NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

     

     Si do tė pėrgjohen shqiptarėt nė Shqipėri nga shėrbimet e huaja

    Shko poshtė 
    AutoriMesazh
    Aresi
    Newballkan
    Newballkan
    Aresi


    Numri i postimeve : 651
    Join date : 28/02/2008

    Si do tė pėrgjohen shqiptarėt nė Shqipėri nga shėrbimet e huaja Empty
    MesazhTitulli: Si do tė pėrgjohen shqiptarėt nė Shqipėri nga shėrbimet e huaja   Si do tė pėrgjohen shqiptarėt nė Shqipėri nga shėrbimet e huaja EmptyMon Apr 21, 2008 5:29 pm

    Si do tė pėrgjohen shqiptarėt nė Shqipėri nga shėrbimet e huaja
    Prokurorja e Pėrgjithshme do tė miratojė kėrkesat e shėrbimeve tė huaja pėr pėrgjimet. Pėrgjimet do tė realizohen nga SHISH-i, Policia e Shtetit dhe SHKB-ja e Ministrisė sė Brendshme

    Shaban Sulēe
    Nė Shqipėri do tė pėrgjohet edhe pėr llogari tė shėrbimeve tė huaja informative apo policore. Pėrgjimi i individėve tė dyshuar apo qė janė nėn hetim nga shėrbimet e huaja informative apo policore mund tė bėhet vetėm nėse prokurori i Pėrgjithshėm do tė miratojė kėrkesėn pėr pėrgjim, qė do tė depozitohet prej tyre. Pas miratimit do tė jenė sektori i pėrgjimeve nė SHISH, seksioni i pėrgjimeve nė Policinė e Shtetit dhe ato tė Shėrbimit tė Kontrollit tė Brendshėm nė Ministrinė e Brendshme qė do tė realizojnė kėto pėrgjime pėr llogari tė shėrbimeve tė huaja.
    Njė gjė e tillė ėshtė vendosur pas propozimit tė Kėshillit tė Ministrave dhe miratimit nga Parlamenti me Ligjin numėr 9885 datė 3.3,2008 “Pėr disa shtesa dhe ndryshime nė Ligjin numėr 9157 datė 4.12, 2003 pėr pėrgjimin e telekomunikimeve”. Sipas nenit 19 tė kėtij ligji, me kėrkesė tė shėrbimeve tė huaja informative/policore dhe me miratimin e prokurorit tė Pėrgjithshėm, sektori i pėrgjimeve nė SHISH ose seksioni i pėrgjimeve tė Policisė sė Shtetit dhe tė Shėrbimit tė Kontrollit tė Brendshėm nė Ministrinė e Brendshme mund tė realizojė sipas rastit pėrgjimin, nė pėrputhje me dispozitat e kėtij ligji, pėr llogari tė Shėrbimit Informativ apo policor tė huaj.

    Pėrgjimet me vendim gjykate

    Ndryshimet nė ligjin pėr pėrgjimet e telekomunikacioneve, tė cilat janė dekretuar nga Presidenti i Republikės Bamir Topi me dekretin numėr 5669, datė 21 mars 2008, flasin edhe pėr pėrgjimet qė mund tė realizohen, nėse do tė autorizohen nga gjykata.
    Kėshtu, nė nenin 23 tė kėtij ligji thuhet se prokurori i Pėrgjithshėm ose prokurori i autorizuar prej tij, me akt zyrtar, bashkėshoqėron dhe komunikon vendimin e gjykatės nė sektorin e pėrgjimeve. Pas hyrjes nė fuqi tė kėtij ligji, proceset teknike tė pėrgjimeve tė komunikimeve, nėpėrmjet pajisjeve tė telekomunikacionit, pėr nevoja tė hetimeve paraprake, sipas procedurave tė pėrcaktuara nė nenet 221 deri 226 tė Kodit tė Procedurės Penale, kryhen nė mjediset e zyrės sė prokurorit tė Pėrgjithshėm, nė pėrputhje me ligjin. Pėrgjimet e autorizuara para hyrjes nė fuqi tė kėtij ligji, brenda kushteve tė sigurisė teknike, tė transferohen nė pajisjen e instaluar nė mjediset e zyrės sė prokurorit tė Pėrgjithshėm brenda 10 ditėve nga hyrja nė fuqi e kėtij ligji.

    Pėrgjimet nga Policia e Shtetit

    Ndryshimet dhe shtesat nė ligjin pėr pėrgjimet e telekomunikacioneve tė miratuara nga Parlamenti mė datė 3 mars 2008 dhe qė ėshtė dekretuar rreth tri javė mė pas nga Presidenti i Republikės, zyrtarizojnė tė drejtėn pėr tė pėrgjuar organeve tė Policisė sė Shtetit dhe Shėrbimit tė Kontrollit tė Brendshėm nė Ministrinė e Brendshme. Tė dyja kėto struktura tashmė do tė kenė dy sektorė tė posaēėm pėrgjimi, qė do tė pėrgjojnė pėr llogari tė Policisė sė Shtetit dhe SHKB-sė sė Ministrisė sė Brendshme. Dhėnia e kompetencės pėr tė pėrgjuar dy strukturave tė sipėrpėrmendura shkaktoi polemika tė shumta gjatė muajit janar, kohė nė tė cilėn u prezantua projektligji i qeverisė pėr ndryshimet nė ligjin e pėrgjimeve. Ky projektligj, tashmė i kthyer nė ligj dhe i dekretuar nga policia, i ka hequr tė drejtėn ekskluzive organit tė Shėrbimit Informativ Shtetėror pėr tė realizuar pėrgjimet. Specialistė dhe ish-drejtues tė Shėrbimit Informativ Shtetėror, nė prononcimet e tyre e cilėsuan absurd dhe shkatėrrimtar projektligjin e propozuar nga qeveria pėr ndryshimet dhe shtesat nė ligjin pėr pėrgjimet e telekomunikacioneve
    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    https://newballkan.albanianforum.net
     
    Si do tė pėrgjohen shqiptarėt nė Shqipėri nga shėrbimet e huaja
    Mbrapsht nė krye 
    Faqja 1 e 1
     Similar topics
    -
    » Shqiperi; Kontigjent ushtarak ne Irak me 120 trupa shtese

    Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
    NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: POLITIKA-
    Kėrce tek: