NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

     

     “Nuk e meritonte njė zonjė e nderuar si Marie Nano, pėr ta pėrcjellė nė banesėn e fundit, nė errėsirėn e natės e nė kushtet e shtetrrethimit. Po ja qė kėshtu ndodhi. Ndėshkimi i pa dėgjuar erdhi vetėm, pse i biri ishte kundėrshtari politik i presidentit t

    Shko poshtė 
    AutoriMesazh
    Aresi
    Newballkan
    Newballkan
    Aresi


    Numri i postimeve : 651
    Join date : 28/02/2008

    “Nuk e meritonte njė zonjė e nderuar si Marie Nano, pėr ta pėrcjellė nė banesėn e fundit, nė errėsirėn e natės e nė kushtet e shtetrrethimit. Po ja qė kėshtu ndodhi. Ndėshkimi i pa dėgjuar erdhi vetėm, pse i biri ishte kundėrshtari politik i presidentit t Empty
    MesazhTitulli: “Nuk e meritonte njė zonjė e nderuar si Marie Nano, pėr ta pėrcjellė nė banesėn e fundit, nė errėsirėn e natės e nė kushtet e shtetrrethimit. Po ja qė kėshtu ndodhi. Ndėshkimi i pa dėgjuar erdhi vetėm, pse i biri ishte kundėrshtari politik i presidentit t   “Nuk e meritonte njė zonjė e nderuar si Marie Nano, pėr ta pėrcjellė nė banesėn e fundit, nė errėsirėn e natės e nė kushtet e shtetrrethimit. Po ja qė kėshtu ndodhi. Ndėshkimi i pa dėgjuar erdhi vetėm, pse i biri ishte kundėrshtari politik i presidentit t EmptyTue Jul 29, 2008 5:41 am

    “Nuk e meritonte njė zonjė e nderuar si Marie Nano, pėr ta pėrcjellė nė banesėn e fundit, nė errėsirėn e natės e nė kushtet e shtetrrethimit. Po ja qė kėshtu ndodhi. Ndėshkimi i pa dėgjuar erdhi vetėm, pse i biri ishte kundėrshtari politik i presidentit tė vendit”Viktor Agolli, njeriu qė pėr 15 vjet ka qenė i besuari i familjes Nano, e veēon kėtė si njė nga ngjarjet mė tė dhimbshme qė ka pėrjetuar gjatė kohės kur bėnte truprojėn e liderit historik tė PS-sė. Nė vazhdim tė rrėfimit pėr gazetėn “Panorama”, ai tregon mėnyrėn se si ėshtė siguruar leja pėr tė sjellė Nanon nė funeralin e sė ėmės, kur ishte nė burgun e Bėnēės, pėrpjekjet e autoriteteve zyrtare pėr ta izoluar nga mjedisi publik pėrcjelljen e saj, ndjekjen brutale tė forcave tė rendit tė riteve mortore nė varrezat e Sharrės dhe deri te arrestimet, qė u bėnė atė natė simpatizantėve tė sė majtės. Ndėrkaq, Agolli teksa u referohet disa nga emrave tė padėgjuar, tė cilėt gjatė ditėve tė burgut tė liderit historik, kanė bėrė tė pamundurėn pėr t’i ardhur nė ndihmė, ka dėshirė tė vėrė nė vėmendje tė opinionit faktin, qė shefi i tij e ka tė vėshtirė tė kthehet te dashuritė e para...
    Pas dėnimit Nano u transferua nga 313 nė burgun e Bėnēės...
    Nė burgun e sigurisė sė lartė tė Bėnēės shefi kreu pjesėn mė tė madhe tė dėnimit. Prej aty realizoi madje, edhe drejtimin e partisė, nėpėrmjet kontakteve me liderėt e lartė tė sė majtės. Ēfarė ndodhte me tė nė qeli informoheshim rregullisht nėpėrmjet miqve tė tij. E vėrteta ėshtė se aty ai u ambientua menjėherė me kushtet e qelisė. Pasioni pėr tė lexuar dhe tipi sportiv qė e kishte karakterizuar gjithnjė, i dhanė dorė shumė pėr tė kaluar dit-netėt e izolimit. Mjafton tė kujtojmė kėtu faktin qė bėnte rreth 12 kilometra vrap nė ditė vetėm nėpėrmjet hapėsirave tė ngushta tė qelisė. Natyra e veēantė qė kishte nė komunikim, i kishin krijuar mundėsinė pėr tė bėrė pėr vete disa nga drejtuesit e burgut. Mbaj mend sidomos lidhjet e fshehta tė tij me njėrin nga drejtorėt e burgut qė ishte nga Memaliaji, i cili me mėnyra tė tėrthorta bėri shumė pėr ta lehtėsuar nga privimet e njė tė dėnuari nė kushtet e izolimit tė plotė. Nėpėrmjet tij arriti tė mbajė lidhje me liderėt e tjerė dhe familjarėt. Po kėshtu kjo miqėsi e fshehtė i krijoi lehtėsira tė tjera nė krijimin e kushteve normale tė jetesės.
    Cilėt ishin njerėzit qė kontaktonin nė atė periudhė me Fatos Nanon nė burg?
    Tė parėt familjarėt, pastaj krerėt e PS dhe miq tė veēantė tė shefit, qė kujdeseshin pėr jetesėn e tij nė kushtet e izolimit.
    Mė kujtohet sidomos angazhimi gati i pėrditshėm i Tim Sheqerit dhe Gaz Demit pėr t’u informuar pėr gjendjen e shefit e pėr t’i dėrguar atij materiale e ushqime tė domosdoshme...
    Tim Sheqeri e Gaz Demi, me sa dimė, nuk kanė qenė pjesė e lidershipit tė PS-sė...
    Ata vėrtetė qė asnjėherė nuk kanė qenė pjesė e strukturave drejtuese tė PS-sė, por ishin ndėr shokėt e afėrt tė Nanos. Me ta jam njohur qysh ditėt e para, qė shkova te shefi dhe qysh atėherė kam dalluar marrėdhėniet e ngushta qė kishin. I besonin shumė njeri-tjetrit dhe shumė herė e pinin kafen bashkė. Kalonin shpesh orė tė tėra, duke luajtur apo duke darkuar nė lokale tė ndryshme. Shoqėria midis tyre kishte lindur shumė herėt. Tim Sheqeri kishte qenė njė shokė i fėmijėrisė, njėri nga komshinjtė e shefit, kur jetonte te shtėpia e vjetėr nė rrugėn “Hoxha Tasin”. Kishte kaluar disa vite burg nė vitet e komunizmit dhe kishte marrė kartėn e tė pėrndjekurit politik. Ndėrkaq, Gazi me sa mė kujtohet kishte qenė njė nga studentėt e tij dhe miqėsia kishte nisur qysh atėherė kur ndanin raportet pedagog-student...
    Megjithatė, opinionit i ka rėnė nė sy, qė Gaz Demi pas daljes sė Nanos nga burgu nuk ėshtė parė mė nė krahė tė tij...
    Pati njė periudhė qė marrėdhėniet e tyre u ngrinė, po me sa di unė miqėsia e tyre u rivendos pėrsėri dhe aktualisht, janė kthyer nė ditėt mė tė mira tė shoqėrisė sė tyre.
    Dini gjė pėrse ėshtė konfliktuar Nano me Gaz Demin?
    Ato kanė qenė marrėdhėnie private midis shokėsh dhe si ēdo marrėdhėnie e tillė ka zigzaget e veta. Unė isha thjesht truproja e shefi nuk kishte pse mė shpjegonte rrethanat, nė tė cilat prishej e ndreqej me shokėt e miqtė e tij. Pastaj mos harroni qė Nano ėshtė njė natyrė e veēantė nė raportet me tė njohurit. Zė miq shpesh, krijon mjedis interesant pėr ta, por edhe shpjet mund tė konfliktohet pėr arsye nga mė tė ndryshmet, pėr tė cilat shumėkush nuk mund ta braktiste shoqėrinė. Mė shkoqur, shefi ka prirjen pėr mos tė mbajtur miq tė pėrhershėm...
    Ju jeni njė nga tė njohurit e hershėm tė tij, ēfarė nėnkuptoni me faktin, qė ai nuk mban miq tė pėrhershėm...
    Desha tė them qė Fatos Nano ėshtė nga ata njerėz, qė ka njė mėnyrė tė funksionari ndryshe nga tė tjerėt. Nuk ka barriera pėr ata qė do t’i mbajė si miq. Ndėrkaq, nuk heziton aspak tė harrojė ata, qė mendon se janė tė padobishėm nė njė rrethanė tė caktuar. Dikur nė fillimet e demokracisė, Nano u gjend nė rrethin e ngushtė tė njė grupi intelektualėsh, me tė cilėt ndau pėrpjekjet e jashtėzakonshme pėr tė konturruar tė majtėn. Kishte pranė Servet Pėllumbin, Luan Hajdaragėn, Sabit Brokajn, Namik Doklen, Arta Daden, Musa Ulqinin, Fatmir Kumbaron etj. Me kalimin e viteve miqėsia pėsoi disa herė ulje-ngritje, pėrplasje, qejfmbetje e ngėrēe tė ndryshme. E njėjta gjė ndodhi edhe me grupin e tė rinjve Ilir Meta, Ndre Legisi, Pandi Majko etj. U investua shumė pėr ta, bashkėpunoi ngushtė me ta dhe aktualisht kanė mbetur nė ato pozita qė tashmė dihen. Mjafton ky qėndrim ndaj njerėzve publik, pėr tė kuptuar marrėdhėniet me tė tjerėt, me ata qė i kanė qėndruar pranė nė ditėt mė tė vėshtira, me rrethin e truprojave, me komshinjtė, shokėt e shkollės, miqtė, krushqit, etj...
    A e pranoni ju si njė ves tė shefit tuaj, mėnyrėn si i braktis ai njerėzit?
    Absolutisht qė nė kėtė rast nuk kemi tė bėjmė me njė ves tė tij. Nano nuk vuan nga komplekse, nuk shtiret pėr t’i qėndruar besnik njė lidhje tė dikurshme nė rrethana tė caktuara, nuk i sheh njerėzit tė ngrirė nė tė mirė e tė kėqij njė herė e pėrgjithmonė. Pėr tė, thashė, nuk ka miqėsi tė pėrjetshme. Mėnyra si funksionon e ka bėrė disi tė ēuditshėm nė kėtė sjellje, madje nė mjaft raste njerėz tė ndryshėm, ja quajnė kėtė mungesė mirėnjohje e megalomani. Po, nė fakt nuk ėshtė e tillė...
    Nejse, tė kthehemi te periudha e burgut tė Bėnēės...
    Tim Sheqeri dhe Gaz Demi ishin dy nga miqtė e ngushtė qė nuk iu ndanė edhe aty. Me makinėn qė kishte Timi rrugėtonin shpesh nė drejtim tė Tepelenės dhe vendosnin kontakte me shefin. I ēonin ēfarė i nevojitej me mėnyrat e tyre klandestine dhe ktheheshin nė Tiranė. Nė Tepelenė kishin krijuar njė bazė sekrete, e cila nga fillimi e deri sa shefi doli nga burgu, u bė si streha jonė. Ishte zemėrgjerėsia dhe guximi i pronarit tė saj Bashkim Pata, i cili njėherazi me shėrbimin pėr klientėt nė bar kafe, aty te kthesa e rrugės nė hyrje tė qytetit, bėnte “menaxherin” e pėrpjekjeve pėr tė lehtėsuar Nanon e prangosur. Pikėrisht pėr kėtė i ėshtė dashur mjaft herė tė pėrballet me egėrsinė e njerėzve tė policisė, qė e ndiqnin kėmba-kėmbės. Ky represion ėshtė ushtruar ato ditė edhe ndaj Gaz Demit, qė shumė herė arrinte tė shpėtonte, duke u fshehur nė shtėpinė e Timit. Karta e tė pėrndjekurit politik, qė kishte ky i fundit, e bėnte policinė tė nguronte pėr tė trokitur nė shtėpinė e tij...
    Cilėn do tė veēoni nga ngjarjet kur Nano ishte banor i qelive tė Bėnēės?
    Koha kur shefi vuante dėnimin aty, ėshtė shoqėruar me mjaft ngjarje kritike. Dikur e kam dėgjuar qė ka thėnė se do t’i hedhė nė njė libėr kujtimet nga ditė-netėt e Bėnēės. Padyshim qė do tė jetė njė libėr interesant. Megjithatė pėr mua ngjarje dramatike ka qenė mbėrritja nga burgu i Bėnēės nė varrimin e nėnės.
    Ajo leje e shumėpritur nga zyrtarėt e Berishės, mė nė fund qetėsoi miqtė e tė afėrmit e shefit, qė prisnin nė ankth praninė e tij nė pėrcjelljen e tė ėmės.
    Pra, Berisha urdhėroi pėr ta lejuar Nanon nė varrimin e tė ėmės...
    Lajmi pėr vdekjen e nėnės sė shefit na tronditi tė tėrėve. Fakti qė ai vuante dėnimin nė Bėnēė, e bėnte edhe mė tė rėndė situatėn. Opinioni atėherė, por edhe tani e di se Berisha sa e ka marrė vesh, ėshtė interesuar pėr tė siguruar pjesėmarrjen e tij nė ceremoninė mortore nė Tiranė. Nė fakt, nuk ka qenė kėshtu e vėrteta. Berishės qė atėherė ishte president, as qė i shkonte nė mėndje pėr tė ndėrmarrė njė veprim tė tillė. Ka qenė ndėrhyrja e ambasadės amerikane nė Tiranė ajo, qė mundi tė siguronte njė leje pėr Nanon pėr tė marrė pjesė nė varrimin e tė ėmės. Njė leje nė momentet e fundit edhe kjo. Gjithsesi, shefi mbėrriti nė shtėpi nė kohėn, qė kishte filluar tė errej. Ishte kjo vonesė, e cila u bė shkak qė varrimi tė bėhej gati natėn dhe nėn masa tė rrepta sigurie...
    Pse natėn ėshtė bėrė varrimi i nėnės sė Nanos?
    Ceremonia mortore ka pėrfunduar kur nė Tiranė ra muzgu, madje kur u kthyem nė shtėpi ishte errėsirė e plotė. Frika qė kishin autoritetet zyrtare nga protestat spontane, i shtyu tė zvarrisnin procedurat pėr tė vonuar pėrcjelljen e pėrmotshme tė nėnė Maries. Mė shumė se kaq, strategjia e tyre ishte ndėrtuar nė mėnyrė tė tillė pėr tė pasur nėn kontroll tėrė detajet e ceremonisė. Na ėshtė dashur atė mbrėmje tė pėrballemi me forcat e shumta tė policisė, tė cilat nuk lejuan qė kortezhi tė kalonte nga Sheshi “Skėnderbej”, siē binte drejtimi i rrugės, por pa u futur nė qendėr na devijuan pėrdhunshėm, pėr tė kaluar nga Ushtari i Panjohur e pėr tė vazhduar pastaj nė unazė. Madje “pėrkujdesja” kishte qenė e tillė, sa qė i gjithė rrugėkalimi pėr nė varreza ishte blinduar pėllėmbė e polic. Mė tej, i gjithė territori i Sharrės dhe rrethinave pėrqark ishte futur nė darėn e njė shtetrrethimi tė vėrtetė, ku njerėz tė armatosur vigjilonin nga tė gjitha anėt. Ja kėshtu e pėrcollėm nėnėn e gjorė nėpėr errėsirė e nėn tytat e armėve...
    Ēfarė ju kujtohet nga momenti i daljes sė Nanos nga burgu?
    Ishin rrėmujat e pranverės ‘97. Kaosi i jashtėzakonshėm rrezikonte seriozisht jetėn e shefit qė vuante dėnimin nė Bėnēė. Ky u bė ankthi i familjarėve, por edhe i tėrė simpatizantėve tė sė majtės. Prezantimi i shqetėsimit nė ambasadėn amerikane, bėri tė mundur transferimin e tij nga Bėnēa nė burgun e sigurisė 313. Po me pėshtjellimet kaotike qė erdhėn edhe nė Tiranė, pėrsėri lindi shqetėsimi pėr jetėn e tij...
    A e mbani mėnd si e la Nano qelinė e 313 nė ‘97-ėn?
    Nė ato ditė rrėmuje tentova bashkė me vėllain pėr tė shkuar e pėr ta nxjerrė nga qelia ku rrinte. Nė Tiranė, pas hapjes sė burgjeve nga kolapsi, qė u krijua me rėnien e shtetit, ishte hapur fjala se Fatos Nano e Ramiz Alia nuk pranonin tė dilnin nga burgu, si gjithė tė dėnuarit e tjerė qė braktisėn qelitė pėrdhunshėm, duke shfrytėzuar kaosin e jashtėzakonshėm. Teksa do tė niseshim pėr te 313-ta morėm vesh se atė e kishin nxjerrė me njė ambulancė. Nuk lashė gjė pa bėrė atė natė pėr t’u takuar me shefin, por ishte e pamundur. Njerėz tė afėr tė tij e kishin ēuar nė njė bazė sekrete nė pritje tė zhvillimeve tė reja...
    Ēfarė mbani mend nga takimet e para pas daljes sė Nanos nga burgu?
    Njerėzit qė vinin dhe e takoheshin i bėnin presion pėr tė burgosur Berishėn, por befasoheshin kur konstatonin hezitimin e tij. Ēuditėrisht argumentet pėr kėtė sipas rasteve, i jepte tė ndryshme. Kur ia kėrkonin kėtė militantėt e veteranėt, shefi u justifikohej me faktin, qė njė prangosje e Berishės do ta bėnte atė hero. Ndėrkaq i gjendur nė tė njėjtat rrethana gjatė takimeve me intelektualėt, u shpjegonte me durim se njė kryqėzim i tillė nuk do tė ishte gjė tjetėr, por njė revansh antidemokratik. Gjithsesi, ai besonte te ndėshkimi qė Berishės do t’i jepte vota e popullit....
    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    https://newballkan.albanianforum.net
     
    “Nuk e meritonte njė zonjė e nderuar si Marie Nano, pėr ta pėrcjellė nė banesėn e fundit, nė errėsirėn e natės e nė kushtet e shtetrrethimit. Po ja qė kėshtu ndodhi. Ndėshkimi i pa dėgjuar erdhi vetėm, pse i biri ishte kundėrshtari politik i presidentit t
    Mbrapsht nė krye 
    Faqja 1 e 1
     Similar topics
    -
    » Edvin Rama si zedhenes politik i mafias
    » Opozita erdhi nga pushimet
    » Partia e Pallateve dikur ishte PS

    Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
    NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
    Kėrce tek: