik. Sigurisht, ky ėshtė njė ndėr faktorėt qė luan rol nė zvogėlimin e varfėrisė, veēanėrisht tė personave qė nuk janė nė marrėdhėnie pune.

Sidoqoftė, kjo vlerė monetare e injektuar nė ekonominė shqiptare nga emigrimi, lidhur me impaktin social ekonomik, pėr shumė vite mbeti i pamjaftueshėm pėr tė rritur prodhimin e brendshėm.

Kjo, pasi nuk ka pasur investime nga kėto tė ardhura. Investimet mund tė sjellin mė shumė punėsim dhe pėr brezat mė tė rinj, tė cilėt nė kushtet e papunėsisė, kėrkojnė tė emigrojnė. Pra nė kėtė rast, emigrimi riciklon emigrimin.

Rikthim i qėndrueshėm i emigrantėve - Nga studime tė kryera (nga organizata vendase apo IOM), rezulton se ndoshta mė shumė se gjysma e emigrantėve shqiptarė, veēanėrisht nė Greqi dhe Itali, dėshirojnė tė kthehen nė vend, por vetėm pas 10-15 vjetėsh qėndrimi nė vendet ku janė. Ky rikthim ėshtė veēanėrisht i rėndėsishėm pėr rritjen ekonomike nė vend, pasi ata mund tė sjellin kapital, experiencė tė re nė punė dhe ide tė reja.

Njė studim i IOM (2005), vlerėson se emigrantėt qė kanė njė kohė tė gjatė qė punojnė, kanė akumuluar njė sasi kapitali qė shkon nga 10-15 milion euro. Nga ky grup emigrantėsh, 38% e tyre kanė qėllim tė kthehen dhe tė investojnė nė Shqipėri. Por kjo lidhet me njė pritshmėri tė lartė, nga ana e tyre, qė nė Shqipėri tė ketė njė siguri investimesh dhe standard mė tė mirė jetese.


Rrjedhja apo ikja e trurit - Tė dhėnat flasin se, rreth 50% e pedagogėve, kėrkuesve dhe intelektualėve, tė shkolluar jo vetėm nė vend, por edhe jashtė tij, e kanė lėnė vendin qė prej 1990 e nė vazhdim. Rreth 66% e shqiptarėve me tituj shkencorė, si doktoratura, kanė emigruar nga Shqipėria, ose nuk janė kthyer pas kryerjes sė studimeve. Ky emigrim ka vazhduar, me njė grup domethėnės tė pasuniversitarėve, apo studentėve qė qėndrojnė jashtė edha pas mbarimit tė studimeve.

Kjo ėshtė e rėndėsishme, pasi njerėzit e pajisur me njė nivel tė lartė kapitali njerėzor pėrbėjnė njė nga faktorėt madhorė, ndoshta njė faktor kyē, qė promovojnė rritjen ekonomike nė vend.

Njė sfidė e qeverisė ėshtė sigurimi i terrenit, pėr tė kaluar nga fenomeni i njohur si "brain drain" - rrjedhje e trurit, nė atė tė "brain gain"- rikthimi i trurit.

Ky kapital intelektual mund tė bėhet njė aset i vlefshėm pėr Shqipėrinė, nė rrugėn e saj tė integrimit nė BE. Pėrveē kontributit nė kapitalin njerėzor shqiptarėt e emigruar kanė dhe potencialin pėr tė mbėshtetur zhvillimin nėpėrmjet kapitalit ekonomik nė terma tė burimeve financiare dhe remitancave, si edhe njė kapitali social nėpėrmjet rrjeteve sociale, qė lehtėsojnė transfertėn e kapitalit njerėzor dhe ekonomik, e duke stimuluar zhvillimin e biznesit dhe investimet.

Qė prej vitit 2005, qeveria shqiptare ka vendosur si njė prioritet tė lartė kapitalin njerėzor. Direkt i lidhur me kėtė prioritet ėshtė procesi i pėrmbysjes sė fenomenit tė "rrjedhjes sė trurit". Rikthimi i emigrantėve tė kualifikuar ėshtė njė politikė kyēe e strategjisė sė qeverisė pėr migracionin, pėr tė arritur njė angazhim efektiv tė disporės shqiptare, nė proceset e zhvillimit. Me kėrkesė tė qeverisė, PNUD po zbaton njė program tė tillė, nė bashkėpunim me Kabinetin e kryeministrit Berisha, Ministrinė e Brendshme, Institutin e Diasporės pranė MPJ dhe Ministrinė e Edukimit dhe Shkencės. Ky program ka tashmė njė databaze aktive tė dhėnash, nė tė cilėn janė tė regjistruar mbi 150 individė. Ndėrkohė qė, nga lidhjet me organizata tė tjera studentore apo shkencėtarėsh shqiptarė, numri i personave gati dhjetėfishohet. Deri mė tani, Brain Gain mbėshtet 100 vende pune nė universitete me paketa nxitėse, si dhe 20 vende pune nė administratė.

Nga sondazhe tė kryera me studentė jashtė vendit, rezulton se rreth 15% e tyre synojnė tė rikthehen nė vend, ndėrsa rreth 40% janė ende tė pavendosur.

Deklarohen rreth 25.000 studentė, qė studiojnė jashtė Shqipėrisė, nga tė cilėt rreth 16.000 nė Itali, tė tjerėt nė SHBA, Gjermani, Francė, Angli, etj. Nga njė sondazh i fundit (tetor 2007), i kryer nga AS@N, rezulton se rreth 15% prej tyre shprehen tė sigurtė qė do tė kthehen. Ndėrkohė qė, vetėm para 2-3 vjetėsh kjo shifėr shkonte nė vetėm rreth 5-6%.

Duket se, ne shqiptarėt tashmė kemi filluar tė qartėsojmė pikėpyetjen, qė ka tejlodhur mendjet tona: "A do bėhet ndonjėherė ky vend?" Dhe besoj se nuk jam e vetme nė pėrgjigjen qė gjej, se: "Ky vend po bėhet!"
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://newballkan.albanianforum.net
 
Rikthimi i trurit"
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Zjarri erdhi nga jashte fabrikes"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: POLITIKA-
Kėrce tek: