NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

     

     Kongresi Amerikan vlerėson reformat rekord tė Shqipėrisė

    Shko poshtė 
    AutoriMesazh
    Aresi
    Newballkan
    Newballkan
    Aresi


    Numri i postimeve : 651
    Join date : 28/02/2008

    Kongresi Amerikan vlerėson reformat rekord tė Shqipėrisė Empty
    MesazhTitulli: Kongresi Amerikan vlerėson reformat rekord tė Shqipėrisė   Kongresi Amerikan vlerėson reformat rekord tė Shqipėrisė EmptyFri Apr 25, 2008 4:25 pm

    Kongresi Amerikan vlerėson reformat rekord tė Shqipėrisė
    (25.04.2008)
    Ndihmėssekretari i Shtetit tė SHBA-se Daniel Fried, ka raportuar nė Kongresin Amerikan pėr ecurinė e Shqipėrisė drej anėtarėsimit tė plotė nė NATO, duke e cilėsuar vendin tonė si vendin qė po jep mė shumė kontribute nė misionet paqeruajtėse, pėr sa i pėrket numrit tė popullsisė. Ligjvėnėsit amerikanė mbėshtetėn ratifikimin e dokumentit tė anėtarėsimit pėrpara samitit tė prillit tė vitit 2009


    Nė njė seancė dėgjimore, mbajtur nė Kongresin e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, ndihmėssekretari i Shtetit tė SHBA-sė pėr Ēėshtjet e Europės dhe Euroazisė, Daniel Fried, ka vlerėsuar se “Shqipėria dhe Kroacia me kėtė ritėm reformash do tė bėhen anėtare me tė drejta tė plota nė NATO brenda muajit prill tė vitit 2009”. Gjatė seancės dėgjimore, me temė “Samiti i Bukureshtit dhe rruga drejt NATO-s”, organizuar nga Nėnkomiteti pėr Ēėshtjet e Evropės pranė Komitetit tė Politikės sė Jashtme sė Dhomės sė Pėrfaqėsuesve, Uashington DC., e cila u mbajt nė Kongresin e Shteteve te Bashkuara, Fried bėri njė pasqyrė tė qėndrimeve tė qeverisė amerikane nė kuadėr tė politikave tė NATO-s, duke u pėrqėndruar nė operacionet kyē tė aleancės nė Afganistan, Irak dhe Kosovė, zgjerimin e NATO-s dhe Politika e Dyerve tė Hapura. Ndihmėssekretari i Shtetit, Fried, duke u ndalur nė marrjen e ftesės pėr anėtarėsim tė plotė nė NATO nga ana e Shqipėrisė dhe Kroacisė, tha se “tė dy vendet kanė forcuar demokracinė dhe kanė arritur njė stabilitet tė brendshėm. Sipas tij, Shqipėria dhe Kroacia janė tashmė kontribues tė vlefshėm tė misioneve tė NATO-s. Ndėrkaq, duke folur nė seancė, kongresmeni Joe Uilson (South Carolina) tha se kishte dėgjuar pėrpara shumė vitesh “Radio Tiranėn” dhe se sot ishte i impresionuar qė Shqipėria nga njė vend i izoluar “maoist”, pėrkrah gjerėsisht anėtarėsimin nė NATO. Nė vijim ai i drejtoi njė pyetje ndihmėssekretarit tė Shtetit, Daniel Fried, se pas marrjes sė ftesės cilat janė procedurat pėr anėtarėsim tė plotė dhe se kur mund tė anėtarėsohet plotėsisht nė NATO Shqipėria dhe Kroacia? Nė pėrgjigjen e tij, Fried, pasi sqaroi procedurat postftesė tė ratifikimeve dhe vazhdimit tė bisedimeve politiko-teknike, deklaroi se kjo procedurė mund tė zgjasė njė vit, apo diēka mė shumė. Por, ai shprehu bindjen se “Shqipėria dhe Kroacia, me kėtė ritėm reformash do tė bėhen anėtare tė Aleancės brenda njė viti, pra nė Prill 2009”. Z. Fried deklaroi dhe vazhdimėsinė e qėndrimit nė Kosovė, si njė domosdoshmėri pėr siguri dhe stabilitet, e rrjedhimisht dhe njė kontribut pėr lirinė e lėvizjes, mbrojtjen e minoriteve dhe “zonave” fetare. “NATO, vazhdoi ai, e ka bėrė tė qartė se do tė vazhdojė tė luajė njė rol kyē nė themelimin e njė Force tė re Sigurie Multietnike nė Kosovė, nėn mbikėqyrjen e njė agjencie civile tė qeverisė”, vijoi ai. Seanca zgjati pėr mė shumė se dy orė dhe folėsit biseduan rreth ēėshtjeve kryesore qė lidhen me problematikėn e zgjerimit tė NATO-s, marrėdhėniet mes shteteve anėtare, shtrirjen dhe konsolidimin e misioneve ndėrkombėtare, sistemin mbrojtės, etj. Shkėmbimi i mendimeve gjatė seancės dėgjimore pėrfshinte pothuajse te gjitha temat e mėsipėrme, pasi ēėshtja e zgjerimit tė aleancės me vende si Gjeorgjia dhe Ukraina, ēėshtja e raketave mbrojtėse, ēėshtja e misioneve ndėrkombėtare janė strategjike pėr politikėn e jashtme tė SHBA.
    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    https://newballkan.albanianforum.net
     
    Kongresi Amerikan vlerėson reformat rekord tė Shqipėrisė
    Mbrapsht nė krye 
    Faqja 1 e 1
     Similar topics
    -

    Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
    NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
    Kėrce tek: