NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

     

     Shkodra dhe dosjet e spiunėve

    Shko poshtė 
    AutoriMesazh
    Aresi
    Newballkan
    Newballkan
    Aresi


    Numri i postimeve : 651
    Join date : 28/02/2008

    Shkodra dhe dosjet e spiunėve Empty
    MesazhTitulli: Shkodra dhe dosjet e spiunėve   Shkodra dhe dosjet e spiunėve EmptyFri Jul 11, 2008 12:56 pm

    Shkodra dhe dosjet e spiunėve


    Shyqyri SELHANI



    Ka rreth 18 vjet qė nė Shqipėri, sidomos nė Shkodėr, diskutohet rreth hapjes sė dosjes sė spiunėve, herė lehtas, nė majė tė gishtėrinjėve, herė ashpėr, por asnjėherė nuk ėshtė ndalur pėr tė bėrė njė diskutim tė thelluar, analizė tė gjerė pėr tė pastruar e qetėsuar shpirtrat e shqiptarėve dhe sidomos tė atyre qė e vuajtėn direkt dhunėn e egėr me fytyrė njeriu e shpirt kafshėror tė sigurimit tė shtetit. Sot pjesa mė e madhe e shkodranėve pranojnė nė parim qė ėshtė pak vonė, por tani mesa duket Parlamenti Shqiptar apo struktura tė tjera, kanė vendosur tė angazhohen seriozisht pėr kėtė problem, sepse gjatė kėsaj periudhe, mesa duket, nė strukturat shtetėrore qė nga Pushteti Vendor e deri lart, nė organizma tė ndryshme tė vendit tonė, me peshė e me pak peshė, kanė infiltruar jo pak ish punonjės tė sigurimit tė shtetit, agjent e spiunė tė ndryshėm, nė pėrmasa ndoshta tė njė oktapodi, qė nėse nuk i ndėrpriten tentakulat, mund tė pushtojė sektorė tė rėndėsishėm dhe rezultati dihet …

    Pėr tė qėnė realistė, nėse bėjmė njė analizė serioze objektive, njė pjesė e mirė e shkodranėve mendojnė se ka pasur njė farė arsye tė justifikuar pėr njė zgjatje pak mė tė gjatė. Pas fitores sė PD-sė nė vitin 1992, nė Shqipėri e sidomos nė Shkodėr, ishte shumė e fuqishme vėrejtja kundėr komunizmit. Shkodra ka qėnė nė ballė tė luftės kundėr tij. Me qindra e mijėra kanė qenė shkodranėt qė u burgosėn, u internuan, u vranė dhe u varėn nė luftėn e gjatė kundėr komunizmit. Kjo situatė e ndezur pas 1992 mund tė shkonte deri nė shpėrthim popullor tė urretjes masive, nėse do t'i hidhej sado pak "benzinw". Qeveria demokratike luftonte pėr t'i siguruar popullit bukėn, kur PPSH e kishte ēuar vendin nė buzė tė greminės, vetėm me 6 ditė bukė, me ekonomi tė shpartalluar, me treg bosh, varfėri tė tejskashme, pothuajse e paintegruar nė asnjė organizėm e strukturė ndėrkombėtare demokratike.

    Nė ato vite ishte pėrqendruar pėrpjekja nė zhvillimin e reformave demokratike tė thella e tė vėshtira pėr kohėn, duke filluar nga ndarja e tokės, privatizimi, liberalizimi i ēmimeve, krijimi i biznesit privat, tregut tė lirė e deri tek integrimi nė struktura tė ndryshme ndėrkombėtare. Por vėmėndja e PD, Qeverisė Demokratike ndaj shtresės sė tė persekutuarėve nuk u mėnjanua, pavarėsisht se vend pėr njė pėrkujdesje mė tė madhe kishte dhe ka. Me dhjetra e qindra dhe me mijėra nė shkallė vendi, djem dhe vajza, u pėrzgjodhėn nga tė pėrndjekurit politikė qė u punėsuan nė struktura tė ndryshme qė nga Pushteti Vendor, Parlamenti, Qeveria etj. Me qindra e mijėra tė rinj e tė reja tė kėsaj shtrese iu drejtuan Universiteteve tė Shqipėrisė me kushte lehtwsuese. E nė kėtė drejtim Shkodra mban kampionin. Edhe sot, nė njė masė mjaft tė gjerė nga shtresa e tė pėrndjekurve politikė nė rrethin e Shkodrės, drejtojnė nė Prefekturė, Bashki, Drejtori tė ndryshme, pavarėsisht se edhe nė kėtė drejtim ka vende pėr pėrmirėsim.

    Kryengritja e armatosur komuniste e 1997 solli nė pushtet pėr 8 vjet PS. Qeveria Socialiste nuk ishte aspak e interesuar pėr hapjen e dosjeve sepse sigurimi i shtetit u krijua dhe i shėrbeu PPSH-sė qė polli PS-nė. Viti 2005 solli nė pushtet pėrsėri demokratėt dhe aleatėt e tyre. Filluan vitet e vrullshme nė fushėn e reformave tė zhvillimit tė shpejtė tė ekonomisė, tė integrimit nė strukturat Euro-Atlantike, rritje sė mirėqėnies, demokracisė sė vendit. Sot ėshtė njė situatė mjaft e qendrueshme, pozitive, optimiste. Kemi njė shtet tė konsiliduar nė njė masė tė mirė, nė rritje, me besim e autoritet pėrsėri nė rritje, me ekonomi tė qėndrueshme nė zhvillim, me thellim tė demokracisė, me institucione tė pavarura nė konsolidim, me forca politike tė ndryshme qė gjithnjė e mė shumė po gjejnė fusha bashkėpunimi, Shqipėria e integruar nė shumė organizma ndėrkombėtarė, anėtare e Nato-s, qė bėn pėrpjekje tė sukseshme pėr tė fituar vėndin e kandidatit pėr nė BE, e mbi tė gjitha njė popull, qė gjithnjė e mė shumė po bėn tė veten normat e njė demokracie nė zhvillim.

    Sot njerėzit arsyetojnė mė qetė, janė mė objektivė, kanė mė shumė dije e eksperiencė se 18 vjet mė parė. Shkodranėt mendojnė qė ajo qė ka rėndėsi sot ėshtė qė Qeveria demokratike, por edhe opozita tė merren seriozisht, me transparencė, me ndershmėri, vendosmėri, pastėr e bardhė me problemin e hapjes sė dosjeve dhe jo vetėm tė tyre, por me rėndėsi parėsore pėr shkodranėt, ėshtė zbulimi, deklarimi nė publik i atyre strukturave dhe njerėzve tė diktaturės komuniste qė me dhunė, me kėrbaē e hekura detyruan qindra e qindra fatkeqė tė bėhen agjentė tė tyre, i krimeve, masakrave, torturave nga mė tė ēnjerėzoret qė bėnė kėto struktura dhe njerėz tė ndryshėm tė sigurimit tė shtetit ndaj njė populli tė tėrė.

    Pėr shkodranėt ėshtė e papranueshme heshtja ndaj tyre, apo njė kalim i sipėrfaqshėm, por me drejtėsi e ligje tė nxirren para gjygjit shkaktarėt e vėrtetė tė terrorit tė paparė, qė pėr 50 vjet ushtruan ndaj njė populli tė tėrė. Ėshtė e papranueshme pėr shkodranėt qė tė parakalojnė para tyre me dhjetra e qindra persona tė njohur pėr krimet e bėra ndaj tyre gjatė diktaturės komuniste, tė cilėt sot jo vetėm qė janė tė paprekur, por edhe justifikojnė deri edhe nė krenari veprimet e tyre ēnjerėzore, tregojnė edhe me gisht duke u tallur dhe qeshur pėr individė tė veēantė qė ato me dhunė e hekur i kanė detyruar tė bėhen agjentė tė tyre. Shkodranėt mendojnė se ėshtė e drejtė, e dobishme, shpirtėrore e materiale hapja e dosjeve, duke filluar nga pozicionet bazė tė strukturave tė Pushtetit Vendor, Parlamentit, Institucioneve tė pavarura tė rėndėsishme shtetėrore e deri nė strukturėn mė tė lartė shtetėrore, nė mėnyrė qė jo vetėm kėto institucione (nėse ka) tė pastrohen nga ish punonjės tė sigurimit tė shtetit, nė mėnyrė qė nė kėto institucione tė mos vijnė kurrė ish spiunė e agjentė.

    Njė spastrim i tillė do tė ēlirojė strukturat nga kėta individė qė kanė rrudhur apo mpirė nė njė farė shkalle kėto struktura. Largimi i tyre do tė rrisė besimin e qytetarėve ndaj njė Qeverie tė pastėr, serioze, do tė vėjė nė jetė mentalitetin shqiptar qė ēdo vepėr e mirė apo e keqe nuk mund tė qėndrojė e fshehur pėr njė kohė tė gjatė, duhet tė dalė nė dritėn e diellit qė e keqja tė mos pėrsėritet mė. Hapja e dosjeve duhet tė jetė e kujdesshme, e pėrgjegjėshme, ligjore, e ndershme dhe e dobishme. Kategorizimi i tyre merr njė rėndėsi tė veēantė. Njė pjesė e agjentėve dhe e spiunėve kanė qėnė vullnetarė dhe pjesa dėrrmuese e tyre kanė qenė brenda organizatės bazė tė partisė, tė cilėt haptas dhe jo haptas pėr motive politike kanė ndarė familje, kanė hequr nga puna, kanė internuar, burgosur me qindra e mijėra tė pafajshėm edhe pėr njė fjalė goje. Kjo kategori ka qenė mė dėmsjellėsja.

    Njė pjesė e agjentėve janė detyruar me dhunė, apo nė forma tė ndryshme, pėr tė dalė dėshmitarė tė rremė, apo pėr tė shlyer informacione pėr individė tė veēantė. Kjo ėshtė kategoria e tė dhimbėshme, ndaj tė cilėve edhe qėndrimi qytetar do tė jetė mė i zbutur. Jo pak nga agjentėt e bėrė, pėrveē njė firme, nuk kanė pranuar tė spiunojnė apo tė dalin dėshmitarė tė rremė. Tė tjerė kanė dhėnė informacione sa pėr tė kaluar rradhėn e nuk kanė dėmtuar asnjė njeri. Vend tė veēantė nė hapjen e dosjeve duhet tė zėnė ata qė bėhen profesionistė, qė spiunuan e morėn nė qafė me dhjetra, qindra e mijėra njerėz tė thjeshtė. Tėrė kėto kategori e tė tjera duhen parė me kujdes. Shkodranėt shpresojnė se Qeveria demokratike, Parlamenti, struktura tė veēanta qė do tė merren me hapjen e dosjeve, duhet tė jenė persona tė njohur mirė e shumė mirė, me tipare e vlera morale tė shkėlqyera, tė aftė, tė ndershėm, tė pastėr, tė drejtė, trima, tė cilėt nė mėnyrė tėrėsisht tė barabartė, pa asnjė fshehje apo manipulim do tė pasqyrojnė para njė populli batėrtinė 50-vjeēare komuniste.
    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    https://newballkan.albanianforum.net
     
    Shkodra dhe dosjet e spiunėve
    Mbrapsht nė krye 
    Faqja 1 e 1
     Similar topics
    -

    Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
    NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
    Kėrce tek: