NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Shenjtėria e fjalės sė mbajtur

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
Aresi


Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

Shenjtėria e fjalės sė mbajtur Empty
MesazhTitulli: Shenjtėria e fjalės sė mbajtur   Shenjtėria e fjalės sė mbajtur EmptyWed Aug 06, 2008 10:11 am

Shenjtėria e fjalės sė mbajtur

Feruz Shabani


Pėrballjet politike dhe ēdo pėrballje tjetėr njerėzore nė shoqėritė e qytetėruara e demokratike, fjalėn e kanė armėn e vetme tė ēmuar. Kur fjala del e urtė dhe e menēur, ul armėt e ndal luftėrat. Kur ajo del nga kokė tė nxehta, lėshon tym e nxjerr flakė. Qė kur njerėzit e parė artikuluan tė parat fjalė, ato u bėnė tė gjithpushtetshme. Ka shumė thėnie pėr peshėn dhe efektin e fjalės. Ndėr mė tė thjeshtat dhe mė domethėnėset ėshtė thėnia e Demostenit "Fjala pa vepra ėshtė pa vlerė dhe boshe". Tė tjera aforizma tė njerėzve tė shquar e tė urtėsisė popullore, tė pėrngjashme me kėtė, janė thėnė plot e do tė thuhen. Urtėsia e fjalės dhe vėrtetėsia e saj, ose e kundėrta, janė karakteristika dalluese tė tablove tė ndryshme politike.

Nė tablonė e jetės sonė politike dallohen dy pamje, qė natyrshėm konkurojnė mes tyre dhe i bėjnė karshillėk njėra-tjetrės. Nė njerin plan, mazhoranca qeverisėse ballafaqohet me elektoratin nėpėrmjet pėrurimeve tė shumta tė veprave publike dhe bilanceve tė treguesve ekonomikė, social e politik, duke synuar t'i japė vėrtetėsi e shenjtėri fjalės sė dhėnė gjatė premtimeve elektorale, ndėrsa nė planin tjetėr, opozita ka tendencėn tė flasė sa mė shumė pėr tė kompensuar mungesėn e ushtrimit tė pushtetit, tė bėjė edhe zhurmė pėr asgjė, tė kapet edhe pas bishtit tė dhelprės, duke mohuar, deformuar e banalizuar jo vetėm realitetin e dukshėm, por duke tjetėrsuar e manipuluar ēdo gėrmė, fjalė a paragraf tė ndonjė deklarate, raporti dhe relacioni me kuptimėsi tė qartė a tė dyzuar, qė adresohet tek aktorėt politikė nė kohezion me zhvillimet dhe transformimet e vrullshme demokratike.

Gjatė kohėve tė fundit, nė turin e tij tė vrullshėm nėn siglėn "Shqipėria nė NATO", kryeministri Berisha e ka vėnė theksin tek njė nga pikat mė tė ndjeshme tė kodit moral tė shqiptarėve, tek fjala e mbajtur, duke i mėshuar fort dhe duke e shenjtėruar atė. Nė anėn tjetėr, opozita tripolare me zhargonin e saj proliks, pėrpiqet tė mbushė mendjet e shqiptarėve se cila pjesė e saj ėshtė mė e denjė pėr t'u quajtur opozitė e majtė. Nė kakofoninė e kuvendimeve me bazėn, ku fjalėt rrokullisen si kodrat pas brigjeve, shquhet njė maratonė, ku garon fuqishėm lufta pėr identitet.

Nė kėtė turravrap nuk merret vesh kush luan rolin e tė fortit e kush rolin e viktimės. Vetėm njė gjė ėshtė e qartė, se tė gjitha fjalėkryqet e tyre tė nxjerrin nė udhėkryqe, prej nga zor se orientohesh pėr ku shkon e ēfarė kėrkon. Kryebashkiaku Rama mundohet t'i pėrshtatet rolit tė kryetarit tė Partisė, duke pozuar me imitacione qė asnjėherė nuk japin tė njėjtėn shembėlltyrė. Meta me tipare "prijėsi" u jep zemėr tė vetėve, duke i rėnė gjoksit se ėshtė nė gjendje tė shembė ēdo kala dhe tė ngrejė kėshtjella mbi rėrė, tė ngjashme me atė tė shkretėtirės sė Tartarėve.Tė ndėshkuarit si tradhtarė tė grupit tė qendrės, qė pėrbėjnė polin e tretė, tundohen " Nė pritjen e gjatė tė Godosė" pėr tė kapėrcyer pėrroin e "mėkatarit".

Tė gjitha rolet luhen me fjalė, me xheste e me taktika qė kanė si epilog zgjedhjet parlamentare tė dymijė e nėntės. Nė kėtė tollovi opozitarėsh ka pika tė pėrbashkėta takimi qė kanė si objeksion zbehjen e rolit qeverisės tė mazhorancės sė djathtė, nėpėrmjet mohimit dhe qė ngatėrrojnė keqas fjalėt progress dhe regres, madje kėtė tė fundit e nxjerrin nga thellėsia e shpirtit, e shqiptojnė me shumė gėzim dhe entusiazėm, duke i vėnė pranė dhe shumė sinonime tė tjera. Ēdo lloj opozite ka si detyrė tė qėndrojė si gjahtari nė shteg dhe pre e kėtij gjahu padyshim ėshtė pėrfitimi elektoral, duke shigjetuar gabimet e pozitės, por edhe duke kundėrvėnė alternativa e projekte konkrete nė shėrbim tė progresit. Mohimi ka vlerė dhe bėhet i besueshėm vetėm nėpėrmjet pohimit tė tė kundėrtave, pėrndryshe fjalėt bėhen eter dhe avullojnė shpejt.

Trokitja e vitit elektoral 2009 e gjen opozitėn tė hallakatur, tė ēakorduar e pa strategji elektorale, me disavantazhe tė theksuara. Duket se ora e saj ka mbetur te Gėrdeci, qė po e pėrdor si tė vetmin zar nė fushėn e lojės. Madje, kėta akrepa, pėr inercinė e vesit tė negativizmit (tė mohimit dhe kundėrshtimit tė gjithshkaje pa motiv), kanė tendencė tė kthehen prapa nė vite tė errėta. Ky pzicion opozitari ėshtė dhe mohim i vetvetes, i kontributeve tė dhėna nė procesin e pėrparimit tė reformave demokratike e integruese, qė kanė forcuar pozitat ndėrkombėtare tė Shqipėrisė. Duke marrė spunto nga ndonjė vėrejtje apo kėshillė qė vjen nga kanale tė ndryshme ndėrkombėtare, nė ndonjė rast edhe tė sajuara prej vetė tyre, liderėt opozitarė, secili pėr hesap tė vet, nisin e u bien kėmbanave ndjellakeqe, vėnė kujėn se vendi qenka nė rrezik nga "diktatura e Sali Berishės" qė po bėn zap gjithshka. Kėshtu ka ndodhur ditėt e fundit, pas publikimeve konfuze tė njė deklarate tė njė diplomati amerikan, e cila prezantohet e komentohet sipas interesave tė ēastit.

Vlerėsimet e qeverisė amerikane, Bashkimit Evropian dhe kancelarive de organizmave tė shumta ndėrkombėtare pėr Shqipėrinė dhe pėr qeverisjen e saj, kanė qenė tė shumta, tė ndryshme, por kanė anuar gjithmonė nė konstanten pozitive qė nga tre korriku 2005 dhe nė vazhdimėsi. Sipas pėrshkallėzimeve tė progresit tė bėrė, kanė ardhur vlerėsimet, qėndrimet dhe vendimarrjet nė adresė tė pozitės, opozitės dhe vendit tonė, i cili e ndjen veten mė mirė se kurrė ndonjėherė tjetėr. Qeveria Berisha ka sprintuar nėpėrmjet fjalės sė mbajtur dhe ka arritur tė ketė njė mbėshtetje solide kombėtare e ndėrkombėtare. Kėtė e kanė treguar disa testime elektorale brenda vendit nė disa zgjedhje tė pjesshme lokale e parlamentare, tė zhvilluara nė disa zona tė ndryshme tė vendit. E kanė treguar testimet ndėrkombėtare nėpėrmjet akteve madhore tė nėnshkrimit tė Marrėveshjes sė Stabilizim- Asociimit dhe ratifikimit tė saj nga vendet e BE-sė, ftesės pėr hyrje nė NATO dhe nėnshkrimit tė protokollit pėrkatės, marrėveshjes pėr liberalizimin e vizave dhe arritjen vitin qė vjen nė lėvizjen e lirė nė tė gjitha vendet e BE-sė, nėnshkrimi i njė sėrė marrėveshjesh e protokollesh tė tjera, qė po i hapin portat vendit tonė, si njė vend me tė drejta tė plota nė familjen e madhe evropiane. Kėto arritje kanė si pararendėse njė sėrė arritjesh brenda vendit nė tė gjitha rrafshet, tė cilat mbajnė vulėn e kėsaj qeverie, kanė brenda tyre edhe kontributin e opozitės, e cila nė momente oportune ka dėshirė t'i harrojė e t'i anatemojė, duke kujtuar se u hedh hi syve shqiptarėve e ndėrkombėtarėve, pavarėsisht se sot Shqipėria dhe kombi shqiptar ėshtė nė ditėt mė tė mira tė historisė sė tij. Nuk i ra fati qeverisė sė PD-sė tė vjelė kėto arritje, por punoi e punon me pėrkushtim duke i qėndruar besnike fjalės sė dhėnė para qytetarėve tė vet dhe para institucioneve ndėrkombėtare.

Shenjtėria e fjalės sė mbajtur ka gjetur shtrat gjatė rrugės qeverisėse dhe nuk ėshtė trajtuar si njė slogan a frazė deklarative, por si njė ballafaqim me premtimet e dhėna, si njė realitet i prekshėm. Ndonėse fjalėt nga premtimi nė realizim mund tė kenė firo tė pranueshme, opozita Rama-Meta e tė tjerė asnjėherė nuk janė bėrė bindės para opinionit nėpėrmjet oponencės qė dikton roli opozitar, por u kanė mėshuar situatave dhe insinuatave fiktive e absurde. Kur Edi Rama jep alarmin imagjinar se po kėrkohet largimi i OSBE-sė, se po pėrgatitet njė ligj qė kėrkon tė verė nėn tutelė prokurorinė, se po ngec reforma zgjedhore, po sabotohet infrastruktura zgjedhore e po rrezikohen zgjedhjet e dymijė e nėntės, ėshtė i mbėrthyer fort nga sindromi i Kasharit qė paralajmėron humbjen e madhe mė 2009. Ky sindrom e bėn tė pėrfytyrojė e tė shpikė sabotatorė, gogolė, varfanjakė, zhelanė, qenėr e jetė qenėrish nė fshat e qytet, tė bėjė zbulime aluēinante, tė fyej rėndė shqiptarėt e kombin, duke thėnė se Shqipėria ėshtė njė botė mizerabėl, qė pret shkopin e tij magjik pėr ta nxjerrė nga kjo gjendje.

Nė kėtė mori fjalėsh dhe nė kėtė baltosje tė vjen ndėrmend Pol Valeri, qė thoshte se fjala mund tė pėrdoret, por edhe tė keqpėrdoret. Njerėzit jo rrallė i mbulojnė fytyrat dhe veprimet e tyre tė shėmtuara me lustrėn e fjalėve. Edhe heshtja, edhe fjala e kanė biblėn e vet. Tė dish tė flasėsh kur duhet, por edhe tė heshtėsh kur duhet, ėshtė urtėsi dhe art. Kur nuk e pėrtyp dot njė arritje tė tillė tė kundėrshtarit politik, siē ėshtė realizimi i njė buxheti mjaft premtues pėr zhvillimin e vendit prej 4,2 miliard dollarėsh, ėshtė mirė tė heshtėsh, se sa tė hedhėsh vicka e tė shfrysh mllef, pa thėnė se si mund tė pėrmirėsohet e balancohet mė mirė ky buxhet. Kur tė sėmbon treguesi i uljes sė varfėrisė me 30% nė krahasim me vitin 2002, shifėr e bėrė publike nga njė organizėm i BE, ėshtė mirė tė mos i quash shqiptarėt zhelanė.

Kur ngado qė shkon sheh tė bėhen brenda tre vjetėve kaq shumė rrugė, sa s'janė bėrė gjatė 17 vjetėve, ėshtė mirė tė tundėsh kokėn nė shenjė miratimi e tė thuash se ēfarė mund tė bėje ti mė tepėr dhe pse nuk i bėre kur ishe nė qeverisje. Por jo tė tė erren sytė, tė tė merren mendė e tė pengohesh nė kėto rrugė qė i bėn njė qeveri tjetėr. Kur dėgjon se nė Vlorė janė hedhur 430 milionė dollarė investime dhe nė zonat rurale tė kėtij qarku po ndėrtohen vepra nė njė shumė prej katėr miliard lekėsh, nuk thua dot plaē dhe bėn mirė pėrsėri tė heshtėsh, sesa tė rrokullisėsh guriēka e tė ndezėsh shashka. Investimet nė rrugė, ujėsjellėsa, shkolla, spitale, vepra energjitike e vepra tė tjera publike nė ēdo cep tė Shqipėrisė i shohin tė gjithė dhe i prekin tė gjithė. Efektet e tyre do t'i ndjejnė po tė gjithė drejtpėrsėdrejti nė jetėn e tyre. Ato janė ballafaqimi midis fjalės sė dhėnė dhe fjalės sė mbajtur.

Rritja e pagave nė rrafshin e pėrgjithshėm tė buxhetorėve shtetėrorė dhe pensioneve gjatė tre vjetėve ka arritur nė gjashtėdhjetė pėrqind. Nė raport me inflacionin dhe indeksin e ēmimeve, rritja e pagave dhe pensioneve ka dispropocion tė madh. Kėtė e ndiejnė nė xhepin e tyre edhe ata qė instiktivisht nė ndonjė kuvendim me Ramėn e Metėn thonė se sot ka mė shumė varfėri. Sot sundon mė tepėr ligji, ka profil mė tė plotė shteti, funksionon disiplina financiare e fiskale, ėshtė tkurrur krimi, korrupsioni, kontrabanda, informaliteti dhe dukuri tė tjera negative qė janė bashkudhėtare tė ēdo shoqėrie e ēdo sistemi. Pėr kėto janė bėrė monitorime e janė publikuar shifra e fakte.

Sot shoqėria shqiptare ndihet mė pak e dashpėruar, mė shumė e sigurt dhe jo shpresėvrarė, siē e thotė fjalori katrapatra i Edvinit. Ai kujton se fjalėve tė veta u jep krahė, por nė tė shumtėn e rasteve
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://newballkan.albanianforum.net
 
Shenjtėria e fjalės sė mbajtur
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: POLITIKA-
Kėrce tek: