NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

     

     Rruga e Shqipėrisė drejt NATO-s nuk ka kthim mbrapa1

    Shko poshtė 
    AutoriMesazh
    Aresi
    Newballkan
    Newballkan
    Aresi


    Numri i postimeve : 651
    Join date : 28/02/2008

    Rruga e Shqipėrisė drejt NATO-s nuk ka kthim mbrapa1 Empty
    MesazhTitulli: Rruga e Shqipėrisė drejt NATO-s nuk ka kthim mbrapa1   Rruga e Shqipėrisė drejt NATO-s nuk ka kthim mbrapa1 EmptySat Aug 02, 2008 3:39 am

    Rruga e Shqipėrisė drejt NATO-s nuk ka kthim mbrapa1>
    (01.08.2008)
    Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa ka rikonfirmuar dje vullnetin e qeverisė shqiptare pėr tė intensifikuar kursin e reformave, qė e shkurtojnė kohėn e integrimit tė plotė tė vendit tė NATO, pėrpjekje tė cilat kanė mbėshtetjen e partnerėve kryesorė euroatlantikė


    Qeveria shqiptare ka reaguar dje lidhur me disa deklarata tė diplomatėve amerikanė, tė bėra tė ditura nga disa qarqe mediatike shqiptare, pėr hapa prapa tė Shqipėrisė nė lidhje me anėtarėsimin e plotė nė NATO vitin e ardhshėm, pasi qeveria ka ndėrhyrė pėr tė kontrolluar sistemin e drejtėsisė, shėrbimet sekrete etj. Nė kėto kushte, ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa, mohoi zėrat pėr ndėrhyrje tė qeverisė nė sistemin e drejtėsisė dhe tė sigurisė kombėtare dhe deklaroi se tashmė procesi i integrimit tė Shqipėrisė nė NATO, nuk ka kthim mbrapa dhe se qeveria mbetet e vendosur tė arrijė qėllimin e saj, nė mėnyrė qė vendi ynė tė jetė sėbashku me vendet e tjera tė aleancės. Megjithatė, ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa ka pranuar faktin se anėtarėsimi i vendit drejt Bashkimit Europian ėshtė njė proēes i cili ka vėshtirėsitė e saj dhe sigurisht qė ka kosto por ministri ėshtė shprehur i bindur se vendi do tė dijė ti pėrballojė. Vetėm pak muaj nė postin e ministrit tė Mbrojtjes Oketa tha se tashmė Shqipėria ka hyrė nė njė rrugė reformash tė cilėn do tė bėjė tė pamundur ta realizojė deri nė fund. “Do tė dimė tė mbajmė ritmin e reformave”, ėshtė shprehur ministri Oketa. Bėhet e ditur se, burimet diplomatike amerikane, kanė tėrhequr vėmendjen, pasi me gjithė progresin e jashtėzakonshėm politik dhe tė reformave para dhe pas samitit tė Bukureshtit, qeveria po kėrkon tė kufizojė dhe kontrollojė prokurorinė, KLD-nė, shėrbimet sekrete. Ndėrkaq, nga ana tjetėr, ka erdhur edhe reagimi i opozitės. Anėtari i kryesisė sė PS-sė Pandeli Majko dhe kryetari i PAD Neritan Ceka kanė dhėnė reagimin e tyre nė lidhje me shqetėsimin e SHBA-ve pėr deformimin e institucioneve nė Shqipėri. Ish-kryeministri Pandeli Majko u shpreh me cinizėm dhe pa baza reale se qeveria e kryesuar nga Berisha po fut nė krizė reale marrėdhėniet e Shqipėrisė me ndėrkombėtarėt. Sipas Majkos gjithēka lidhet me tė vėrtetėn mbi Gėrdecin. “Ngjarja e Gėrdecit ėshtė ngjarja mė e rėndė e ndodhur nė Shqipėri pas ngjarjeve tė ’97-ės dhe ka ndikuar shumė nė marrėdhėniet e Shqipėrisė me ndėrkombėtarėt. Nė kėtė mėnyrė patjetėr qė kjo ngjarje do tė ndikonte tek ndėrkombėtarėt dhe prandaj gjėrat nuk mund tė shikohen pa dorashka”, ka deklaruar Majko. Mė tej ai ka shtuar se njė kritikė e tillė e SHBA-sė cenon shumė imazhin e Shqipėrisė pasi elementet e kritikės janė tė rėnda, kanė tė bėjnė me marrėdhėniet e qeverisė me presidentin dhe Prokurorinė e Pėrgjithshme. Ndėrsa kryetari i PAD Neritan Ceka shprehet se asgjė nuk ka ndryshuar nė mėnyrėn se si demokratėt janė mėsuar ti ndėrtojnė marrėdhėniet me institucionet kushtetuese. “Marrėdhėniet e ekzekutivit me presidentin dhe drejtėsinė kanė qenė ekuilibra tė prishur” - ka deklaruar Ceka.
    Oketa-Ziebrecht: Modernizimi i Forcės Ajrore, njė standard i kėrkuar edhe nga NATO/Ministri i Mbrojtes Gazmend Oketa ka pritur dje nė njė takim njė delegacion tė kryesuar nga zv/ Presidenti i Kompanisė EADS (Europian Aeronautic Defence and Space Company) z. Jenc Ziebrecht. EADS ėshtė kompania mė e madhe nė Europė, qė operon nė fushėn e sistemeve aeronautike dhe tė mbrojtjes ajrore, e shtrirė nė pjesėn mė tė madhe tė shteteve europiane. Ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa i ka bėrė me dije z. Ziebrecht prioritetet e Ministrisė sė Mbrojtjes nė kėtė fushė. Nė kuadrin e modernizimit tė Forcave tė Armatosura Shqiptare, mbetet prioritetet yni, ka theksuar Oketa edhe modernizimi i Forcės Ajrore, njė standard ky i kėrkuar edhe nga NATO. Mė tej, ai ka folur pėr projektet konkrete tė ndėrmarra nga Ministria e Mbrojtes, ku aktualisht jemi duke punuar nė fushėn e modernizimit dhe blerjes sė helikopterėve pėr Brigadėn Ajrore si dhe me njė projekt tjetėr tė rėndėsishėm, atė tė ngritjes sė sistemit tė vėzhgimit tė hapėsirės ajrore, po sipas standarteve tė NATO-s dhe BE-sė, ka theksuar Ministri Oketa. Zv/Presidenti i EADS z. Ziebrecht, ka falenderuar Ministrin e Mbrojtjes pėr pritjen dhe u shpreh i kėnaqur, sepse nė kėtė vizitė tė parė nė Shqipėri, janė tė dukshme zhillimet ekonomike dhe pėrpjekjet pėr tė qenė pjesė jo vetėm e NATO-s, por edhe e BE-sė, ka thėnė ai. Mė pas, ai ka prezantuar arritjet e kompanisė EADS. Aktualisht jemi duke bashkėpunuar me shtete tė tilla si Franca, Gejrmania e Spanja, ka thėnė z. Ziebrecht, pėr zevėndėsimin e avionėve tė vjetėr tė ushtrive respektive mė avionė tė rinj luftarakė, eurofighter. Cooperimi i parė mes Ministrisė sė Mbrojtjes, kompanisė EADS dhe Gjermanisė, janė helikopterėt BO, tė cilėt i janė dhuruar Forcave Ajrore shqiptare nga qeveria gjermane dhe qė ka qenė fryt i njė bashkėpunimi tė suksesshėm tripalėsh.
    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    https://newballkan.albanianforum.net
     
    Rruga e Shqipėrisė drejt NATO-s nuk ka kthim mbrapa1
    Mbrapsht nė krye 
    Faqja 1 e 1
     Similar topics
    -

    Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
    NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: POLITIKA-
    Kėrce tek: