NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

     

     Grekėt e pranojne: Po, ēamėt kanė vuajtur genocidin

    Shko poshtė 
    AutoriMesazh
    Aresi
    Newballkan
    Newballkan
    Aresi


    Numri i postimeve : 651
    Join date : 28/02/2008

    Grekėt e pranojne: Po, ēamėt kanė vuajtur genocidin Empty
    MesazhTitulli: Grekėt e pranojne: Po, ēamėt kanė vuajtur genocidin   Grekėt e pranojne: Po, ēamėt kanė vuajtur genocidin EmptyThu Feb 28, 2008 6:06 pm

    "Po. Grekėt kanė ushtruar genocid ndaj popullsisė ēame”. Kėtė radhė kanė qenė akademikėt-historianė grekė, tė cilėt pėr herė tė parė kanė pranuar se ēamėt shqiptarė kanė vuajtur pasojat e dhunės dhe dėbimit.

    Studimi i tyre dėshmon pėr fakte qė zbardhin tė vėrtetėn. Tė dhėnat janė bėrė me dije nė njė takim qė studiuesit kanė zhvilluar me pėrfaqėsues tė forumeve dhe studentė, nė njė nga auditorėt e Universitetit tė Padios nė Athinė. Por lajmi ėshtė publikuar edhe nė televizionin mė tė madh grek "Alpha". Sipas kėtij televizioni, studimi i historianėve pranė Institutit tė Qendrės sė Grupimeve tė Minoriteteve pėr ēamėt dhe historinė e tyre nė rajon ka ndezur gjakrat nga forumet ekstremiste tė karakterit fashist si "Hrisi Avgise" (Agimi i Artė) dhe organizatės sė "Voriopirotėve". Nė sallė pati reagime tė ashpra kur studiuesit deklaruan pėr herė tė parė publikisht "se mė tepėr se 50 mijė ēamė u larguan nė mėnyrė tė dhunshme prej grekėve, tė cilėt u vranė, u ēnderuan dhe u vodhėn pasuritė e tyre. Ndėrkaq 75 ēamė u pushkatuan padrejtėsisht nė Paramithia nga grekė". Kaq mjaftoi dhe njė pjesė e tė pranishmėve reaguan duke kundėrshtuar me forcė tė dhėnat e studiuesve. Madje, njėra prej forcave ekstreme argumentoi faktin e pushkatimeve tė ēamėve, duke i cilėsuar aleatė tė okupatorit. Por kjo u hodh poshtė nga historianėt akademikė grekė, tė cilėt theksuan se ndryshe nga sa ėshtė bėrė publike deri tani, nuk kanė qenė ēamėt bashkėpunėtorė tė nazistėve, por minoritarėt grekė qė jetonin nė Shqipėri ishin aleatė tė okupatorėve. Sipas tyre, pėrveē fakteve historike, kėtė e tregon numri tepėr i vogėl i tė pushkatuarve nė radhėt e minoritarėve grekė nė Shqipėri, krahasuar me numrin e tė pushkatuarve nė radhėt e ēamėve. "Nė sallė u dėgjua zhurmė dhe thirrje, por njėri nga akademikėt grek i sqaroi tė pranishmit ekstremistė se pikėrisht grekėt "vorio-epiriotė" iu bashkuan forcave naziste gjermane dhe si aleatė arritėn tė kryejnė reprezalje ndaj popullsisė vendase shqiptare", ka raportuar televizioni "Alpha".
    Studimi
    Sipas historianėve, studimi i tyre ėshtė i bazuar nė fakte dhe dėshmi, tė cilat tregojnė qartė genocidin ndaj ēamėve me dėbime dhe thirrje nga grekėt, tė cilat janė tė paraqitura dhe me regjistrime filmike. Nė studim thuhet se, pasuritė e sekuestruara tė shqiptarėve nė Thesproti nė dy vitet 1923-1925, iu dhanė grekėve refugjatė, tė kthyer me dhunė prej trojeve tė pushtuara prej turqve nė disa krahina tė Azisė sė Vogėl, ku dhe aty ėshtė pėrdorur genocid ndaj grekėve nga turqit. Sipas televizionit "Alpha"-s, ky studim i Institutit tė Qendrės sė Grupimeve tė Minoriteteve vjen pėr herė tė parė duke zbardhur publikisht nga ana e historianėve grekė tė vėrtetėn ndaj popullsisė ēame. Madje, ky studim i rėndėsishėm qė pėrbėn njė shok pėr opinionin e gjerė grek, vlerėsohet nga ana e historianėve si njė mendim pėr autokritikė ndaj kėsaj pjese qė ka provuar tė vėrtetėn e hidhur. Sipas "Alpha"-s, mbetet enigmatik fakti nėse ky studim ėshtė njė material i dobishėm pėr momentet e tanishme apo do tė hapė njė plagė nė trupin e gjakosur tė krahinės sė Epirit. Nė ditėt nė vazhdim priten reagimet e politikės greke pėr faktet e reja kur dihet qė shumė probleme lidhen edhe me faktin e pavarėsisė sė Kosovės. Nė pjesėn mė tė madhe tė mediave greke sė fundmi po diskutohet gjatė se me lindjen e shtetit tė ri tė Kosovės, pėr shqiptarėt oreksi shtohet me idenė e "Shqipėrisė sė Madhe" tė bashkimit tė trojeve tė tyre.

    Parulla
    "S'ka Shqipėri pa Kosovė e Ēamėri". Kjo ėshtė vetėm njė nga parullat e valėvitura mė 17 shkurt dita kur Kosova u shpall e pavarur. Nė mediat greke, ajo ka qenė mė e transmetuara bashkė me komentet pėr rrezikun e "Shqipėrisė sė Madhe". Popullsia ēame prej dekadash tashmė kėrkon kthimin e pronave tė marra nga grekėt nė vitet 1923-1925. Kėtė ēėshtje ata e kanė ēuar madje edhe nė gjykatat ndėrkombėtare. Pala greke nuk ka pranuar asnjėherė gjenocidin, dhe ka kėrkuar tė mos i kthehet mė ēėshtjes. Studimi i historianėve i publikuar ditėt e fundit pėrbėn njė risi.
    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    https://newballkan.albanianforum.net
     
    Grekėt e pranojne: Po, ēamėt kanė vuajtur genocidin
    Mbrapsht nė krye 
    Faqja 1 e 1
     Similar topics
    -

    Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
    NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Ēameria-
    Kėrce tek: