NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

 

 SHBA: Te kufizohet imuniteti i deputetit

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
Aresi


Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

SHBA: Te kufizohet imuniteti i deputetit Empty
MesazhTitulli: SHBA: Te kufizohet imuniteti i deputetit   SHBA: Te kufizohet imuniteti i deputetit EmptyThu May 08, 2008 6:47 am

SHBA: Te kufizohet imuniteti i deputetit



Shtetet e Bashkuara te Amerikes sugjerojne kufizimin e imunitetit te deputeteve shqiptare, ne menyre qe te jene te hapur ndaj hetimit, ne rast se kerkohet. Ambasadori amerikan ne vendin tone, Xhon Uithers, tha dje se nje hap i rendesishem ne rrjedhen e drejtesise e luftes kunder korrupsionit eshte ndryshimi i ligjit per imunitetin. "Askush nuk duhet te kete imunitet nga procedimi per akte te jashteligjshme. Ligji per imunitetin te ndryshohet se mbron zyrtaret e larte ne gjykata, ne parlament dhe ne poste te tjera nga procedimi", tha prere Uithers. Duke favorizuar keshtu nismen e PD-se te depozituar ne Kuvend qe ne vitin 2005 per kufizimin e imunitetit te deputeteve, qe ende nuk eshte miratuar. Teper kritik per situaten e korrupsionit ne Shqiperi, Uithers u shpreh se udheheqja politike duhet te fuqizoje institucionet qe kerkojne te bejne drejtesi, te fuqizoje prokurore, qe vihen pas krimineleve dhe te qarte qe kushdo qofte i dyshuar, pavaresisht nga pasuria apo lidhjet familjare e politike, t'i nenshtrohet procedimit. Uithers nuk permendi emra konkrete, por deklarata e tij vjen ne nje kohe kur ne Kuvend po diskutohet per heqjen apo jo te imunitetit te ish-ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu, per hetimin e tragjedise se Gerdecit. "Nuk duhet te perdorin ndikimin per te mbrojtur miqte apo te afermit dhe nuk duhet te perdorin pushtetin politik per te ndryshuar rrjedhen e drejtesise", theksoi ambasadori. Sipas Uithers, korrupsioni nuk eshte loje, por lufte. E ne kete kuader, ambasadori kerkoi qe elita politike e vendit te marre pergjegjesine e duhur ne kete lufte. "E gjithe elita politike duhet te marre pergjegjesine. Dhe kjo do te thote qe udheheqesit politike duhet te denoncojne aktet e korrupsionit edhe kur keto kryhen prej kolegeve te tyre", vijoi ai. Ambasadori Uithers permendi raste e shembuj qe, sipas tij, tregojne hapur fenomenin e korrupsionit ne Shqiperi, te domosdoshem per t'u luftuar. "Njeri me tregoi per femije te vegjel qe jane duke mesuar abetaren dhe u thuhet nga mesuesja e tyre diten para Dites se Mesueve, "Thuaju prinderve qe nuk dua lule neser!" Cfare lloj mesimi eshte ky per nje shtatevjecar? Cfare i meson kjo nje shtatevjecari? Cfare modeli i jepet per te ardhmen?", tregoi i cuditur Uithers. Po keshtu, ai kritikoi doktoret qe nuk shohin kartelat e pacientit apo nuk e regjistrojne fare viziten, por bejne pyetje mbi te ardhurat e gjendjen financiare. "Ka nje dhe vetem nje arsye per fjalet e mia sot ketu: dhe ajo eshte sepse une e di qe mund ta fitoni kete lufte, sepse qeveria ime do qe ju ta fitoni kete lufte, dhe sepse cdo shqiptar do qe te fitoje" e mbylli fjalimin kritik ambasadori amerikan.

Zogaj solli kerkesen amerikane per imunitetin

Pak dite me pare, kongresmenet dhe senatoret amerikane i thane delegacionit shqiptar ne Amerike, kryesuar nga Prec Zogaj, se eshte e nevojshme kufizimi i imunitetit te deputeteve. Ne Kuvend ne fakt gjendet nje nisme e PD-se qe kerkon kufizimin per te gjithe deputetet per te qene te hapur per hetime ne rast se kerkohet nga Prokuroria e Pergjithshme. Por, projektligji prej 3 vitesh dergjet ne zyrat e Kuvendit, nderkohe qe te gjitha palet politike jane ne pritje te arritjes se konsensusit mes dy forcave te medha politike per kufizimin e imunitetit te deputetit, vetem me rastet e akuzave per korrupsion dhe abuzim me detyren. Ne momentin kur eshte hequr imuniteti i deputetit per ministrin e Jashtem, Lulzim Basha dhe eshte kerkuar heqja e imunitetit te deputetit per ish-ministrin e Mbrojtjes, Mediu, miratimi i ketij ligji per kufizimin e imunitetit te deputeteve ka dale ne plan te pare.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://newballkan.albanianforum.net
 
SHBA: Te kufizohet imuniteti i deputetit
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: POLITIKA-
Kėrce tek: