NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Digjet flamuri grek nė Sarandė

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
Aresi


Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

Digjet flamuri grek nė Sarandė Empty
MesazhTitulli: Digjet flamuri grek nė Sarandė   Digjet flamuri grek nė Sarandė EmptyMon Apr 21, 2008 6:18 pm

Pėrplasje kombėsish nė Sarandė.

SARANDE / SHPRESA DINE

Parulla tė rėnda antishqiptare tė lėna nė muret e gjimnazit tė qytetit kanė shkaktuar provokim tek disa tė rinj, tė cilėt nė mėnyrė demonstrative dogjėn flamurin grek. Situata provokative mes palėsh ka ēuar nė ngritjen e njė grupi hetimor nga policia e Sarandės, pėr tė zbardhur shkaktarėt e saj. "Rroftė Greqia", "Vdekje Shqipėrisė sė madhe" apo mė tej akoma "Fuck Albania" janė shprehjet e shėnuara me spry tė zi nė muret e pasme tė shkollės sė mesme "Hasan Tahsini". Ato janė zbuluar vetėm nė mesditė, ndonėse dyshohet se ishin fiksuar nė mure gjatė orėve tė para tė mėngjesit tė djeshėm. Pjesa e murit tė shkollės nė formė harku ka qenė shkaku i zbulimit shumė orė mė vonė nga shėnimi i parullave provokuese deri nė 1.80 m lartėsi. Nė vendngjarje kanė qenė tė pranishėm shumė forca tė policisė e prokurorisė, tė cilėt nisėn verifikimin, me qėllim gjetjen e provave qė do t'i ēojnė drejt autorėve tė saj. Tė tjerė janė urdhėruar tė lyejnė murin me gėlqere, pėr tė shmangur pėrballjen e qindra nxėnėsve sot me to.
Rreth dy orė mė vonė, njė grup tė rinjsh dogjėn nė mes tė Sarandės flamurin bardheblu tė shtetit grek. Ata e kanė cilėsuar si njė reagim spontan veprimin e tyre, duke marrė shkas nga ngjarjet e fundit nė Himarė. Rreth orės 14:00, njė grup prej 6 vetėsh, banorė tė Sarandės, tė moshės nga 18-19 vjeē janė grumbulluar nė lulishten nė qendėr tė qytetit pėr tė shprehur nė kėtė formė protestėn e tyre, por duke mos pranuar se kishin dijeni pėr parullat antishqiptare. "Grumbullimi ishte spontan, - u shprehėn ata. - Askush nuk na ka nxitur". I pyetur pėr ngjarjen, njė 18-vjeēar, i cili tha se quhej Rinush, tregon se po bisedonin mes shokėsh, tė mbledhur nė njė lokal. "Ndėrsa flisnim pėr gjėra tė ndryshme, biseda jonė shkoi te lajmet e ditės sė shtunė, kur njė kanal televiziv yni dha intervista tė shkurtra tė marra nga banorė tė Himarės, emrat e tė cilėve kryebashkiaku i Himarės Bollano u kishte shtuar gėrmėn "S" nė fund, duke i quajtur kėshtu grekė. Duke folur me njėri-tjetrin pėr kėto veprime tė Bollanos, njėri prej shokėve tanė shkoi dhe gjeti njė flamur grek dhe nė moment vendosėm ta digjnim. Ndėrsa shihnim djegien e flamurit shpirtėrisht na doli nga zemra urrejtja pėr atė kryebashkiak, Bollanon, qė jeton nė shtetin tonė, ha bukėn tonė dhe shprehet se Himara ėshtė greke. Por dhe nė kundėrpėrgjigje tė deklaratave tė fundit tė bėra nga zyrtarė tė minoritetit dhe shtetit grek", u shpreh njė nga protagonistėt. Me parullat "Rroftė Shqipėria", "Poshtė grekėt", "Poshtė Bollano", tė rinjtė, pasi e kanė shtrirė flamurin grek fillimisht nė tokė, me urrejtje e kanė djegur atė. Policia e Sarandės nuk ka qenė e pranishme gjatė kėtij demonstrimi nė mes tė qytetit, ndėrsa gjithēka ėshtė realizuar brenda rreth 15 minutash. Tė pyetur nėse kanė pasur dijeni pėr djegien e flamurit grek, burime tė policisė e mohuan kėtė fakt, duke shtuar se nuk kanė pasur asnjė kėrkesė pėr tubim nė qytet.


"Do shkojmė nė Himarė"
Nuk dihet nėse ėshtė thjesht njė deklaratė emocionale gjatė zhvillimit tė protestės sė djeshme, por grupi i tė rinjve protestues ka deklaruar se, tė njėjtin veprim do tė kryejnė dhe nė Himarė. Sipas tyre, javėn qė vjen do tė organizohen pėr tė tubuar nė qytezėn e Himarės kundėr deklarimeve tė lėshuara sė fundi, kur disa banorė tė minoritetit kanė kėrkuar autonomi.

Precedenti i flamurit
Djegia e flamurit nuk ėshtė rasti i parė qė nė Sarandė kryhet i njėjti veprim. Mesditėn e 7 marsit 2007, njė grup prej 50 tė rinjsh tė qytetit tė Sarandės protestuan, duke djegur 3 flamuj helen, nė shenjė reagimi pėr njė video tė transmetuar, kur ushtarė grekė lėshonin thirrje tė tmerrshme antishqiptare gjatė stėrvitjeve qė kryenin.


Hetimet pėr Himarėn

Plot 10 ditė mė parė u shėnua incidenti nė Himarė mes njė grupi banorėsh dhe forcave tė policisė sė rajonit nė kėtė qytezė. Pas pretendimit tė dy personave se ishin shoqėruar pa tė drejtė e mė pas keqtrajtuar nga uniformat blu, tė afėrm e banorė tė tjerė protestuan para godinės sė policisė, duke lėshuar dhe thirrje antishqiptare. Menjėherė pas ngjarjes, u pezulluan nga radhėt e policisė sė Himarės 2 punonjės tė akuzuar pėr dhunė, ndėrsa dhe ndaj 7 banorėve ėshtė ngritur akuza pėr dhunė ndaj policisė pėr shkak tė detyrės dhe tubim tė paligjshėm. Hetimet i ka marrė nė dorė Prokuroria e Vlorės, e cila ka marrė nė cilėsinė e provės dhe dėshmi e filmime nga orėt e protestės para policisė. Njė pikė e nxehtė e hetimit ka mbetur marrja nė pyetje e kryebashkiakut tė Himarės, Vasil Bollano, i cili ndodhej nė ato momente mes turmės sė protestuesve. Sipas hetuesve, nėse do tė lindė nevoja e thirrjes sė tij nė prokurori do t'i kėrkohet njė e tillė. Deri tani, tė gjithė personat, protagonistė tė ngjarjes po ndiqen penalisht nė gjendje tė lirė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://newballkan.albanianforum.net
 
Digjet flamuri grek nė Sarandė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
Kėrce tek: