NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

 

 Rama u kthehet sulmeve raciste - zonat informale i quan kolonė

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
Aresi


Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

Rama u kthehet sulmeve raciste - zonat informale i quan kolonė Empty
MesazhTitulli: Rama u kthehet sulmeve raciste - zonat informale i quan kolonė   Rama u kthehet sulmeve raciste - zonat informale i quan kolonė EmptyWed Apr 16, 2008 8:15 pm

Rama u kthehet sulmeve raciste - zonat informale i quan kolonė
(16.04.2008)
Edvin kryesocialisti u ėshtė kthyer tezave raciste, duke sulmuar aksionin e legalizimit tė zonave informale dhe duke i kėrkuar Presidentit Topi qė tė mos dekretojė ndryshimet e kryera nė ligjin e legalizimeve, tė cilat shkurtojnė procedurat e marrjes sė tapive. Panik nė selinė ylberiste pėr rrėnimin elektoral tė 2009-s


Kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama, u ėshtė rikthyer dje apeleve tė tij obstruktive qė kėtė herė drejtohen kundėr qindra mijėra banorėve informalė nė mbarė vendin. Gjatė fjalės sė mbajtur nė takimin me temė “Zhvillimi i Territorit-Pronėsi dhe Informalitet” organizuar nga fondacioni “Qemal Stafa” nė ambientet e Hotel Tirana Internacional, kryesocialisti i ka bėrė duje thirrje Presidentit tė Republikės qė tė mos dekretojė paketėn e ndryshimeve nė ligjin e legalizimeve, pasi sipas tij kjo paketė pėrmban qėndrime absurde me karakter thellėsisht politik “duke manipuluar tė gjithė qytetarėt e kėtij vendi qė janė banorė tė zonave informale dhe duke minuar tė ardhmen tonė tė pėrbashkėt”. “Unė dua ta ftoj Presidentin e Republikės, tė mos e dekretojė paketėn e ndryshimeve absurde me karakter thellėsisht politik, me frymėzim tėrėsisht primitiv, bazuar vetėm e vetėm nė nevojėn e kėtij pushteti pėr tė mbledhur vota, duke manipuluar tė gjithė qytetarėt e kėtij vendi, duke manipuluar edhe vetė ata qė janė banorė tė zonave informale dhe duke minuar nė mėnyrėn mė tė papėrgjegjshme tė ardhmen tonė tė pėrbashkėt. Tė ardhmen e pėrbashkėt tė qyteteve tona, tė ardhmen e pėrbashkėt tė tė gjitha atyre zonave, tė cilat me plot tė drejtė sot e gjithė ditėn, vazhdojnė tė ngrenė zėrin pėr shėrbime, pėr infrastrukturė arsimore, pėr infrastrukturė shėndetėsore, pėr infrastrukturė tė ujit, kanalizimeve dhe me kėtė politikė ato lloj kėrkesash bazike pėr jetėn e tyre, do t’i kenė tė pamundura edhe nesėr, pikėrisht pėr shkak se kėto ndryshime nė ligj janė bėrė jo pėr tė fituar ata tė cilėt vijnė nga beteja e patregueshme e njė jete plot vėshtirėsi dhe mundime, ku tė gjitha kursimet janė hedhur nė ndėrtime, por pėr tė pėrfituar klani qė sot ėshtė nė pushtet dhe qė kėtė pushtet e pėrdor nė vijimėsi me papėrgjegjshmėri, paftėsi dhe korrupsion”- deklaroi dje Rama. Siaps tij projekti actual I legalizime minon rritjen e mirėqenies ekonomike mbi trasenė e njė zhvillimi tė qėndrueshėm. “Kanė minuar shumė e shumė mundėsi pėr tė ndėrtuar njė Shqipėri, e cila ėshtė Shqipėria e hapėsirės publike dhe asaj private, tė ndėrthurura te njėra-tjetra, me njė formė tė atillė, si nė ēdo vend evropian dhe demokratik tė krijojnė kushtet qė individi tė jetė i pacėnuar nė dinjitetin e tij, por qė njėkohėsisht tė jetė pjesė e njė shoqėrie dinjitoze. Nga ana tjetėr, duke ndėrtuar njė proces legalizimesh tėrėsisht politik, tėrėsisht afatshkurtėr, tėrsisht pėr interesa tė pushtetit dhe jo pėr arsye tė qenėsishme tė shtetit, kundėrshtarėt tanė politikė, kanė mbyllur nė mėnyrė arbitrare rrugė tė tėra dhe mundėsi tė tėra zhvillimi, jo thjesht dhe vetėm, pėr tė gjithė ata qė nuk janė banore dhe banorė tė zonave informale, apo posedues tė nivelimeve informale, por edhe pėr vetė zonat informale, tė cilat nė kėtė mėnyrė, dhe me kėtė pėrqasje getoizohen dhe bėhen vendbanime qė nuk mund t’ju ofrojnė fėmijėve tė atyre zonave, shqiptareve dhe shqiptarėve tė sė nesėrmes, pėr t’u rritur me njė infrastrukturė sociale, arsimore dhe shėndetėsore tė denjė pėr tė garantuar mirėrritjen e tyre, qoftė shpirtėrore, intelektuale, apo fizike. Kjo pėrqasje tėrėsisht primitive ndaj kėtyre zhvillimeve qė erdhėn sė bashku me demokracinė nė kushtet e mungesės sė shtetit, si shprehje e lirisė individuale dhe e shtysės sė brendshme pėr tė afirmuar individualitetin dhe personalitetin, pas njė periudhe represioni barbar, bėn as mė shumė e as mė pak, por njė dėm me pėrmasa tė pallogaritshme pėr tė nesėrmen e vendit, tė shoqėrisė dhe tė komuniteteve tona” - deklaroi Rama. Kėsisoj edhe njėherė kreu i selisė rozė i kthehet qėndrimeve tė dy viteve mė parė kur nė sinkron tė plotė me presidentin e atėhershėm tė vendit, Alfred Moisiu, pajtohej me teorinė e kolonėve shqiptarė tė cilėt duhet tė trajtoheshin si geto.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://newballkan.albanianforum.net
 
Rama u kthehet sulmeve raciste - zonat informale i quan kolonė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Edi Rama apo Edvin Rama ? Cili duhet verifikuar ?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: POLITIKA-
Kėrce tek: