NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Njė atentat shurdh..!

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
Aresi


Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

Njė atentat shurdh..! Empty
MesazhTitulli: Njė atentat shurdh..!   Njė atentat shurdh..! EmptySat Apr 19, 2008 6:51 pm

Njė atentat shurdh..!
Ylli XHAFERRI


Nuk ėshtė atentat me krisma ndaj njė individi, ballas dhe burrėrisht, por njė goditje pas shpine, tinėzisht, ndaj njė populli tė tėrė, njė gur mėrie hedhur nė livadhet e demokracisė shqiptare, njė pėrpjekje e dėshtuar pėr tė inkriminuar dhe klonuar gėnjeshtra ogurzeza, njė shpėrthim i vonuar nė tokėn martire tė Kosovės pėr tė bėrė njė gjėmė tė re, ideuar nė mendjet e mbrapshta neo-milosheviēiane, fill pas krijimit tė shtetit mė tė ri tė botės, Kosovės. Ky libėr ėshtė shkruar nga njė zonjė, nderi, detyra dhe misioni i tė cilės ka qenė promovimi i tė vėrtetės, dėnimi i genocidit tė pashembullt tė ish-shtetit tė Jugosllavisė ndaj etnisė sė pambrojtur shqiptare dhe vendosjes sė paqes sė munguar nė trojet e trazuara. Njė fjalė e urtė e popullit tonė thotė: "Menēuria pas kuvendit dhe trimėria mbas betejės nuk vlejnė pėr gjė". Del Ponte e pati gjithė tagrin, forcėn dhe mundėsinė, qė kėto Hiroshima pėr konsum mediatik tė cilat i hedh sot nė tregun (postum) tė kujtimeve, kėto kėpurdha hemuese, t'i kishte ngritur, hetuar dhe dėnuar dje, kur kryesonte me dorė tė hekurt Tribunalin e Hagės dhe i kishte tė gjitha atributet ndėrkombėtare. Letėrnxirėsja nuk ishte lauruar nė detyrėn e shenjtė tė Kryeprokurores sė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Hagės pėr tė stisur dhe fabrikuar kujtime tė servirura vonė nga tregu serb, por pėr tė vepruar, pėr tė pastruar shoqėrinė moderne nga xhelatėt, kėta Hitlerėt tė rinj, pjella famėkeqe tė orekseve gjakatare serbo-sllave qė i kushtuan botės moderne lumenj gjaku tė freskėt, nė Bosnje, Kroaci, Kosovė dhe Slloveni. E pra, ėshtė njė libėr-atentat, me shumė mllef e helm, njė libėr i keq qė prish, shkruar e botuar nga njė njeri me status special, qė ka pėrdhosur togėn e zezė, simbolin e drejtėsisė, "Peshoren e sė vėrtetės", njė vajtojcė e porositur, mė keq akoma e sponsorizuar nga segmente antishiptare pėr tė pėrbaltur, pėrfolur dhe goditur Shqipėrinė, akoma pa u tharė mirė boja e nėnshkrimit tė ftesės pėr nė NATO, luftėn e popullit tė Kosovės pėr pavarėsi, kur shteti i saj po njihet ēdo ditė e mė tepėr nga kancelaritė e shteteve euro-atlantike, duke u mirėpritur vėllazėrisht nė tryezėn politike tė globit mbarė.

Kundėrmimi erėrėndė dhe ndjellakeq i gromėsirave tė Karla Del Pontes, janė njė bombardim i llahtarėshėm, predha tė paplasura ndaj njė krahine tė lavdishme, Gurrės sė Matit, me njė histori qė shtyhet herėt nė histori, atėherė kur tė pėrkėdhelurit nėn sqetullėn-shpellė tė Del Pontes, si hajna dhe lypsarė nga stepat e ftohta tė Siberisė, mėsynė Ballkanin. Kjo shashkė tymėzezė ėshtė hedhur mbi djepin e vjetėr tė Pjetėr Budit tė madh, kėtij korifeu tė fesė, shqiptarizmės, humanizmit dhe filozofisė, tė cilin paraardhėsit e Milosheviēėve tė sotėm, ēetnikėt, vojvodėt dhe krajlėt mesjetarė e mbytėn barbarisht nė lumin Drin. Kjo ėshtė vrasja e dytė pėr tė, por kėsaj rradhe njė vrasje prej jakash tė bardha. Del Ponte nuk mundej ta dinte, por duhej tė kishte pyetur, ose, yshtur nga kasnecėt e gjakut, nga demoni ziliqar i sė keqes, nuk investigoi, nuk kėrkoi sqarime, hetime apo tė mblidhte prova se nė Gurrė tė Matit, nė vendin e anatemuar, tradicionalisht kishte lulėzuar jeta dhe jo vdekja, harmonia jo urrejtja, besa jo tradhėtia, dora e besimit jo thika mbas shpine, pėr mė tepėr trafikimi i organeve njerėzore. Ajo duhet tė skuqet para qytetarėve tė varfėr dhe tė ndershėm tė kėtij vendi qė kurrė nuk kanė dėmtuar kėnd, sepse kanė njė kod moral, etik, ligjor dhe zakonor, "Kanunin e Lekė Dukagjinit" me "Kanunin e Skėnderbeut", tė cilėt "dėnojnė shtatė fish dorėn qė prish e shėmton kufomėn", para tė cilėve kushtetutat, kodet e procedurės penale dhe civile tė botės sė qytetėruar kanė pasur dhe kanė ē'tė mėsojnė e ballafaqojnė. Si shembull ilustrimi do tė sjell vargjet elitare tė humanistit Pjetėr Budi, kėtij banori elitar tė kėsaj treve paqėsore. Ajo ėshtė njė kėshillė dinjitoze, universale, gjithmonė aktuale, njė paralajmėrim pėr qytetėrimin botėror qė tė mendojė veēse pėr vepra tė mira, pavarėsisht famės, pasurisė, forcės dhe bukurisė, se tė gjitha harrohen dhe treten nga dheu, veē mirėsitė mbeten, pėrcillen me respekt pėrjetėsisht nga njėri brez nė tjetrin. Mundėsi qė Karla Del Ponte e humbi pėrgjithmonė: "...Ku janė ato zotni / qi doijnė me zotnuom / ndė sqimė e ndė madhėshti / kėtė jetė tue shkuom? // Gjithė mortja i rrėzoi / sikur i pret me shpatė / pėrtėri s'i shukoij / as tė vobegė, as tė begatė..."

Kėtė baltė e serė mbi njė popull tė pafajshėm e hedh njė zonjė e nderuar qė tė bardha tashmė i kanė mbetur vetėm flokėt qė pluskojnė nė njė shpirt tė molisur sipas moralit, se dyshimi ėshtė njė mjegull qė shpesh herė i mbulon pamjet e bukura dhe tė vėrteta. Tė pėrmendėsh makabritete, veprime ndjellakeqe, krime hipotetike monstruoze kur pėr afro dhjetė vjet ke patur detyrėn ligjore, profesionale dhe humane pėr ta zbardhur dhe ndriēuar masakrėn e Raēakut pėrpara botės, tė kuturisesh pėr tė mbajtur anėn e agresoritt, do tė thotė tė bėhesh palė, tė japėsh dhe tė marrėsh me tė keqen, do tė thotė tė lahesh me baltė, tė lėshė nėpėr kėmbėt e njerėzimit mina tė aktivizuara me shpėrthim tė vonė, t'i hedhėsh zjarrit nė gadishullin problematik jo ujė, por benzinė.

Ambicja nuk ėshtė gjė tjetėr veēse pėrpjekje e dėshtuar pėr tė marrė famė pėrpara se ta meritosh. Zonja Del Ponte me sa duket qenka matur me hijen e mėngjesit, sepse sapo la atributet e shquara tė Kryeprekurores ra nėn nivelin e njė njeriu tė rėndomtė, pa integritet profesional, moral dhe qytetar. Asaj i duhet thėnė njė kėshillė e artė: bindjet nuk formohen duke ua marrė hua tė tjerėve, as duke i blerė nėpėr tregjet makabre qė bijnė era krime mostruoze, ato pėrpunohen nė procesin e tė menduarit vetjak, gjykimit profesional, ndershmėrisė, pėrkushtimit, hulumtimit tė fakteve dhe ngjarjeve, zbulimit tė "Barrės sė Provės" pėr parandalimin e fatkeqėsive kolektive ndaj popujve. Del Ponte nuk mund tė bėhej kurrėsesi mike e shqiptarėve, proverbialė pėr besėn dhe miqėsinė, sepse pėr t'u bėrė dy veta miq duhet tė kenė tė pėrbashkėta hidhėrimet, gėzimet, frikėn dhe shpresat e tyre. Populli ynė ka njė kėshillė tė artė, largohuni nga ata qė pėrpiqen t'u thyejnė njerėzve besimin nė vetvete. Ky ėshtė tipar i njerėzve tė vegjėl. Njeriu i ndershėm, rolin e tė cilit ia kishin caktuar Del Pontes, pėrkundrazi, ju ngjall besim se mund tė bėhen, mund ta krijojnė tė ardhmen, mund ta gjejnė tė vėrtetėn, mund ta ndėshkojnė nė mėnyrė shembullore tė keqen, individuale, apo mė keq akoma, me shtet. Tė gjykosh e indoktrinuar dhe e njėanėshme do tė thotė tė meritosh pėrbuzjen e atyre qė kėrkon t'i rivrasėsh, jo me bombat e Millosheviēit, por me intrigat e fanatikut Drashkoviē, ose Tadiēit tė moderuar.

Karla Del Ponte pasi drejtoi maskaradėn e fshehjes sė provave, dėshtoi nė zbulimin dhe kapjen e vendndodhjeve tė xhelatėve gjakatarė Karaxhixh dhe Mlladiē, iu kthye njė stili tė ri qė shkon nė tė kundėrt tė flokėve tė bardhė, qė mė sė shumti duket se ia ka shitur, ose po ia shet, shpirtin djallit. Ngaqė nuk arriti tė ngrihej dot nė lartėsinė e Faustit ajo po rend rrėmbimthi pėr tu fundosur nė Mefistofel. E humbi shansin historik.

Lėvizjen pėr liri, pavarėsi dhe antigenocid tė shqiptarėve tė Kosovės ajo rreket ta shpallė si luftė pėr trafik organesh, luftė pa principe, luftė individėsh pėr interesa tė ngushta kriminale, jo aspiratė tė njė populli tė tėrė, madje nga mė tė vjetėrit dhe mė tė vuajturit e Evropės, kėrkon ta barazojė me pushtuesin, makinėn shtetėrore serbe, tė inkriminojė njėlloj viktimėn me xhelatin, uzurpatorin me mbrojtėsin, ujkun me qengjin. Deheroizimin e luftės sė drejtė tė shqiptarėve tė Kosovės ajo nisi ta bėnte qėkur fabrikoi tė pavėrtetat ndaj ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili sapo u njoh me akuzėn e pabazė dha dorėheqjen, u dorėzua vullnetarisht para Tribunalit tė Hagės. Akuzat dhe pretencat e sforcuara tė prokurorisė plasėn si flluska sapuni ndaj Ramushit me Limajn tė cilėt fituan pafajėsinė.

Del Ponte nė vend qė tė zbardhte krimin sėrb ndaj njė populli tė pafajshėm dhe tė pambrojtur, qė u sulmua me tanke, ushtri, polici dhe aeroplanė, e detyruan tė largohej nga djepi dhe varri i lashtė, u pėrdhunuan dhe gjymtuan si nė perandorinė naziskine, bėhet sponsore e antishqiptarizmės. Nė vend tė ē'kriminalizoi shoqėrinė, fajėson, pėrbaltet, sterros, deri nė njė krim tė ri veten. Me librin nė fjalė ajo bėn njė atentat tė paprecedentė ndaj personalitetit vetjak dhe profesional, detyrės sė lartė dhe tė shenjtė, pavarėsisė sė dyfishtė qė gėzonte, kancelarive dhe organizmave euro-atlantike qė i besuan. Shumė nga stafi i saj i Tribunalit tė Hagės ka ngritur zėrin kundėr kėsaj maskarade mediatike vetėdemaskuese, kėtij harakiri institucional. Del Ponte ngriti me mundin dhe djersėn e tė tjerėve unin e saj tė pamerituar, tė cilin tashmė po e shemb vetė pėr kushedi ē'motive, qė nė kontrast tė flokėve tė bardhė pėrpiqet tė nxijė e llangosė njėherazi dy shtete tė pavarura, Shqipėrinė dhe Kosovėn. Lėvizja e saj qė me njė gur tė vrasė dy zogj tė lirisė duket e kalkuluar nė kancelari tė dyshimta. Me sa duket ajo ka firmosur libėr-ēorbėn antishqiptare servirur nėpėr tavolina tė pista, gjė qė opinioni mediatik botėror dhe politik-zyrtar nuk do ta pėrtypin kurrėsesi, por do ta hedhin poshtė me neveri, si njė shpifje tė pabazė siē po veprojnė realisht. Me kėtė veprim tė nxituar a sponsorizuar, Karla Del Ponte abortoi vetveten. Mbeti njė zė i vetėm pėrpara opinionit tė shėndoshė mediatik, politik e shtetėror qė iu ėshtė bėrė Kosovės dhe Shqipėrisė dorė ndihme dhe mbėshtetje
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://newballkan.albanianforum.net
 
Njė atentat shurdh..!
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
Kėrce tek: