Aresi Newballkan
Numri i postimeve : 651 Join date : 28/02/2008
| Titulli: Haxhinasto: PS, pabesi ndaj LSI, s'bashkepunoi Sat Apr 19, 2008 7:05 pm | |
| Haxhinasto: PS, pabesi ndaj LSI, s'bashkepunoi
E Diele, 20 Prill 2008
Kryetari i Komitetit Drejtues Kombetar te LSI-se, Edmond Haxhinasto, beri me dije se mosmarreveshjet mes LSI dhe PS erdhen si pasoje e pabesise se treguar nga socialistet. Gjate nje interviste per "Koha Jone", Haxhinasto vleresoi se "pabesia qe PS po perpiqet te beje ndaj LSI, ndaj te ciles kishte detyrim moral e ligjor ta realizonte reformen zgjedhore ne bashkepunim, tani ka filluar nje fushate te ulet shpifjesh, duke i konsideruar qendrimet parimore te LSI dhe te liderit te saj, si "mllefe" apo ambicie per karrige". Sipas tij, kjo tregon, me se pakti, se PS-se i jane shterur argumentet politike per te mbrojtur pabesine e saj, dhe me se shumti, se PS asnjehere nuk e ka pasur te sinqerte bashkepunimin me LSI.
Paketa e ndryshimeve kushtetuese, e propozuar nga Komisioni i Ligjeve, pritet qe te kaloje per miratim ne Kuvend. A do te kete perpjekje nga ana e LSI per ta penguar miratimin e ketyre ndryshimeve? Cili do te jete qendrimi i LSI-se, pas ketij momenti?
Levizja Socialiste per Integrim eshte shprehur tashme qarte kunder nje pakete te tille amendimesh kushtetuese, e cila, jo vetem nga ana e procedures se si mberriti ne seancen plenare e pritet te miratohet, por me teper per nga thelbi i saj, nga ajo qe pritet te ndryshojne ne Kushtetute, eshte ilegjitime, e nxituar, me qellime te mbrapshta per te dobesuar institucionet tona demokratike dhe mekanizmin e kontrollit e te balances ne Shqiperi, per t'i dhene nje dore te lire deges ekzekutive te pushtetit. Nderkohe qe ekzekutivi, pra qeveria, nuk ka vuajtur kurre nga mungesa e pushtetit, por perkundrazi nga paaftesia per ta menaxhuar sic duhet ate pushtet qe ka. Me kete radhe uzurpuesish tani eshte renditur edhe PS-ja qe deri para arritjes se marreveshjes me PD, cirrej se Kryeministri kishte cenuar rende institucionet e pavarura. Duke qene e tille kjo pakete, LSI do te angazhoje te gjithe faktoret racionale e te pergjegjshem ne Kuvend, por edhe jashte tij, qe te pengoje sa te jete e mundur miratimin e saj.
Koheve te fundit eshte vene re nje perplasje ne distance mes LSI-PS, e kjo permes deklaratash. Mos eshte kjo rruga e zgjedhur nga LSI per te kundershtuar iniciativat e ardhura nga PS?
Nuk mendoj se ceshtja qendron keshtu. Kjo nuk ka te beje me kundershtimin e atij qe merr iniciativat. Perkundrazi, ne shohim nje mungese iniciative nga PS per te realizuar rolin e saj si pjese e opozites. LSI nuk eshte si lidershipi i PS qe meket sa here LSI merr nje nisme ligjore, apo nje iniciative politike. Problemi eshte tek thelbi i iniciativave qe propozon PS dhe qellimi qe ajo do te arrije me to. Konkretisht, nisma e PS per reformen zgjedhore, me propozimin e saj per proporcionalin rajonal, sipas modelit spanjoll, tregon katerciperisht se PS tashme ka rene ne rrjeten e Berishes dhe eshte verbuar nga ethet per te ndertuar nje sistem dypartiak ne Shqiperi. Ky model qe propozon PS ka defekte themelore qe vene ne diskutim edhe perkatesine e PS si parti gjoja e majte. Se pari, duke u perpjekur te demtoje partite e tjera te se majtes, e gjoja te dale si parti e vetme e saj, PS me kete sistem qe propozon zvogelon perfaqesimin e shqiptareve ne Kuvend, ne vend qe ta zgjeroje ate. Dhe kjo nuk eshte aspak vlere e nje partie te majte. Duke imponuar lista te mbyllura, PS perpiqet te krijoje nje parti te mbyllur, dhe nje perfaqesim te mbyllur ne kuvend, nje lloj "pseudo-elitarizmi" apo me mire nje lloj "klubi te agallareve", ku votuesi i majte nuk ka mundesi te zgjedhe asgje pervec se asaj qe i imponohet nga listat. Dhe kjo nuk eshte aspak vlere e nje partie te majte. Dhe si te mos mjaftoje kjo pabesi qe PS po perpiqet te beje ndaj LSI, ndaj te ciles kishte detyrim moral e ligjor ta realizonte reformen zgjedhore ne bashkepunim, tani ka filluar nje fushate te ulet shpifjesh, duke i konsideruar qendrimet parimore te LSI dhe te liderit te saj, si "mllefe" apo ambicie per karrige. Kjo tregon, me se pakti, se PS-se i jane shterur argumentet politike per te mbrojtur pabesine e saj, dhe me se shumti, se PS asnjehere nuk e ka pasur te sinqerte bashkepunimin me LSI.
Nderkohe qe dhe ne baze jane vene re te njejtat perplasje. Si e shpjegoni kete?
Ky nuk eshte fenomen i perhapur pasi ne baze ka nje kuptim realist se fitorja e te majtes realizohet vetem me bashkepunimin me LSI, ashtu sic e treguan zgjedhjet e fundit vendore. Ne kemi raste te nje veprimi te koordinuar mjaft te mire e konstruktiv midis LSI dhe PS. Me iniciativen e tyre disa dege realizuan ate qe normalisht duhet te ishte realizuar qe nga krye-njesia e pushtetit vendor, Bashkia e Tiranes, e deri ne komunen me te larget: realizimin e bashkeqeverisjes sipas asaj qe ishte rene dakord para zgjedhjeve te 2007-es e qe ishte sanksionuar ne Marreveshjen e Koalicionit opozitar te majit 2006. Dhe per kete LSI ka treguar nje maturi e permbajtje shembullore duke administruar me shume kujdes pakenaqesine qe na vinte nga deget tona qe, me te drejte, kerkonin te realizohej marreveshja dhe te njihej kontributi i dhene prej tyre ne fitoren e te majtes. Nderkohe qe ne disa dege, fatkeqesisht, reflektohet me qarte sindroma e lidershipit te PS per fobi ndaj faktorit LSI ne politiken shqiptare, apo mungesa e sinqeritetit te saj ne bashkepunimin me LSI. Kjo ndodhi ne Fier, per shembull, ku Kryetari i Keshillit Bashkiak ne vend qe te ulej e te realizonte nje marreveshje me LSI per miradministrimin e pushtetit te fituar me kontribut te perbashket, preferoi te ndermerrte nje pozicion teper agresiv ndaj LSI, sigurisht, duke huazuar mendesine e disa shefave te tij ne Tirane. Ajo qe perben problem mendoj se eshte perdorimi nga keta perfaqesues te PS i manipulimit tashme te dale boje se LSI po bashkon voten me PD per te marre vendime kunder PS. Shikoni sa qesharak duket nje pretendim i tille, kur vete lidershipi i PS ne Tirane, ne mes te dites me diell, realizon nje marreveshje me PD per te demtuar LSI dhe partite e tjera me nje sistem elektoral qe nuk ka asnje lidhje me strukturen e sistemit tone politik.
Ndalur tek koalicioni me ri brenda kampit opozitar, e pikerisht tek E Majta per Integrim. Mund te zbardhni disa nga elementet perberes te tij, per ate cfare perfaqeson?
Kete besoj se po e shikoni cdo dite me sy. Kete pate besoj edhe ne Konventen Kombetare te LSI nje jave me pare dhe ne Konventen e Levizjes Rinore per Integrim menjehere pas saj. E majta per Integrim po mbledh rreth saj te gjithe ata qe PS me pseudo-elitarizmin dhe me listat e mbyllura te saj do t'i lere te paperfaqesuar. Koalicioni i ri po mbledh gjithashtu te gjithe ato forca politike te majta qe PS i trajtoi thjeshte si mundesi per te sjelle ca vota ne zgjedhjet vendore te 2007-es, por qe kurre nuk tregoi ndonje respekt per personalitetin e tyre politik. Me kete koalicion po mblidhen edhe te gjithe ato shqiptare e shqiptare qe kane nevoje te drejtohen nga nje lidership qe nuk flirton me Berishen, nga nje lidership qe e di cdo te thote te luftosh ne opozite, dhe jo nga pushteti i karriges se kryetarit te bashkise, nga nje lidership qe u zgjon besimin se do t'i sjelle ne pushtet ne vitin 2009. Bashke me ne jane gjithe ato gra qe shohin nje mundesi reale perfaqesimi e pjesemarrje ne politike, te cilat e kuptojne se nuk jane element i marredhenieve me publikun te PS, por se angazhimi i tyre kerkohet se jane pikerisht ato, grate, qe me fuqizimin e tyre politik, sjellin mireqeverisje, nxjerrin nje pjese te konsiderueshme te popullsise nga varferia, pra sjellin zhvillimin e gjithe shoqerise. Koalicioni i ri po mbledh ne menyre te vecante te gjithe ata te rinj qe shohin te LSI dhe tek e Majta per Integrim mundesine qe PS nuk ia dha per 8 vjet qeverisje te saj, mundesi per shkollim me te mire dhe per punesim. Por, para se gjithash, mundesi reale per pjesemarrje.
Emigrantet, pjese e koalicionit
Kryetari i Komitetit Drejtues Kombetar ne LSI, Edmond Haxhinasto, gjate nje interviste per "KJ", ndalur ne koalicionin e ri te iniciuar nga kjo parti beri me dije lidhur pjesemarresit ne kete grupin. Keshtu, ndalur ne nga elementet e tij, Haxhinasto theksoi se "pjese e koalicionit jane dhjetera qindra emigrante shqiptare qe shohin tek LSI forcen politike qe e ka seriozisht realizimin e te drejtes se tyre te votes ne vendet ku ata jetojne, per te ndikuar edhe ata ne perzgjedhjen politike ne Shqiperi e per t'i bere qeverite me te pergjegjshme ndaj detyrimeve qe kane ndaj tyre, si kontribuues te jashtezakonshem ne ekonomine e vendit, por edhe thjesht, si qytetare shqiptare qe perfaqesojne nje te treten e popullsise. Pra, me kete koalicion po bashkohen cdo dite te gjithe ata qe ne zgjedhjet e vitit 2009 duan nje mundesi reale per nje jete me te mire, duan qe kjo mundesi te jete per te gjithe qe kane deshiren te punojne, dhe jo vetem per nje grup te mbyllur qe do te renditet ne listat e mbyllura te dy partive PD-PS".
"Jemi kunder paketes PD-PS"
Levizja Socialiste per Integrim shfaq serish kundershtine e saj ndaj paketes se ndryshimeve kushtetuese, ne sistemin politik ashtu dhe ne sistemin zgjedhore. Nderkohe qe ka paralajmeruar insistimin e vazhdueshem per te penguar miratimin e kesaj pakete. Kryetari i KDKD-se, Edmond Haxhinasto, ndalur ne kete ceshtje nenvizoi se "argumentet qe jepen ne mbrojtje te ketyre ndryshimeve jane per te ardhur keq. Te sajuara nga mendje te nxehta, te eksituara nga pushteti qe kane sot dhe ai qe presin te kene neser. Per shembull per zgjedhjen e Presidentit, nuk pranohet zgjedhja e tij nga populli, nderkohe qe eshte me se demokratike qe nese mungon konsensusi i parlamentit per nje institucion te tille, atehere ai qe e zgjidh kete ngerc eshte sovrani, pra zgjedhja nga populli". | |
|