NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

     

     Rrugaēėri nė Parlament e deputetit nga Ēermenika

    Shko poshtė 
    AutoriMesazh
    Aresi
    Newballkan
    Newballkan
    Aresi


    Numri i postimeve : 651
    Join date : 28/02/2008

    Rrugaēėri nė Parlament e deputetit nga Ēermenika Empty
    MesazhTitulli: Rrugaēėri nė Parlament e deputetit nga Ēermenika   Rrugaēėri nė Parlament e deputetit nga Ēermenika EmptyWed Jul 23, 2008 5:27 am

    Rrugaēėri nė Parlament e deputetit nga Ēermenika


    Grupi parlamentar i Partisė Demokratike ka dėnuar me ashpėrsi provokimin dhe sjelljen e padenjė tė deputetit socialist Taulant Balla, i cili, duke shkelur me vetėdije tė paktėn dy nene tė Rregullores sė Kuvendit tė Shqipėrisė, shkaktoi incident tė rėndė dhe pastaj ndėrprerjen e seancės parlamentare dy ditė mė parė. Deputeti i Partisė Demokratike, Aldo Bumēi reagoi dje ndaj ngjarjes sė rėndė, duke theksuar se ky deputet, nė mėnyrė tė pėrsėritur ka tentuar tė dhunojė rregullin e Parlamentit, duke u pėrpjekur qė tė bllokojė seanca tė rėndėsishme gjatė kėtyre 3 viteve. "Duke pėrdorur si armėn e tij tė vetme jo argumentin, por dhunėn verbale, jo tė vėrtetėn, por shpifjen, jo dinjitetin e njė opozitari, por imoralitetin, ky deputet, nė mėnyrė tė pėrsėritur, ka pėrdorur tribunėn e Kuvendit tė Shqipėrisė si altoparlant pėr fyerjet e tij personale ndaj drejtuesve tė institucioneve mė tė larta tė shtetit", u shpreh zėdhėnėsi i Grupit parlamentar mė tė madh nė Kuvend. Ai theksoi se, ky rast konsiderohet si flagrant dhe ngjarje tė tilla janė tė patolerueshme nė njė vend demokratik. "Duke e konsideruar si njė rast flagrant dhe tė pėrsėritur tė dhunimit tė Rregullores dhe tė etikės parlamentare, i kėrkojmė Kryetares sė Parlamentit, Konferencės sė Kryetarėve dhe Byrosė sė Kuvendit qė tė mos tolerojnė, pėr asnjė arsye dhe rrethanė, shfaqje tė tilla qė cėnojnė rėndė vijimin normal tė seancave plenare", vijoi mė tej deputeti Bumēi, duke theksuar se Grupi parlamentar i Partisė Demokratike kėrkon respektimin rigoroz tė Rregullores sė Kuvendit dhe ndėshkimin me rreptėsi tė ēdo deputeti qė shpif, fyen dhe pėrdor tribunėn e Kuvendit pėr tė provokuar dhe shkaktuar incidente, si ai i dy ditėve mė parė. Zėdhėnėsi i Grupit parlamentar tė shumicės i bėri thirrje Grupit parlamentar tė Partisė Socialiste dhe kryetarit tė saj qė tė mos mbrojnė provokatorėt dhe dhunuesit e Rregullores dhe tė etikės parlamentare, por tė distancohen qartė prej tyre, sepse sipas tij, nė tė kundėrt do tė provonin se tė tilla ngjarje janė tė inskenuara paraprakisht pėr qėllime tė mbrapshta politike. Mė tej, Bumēi shprehu mendimin se sjellja e deputetit Balla ėshtė njė fyerje e rėndė pėr ēdo deputet tė parlamentit. "Ne mendojmė se sjellja e padenjė e Taulant Ballės dhe e ndonjė deputeti tjetėr socialist ėshtė njė fyerje e rėndė pėr dinjitetin e ēdo deputeti tė Kuvendit tė Shqipėrisė, pavarėsisht nga ngjyrat apo partia qė ai pėrfaqėson. Grupi parlamentar i Partisė Demokratike shpreh bindjen se njė apo mė shumė deputetė tė keqpėrdorur nuk mund tė mbajnė kurrsesi peng Parlamentin dhe nuk mund tė pengojnė vijimin dhe pėrfundimin me sukses tė kėsaj legjislature", pėrfundoi deputeti Bumēi nė fjalėn e tij.


    Shprehjet ofenduese, Byroja e Kuvendit pezullon pėr dy javė deputetin Balla
    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    https://newballkan.albanianforum.net
     
    Rrugaēėri nė Parlament e deputetit nga Ēermenika
    Mbrapsht nė krye 
    Faqja 1 e 1
     Similar topics
    -

    Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
    NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
    Kėrce tek: