NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Vdekja e socializmit...............

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
Aresi


Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

Vdekja e socializmit............... Empty
MesazhTitulli: Vdekja e socializmit...............   Vdekja e socializmit............... EmptySat Apr 19, 2008 6:54 pm

Vdekja e socializmit


Ata qė guxojnė tė marrin pėrsipėr ndėrtimin e njė populli duhet tė ndjehen vetė tė aftė tė ndryshojnė natyrėn njerėzore, tė tranformojnė secilin individ "nė njė pjesė tė njė tėrėsie mė tė madhe", tė ndryshimit tė karakterit tė njeriut pėr qėllimin e fuqizimit tė tij. - Jean-Jacques Rousseau, 1762


Ne tė gjithė jemi pėrditė socialistė. -Edward, Prince of Wales, 1895


Ngjarja mė e rėndėsishme nė shekullin e Njėzetė nuk ėshtė kriza e kapitalizmit, por vdekja e socializmit. -Irving Kristol, 1976

Ēfarė ėshtė socializmi? Pjesėrisht, ėshtė njė optimizėm i pėrkthyer nė njė program politik. Deri kur kapi kopshtarinė, Kandidi ishte njė lloj protosocialisti; mentori i tij Panglos mund tė kishte qenė njė nga filozofėt themelues tė socializmit. Gjithashtu, socializmi ėshtė pėrqafuar me altruizėm si njė aksiomė: emocionet ngashėnjyese tė altruizmit, tė pėrjetuara nė mėnyrė alternative si pakėnaqėsi ndaj tė tjerėve dhe kėnaqėsia eksituese me veten. Filozofia e Rousseau, e cili ngjiti lart atė ēka ai e quajti ndjenja "papėrshkrueshmėrisht e ėmbėl" e virtytit nė njė imperativ politik, ėshtė Socializėm nė vezė. "Njeriu ka lindur i lirė", ulėriti gėzueshėm Rousseau, "por ėshtė gjithmonė nė zinxhira". Ky rebus zemėrngjethės (tejet eksitues pėr t'u korrigjuar nga pėrvoja e thjeshtė) ėshtė motori themelor i Socializmit.

Ėshtė njė motor i ushqyer nga ky deduktim i lehtė, se pashpjegueshmėria e shumėfishtė bashkėpunon nė pėrgatitjen e skllavėrimit tė vet dhe, pėr pasojė, sipas shprehjes sė njohur tė Rousseau, "duhet tė pėrdorė forcėn pėr tė qenė i lirė". Ne ia detyrojmė termin "Socializėm" disa ndjekėsve tė Robert Owen, industrialist britanik i shekullit tė nėntėmbėdhjetė qė themeloi "New Harmony", njė komunitet utopik jetėshkurtėr nė brigjet e Wabash nė Indiana. Pritja fillestare e Owen nė Amerikė qe mbresėlėnėse. Nė fjalėn pėr Kongresin tė vitit 1825, raporton Joshua Muravchik nė librin e tij "Heaven on Earth: The Rise and Fall of Socialism", audienca e Owen pėrfshinte jo vetėm kongresmenė, por gjykatės tė Gjykatės sė Lartė, anėtarė kabineti, Presidentin Monroe dhe Presidentin e zgjedhur John Quincy Adams. Owen i pėrshkroi kėtij grumbullimi tė nderuar sesi pėrpjekjet e tij pėr zėvendėsuar "sistemin egoist individualist" me njė sistem tė "bashkuar social" do tė prodhonte njė "njeri tė ri" qė tė ishte i lirė nga imperativėt e kėqinj qė e kanė ndotur natyrėn njerėzore nga kohėra qė nuk mbahen mend. (Dhe jo vetėm natyrėn njerėzore: socialisti utopist Charles Fourier shpresonte qė egoizmi dhe mizoria tė asgjėsoheshin edhe nga mbretėria e kafshėve: njė ditė, mendonte ai, edhe luanėt e peshkaqenėt duhet tė zbuten).

Aspekti tejet sentimental i mendimit socialist, nuk e pėrjashton njė element tė madh ēeliku. Siē nėnvizon Muravchik, Revolucioni Francez qė "kullota" e Socializmit. Ka qenė atėhere qė filozofia e Rousseau doli nga faqet e traktateve dhe manifestove pėr t'u derdhur nė fushėn e pėrgjakshme tė historisė. Arkitektėt e Revolucionit ju drejtuan Rousseau herėt dhe shpejt teksa filluan detyrėn e "ndryshimit tė natyrės njerėzore", tė "modifikimit tė karakterit tė njeriut pėr qėllimin e fuqizimit tė tij". Kjo metamorfozė nuk vjen me lehtėsi. Natyra njerėzore ėshtė njė gjė e pabindur. Ajo ėshtė e rrėnjosur si nė institucione njerėzore jetėgjata si familja e Kisha, ashtu edhe nė zemrėn njerėzore.

Gjithēka duhet ribėrė qysh nga fillimi nėqoftėse "Liberty, Equality, and Fraternity" mė sė fundi duhet tė realizohen. Pėrderisa historia ėshtė pak mė shumė se njė akumulim gabimesh, historia si e tillė duhet tė abrogohet. E kaluara, njė magazinė e gjerė padrejtėsishė, ėshtė me pėrkufizim armiku. Pėr pasojė, revolucionarėt e flakėn tej kalendarin gregorian dhe filluan sėrish nė Vitin Njė. Ata zėvendėsuan javėn 7 ditėshe tė frymėzuar nga Gjeneza me njė cikėl 10 ditor dhe ripagėzuan muajt me emra qė pasqyronin kultin e tyre tė ri tė natyrės: Brumaire (mjegull), Thermidor (nxehtė), Vendémiare (erė), etj. Njė religjion i ri u lind, po aq arrogant, sa ishte edhe xheloz.

Ėshtė domethėnėse qė mentaliteti socialist ėshtė gjithashtu gjithmonė njė mentalitet ateist, ku ateizmi nėnkuptohet jo dhe aq shumė si mosbesim ndaj Zotit sesa si urrejtje ndaj Zotit - njė qėndrim po aq i pabazuar logjikisht, sa kishte qenė destruktiv nė praktikė. Ka njė perceptim tė rėndėsishėm nė tė cilin religjioni siē kuptohtet tradicionalisht pajton njerėzimin me difektin dhe me dėshtimin. Pėrderisa socialisti fillon ta abrogojė dėshtimin, religjioni tradicional ėshtė mė keq sesa tepria: ėshtė njė pengesė ndaj pėrkryerjes. ("Kritika ndaj fesė", thoshte Marx, "ėshtė preludi i tė gjitha kritikave"). Nė vitin 1793, Kishat u mbyllėn pėr ushtrimin e kultit dhe u plaēkitėn si plaēkė lufte. Antiklerikalizmi qė kishte qenė njė karakteristikė dalluese e ndjenjės revolucionare u rrit nė mėnyrė gjithnjė e mė tė ashpėr. Muravchik e pėrshkruan tė ashtuquajturat "martesa revolucionare", nė tė cilat priftėrinjtė dhe murgeshat lakuriq njėri me tjetrin dhe mbyteshin.

Rousseau ishte gjithmonė duke ecur pėrpara nė vendosjen e "mbretėrisė sė virtytit". Dishepulli i tij largpamės Maximilien Robespierre foli nė mėnyrė mė tė ndershme pėr "virtytin dhe rrezatimin e tij, terrorin". Ėshtė njė prej ironive tė mėdha tė historisė moderne qė socializmi, i cili premton njė shoqėri mė njerėzore, mė tė kujdesur dhe mė tė barabartė, nė mėnyrė koherente ka krijuar njė shoqėri mė represive dhe mė tė keqmenaxhuar. Motoja e Socializmit, tė cilėn Muravchik na e ofron nė mėnyrė optimiste si "epitaf" i Socializmit, rezulton tė jetė: "Nėqoftėse e ndėrtoni, ata do tė largohen". Nėqoftėse, mund tė shtojė dikush, ata janė tė lejuar tė largohen. Siē na kujton Muravchik nė kėtė shqyrtim tė shkėlqyer tė personaliteteve dhe eksperimenteve socialiste, inkurajimi i kundėrshtimit nuk ėshtė asnjėherė prioritar nė axhendėn socialiste. socialistėt pretendojnė se kanė parė rrėshqitazi parajsėn nė tokė.

Ata qė e refuzojnė ftesėn pėr tė pėrballuar vizionin nuk janė vetėm mosmirėnjohės: ata janė tradhėtarė tė kauzės sė pėrsosjes njerėzore. Kundėrshtimi ėshtė kėshtu jo thjesht mosmarrėveshje, por tradhėti. Tradhėtia ėshtė korrektėsisht jo dakord me argumentetet, por (sa e lejojnė rrethanat) gijotinėn, kampin e pėrqėndrimit, spastrimet. Nė heqjen e "trajektores fenomenale tė socializmit", "Heaven on Earth" tregon "historinė e pėrpjekjes mė ambicioze tė njeriut pėr ta zėvendėsuar religjionin me njė doktrinė lidhur me mėnyrėn sesi duhet tė jetohet jeta qė e pretendon bazėn nė shkencė mė shumė sesa nė zbulimin e Zotit". Kjo ėshtė, tė thuash mė tė paktėn, njė histori dėftuese. Muravchik siguron njė anatomi tronditėse tė ėndrrės socialiste, njė ėndėrr qė me njė rregullshmėri kronometrike shndėrrohet nė tmerr. Siē sugjeron Muravchik, nėqoftėse "socializmi qe… ideja mė popullore politike e shpikur ndonjėherė", nuk ka dyshim qė ėshtė mė e pėrgjakshmja. Sigurisht, shumė prej atyre qė besojnė tek socializmi janė njerėz tė mirė dhe humanė dhe ia vlen tė vėresh se socializmi vjen si nė versione tė buta, ashtu si dhe nė ato tiranike.

Muravchik, i cili ishte dikur vetė socialist, i kushton vėmendje tė shpeshtė impulseve bujare qė qėndrojnė pas disa alotropeve tė ndėrmarrjes socialiste. Sidoqoftė, ai pranon se "regjime qė e quajnė veten socialistė kanė vrarė mė shumė se 100 milion njerėz qysh nga viti 1917". Pėrse? Pėrse ndodh qė "sa mė e vendosur pėrpjekja pėr tė arritur" objektivat e shpallura tė socializmit", aq mė shumė rezultati i pėrbuzi idealet njerėzore qė ai shpall? Dhe pėrse ndodh qė konservatorėt, qė pėrgjithėsisht kanė qenė dakord me Samuel Johnson se "Njė pajisje e kėnaqshme e tė varfėrit ėshtė testi i vėrtetė i qytetėrimit, rregullisht janė demonizuar si kafshė pa ndjenja? Njė pjesė e madhe e pėrgjigjes qėndron nė dinamikat intelektuale tė utopizmit. "Utopia" ėshtė njė fjalė greke pėr "askund, nė asnjė vend": njė fjalė e sajuar pėr njė vend imagjinar. Kėrkimi pėr askund-in pashmangshmėrisht shpreh pakėnaqėsi ndaj ēdo "diku"-je.

Socializmi, i cili bazohet nė optimizmin e pakorrigjueshėm rreth natyrės njerėzore, ėshtė njė specie e utopizmit. Ai pėrjeton friksionin e realitetit si fré tė patolerueshėm ndaj shpresave tė tij. "Utopistėt", vėren filozofi Leszek Kolakowski tek "The Death of Utopia Reconsidered," "sapo pėrpiqen t'i konvertojnė vizionet e tyre nė propozime praktike, dalin me projektin me malinj tė ideuar ndonjėherė: ata duan tė institucionalizojnė vėllazėrinė, e cila ėshtė mėnyra mė e sigurtė drejt despotizmit totalitar". Gjithashtu qe dhe ndėrhyrja e Marx. Intelektualisht, Marksizmi ėshtė forma mė shumė e zhvilluar (ashtu si dhe mė influentja dhe mė vrastarja) e socializmit qė ka parė bota, por Kolakoėski sigurisht qė ėshtė korrekt se influenca e Marksizmit, larg nga "karakteri shkencor" i supozuar i tij, varet "pothuajse tėrėsisht nė elementėt e tij profetikė, fantastikė dhe iracionalė".

Marksizmi thotė se ndėrsa shoqėritė kapitaliste zhvillohen, shumė njerėz persekutohen nė varfėri tė turpshme, ndėrsa njė klikė e vogėl kapitalistėsh lulėzojnė. Ky skenar, alla Hegel, paraqitet si njė pashmangshmėri "dialektike", por nė fakt kapitalizmi i ka bėrė shoqėritė mė tė pasura, shumė mė tė pasura. Kapitalistėt bėhen tė pasur dhe punėtorėt bėhen me tė kamur sesa mund tė kishin imagjinuar ndonjėherė gjyshėrit e tyre. Ēėshtja nėse ėshtė i domosdoshėm apo njė treg i "domosdoshėm" forcash konvergjente, ėshtė njė fakt historik. Gjėja kurioze ėshtė se ky fenomen, tė cilin ēdo vėzhgues i paanshėm mund ta llogarisė si kontradiktė, e lė krejtėsisht tė qetė marksistin qė beson vėrtet. Ēfarėdo gjėje tjetėr dikush mund tė thotė pėr tė, Marksizmi ėshtė sigurisht njė prej sistemeve mė tė papeneterushėm tė mendimit tė ideuar ndonjėherė. Ai ėshtė gjithashtu njė prej mė tė lehtėndryshueshmėve.

Siē vėren Kolakowski, ka qenė gjithmonė i aftė tė ndryshojė "pėrmbajtje nga njė situatė nė tjetrėn dhe tė kryqėzohet me tradita tė tjera ideologjike". Pjesėrisht, kjo ėshtė njė dėshmi i adaptueshmėrisė sė tij intelektuale; pjesėrisht ėshtė thjesht gėnjeshtėr. Siē e ka shpjeguar vetė Marx nė njė letėr tė vitit 1857 pėr Friedrich Engels rreth njė parashikimi elektoral qė ai kishte bėrė, "Ka mundėsi qė unė do tė kem rrjedhur, por nė kėtė rast dikush duhet tė dalė nga kjo gjendje me pak dialektikė. E kam shprehur propozimin tim, sigurisht, qė tė kem tė drejtė nė ēdo rast".

Muravchik e fillon rrėfimin e tij tė karrierės sė socializmit me figura tė tilla si Franēois-Noėl Babeuf dhe Sylvain Maréchal, egalitarizmi dhe mbėshtetja e dhunės e tė cilėve ndihmuan t'i jepej toni dhe programi vrastar i Revolucionit Francez. Maréchal, i cili e mėsoi veten tė firmoste HSD (Homme Sans Dieu, Njeriu pa Zot), qe mbi tė gjitha njė apostull u egalitarizmit radikal: cilėsi e kuptuar jo si njė postulat ligjor, por si njė imperativ ekzistencial. "Nėqoftėse ekziston nė Tokė njė njeri i vetėm qė tė jetė mė i pasur dhe mė i fuqishėm se shokėt e tij", shkruajti ai, "atėhere ekuilibri ėshtė i prishur: krimi dhe fatkeqėsia janė nė Tokė". Ėshtė imperative, thotė Maréchal nė Manifestin e tė Barabartėve tė tij, tė "largohet nga ēdo individ shpresa e tė bėrit ndonjėherė mė i pasur, mė i fuqishėm apo mė i dalluar nga inteligjenca e tij". Punė e vėshtirė ky largim, por shpėrblimet e premtuara qenė tė mėdha: barazi e vendosur vėrtet, argumenton Maréchal, dhe rezultati do tė ishte "zhdukja e shenjave, gardheve, mureve, mbylljeve tė dyerve, grindjeve, gjyqeve, vrasjeve, tė gjitha gjykatave... penale, burgjeve, trupicave, dėnimeve, ... zilisė, xhelozisė, makutėrisė, krenarisė, mashtrimit, dyfishtėsisė dalluese, me njė fjalė tė tė gjitha veseve".

Sigurisht, deri sa tė vijė ajo ditė, do tė ketė shumė "gjyqe, vjedhje, vrasje, … gjykata, trupica, dėnime" me qėllim qė tė pėrshpejtohet institucioni i barazisė. Babeuf, i cili e quajti veten "Gracchus" Babeuf sipas emrit tė reformatorit legjendar tė tokave romak, vuri gjithashtu barazinė radikale nė qendėr tė programit tė tij revolucionar. Pėrderisa asgjė nuk e institucionalizonte pabarazinė mė shumė sesa pronėsia private, arėsyetonte ai, atėhere pronėsia private dhe rrjedhoja e saj, paraja, duhej tė zhdukej. Babeuf shikoi pėrpara nė "shpartallimin e pėrgjithshėm tė sistemit pronėsisė private" si njė shtojcė e "pashmangshme" e revolucionit. "Shoqėria", thoshte ai, "duhet tė ndėrtohet qė tė operojė nė mėnyrė tė atillė qė ta shkulė njeherė e pėrgjithmonė dėshirėn e njeriut pėr t'u bėrė mė i pasur, mė i zgjuar ose mė i fuqishėm se tė tjerėt". Ashtu si Maréchal - ashtu si Robespierre tė cilin ai e admironte si njė "rigjenerues" qė "asgjėsonte gjithēka qė e pengonte" - Babeuf (i cili gjithashtu e quante veten "Marat i Somme") besonte se "me qėllim qė tė qeverisė nė mėnyrė tė menēur, ėshtė e domosdoshme tė terrorizohen djallėzorėt e pėrmbysur, rojalistėt, papistėt dhe masakrues tė publikut. … Njeriu nuk mund tė qeverisė demokratikisht pa kėtė terrorizėm".

Nėqoftėse kostoja e parajsės ishte fatkeqėsisht e lartė, ajo nuk ishte asgjė krahasuar me beneficet e parashikuara. "Nuk mendoj se kjo ėshtė e pamundur", i shprehej Babeuf me entuziazėm gruas sė tij, "qė brenda njė viti, nėqoftėse zbatojmė nė mėnyrė korrekte masat tona dhe veprojmė mė tė gjithė maturinė e nevojshme, do t'ia arrijmė t'ia dalim nė sigurimin e lumturisė sė pėrgjithshme nė Tokė". Sot Babeuf ėshtė pak mė shumė se njė referim nė historinė e tiranisė. Si me shumė ekstremistė, ekstravaganca e vėrtetė e thėnieve tė tij ėshtė marrė nė mėnyrė implicite si njė licensė pėr ta shkarkuar atė po pėr t'i zvogėluar rėndėsinė. Ajo ēka thelbėsisht sfidon statukuonė ėshtė e mbuluar nga retorika e ekstremizmit: ajo qė ėshtė ekstreme ėshtė gjithashtu ekspesionale, njė rast i veēantė, domethėnė jo realisht kėrcėnues.

Por kjo linjė arėsyetimi keqkupton kėrcėnimi e paraqitur nga radikalė si puna e Babeuf. Ekstremizmi i tij nuk u kufizua nė aktet e pėrgatitura nė fundin e shekullit tė tetėmbėdhjetė. Ai jetoi nė programet vrastare socialiste qė ai ndihmoi tė frymėzoheshin. Rėndėsia e Babeuf nė historinė e socializmit u nėnvizua nga Marx dhe Engels. Tek "Familja e shenjtė", puna e tyre e parė e pėrbashkėt, ata nėnvizuan me dashuri se sulmi i Babeuf ndaj pronėsisė private "i dha jetė idesė komuniste". (Thelbi i Komunizmit, vėrejti me korrektėsi Marx, mund tė pėrmblidhet me njė shprehje tė vetme: abrogim i pronės private). Rėndėsia e Babeuf u riafirmua nė manifeston themeluese tė Kominternit nė vitin 1919, autorėt e sė cilės e panė veten e tyre si "vazhduesit e drejtpėrdrejtė tė pėrpjekjeve dhe martirizmit heroik tė njė linje tė gjatė brezash revolucionarė (duke filluar) nga Babeuf". Nė ditėt tona, marksisti i shkollės sė Frankfurtit, Herbert Marcuse, e ka mbrojtur mendimin e Babeuf si njė mjet pėr tė luftuar tė kėqijat tėrheqėse tė kapitalizmit tė avancuar. Muravchik vėrtitet me besim nė historinė e socializmit, duke thurur pastėrtisht biografi, anekdota dhe analizė politike nė njė kronikė magjepsėse idealizmi tė diziluzionuar. Njė pjesė e madhe e "Heaven on Earth" jepet lidhur me rritjen dhe modelimin eventual tė atij qė mund ta quanim "socializėm i butė". Muravchik me plot durim detajon eksperimentet e utopistėve si Robert Owen, reformatorėve marksistė si Eduard Bernstein (njė i pėrkėdhelur i Engels), lėvizjet trejdjunioniste tė Samuel Gompers e George Meany dhe redaktimet e mesit tė shekullit tė njėzet tė impulsit socialist nė qeverinė laburiste tė Clement Attlee, Tanzaninė e Julius Nyerere dhe kibutzin izraelian. Ndoshta faqet e tij mė tė shkėlqyera i kushtohen karrierave tė Mussolini dhe tė Engels. Ne priremi ta mendojmė fashizmin si antitezė tė socializmit apo marksizmit, por, siē na e kujton Muravchik, ekzistojnė nė fakt kontinuitete tė thella midis tyre.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://newballkan.albanianforum.net
Aresi
Newballkan
Newballkan
Aresi


Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

Vdekja e socializmit............... Empty
MesazhTitulli: Re: Vdekja e socializmit...............   Vdekja e socializmit............... EmptySat Apr 19, 2008 6:54 pm

Mussolini filloi si njė dishepull i Leninit dhe nuk e pėrbuzte dhe aq shumė marksizėm-leninizmin teksa u bė njė "heretik" i vetėdeklaruar. Kėshtu njė prej grupeve banditeske tė Mussolini e quajti veten Ēeka, sipas emrit tė policisė sekrete tė Lenin. Siē vėren Muravchik, "megjithėse tė ashpėr nė antipatinė e tyre ndaj komunizmit, fashistėt asnjėherė nuk reshtėn sė imituari atė, duke nėnvizuar nė mėnyrė implicite pretendimin e tyre pėr tė qenė trashėgimtarėt e vėrtetė ose superiorė tė sė njėjtės trashėgimi". (Diēka e ngjashme mund tė thuhet pėr Hitlerin, partia e tė cilit nė fund tė fundit quhej Nacional Socialiste. Ėshtė e vėrtetė qė Hitler qe antikomunist i tėrbuar, por, nė tė njėjtėn kohė, ai e pranoi se kishte "mėsuar goxha nga Marksizmi").

Shumė prej nesh e mendojnė Engels si partnerin e vogėl nė konglomeratin e kompanisė Marxism, Inc. Deridiku ky perceptim ėshtė i saktė, por Muravchik tregon se kontributi i Engels nė formimin e doktrinės marksiste qe shumė mė i madh nga sa njihet rėndon. Djalė i manifakturistit tė pasur gjerman tė tekstileve, Engels ia kaloi pėrbukuri pėr dekada me rradhė nė Manchester nė zyrėn e kompanisė Engels & Ermen me qėllim qė tė siguronte para tė mjaftueshme pėr tė mbėshtetur shokun e tij tė armėve. (Engels gjithmonė do t'i dėrgonte para Marx; kur nė fund u largua nga firma e familjes, ai i caktoi Marx njė pension vjetor prej 350 stėrlinash - njė shumė disa herė mė e madhe nga ajo me tė cilėn jetonte njė familje mesatare, por jo e mjaftueshme pėr Marx, i cili gjithmonė e ēonte nivelin e tij tė shpenzimeve mbi atė qė i jepej nga ana e bamirėsit tė tij). Engels qe njė publicist i palodhur. Pėr shembull, qe Engels ai qė sugjeroi titullin e "Manifestit Komunist" pėr biblėn e tyre tė pėrbashkėt.

Kur mė sė fundi Marx, pas vitesh tė panumėrta, arriti tė kompletojė vėllimin e parė tė atij qė do tė quhej "Das Kapital", Engels e fshikulloi atė kudo, duke marrė pėrsipėr mbi vete tė shkruante dhjetė rezyme tė ndara mbi librin. Gjithashtu, ai kompletoi vėllimin e dytė dhe tė tretė tė librit, duke pėrmbledhur shėnimet e shpėrndara tė Marx nė diēka qė dukej njė argument i logjikshėm. Nė mėnyrė mė thelbėsore, "Konturet e njė kritike tė ekonomisė politike" e Engels e vitit 1844 artikuloi shumė pika qėndrore tė doktrinės, tė cilėn qyshatėhere jemi mėsuar ta quajmė Marksizėm, mbi tė gjitha tezėn qė evolucioni i kapitalizmit domosdoshmėrisht ēon nė njė konmpeticion pėr jetė a vdekje modos kapitalistėve dhe nė varfėrimin e dehmanizimin e shumicės sė popullsisė. Vetė Marx e quajti atė "njė punė prej gjeniu" dhe pėrfshiu shumė prej argumenteve qėndrore tė saj nė punėn e tij tė mėvonshme.

Argumenti i Muravchik ka dy aspekte. Si shumė komentatorė tė diziluzionuar, a paraqet njė kronikėserioze tė diziluzioneve dhe krimeve tė socializmit. Na kujton neve - nėqoftėse akoma duam ta kujtojmė - pėr rolin qėndror qė "asgjėsimi… i racave reaksionare" (Marx), "zhdukja" e armiqve (Lenin) gjithmonė ka luajtur nė Marksizmin "realisht ekzistues". Muravchik paraqet gjithashtu lajmin e gėzuar se mė sė fundi ka ardhur agimi, se mė sė fundi jemi zgjuar nga ėndėrra e gjatė e utopisė socialiste. Ėshtė vėshtirė tė argumentosh diskutosh me pjesėn e parė tė argumentit tė tij. Po me tė dytėn? Sigurisht, qė ėshtė domethėnėse qė Bashkimi Sovjetik u shemb dhe qė lideri i tij i fundit, Mikhail Gorbachov, do tė pranonte kohėt e fundit se pretendimi komunizmi rreth progresit ekonomik kishte qenė "propagandė e pastėr". Noshta ėshtė gjithashtu domethėnėse qė Tony Blair nė Britani duhet tė kishte bėrė fushatė me slloganin "Laburistja ėshtė parti e biznesit", por unė nuk mund ta ndihmoj marrjen e lajmeve pėr vdekjen e socializmit me njė skepticizėm tė caktuar. Pėr njė gjė, faktin qė njė ide ėshtė diskredituar nė mėnyrė tė hollėsishme, nuk bėn asgjė nė shndėrrimin e saj nė impotente. Ėshtė pjesė e perversitetit tė natyrės njerėzore qė ide tė diskredituara shpesh janė idetė mė tė suksesshme. Pastaj unė shikoj pak dėshmi qė dogma themelore e socializmit - me pak fjalė, ideali i barazisė - ėshtė nė rrugėn e tij drejt koshit tė plehėrave tė historisė. Rrotat e barazitarizmit mund t'i thėrmojnė mė tej mė ngadalė nė vendet liberal demokratike sesa nė ato komuniste, por gjithėsesi thėrmojnė. Do tė ishte e pėlqyeshme tė mendoje se nė lėnien prapa tė shekullit mė tė pėrgjakshėm tė historisė, ne gjithashtu kemi lėnė prapa pasionet qė ndezėn masakrėn e paprecedent tė tij, por koha dhe sėrish historia na kanė mėsuar se etja pėr barazi ėshtė nga pasionet mė brutale tė mendjes njerėzore. Ėshtė pėr kėtė arėsye qė unė besoj se filozofi David Stove kishte tė drejtė kur e identifikoi "etjen pėr gjak" si njė ingredient qėndror nė psikologjinė e barazisė. Socializmi do tė fitonte nė masėn qė ėshtė fituar barazitarizmi. Ndėrkohė, kam frikė se Stove ka tė drejtė se "shumė larg nga tė qėnurit i vdekur komunizmi, sic mund tė besojnė tani disa njerėz budallenj, ne mund tė shikojmė plot besim pėrpara pėr Marx, Lenin, Stalin, Mao, Kim Ir Sen, Pol Pot, Ceausescu, Baader - Meinhof, Sendero Luminoso mė tė mėdhenj dhe mė tė mirė dhe gjithēka tė mbetet".

(New Criterion)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://newballkan.albanianforum.net
 
Vdekja e socializmit...............
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: POLITIKA-
Kėrce tek: