NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

     

     PSSH dhe Gallata "giveway"

    Shko poshtė 
    AutoriMesazh
    Aresi
    Newballkan
    Newballkan
    Aresi


    Numri i postimeve : 651
    Join date : 28/02/2008

    PSSH dhe Gallata "giveway" Empty
    MesazhTitulli: PSSH dhe Gallata "giveway"   PSSH dhe Gallata "giveway" EmptyThu Jul 17, 2008 4:23 am

    Gallatė "giveway"


    Shumė prej nesh janė dėshmitarė tė njė tipi "giveway" informacionesh. Kėto informacione shpėrndahen nga Bashkia e Tiranės dhe PS, nė kėmbim tė emrit "gazeta falas" dhe shpėrndahen "online" nė shumė lista. Kėshtu ata janė mrekullisht kompozuar me stilin e propagandės ish-sovjetike, duke stilizuar mendjet e prodhimtarėve dhe atyre qė pėrpos leximit falas u hapin dyert e spameve. Nė to shpeshherė ndodh tė fiksosh atė qė e ke grabitur rrėshqanthi diku, por edhe tė shfletosh edhe reklamėn pa minder tė kryebashkiakut, apo "binjakut", kryetar tė PS-sė, hije-sindromit tė tij.

    Kėshtu ishte edhe gazeta-giveway e titulluar "Ditari i Tiranės" qė shpėrndau kėto ditė kėtė masovitet tipik sovjetik, qė parashihet qė nė titullin e saj "Qytetarė aktivė, qeverisje qytetare". Mė tutje, ėshtė njė letėr qė flirton tėrė imagjinatėn e kėtij stili, duke parasjellė diēka nga ndonjė Enton, qė mė pas pėrfundon tek risia e letrave tė hapura, apo letrave nga populli, qė sundonin aventurat enveriane nėn kapakė tė trashė e me fill tė kuq. Nė thelb dhe nėn hijen e demokracisė, ky lloj "giveway" duket i stilizuar demokratik, pasi u ngjan disa informacioneve qė gazeta tė tilla "giveway" tė prodhuara nga riciklimi, shpėrndahen falas rrugėve kryesore tė Londrės.

    Nėse gazetat "giveway" tė Londrės, shfaqin hapur konkurencėn e atyre qė i prodhojnė, pra pushtetit tė minibashkive londineze, nė rastin e Ramės, kjo mėnyrė "giveway" ėshtė njė preambulė tipike sovjetike. I pari qė e hedh syrin kritik dhe adreson kėtė kritikė tipike, duke e cilėsuar "tė stilit tė propagandės sovjetike" pėr gazetat "giveway" ėshtė editor i gazetės britanike "Sunday Times", John Witherow. Ai e quan kėtė njė punė qė "pretendon pasqyrimin e njė pune", por qė nė fakt "kėrcėnon realitetin ligjor".

    Duke parė kėtė stil tė huazuar propagandistik, duket se shigjeta e Ramės, njeriut me dy pushtete, politik dhe lokal qeveritar, synon tė shigjetojė korpusin emigrim, sidomos, sferėn intelektuale, qė kohėt e fundit ndihet tepėr aktive dhe me sytė nė rritje drejt zhvillimeve nė vendlindje. Nė letrėn e dikushit "Enton" kjo shigjetė duket qartė: "Jam njė djalė nga Tirana, i cili merr informacion tė vazhdueshėm mbi aktivitetin e Bashkisė dhe tė Partisė Socialiste nėpėrmjet materialeve qė na transmetohen prej jush me email.

    Mendoj se ideja pėr njė komunikim tė drejtpėrdrejtė me qytetarėt, ėshtė padyshim njė garanci mė shumė, se fryma qė ju pėrcillni tek opozita realisht tenton t'i pozicionojė shqiptarėt si partnerė nė qeverisje pėr tė rritur rendimentin e tyre jetėsor e jo t'ju dhurojė karrema elektoralė qė rinovojnė diarrenė kombėtare ēdo 4 vjet…" Pastaj ėshtė fjala e Ramės, qė plotėson amendamentin e kėtij ligjėrimi nė vetėn e parė, ose nė tipin "unė flas, unė pėrgjigjem": "Padyshim mė pėlqyen fjalėt e mira pėr komunikimin tonė me e-mail. Edhe metafora e "karremit" mė bėri tė qesh shumė, jo sepse fakti nė vetvete ėshtė pėr tė qeshur - ėshtė vetė tragjedia jonė 17-vjeēare, por sepse ėshtė thėnė me nervin e veēantė qė thuhen gjėrat me tė cilat qesh se s'ke mė fuqi tė qash. Por arsyeja pse Ju falenderoj mė shumė ėshtė pjesa mė poshtė e mesazhit, qė do tė ishte pėr tė qarė vėrtet nėse gjėrat janė tamam kėshtu. Kam kėrkuar menjėherė shpjegime dhe veprim tė shpejtė pėr t'i vėnė gjėrat nė vendin ku kėrkon ligji. Ju lutem megjithė zemėr, tė mos ngurroni tė mė vini nė dijeni nė rast se asgjė nuk lėviz, gjė qė megjithatė e pėrjashtoj". Edhe diktatori po tė ishte gjallė me kėtė "qeshje" tė kryebashkiakut dhe kryetarit socialist, Rama, do tė detyrohej tė hapte defteret e tė mbante shėnime. Kjo gallatė "giveway", megjithėmend ia kalon katrahurave enveriane, letrave tė pėrzgjedhura tė udhėheqėsit tė PPSH-sė
    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    https://newballkan.albanianforum.net
     
    PSSH dhe Gallata "giveway"
    Mbrapsht nė krye 
    Faqja 1 e 1
     Similar topics
    -
    » Shqiperia, superfuqi energjetike"

    Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
    NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
    Kėrce tek: