NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

     

     Berisha kėrkon shkarkimin e Hoxhės

    Shko poshtė 
    AutoriMesazh
    Aresi
    Newballkan
    Newballkan
    Aresi


    Numri i postimeve : 651
    Join date : 28/02/2008

    Berisha kėrkon shkarkimin e Hoxhės Empty
    MesazhTitulli: Berisha kėrkon shkarkimin e Hoxhės   Berisha kėrkon shkarkimin e Hoxhės EmptyTue Apr 15, 2008 10:38 pm

    Berisha kėrkon shkarkimin e Hoxhės

    15/04/2008 Kryeministri i propozon Topit ndryshimin e shefit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm

    Kėrkesa drejtuar Presidentit bazohet nė nenin 169, pika 3 e Kushtetutės

    Kryeministri Sali Berisha i ka kėrkuar Presidentit tė Republikės shkarkimin nga detyra tė shefit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Forcave tė Armatosura, gjeneral lejtnant Luan Hoxhės. Burime qeveritare bėnė tė ditur se kėrkesa pėr shkarkimin e Hoxhės i ėshtė drejtuar Presidentit Topi dy ditė pėrpara Samitit tė Bukureshtit.

    Kėrkesa

    Kryeministri Berisha i ka propozuar Kreut tė Shtetit shkarkimin e gjeneral lejtnant Luan Hoxhės nga posti i shefit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė FA-sė, pas ngjarjes sė ndodhur nė Gėrdec, mė 15 mars 2008. Propozimi i Berishės ėshtė nė pėrputhje me nenin 169, pika 3 tė Kushtetutės, sipas tė cilit “Presidenti i Republikės, me propozim tė Kryeministrit, emėron dhe shkarkon shefin e Shtabit tė Pėrgjithshėm”. Burime qeveritare shprehen se kėrkesa e Kryeministrit ėshtė dėrguar pak ditė pėrpara zhvillimit tė Samitit tė Bukureshtit, ku Shqipėria mori ftesėn pėr anėtarėsim nė NATO, dhe pak ditė pasi Presidenti mblodhi Kėshillin e Sigurimit Kombėtar ku u analizua ngjarja e ndodhur nė Gėrdec. Megjithėse zyrtarisht institucioni i Presidencės nuk pranon tė bėjė asnjė lloj komenti mbi njė propozim tė tillė, burime konfirmojnė se ajo po shqyrtohet. Burimet qeveritare shprehen se kėrkesa pėr shkarkimin e Hoxhės ėshtė konceptuar nė kuadrin e reformimit tė institucioneve tė sigurisė, pėr tė cilėn Kryeministri Berisha, por edhe drejtues tė tjerė tė shtetit kanė vėnė theksin menjėherė pas tragjedisė sė ndodhur nė Gėrdec. Kėrkesa pėr shkarkimin e Hoxhės duket se bazohet nė moszbatimin e urdhrave pėr ruajtjen e rajonit tė Gėrdecit dhe depove tė municionit nga Komanda e Forcės sė Bashkuar, e cila ėshtė njė nga pjesėt mė tė rėndėsishme tė Shtabit tė Pėrgjithshėm.

    Kritikat e Topit

    Nė mbledhjen e Kėshillit tė Sigurimit Kombėtar tė zhvilluar njė javė pas tragjedisė sė Gėrdecit, Presidenti Topi ėshtė shprehur kritik ndaj institucioneve tė sigurisė dhe Shtabit tė Pėrgjithshėm tė FA-sė. “Si shpjegohet qė askush nuk na kishte vėnė nė dijeni pėr kėtė gjendje nė terren? E kam fjalėn pėr SHIU-n, SHISH-n, Forcat e Armatosura, Policinė e Shtetit, shėrbimet e autoritetit fiskal, ato tė punės dhe tė autoriteteve monitoruese tė shėndetit paraprak, prej tė cilave nuk ka patur as edhe njė rresht tė vetėm informacion mbi atė qė ndodhte nė Gėrdec”, do tė shprehej Topi nė fjalėn e mbajtur nė kėtė mbledhje, duke shtuar se ėshtė e pafalshme qė askush nuk ka thėnė asgjė, mbi njė punishte tė paligjshme dhe shumė tė rrezikshme pranė aeroportit tė vetėm ndėrkombėtar dhe tė autostradės kryesore tė vendit.

    Kuvendi i rikthehet ēėshtjes sė Gėrdecit

    Kėrkohet raportimi i ish-ministrit Mediu

    Kuvendi i rikthehet ēėshtjes sė Gėrdecit, tragjedisė qė shkaktoi 26 viktima, ndonėse ēėshtja i ka kaluar pėr hetim Prokurorisė sė Pėrgjithshme. Deputeti i Partisė Republikane, anėtar i komisionit parlamentar pėr Sigurinė Kombėtare, Artur Hasanbelliu, i propozoi dje komisionit ku ai bėn pjesė tė zhvillojnė njė seancė dėgjimore pėr ēėshtjen e Gėrdecit me ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediun. “I propozoj kėtij komisioni qė tė thėrrasim pėr tė raportuar lidhur me tragjedinė e ndodhur nė Gėrdec, ish-ministrin Mediu”, kėrkoi Hasanbelliu gjatė mbledhjes sė djeshme tė komisionit. Mirėpo propozimi i tij u kundėrshtua nga deputeti i Partisė Socialiste, nėnkryetari i komisionit, Petro Koēi, i cili vlerėsoi qė pėr kėtė ēėshtje duhet tė thirret titullari aktual. “Nuk ka kompetencė ish-titullari tė vijė e tė raportojė nė komision. Mund tė vijė kreu aktual i Ministrisė sė Mbrojtjes pėr tė na raportuar pėr kėtė ēėshtje”, tha Koēi. Por socialisti u shpreh dakord me kėrkesėn e deputetit tjetėr tė Partisė Demokratike, Baki Shehu, pėr zhvillimin e njė seance dėgjimore pėr kėtė ēėshtje me kreun e SHIU-t. Ndėrkohė qė kryetari i komisionit, deputeti i PD-sė Leonard Demi, premtoi, siē u shpreh ai, se “do ta zgjidhė kėtė ēėshtje”, por nuk dha asnjė pėrgjigje konkrete mbi kohėn e zhvillimit tė kėtyre seancave.

    Pėrfaqėsuesit e Gėrdecit

    Problemet tė zgjidhen sa mė shpejt dhe drejt

    Njė pėrfaqėsi e banorėve tė zonės sė Gėrdecit njohėn dje Presidentin Bamir Topi me problemet dhe pasojat qė po pėrballen nga dita nė ditė, pas tragjedisė sė ndodhur nė kėtė fshat mė 15 mars. Gjatė njė takimi tė zhvilluar nė Presidencė, banorėt e Gėrdecit kėrkuan nga Kreu i Shtetit njė zgjidhje sa mė tė shpejtė dhe tė drejtė tė kėtyre problemeve. Nė takimin me Topin ishin tė pranishėm punonjės tė fabrikės sė ēmontimit tė Gėrdecit dhe familjarė tė atyre qė u prekėn nga shpėrthimi tragjik. Kreu i Shtetit, pasi u njoh me problemet e parashtruara nga banorėt e Gėrdecit, tha se ėshtė detyrim institucional dhe njerėzor njėkohėsisht pėr t’u ofruar gjithė mbėshtetjen e mundshme pėr normalizimin dhe zgjidhjen sa mė tė shpejtė dhe transparente tė situatės. Topi dha udhėzimet e nevojshme, nė mėnyrė qė tė sensibilizohen menjėherė tė gjitha strukturat pėrkatėse dhe tė prekurit nga shpėrthimi i Gėrdecit tė marrin sa mė shpejt njė informacion tė sinqertė, korrekt dhe transparent. Si pasojė e shpėrthimit tė ndodhur nė Gėrdec rreth njė muaj mė parė, humbėn jetėn 26 persona dhe u plagosėn rreth 300 tė tjerė. Shpėrthimi i ndodhur nė fabrikėn e ēmontimit tė municioneve u shoqėrua me dėme tė mėdha materiale
    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    https://newballkan.albanianforum.net
     
    Berisha kėrkon shkarkimin e Hoxhės
    Mbrapsht nė krye 
    Faqja 1 e 1
     Similar topics
    -
    » Berisha: Bilanci i 100 diteve te qeverise sime
    » Ina Rama i kerkon ndihme SHBA-ve

    Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
    NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
    Kėrce tek: