NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

 

 Prokuroria: Hetimet pėr ngjarjen e Himarės po vazhdojnė intensivisht

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
Aresi


Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

Prokuroria: Hetimet pėr ngjarjen e Himarės po vazhdojnė intensivisht Empty
MesazhTitulli: Prokuroria: Hetimet pėr ngjarjen e Himarės po vazhdojnė intensivisht   Prokuroria: Hetimet pėr ngjarjen e Himarės po vazhdojnė intensivisht EmptyWed Apr 16, 2008 7:58 pm

Prokuroria: Hetimet pėr ngjarjen e Himarės po vazhdojnė intensivisht

Pjesė e proēesit hetimor janė 5 qytetarė dhe dy punonjės tė Postės sė Policisė


Prokuroria e Vlorės po vazhdon hetimet pėr zbardhjen e incidentit, qė ndodhi pak ditė mė parė nė qytetin bregdetar tė Himarės, nė jug tė vendit. Zėvendėsprokurori, Dorjan Tafili, tha dje se, "aktualisht vazhdon pyetja e dėshmitarėve dhe grumbullimi i provave nė funksion tė hetimit". Sipas prokurorit Tafili, pjesė e proēesit hetimor janė 5 qytetarė tė Himarės, si dhe dy punonjės tė Postės sė Policisė sė kėtij qyteti, tė cilėt aktualisht janė pezulluar nga detyra. Ai konfirmoi gjithashtu se, nė fund tė procesit hetimor do tė vendoset pėr pėrgjegjėsinė penale respektive tė personave tė mėsipėrm. Ndėrsa, burime nga grupi hetimor thanė se, personat e pėrfshirė nė kėtė incident do tė hetohen pėr tre akuza, pėrkatėsisht pėr "kundėrshtim me dhunė tė forcave tė rendit", "nxitje tė urrejtjes nacionale" dhe "shpėrdorim detyre".

Nė datėn 10 prill rreth orės 19:30, njė grup prej rreth 70 persona qėlluan me gurė nė drejtim tė Postės sė Policisė nė Himarė. Shkak i kėsaj proteste, sipas burimeve tė policisė, ishte debati mes dy punonjėsve tė policisė me shtetasin Vasil Zoto, lidhur me shoqėrimin e djalit tė tij, Manol Zoto dhe shokut tė tij, Jorgo Rrapi, rreth orės 01:00 tė asaj dite. Kėta tė fundit u shoqėruan, pasi fyen dhe kundėrshtuan punonjėsit e policisė, tė cilėt ndaluan mjetin e tyre me targa tė huaja. Ndėrkohė dy shtetasit e shoqėruar qėndruan nė polici pėr rreth dy orė dhe mė pas u lanė tė lirė, por nė shenjė proteste shtetasi Vasil Zoto debatoi me specialistin e krimeve pranė kėsaj poste, duke ngritur pretendimin se djali i tij ishte keqtrajtuar.

Sipas burimeve tė Policisė sė Shtetit, rreth orės 17:30, nė kohėn qė punonjėsit e policisė ishin duke patrulluar nė qytet, shtetasi Vasil Zoto i ka goditur me mjete tė forta, si dhe i ka ofenduar. Pėr pasojė mbetėn tė plagosur dy punonjės tė policisė nė postėn e Himarės. Sapo punonjėsit e policisė janė larguar nė drejtim tė postės, grupi prej 70 personash ka nisur tė qėllojė me gurė. Disa prej personave qė ndodheshin nė turmė tentuan tė futeshin nė ambientet e postės sė policisė, por nuk u lejua nga efektivat e saj. Personat e mbledhur pėrpara postės, hodhėn parrulla, "Larg policia nga Himara", "Keni dhunuar djemtė tanė", sipas burimeve policore.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://newballkan.albanianforum.net
 
Prokuroria: Hetimet pėr ngjarjen e Himarės po vazhdojnė intensivisht
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Prokuroria: ndjekje penale per parulla antishqiptare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
Kėrce tek: