NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

 

 Parlamenti, 115 vota pėr ndryshimet kushtetuese

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
Aresi


Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

Parlamenti, 115 vota pėr ndryshimet kushtetuese Empty
MesazhTitulli: Parlamenti, 115 vota pėr ndryshimet kushtetuese   Parlamenti, 115 vota pėr ndryshimet kushtetuese EmptyMon Apr 21, 2008 5:22 pm

Parlamenti, 115 vota pėr ndryshimet kushtetuese

Kuvendi miratoi dje me 115 vota pro, 17 kundėr dhe 3 abstenime pesė ndryshimet kushtetuese tė propozuara nga Pd dhe PS, qė lidhen me reformėn zgjedhore, mėnyrėn e zgjedhjes sė Presidentit, mocionin ndaj Kryeministrit, kufizimin e mandatit tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm, dhe shfuqizimin e pjesės 12 tė Kushtetutės qė lidhet me KQZ-nė. Deputeti i PD-sė, Fatos Beja, njėkohėsisht nėnkryetar i Kuvendit dhe kryetar i Komisionit tė Ligjeve, mbrojti gjatė seancės plenare nė Kuvend paketėn e ndryshimeve duke sqaruar se tė gjitha propozimet pėr amendimet nė ligjin themeltar tė shtetit kanė kaluar nė Komisionin e Ligjeve, sipas procedurave ligjore.


Ndryshimet qė lidhen me reformėn zgjedhore


Neni 64 ndryshohet si mė poshtė:

Neni 64

1. Kuvendi pėrbėhet nga 140 deputetė, tė zgjedhur me sistem proporcional me zona zgjedhore shumėemėrore.

2. Zona zgjedhore shumėemėrore pėrputhet me ndarjen administrative tė njė prej niveleve tė organizimit administrativo-territorial.

3. Kriteret dhe rregullat pėr zbatimin e sistemit zgjedhor proporcional, pėrcaktimin e zonave zgjedhore dhe pėr numrin e mandateve pėr secilėn zonė, pėrcaktohen nė ligjin pėr zgjedhjet.


Neni 65 ndryshohet si mė poshtė:

Neni 65

1. Kuvendi zgjidhet ēdo 4 vjet. Mandati i Kuvendit fillon me mbledhjen e parė tė tij pas zgjedhjeve dhe pėrfundon nė tė njėjtėn datė tė tė njėjtit muaj tė vitit tė katėrt nga data e mbledhjes sė parė. Nė ēdo rast, Kuvendi qėndron nė detyrė deri nė mbledhjen e parė tė Kuvendit tė ri tė zgjedhur.

2. Zgjedhjet pėr Kuvendin e ri zhvillohen nė periudhėn zgjedhore mė tė afėrt qė i paraprin datės sė pėrfundimit tė mandatit tė Kuvendit. Periudhat zgjedhore dhe rregullat pėr thirrjen e zgjedhjeve pėr Kuvendin pėrcaktohen nė ligjin pėr zgjedhjet.

3. Nė rast shpėrndarjeje tė Kuvendit para pėrfundimit tė mandatit tė plotė, zgjedhjet thirren jo mė vonė se 45 ditė pas shpėrndarjes sė tij.

4. Kuvendi nuk mund tė nxjerrė ligje gjatė periudhės 60 ditė para mbarimit tė mandatit tė tij, deri nė mbledhjen e parė tė Kuvendit tė ri, me pėrjashtim tė rasteve tė vendosjes sė masave tė jashtėzakonshme".



Nenin 67 ndryshohet si mė poshtė:

Neni 67

1. Presidenti i Republikės e mbledh Kuvendin e porsazgjedhur jo mė parė se data e pėrfundimit tė mandatit tė Kuvendit paraardhės, por jo mė vonė se 10 ditė pas mbarimit tė kėtij mandati. Kur Kuvendi paraardhės ėshtė shpėrndarė para mbarimit tė mandatit, Presidenti i Republikės e mbledh Kuvendin e ri jo mė vonė se 10 ditė pas shpalljes sė rezultatit tė zgjedhjeve.

2. Nė rast se Presidenti i Republikės nuk e ushtron kėtė kompetencė, Kuvendi vetėmblidhet nė ditėn e dhjetė tė afatit tė parashikuar nė piken 1 tė kėtij neni.


Neni 68 ndryshohet si mė poshtė:

"Neni 68

1. Kandidatėt pėr deputetė paraqiten nė nivel zone zgjedhore nga partitė politike, koalicionet zgjedhore tė partive politike, si dhe nga zgjedhėsit. Njė kandidat mund tė paraqitet vetėm pėr njė nga subjektet propozuese sipas kėsaj pike. Renditja e kandidateve pėr deputetė nė listat shumėemėrore nuk mund tė ndryshohet pas paraqitjes se listės nė komisionin zgjedhor pėrkatės. Rregullat pėr regjistrimin e kandidateve pėr deputetė pėrcaktohen nė ligjin pėr zgjedhjet.

2. Nė ligjin pėr zgjedhjet pėrcaktohen edhe kritere dhe rregulla tė tjera tė nevojshme pėr organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve, duke pėrfshirė ato pėr regjistrimin e zgjedhėsve, zhvillimin e fushatės zgjedhore, administrimin, vlefshmėrinė e zgjedhjeve dhe shpalljen e rezultateve tė tyre".


Ndryshimet qė lidhen me mėnyrėn e zgjedhjes sė Presidentit


Neni 87 ndryshohet si mė poshtė:

Neni 87

1. Kandidati pėr President i propozohet Kuvendit nga njė grup prej jo mė pak se 20 deputetėsh. Njė deputet nuk lejohet tė propozojė nė tė njėjtėn kohė mė shumė se njė kandidat.

2. Presidenti i Republikės zgjidhet me votim tė fshehtė dhe pa debat nga Kuvendi. Pėr zgjedhjen e Presidentit, Kuvendi zhvillon deri nė pesė votime. Votimi i parė zhvillohet jo mė vonė se shtatė ditė nga fillimi i procedurės pėr zgjedhjen e Presidentit. Secili nga votimet e tjera zhvillohet jo mė vonė se shtatė ditė nga pėrfundimi pa sukses i votimit pararendės. Votimi quhet i kryer edhe kur nė konkurrim nuk paraqitet asnjė kandidat. Nė votimin e dytė, tė tretė dhe tė katėrt mund tė paraqiten kandidatė tė rinj, sipas kushteve tė pikės 1 tė kėtij neni.

3. Presidenti zgjidhet nė votimin e parė, tė dytė ose tė tretė, kur njė kandidat merr jo mė pak se tri tė pestat e votave tė tė gjithė anėtarėve tė Kuvendit. Nė votimin e katėrt dhe tė pestė, zgjidhet President kandidati qė siguron mė shumė se gjysmėn e votave tė tė gjithė anėtarėve tė Kuvendit.

4. Votimi i pestė zhvillohet kur nė votimin e katėrt asnjė kandidat nuk ka siguruar shumicėn e kėrkuar tė votave. Votimi i pestė zhvillohet vetėm midis dy kandidatėve qė kanė marrė mė shumė vota nė votimin e katėrt. Nė rast se ka mė shumė se dy kandidatė me tė njėjtin numėr votash, kandidati qė merr pjesė nė votim caktohet me short. Nė rast se pas votimit tė katėrt nuk ka mbetur asnjė kandidat nė konkurrim, pėr kėtė votim mund tė paraqiten kandidatė tė rinj, sipas kushteve tė pikės 1 tė kėtij neni. Kur paraqiten mė shumė se dy kandidatė, votimi zhvillohet midis dy kandidatėve qė kanė siguruar numrin mė tė lartė tė deputetėve propozues.

5. Nė rast se edhe pas votimit tė pestė asnjė kandidat nuk siguron shumicėn e kėrkuar, ose kur pas votimit tė katėrt pa sukses, nuk paraqitet asnjė kandidaturė e re, Kuvendi shpėrndahet. Zgjedhjet e reja zhvillohen brenda 45 ditėve nga shpėrndarja e tij.

6. Kuvendi pasardhės e zgjedh Presidentin e Republikės me shumicėn e tė gjithė anėtarėve tė tij".


Nė nenin 88 bėhen ndryshimet e mėposhtme:

a) Pika 2 riformulohet si mė poshtė:

"2. Mandati pėrfundon nė tė njėjtėn datė tė tė njėjtit muaj tė vitit tė pestė nga data e betimit si President i Republikės. Mandati i Presidentit zgjatet vetėm nė kohė lufte dhe pėr aq kohė sa vazhdon ajo".

b) Pas pikės 2 shtohet pika 2/1 me kėtė pėrmbajtje: "2/1. Procedura pėr zgjedhjen e Presidentit fillon jo me vonė se 60 ditė para mbarimit tė mandatit presidencial paraardhės. Kur mandati presidencial pėrfundon nė gjashtė muajt qė i paraprijnė fundit tė mandatit tė Kuvendit ekzistues, procedura pėr zgjedhjen e Presidentit fillon jo me vonė se 60 ditė para mbarimit tė mandatit tė Kuvendit".


Ndryshimet qė lidhen me mocionin ndaj Kryeministrit


Neni 104

1. Kryeministri ka tė drejtė t'i paraqesė Kuvendit mocion besimi ndaj Kėshillit tė Ministrave. Nė rast se mocioni i besimit votohet nga mė pak se gjysma e tė gjithė anėtarėve tė Kuvendit, Kryeministri, brenda 48 orėsh nga votimi i mocionit, i kėrkon Presidentit tė Republikės shpėrndarjen e Kuvendit.

2. Presidenti shpėrndan Kuvendin brenda 10 ditėve nga marrja e kėrkesės.

Kėrkesa pėr mocion besimi nuk mund tė paraqitet gjatė periudhės sė shqyrtimit tė mocionit tė mosbesimit sipas nenit 105.

3. Votimi i mocionit nuk mund tė bėhet pa kaluar tri ditė nga paraqitja e tij".


Neni 105


Njė e pesta e deputeteve ka tė drejtė tė paraqesė pėr votim nė Kuvend njė mocion mosbesimi ndaj Kryeministrit nė detyrė, duke propozuar njė Kryeministėr tė ri. Kuvendi mund tė votojė njė mocion mosbesimi ndaj Kryeministrit vetėm duke zgjedhur me votat e mė shumė sė gjysmės sė tė gjithė anėtarėve tė tij njė Kryeministėr tė ri.

3. Presidenti i Republikės dekreton shkarkimin e Kryeministrit nė detyrė dhe emėrimin e Kryeministrit tė zgjedhur; jo mė vonė se 10 ditė nga votimi i mocionit nė Kuvend".


Ndryshimet qė lidhen me mandatin e Prokurorit tė Pėrgjithshėm


Nė nenin 149 bėhen ndryshimet e mėposhtme:

a) Pika 1 riformulohet si vijon:

"1. Prokurori i Pėrgjithshėm emėrohet nga Presidenti i Republikės me pėlqimin e Kuvendit, pėr njė mandat pesėvjeēar, me tė drejtė riemėrimi".

b) Pika 4 ndryshohet si vijon:

"4. Prokurori i Pėrgjithshėm raporton nė Kuvend pėr gjendjen e kriminalitetit".

Neni 10


Ndryshimet pėr shfuqizimin e pjesės pėr KQZ-nė


Pjesa 12 e Kushtetutės, "Komisioni Qendror i Zgjedhjeve", shfuqizohet.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://newballkan.albanianforum.net
 
Parlamenti, 115 vota pėr ndryshimet kushtetuese
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: POLITIKA-
Kėrce tek: