NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

     

     Heshtja vrastare e Edvinit, ish-servilit tė djeshėm tė Metės

    Shko poshtė 
    AutoriMesazh
    Aresi
    Newballkan
    Newballkan
    Aresi


    Numri i postimeve : 651
    Join date : 28/02/2008

    Heshtja vrastare e Edvinit, ish-servilit tė djeshėm tė Metės Empty
    MesazhTitulli: Heshtja vrastare e Edvinit, ish-servilit tė djeshėm tė Metės   Heshtja vrastare e Edvinit, ish-servilit tė djeshėm tė Metės EmptyWed Nov 19, 2008 3:57 am

    Heshtja vrastare e Edvinit, ish-servilit tė djeshėm tė Metės

    Tė vjetrit e politikės socialiste nuk e kanė harruar sjelljen prej kllouni qė mbante Edi Rama, kur Ilir Meta ishte kryeministėr. Sot ai po pėrpiqet tė shuajė tė shkuarėn e vet, duke likuiduar konkurrentėt e mundshėm brenda sė majtės. Qendrimi i sotėm i parlamentarėve socialistė, provė nėse do t’i nėnshtrohen zgjedhės sė Edvinit, kur tė hartohet lista e pritshme pėr zgjedhjet e ardhshme

    Nė ditėn e shtatė tė grevės sė urisė sė 10 deputetėve tė LSI-sė, mund tė na vijnė mė nė fund edhe rezultatet e para konkrete. Kryetarėt e grupeve mė tė mėdha parlamentare kanė paralajmėruar se do tė kalojnė sot 100 e ca nenet e Kodit tė ri Zgjedhor, i cili pėrcakton edhe modalitetet se si mund tė konkurrohet nė njė sistem proporcional rajonal. Megjithatė, ende nuk e dimė se nė cilėn sallė do tė mbahet votimi - gjithsesi i pazakontė - por dita e sotme spikat pėr njė mungesė tė madhe. Edi Rama s’ka thėnė gjysėmfjale pėr grevėn e 10 deputetėve, me shumicėn prej tė cilėve ka bashkėqeverisur prej vitesh, por qė historia e marrėdhėnieve tė tij me Ilir Metėn ėshtė edhe mė pikantja. Duken tė largėta ditėt e 2001-it, kur Edi Rama merrte rolin e gaztorit nė tryezat ku ndodhej kryeministri Ilir Meta, bile edhe kur ndodhej ndonjė ministėr i afėrt me tė si Ndre Legisi. Pozicioni i pėrulur i kryetarit tė bashkisė sė Tiranės, pa asnjė personalitet politik, por i pajisur me pėrunjėsi pėr tė gllabėruar edhe mė tej fonde e liri pėr tė dhėnė leje ndėrtimi pa hesap, ėshtė kthyer nė emblemė pėr tė gjithė ata qė kanė kujtesė politike e kanė qenė atėhere nė llogoren e parė tė politikės e tė informacionit. Njė kujtesė tė trishtė tė pėrulėsisė sė Edi Ramės ndaj Ilir Metės e konfirmoi kėto ditė edhe Blendi Gonxhe, hija e atėhershme e Edvinit, i cili doli nga hija pėr tė thėnė se kishin bashkėpunuar shumė mirė me kryeministrin e qė sot s’kishte kuptim qė ndarja tė shkonte kaq larg.
    Por ėshtė bash kjo ndjesi e kujtesės kolektive qė e bėn Edvinin tė ndihet keq nė rolin e kryetarit tė Partisė Socialiste, bash kėta dėshmitarė duhet tė zhduken nga skakiera politike; e kjo mund tė ndodhė para sė gjithash me konsumimin e hakmarrjes gjatė grevės sė sotme. Edvini regjistroi rekordin e heshtjes pėr grevėn e urisė sė 10 deputetėve, ndėrkohė qė xhaketina tė vjetra tė partisė si Gramoz Ruēin e Valentina Leskajn i ka vėnė nė alarm qė ta mbyllin sa mė shpejt tė jetė e mundur aferėn e Kodit Zgjedhor. Atėhere qetėsohet ish-servili i djeshėm i Ilir Metės, nxjerr nė skenė autoritarizmin e vet partiak dhe nis e flet. Ėshtė njė e folur pas heshtjes vrastare qė ka mbajtur gjatė kėtyre ditėve, njė heshtje qė ka qenė e motivuar kryekėput nga hakmarrja pėr profilin e ulėt politik qė Edvini ka trashėguar ai prej vitesh, si dhe pėr zmadhimin e vet, nėpėrmjet servilosjes pėr kryeministrin e radhės, para se tė merrte funksionin e kryetarit tė partisė, krejt si njė hienė qė pėrfiton nga kufoma e ngordhur politike e paraardhėsit tė vet.
    Sot Kuvendi pritet tė miratojė Kodin e ri Zgjedhor me njė konsensus tė gjerė parlamentar, qė i afrohet numrit tė dy tė tretave tė kartonėve nė parlament, megjithatė ai duhet ta ketė mendjen edhe tek heshtja vrastare e Edvinit. Ai po bėn tė gjitha pėrpjekjet pėr ta vrarė politikisht Ilir Metėn, pasi kėshtu duket se varros edhe njė pjesė tė sė shkuarės sė vet politike, e mbushur me servilosje e afera jo fort tė ndriēuara. Kėtė garanci po pėrpiqet tė blejė nė parlament Edvini, edhe pa qenė vetė aty, ndėrkohė qė nė betejėn partiake ende s’ka ardhur koha pėr njė spastrim tė tillė. Lista bėhet mė vonė e ndoshta greva tė tjera urie na presin, por sot nė parlament kemi njė rast pėr tė parė me sa qetėsi po konsumohet heshtja vrastare e Edi Ramės. Ėshtė njė pėrpjekje pėr tė fabrikuar njė tė ardhme politike, duke konsumuar njė hakmarrje pėr tė shkuarėn. S’ka motive mė tė ulėta sesa kėto, prandaj edhe teksa mbėshtetet me tė drejtė Kodi, si njė reformim qė i nevojitet demokracisė tonė, ende tė pakonsoliduar, tė majtėt duhet tė pėrpiqen si ta ndalojnė kėtė heshtje vrastare, para se radha tė lėvizė deri tek pengmarrja e krejt lėvizjes politike prej njė “parvenu”-je qė po qendron si shumė gjatė nė politikė.
    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    https://newballkan.albanianforum.net
     
    Heshtja vrastare e Edvinit, ish-servilit tė djeshėm tė Metės
    Mbrapsht nė krye 
    Faqja 1 e 1
     Similar topics
    -

    Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
    NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: POLITIKA-
    Kėrce tek: