NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

     

     Demeti: Sherri im me Ramen per fasadat

    Shko poshtė 
    AutoriMesazh
    Aresi
    Newballkan
    Newballkan
    Aresi


    Numri i postimeve : 651
    Join date : 28/02/2008

    Demeti: Sherri im me Ramen per fasadat Empty
    MesazhTitulli: Demeti: Sherri im me Ramen per fasadat   Demeti: Sherri im me Ramen per fasadat EmptyWed Apr 16, 2008 8:14 pm

    Demeti: Sherri im me Ramen per fasadat

    E Merkure, 16 Prill 2008


    Kryetari ekzekutiv i PAD, Arben Demeti, ne nje interviste per gazeten "Koha Jone" shpjegon detaje nga sherri i tij ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave ne vitin 2001 per fondin qe do te jepej per fasadat. Ai sakteson faktin se nuk ia ka dhene kete fond pa projekt te detajuar. Njeheresh tregon se si theu gotat ne mbledhjen e qeverise, kur iu refuzua miratimi i projektit.

    Keni pasur nje debat per fasadat me Ramen, minister Kulture, ne kohen kur ju ishit minister i Puneve Publike. Si qendron e verteta?

    E verteta eshte keshtu. Qe Edi Rames si ish-minister i Kultures i shkoi ne mendje qe te beje nje projekt te kthimit ne identitet fasade. Dhe menjehere paraqiti ne Keshillin e Ministrave nje projekt te vogel, ku behej fjale per rinovimin e fasadave, per marrjen e nje fondi nga qeveria, pa paraqitur hollesira se si do te ishte pergatitja e ketij projekti. Nga ana tjeter, ishte thjesht vetem nje propozim i Ministrise se Kultures, por pa marre mendimet e ministrive te linjes, si Kinistria e Puneve Publike, ku kishte dhe probleme ndertimore, te territorit, urbanistikes. Se ketu behej fjale per nje nderhyrje te rendesishme ne qender te Tiranes. Per keto arsye, ne Keshillin e Ministrave, une kembengula qe ky projekt i ardhur ne te nuk duhet te kalonte, por duhej shtyre te pakten per dy arsye. Se pari, duhej marre mendimi i ministrise se linjes, qe ishte ministria jone dhe se dyti, kisha dyshime qe duheshin verifikuar me hartimin e projektit, saktesine e tij nga pikepamja e profesionale dhe ne fund perfundonte me nje preventiv qe duhej te perfundonte me ate cka duhej realizuar. Per keto dy gjera e kundershtova ne qeveri. Kjo ishte nje praktike, qe une e kisha vendosur ne ministrine ku une punoja, ate te puneve publike. Dhe jo vetem kembengulja qe ne ministri te shiheshin problemet ndertimore te kishin nje projekt te mire dhe preventiv te sakte, qe te ishte ne vleren e perafert te projektit. Por, isha bere barriere dhe per projekte te ministrive te tjera, si te Transporteve, te cilet kishin projekte te medha per rruget.

    Pra, nuk ishte nje kundervenie me Ramen, se s'kam asgje me Ramen. Por ishte ne praktiken time te punes dhe per arsyet e mesiperme kerkova shtyrjen. Kryeministri ne fakt kishte bonsens ta mbeshteste ne ate kohe si projekt e pati dhe me mua nje fare replike. Por, une nuk hoqa dore. Kembengula. Atehere Kryeministri e pa qe kjo pune kalonte, tha qe ta verifikojme. E nderpreu mbledhjen e qeverise, la nje afat dhjete ditor dhe doli jo me qejfprishur nga mbledhja. Une degjoj nje ulerime, diku nga cepi i salles dhe shoh qe nje njeri i gjate me nje sjellje prej skizofreni ulerinte ne drejtim tim. "O Beno, ca bo kshu, mo Beno pse na bllokon projektin". Dhe nderkohe merr nje gote, goten e tij te ujit dhe e perplas me nervozizem ne dysheme. Krijoi nje shqetesim te madh te te gjithe. Une i qete nga vendi i thashe, mbylle gojen dhe ik se s'merrem me ty, psikopat. Dhe ai doli nga dera. Ndersa 3-4 ministra ngjitur me mua, u shprehen te irrituar per kete sjellje. Thane : "Ky eshte rrugac, se ka vendin ketu ne qeveri". Kaq ndodhi.

    Si vazhdoi projekti?

    Natyrisht, ata e prune mendimin te ne. Atehere kish dal nje vendim i Keshillit te Ministrave, qe nuk i lejonte Bashkise se Tiranes te nderhynte ne qendren e Tiranes. Kjo kalonte ne dispozicion te Ministrise se Kultures, per te ruajtur vlerat historike. I dhashe pra nje pergjigje me spec. Natyrisht s'mund te kalonte ne Keshillin e Ministrave pa sjelle preventivin e sakte sepse tendenca ka qene te beheshin te fryra e firmat qe fitonin ne tender kishin lehtesira. Kam qene armik e luftetar i forte per te mos bere preventiva te fryra per te mbrojtur parate e buxhetit te shtetit. Ne ate periudhe, une krejt papritur mora dhe vendimin per te levizur nga ministria. Une nuk isha me minister per ta ndjekur si problem. Pasi ika nga puna, erdhi Ilir Zela dhe ne e biseduam pak perpara. E pa dhe me vone u mor vesh se ai vuri firmen qe te kaloje. Se me mendimin tim, nuk kalonte kollaj. Me pas, s'e mora vesh me. Fasadat u bene dhe bukur.

    Ndodhte shpesh qe te vinin kerkesa te tilla pa projekt nga Rama

    Ky ishte rasti i vetem qe u perplasem me Ramen. Ai kish zakonisht projekte artistike, koncerte. Nuk ishin fusha ime e nuk nderhyja. Ky ishte i vetmi projekt ku u perplas me mua nga pikepamja profesionale. Ato qe mora vesh pastaj se vepronte. Ai eshte simbol i anti-ligjit. Nuk e njeh ligjin, nuk e njeh shtetin, por punon me parimin ligji jam une. Ai ka uleritur, ka perplasur grushtin ne tavoline dhe beje si them une, kur ka dashur dicka. Ne ate kohe, statusi i nepunesit nuk ekzistonte e i largonin si te donin punonjesit nga stafi. Dhe sot i largojne, por eshte ndryshe se ka pas status. Ai e ka bere kete pune, ata qe s'i jane bindur i ka larguar nga ministria. Te tjere i zaptoi. Me siguri qe ka dosje qe ekzistojne, zoti Meta i permendi pak mbreme qe jane hapur ne prokurori. Ai eshte nje njeri qe eshte kapur nga Berisha sot. Pastaj, kete pune beri dhe ne Bashkine e Tiranes. Dihet si komandon ne bashki. Aty s'ka as struktura, as personalitete. Ata mund te jene profesioniste te mire, por askush nuk guxon te thote nje mendim. Ky do t'i beje te gjitha, ku duhen lyer fasadat, ku duhet mbjell pema e deri se kur duhet bere inaugurimi. Rruga nga Kuvendi e deri atje ka filluar ka nja 7-8 muaj e s'guxon njeri se kur do e inaugurojne, pse nuk hapet dhe pse ka 2 muaj qe ka mbaruar. S'guxon njeri se ai eshte kryetari ai e thote vetem. Ndaj, kete gje per fat te keq po e implementon dhe ne PS. PS avash-avash po shnderrohet ne nje OJQ, strukture te Bashkise se Tiranes dhe shume shpejt nese do te kene Ramen kryetar, une shpresoj te mos e kene. Zgjidhja e vetme e PS eshte ta largoje me cdolloj menyre sa me pare. Sa me shume ta mbaje PS do te kete nje perspektive shume te keqe te zymte. Ai sot bashke me nje bande, me nje grup ne PS e kane thjesht partine per interesat e tyre pasurore, personale ekonomike.

    Rama i hoqi kompetencat Brojkes, por i kerkoi me pas

    Ish-ministri i Puneve Publike, Arben Demeti, ka sqaruar dhe nje detaj ne lidhje me perpjekjet e ish-ministrit te Kultures, Rama per bllokimin e Brojkes, ne ate kohe kreu i Bashkise se Tiranes qe te ushtronte autoritetin e tij ne qender te kryeqytetit.

    "Ai nxori me djallezi nje vendim per te bllokuar cdo nderhyrje ne qender te Tiranes. Qe te behej nga Ministria e Kultures. Dhe kish dal ky vendim, per te cilin ne kishim pasur kontradikta se nuk ishim dakord me kompetencat qe Rama i dha vetes. Per ironi te fatit, pasi erdhi ne krye te bashkise vepronte kunder ketij vendimi, qe e kish miratuar vete. Kjo eshte flagrante, por e zakonshme sot me ato qe dime ne per Edi Ramen", ka qene deklarata e djeshme e Demetit. Me te cilen ka argumentuar se gjate gjithe kohes kreu i bashkise se kryeqytetit, Rama, ka kerkuar mosnjohjen e ketij ligji te kerkuar prej vete atij dhe qe iu kthye kunder. Nderkohe, ai, duke argumentuar faktin se nuk ka respektuar asnjehere jo vetem ligjin, por as strukturat partiake, e ka cilesuar si nje anti-ligj. "Po e shkaterrojne Kushtetuten qe eshte e harmonizuar. Une e kuptoj qe eshte qellimi i Berishes se do ta shkaterroje Kushtetuten. Po s'e kuptoj Edi Ramen, qe eshte i pameshirshem. Te dy bashke jane te pameshirshem. S'e kuptoj dot Asamblene e PS ne Gerdec, qe pranojne ndryshime te tilla, eshte nje turp i madh e nje rrezik i madh qe i kanoset vendit e institucioneve demokratike nga injorantet e te papergjegjshmit. Nga njehere injoranca eshte e frikshme. Por s'e kuptojne", deklaroi Demeti, duke argumentuar ndryshimet e Rame. Ai duke u bere thirrje deputeteve dhe drejtuesve te PS, ka kerkuar qe te reagojne, derisa te jete vone, ndaj ketij njeriu, i cili ndryshon ligjet, vendimet, Kushtetuten sipas interesit te tij. Madje dhe duke bashkepunuar me Berishen.
    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    https://newballkan.albanianforum.net
     
    Demeti: Sherri im me Ramen per fasadat
    Mbrapsht nė krye 
    Faqja 1 e 1
     Similar topics
    -

    Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
    NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
    Kėrce tek: