NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Marrėdhėniet ndėrkombėtare e strategjike nėn vartėsinė e spiunazhit

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
Aresi


Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

Marrėdhėniet ndėrkombėtare e strategjike nėn vartėsinė e spiunazhit Empty
MesazhTitulli: Marrėdhėniet ndėrkombėtare e strategjike nėn vartėsinė e spiunazhit   Marrėdhėniet ndėrkombėtare e strategjike nėn vartėsinė e spiunazhit EmptySat Mar 29, 2008 7:55 pm

Marrėdhėniet ndėrkombėtare e strategjike nėn vartėsinė e spiunazhit

Me ndryshimet dhe mutacionet qė bota njeh nė shekullin e XXI, padyshim qė globalizmi ėshtė fenomen dhe faktor qė po ndikon gjithmonė e mė shumė nė zhvillimet dhe marrėdhėniet midis shteteve, tregjeve ekonomike dhe dukurive socio-kulturore.

Duke qenė se vendet nė zhvillim e sipėr ose tė cilėsuara si “emergjente” janė nė garė me njėra-tjetrėn pėr tė prodhuar mallin mė tė mirė dhe mė tė lirė, ato tashmė janė tė detyruara qė tė hyjnė nė njė fazė tė re mbijetese, atė pėr tė siguruar lėndėn e parė. Nė kėtė rast, e kam fjalėn pėr shtete si Kina dhe India, vende qė aktualisht pushtojnė tregun botėror me mallėrat e tyre dhe pėrbėjnė njė problem pėr ekonomitė e vendeve perėndimore, tė cilat, nė funksion tė kėtyre zhvillimeve drejtojnė dhe orientojnė politikėn e tyre strategjike, duke pėrdorur mėnyra nga mė tė ndryshmet, duke pėrfshirė edhe luftėn.

Nė mėnyrė qė tė dominojnė jo vetėm ushtarakisht, por edhe ekonomikisht, ato duhet tė kontrollojnė lėndėn e parė, e cila siguron zhvillimin e ekonomisė botėrore. Shtetet nė fjalė kanė siguruar pėr njė kohė tė gjatė rolin e aktorit kryesor, jo vetėm nė arenėn e marrėdhėnieve ndėrkombėtare, por edhe atė ekonomike, elementė qė e bėnė Britaninė e Madhe tė vetmin shtet qė arriti tė vendosė hegjemoninė nė marrėdhėniet ndėrkombėtare nė shekullin e XVIII.

Nėse Amerika zhvilloi dy luftėra nė Lindjen e Afėrt, zyratrisht pėr tė luftuar terrorizmin, ajo de fakto siguroi zotėrimin dhe pėrqėndrimin nė duart e saj tė lėndės sė parė (gazin natyror nė Afganistan dhe naftėn nė Irak dhe nė shtetet aleate tė Gjirit Persik), pėr tė cilat Kina dhe India do tė kenė shumė shpejt nevojė, duke qenė se zhvillimi i tyre industrial dhe demografik nė 15 vitet e ardhshme do tė shterojė burimet natyrore tė tyre dhe si rrjedhojė, ato do tė jenė tė detyruara tė kenė njė varėsi politike dhe ekonomike ndaj shtetit qė i ka pėrqendruar kėto tė fundit nė duart e tij. Prandaj, kjo ėshtė arsyeja pėrse Moska dhe Uashingtoni i janė futur njė lufte pa krye mbi kontrollin e burimeve natyrore tė para, siē janė gazi dhe nafta dhe po zhvillojnė gjithmonė e mė shumė teknologjitė e reja tė burimeve energjike alternative.

Sipas disa analizave tė specialistėve tė ekonomisė botėrore, nuk ka mė dyshime qė Kina, njė superfuqi ekonomike sot, nė 15 vitet e ardhshme do tė ketė pėrdorur tė gjitha burimet e saj natyrore, tė cilat gjenden nė tokėn e saj. Si rrjedhojė, kėsaj superfuqie ekonomike do t’i duhet tė sigurojė lėndėn e parė diku tjetėr.

E ndėrsa Lindja e Afėrt gjendet nė dominimin amerikan, Kina, nėpėrmjet njė strategjie tė vjetėr dhe njė eksperince tė hershme, sytė i ka drejtuar nga kontinenti afrikan, njė vend ku pasuritė natyrore dhe lėnda e parė janė nė sasi tė bollshme.

Pėr tė kuptuar kėtė luftė tė heshtur dhe tė arsyetuar nė mėnyra tė ndryshme, duhet pak a shumė tė kryejmė njė analizė tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare tė viteve ’60-’70, pėr tė kuptuar se njė strategji politike dhe ekonomike mbėshtetet dhe ndėrtohet nėpėrmjet shėrbimeve sekrete, sepse ato janė tė vetmet qė mund tė japin dhe tė ndėrtojnė temperaturėn, mbi tė cilat ndėrtohen marrėdhėniet ndėrkombėtare nė vitet e ardhshme. Ka njė interaksion midis shėrbimeve sekrete dhe marrėdhėnieve ndėrkombėtare. Tė dy ndikojnė dhe influencojnė njėri-tjetrin, duke i dhėnė historisė njė kurs dhe drejtim tjetėr.

Zanafilla e pėrplasjeve midis shteteve nis gjithmonė me angazhimin e shėrbimeve sekrete. Kėtė shprehje mund ta pasqyrojė shumė mirė historia biblike, kur Moisiu dėrgoi pėr tė zbuluar vendin e Kananit pasardhėsin e Joshuan. Ėshtė akti i parė i spiunazhit nė botėn njerėzore qė ndezi njė konflikt tė pėrhershėm midis filistinjėve dhe izraelitėve, konflikt qė ende sot po zhvillohet nė pėrmasa dramatike.







A) Modeli kinez i spiunazhit nė varėsi tė marrėdhėnieve ekonomike




Nė vitet 1960, Afrika ishte kthyer nė njė nga kontinentet ku zhvillonin veprimtarinė e tyre shėrbimet sekrete mė tė fuqishme tė botės.

MI-6 britanik, CSIS kinez, KGB-ja sovjetike, Mossadi, BOSS, shėrbimi sekret jug-afrikan, DGST dhe nga fundi i viteve ’60 edhe CIA.

Secili prej shėrbimeve sekrete zhillonte aktivitetin e saj nė bazė tė objektivave tė veta dhe duke pasur si arsye dhe qėllim kryesor tė ndėrhynin dhe tė ngjallnin armiqėsi midis shėrbimeve sekrete, pėr tė praktikuar sigurisht atė fjalėn e vjetėr popullore “Pėrēa e sundo”

Arsyeja kryesore se pėrse Afrika ishte kthyer nė njė epiqendėr tė spiunazhit gjatė Luftės sė Ftohtė kishte tė bėnte sė pari me faktin e ardhjes nė pushtet tė Fidel Kastros, nė vitin 1959. Ky i fundit vendosi tė pėrhapte idetė e revolucionit kubanez nė kontinentin e largėt, nė njė moment kur nė Afrikė kishin shpėrthyer luftėrat e pavarėsisė. Kubanezėt, duke pėrfituar nga gjullurdia e pėrgjithshme qė mbretėronte nė Afrikė, arritėn nė njė kohė rekord tė rekrutonin ideologjikisht shumė personazhe kryesore tė jetės politike tė shteteve tė Afrikės, siē ishte rasti i gjeneralit Okello, i cili, falė ndihmės kubaneze arriti tė merrte pushtetin nė ishullin e vogėl tė Zanzibarit. Po ashtu, Kuba arriti tė kthente Kasablankėn nė njė port ku kalonin armėt qė vinin prej Havanės me anė tė anijeve tregtare, tė cilat nė pjesėn mė tė madhe ishin tė mbushura me luftėtarė qė duhet tė pėrhapnin revolucionin kubanez.

Nė vitet 1961, CSIS kineze, nė bazė tė skemės sė saj tė preferuar - emigrimin ekonomik - kishte vendosur nė Dar el Selam njė koloni tė rėndėsishme me popullatė kineze, gjė qė dėshmonte se Pekini nė kėtė kontinent nuk kishte vetėm qėllime politike, (tė mbillte idetė e revolucionit), por edhe ekonomike, sepse me anė tė trafikut tė armėve kishte mundur tė vinte nė jetė njė sistem ekonomik tė “trokut”, shkėmbimit mall me mall.

Kjo praktikė e shkėmbimit tė mallit pėrbėn metodėn mė tė suksesshme tė politikės sė Kinės nė kėrkim tė lėndės sė parė. Nėse nė vitet ’60 armėt kineze shkėmbeheshin kundėr floririt dhe diamantit qė gjendeshin me shumicė nė truallin afrikan, sot, nė vitin 2008, kinezėt iu propozojnė vendeve afrikane rrugė, spitale, apartamente nė shkėmbim tė naftės, gazit dhe bitumit, pėr tė cilat Kina ka nevojė pėr zhvillimin e ekonomisė sė saj dhe pėr sigurimin e lėndės sė parė vitet e ardhshme. Pra, puna e CSIS e nisur vite mė parė nėpėrmjet kolonive tė saj po jep frytet e saj sot, gjithnjė e mė shumė, duke modifikuar marrėdhėniet e shteteve afrikane me ish-vendet kolonizatore dhe mė gjerė akoma, me Bashkimin Europian, i cili deri mė tani ėshtė i pazoti tė ndėrtojė njė strategji tė marrėdhėnieve ekonomike me Afrikėn.

Shėrbimi sekret kinez ėshtė nga mė tė vjetrit dhe mė tė sofistikuarit nė botė. Jetėgjatėsia e tij 2500-vjeēare i kishte mundėsuar perandorit kinez tė spiunonte tė gjithė subjektet e tij dhe t’i mbante ata nėn kontroll. Ardhja nė pushtet e Maos dhe Xiaopingut ndikoi qė shėrbimet sekrete kineze tė merrnin njė pėrmasė tė re, njė objektiv tė ri, atė tė zgjerimit tė rrjetit agjenturor, sidomos nė Shtetet e Bashkuara, Europė, Lindjen e Mesme dhe nė kontinentin Afrikan. Angazhimin e madh nė Afrikė tė CSIS-sė e financonte duke pėrdorur trafikun e drogės qė zhvillonte me Triadėn kineze dhe sė dyti, me anė tė pastrimit tė shumave marramendėse tė parave qė zhilloheshin nė atė kohė nė Hong-Kong. Nė vitin 1964, buxheti i CSIS-sė pėr veprimtarinė nė Afrikė mund tė krahasohej me buxhetin qė pėrdorte KGB-ja nė po tė njėjtin kontinent. Drejtuesi i operacioneve tė zbulimit kinez nė Afrikė ishte koloneli Kao Ling, njė nga ushtarakėt mė tė mirė tė kundėrzbulimit kinez, i cili kishte realizuar operacione subvercioni pėr vite tė tėra nė Azinė e largėt.

CSIS-ja, gjatė aktivitetit tė tij nė Afrikė nuk kishte vendosur vetėm baza pėr krijimin e njė rrjeti spiunazhi, por edhe ato tė njė aktiviteti ekonomik qė do t’iu shėrbente interesave kineze nė mėnyrė afatgjatė. Puna e CSIS-sė kinez ndikon sot nė marrėdhėniet ndėrkombėtare dhe humbjen e monopolit tė ish-vendeve koloniale nė Afrikė. Kompani tė fuqishme botėrore po humbasin njėra pas tjetrės monopolet e tyre tregtare nė Afrikė mbas hyrjes sė kapitalit Kinez nė kėto vende.







B) Ndikimi i spiunazhit nė marrėdhėniet ndėrkombėtare dhe pasojat e tij




Duke parė qė Afrika e viteve ’60 po kthehej nė njė treg tė rėndėsishėm pėr trafikun e armėve dhe qė ishte pėrfshirė nga lufta kundėr shteteve kolonizuese, KGB-ja vendosi tė rekrutonte simpatizantė komunistė duke iu ofruar njė mundėsi formimi “intelektual” nė universitetin “Patrice Lumumba” nė Moskė.

Universiteti, nė tė vėrtetė ishte i specializuar nė leksionet mbi teknikat e luftės guerilase dhe aktet e terrorizmit. Sipas shumė ekspertėve tė historisė sė spiunazhit, profesorėt e kėtij universiteti nuk ishin gjė tjetėr, veēse ish-nxėnėsit mė tė mirė arabė tė KGB-sė qė kishin kryer aktet terroriste tė Lindjes sė Mesme nė mesin e viteve 1960. Sovjetikėt, duke parė rėndėsinė e rrjetit kubanez nė Afrikė vendosėn tė pėrdornin Kastron nė shkėmbim tė njė ndihme financiare pėr ekonominė kubaneze, me kusht qė Havana tė propagandonte nė Afrikė ideologjinė komuniste sovjetike dhe jo atė kineze. Pėr kėtė arsye, nė radhėt e DGI-sė kubaneze u integruan 5 mijė kėshilltarė rusė me detyrė nė Afrikė. Pra, sovjetikėt ishin mė shumė tė interesuar tė zinin njė vend nė tregun e armėve dhe tė siguronin njė supremaci mbi kinezėt, tė cilėt i shikonin si kundėrshtarėt ideologjikė mė tė rrezikshėm nė Afrikė dhe sė dyti, tė siguronin qė shumė shtete afrikane tė ktheheshin nė satelite sovjetike, nė njė moment kur Lufta e Ftohtė kishte njohur kulmet e saj.

Sovjetikėt mendonin mė shumė qė tė siguronin njė pozicion strategjik pėrkundrejt amerikanėve dhe kinezėve dhe lufta pėr kontrollin e kanalit tė Suezit dėshmonte sesa strategjike mund tė paraqitej Afrika nė konfiguracionin e Luftės sė Ftohtė. Nė rastin sovjetik spiunazhi iu shėrbente interesave strategjike, pėr tė patur njė pozicion dominues pėrkundrejt superfuqisė tjetėr, duke lėnė mėnjanė interesat ekonomike, tė cilat nuk ishin parėsore. Pra, nė kėtė rast spiunazhi ishte nė interes tė gjeostrategjisė dhe ėshtė kjo arsyeja pėrse sot Rusia, ndryshe nga Kina, ėshtė plotėsisht e papranishme nė tregun emergjent afrikan.

Nė anėn tjetėr tė monedhės, nė vorbullėn afrikane vepronte njė nga shėrbimet sekrete mė tė forta nė botė, Mossadi, i cili i kishte vėnė vetes tri objektiva kryesore nė Afrikė; e para, tė prishte marrėdhėniet e KGB-sė me vendet Afrikane satelite tė Moskės, tė shtinte nė armiqėsi shėrbimet sekrete sovjetike dhe kineze me njėra-tjetrėn dhe sė fundi, tė siguronte plutoniumin pėr centralin sekret tė Diamonės.

Izraelitėt, nė njė kohė rekord arritėn tė eliminonin fizikisht, falė kidonėve tė tyre, jo vetėm agjentėt kinezė, por edhe drejtuesit e vendeve qė ishin afėr ideologjikisht me ta. Duke pėsuar disfatė mbas disfate, shėrbimet kineze, nėpėrmjet presidentit Mobutu, i kėrkuan Mossadit njė armėpushim dhe njė aleancė tė heshtur, pėr tė luftuar dhe minuar influencėn e rusėve nė Afrikė, ēka ishte plotėsisht nė objektivat e Mossadit, i cili kishte filluar nė ato momente bashkėpunimin e ngushtė me BOSS (Bureau of State Security). Njė bashkėpunim strategjik pėr izraelitėt, tė cilėt kishin interes tė eksportonin nga Pretoria plutoniumin drej centralit sekret Dimona e si kundėrshpėrblim Mossadi ofroi ndihmėn e tij pėr tė lokalizuar dhe eliminuar drejtuesit e lėvizjes sė kongresit afrikan.

I interesuar qė nė vende si Nigeria dhe Kenia qė furnizonin me naftė Izarelin, Mossadi, nė vitin 1984, kur gjenerali Buhar mori pushtetin, bėri tė pamundurėn qė nėpėrmjet njė traktati sekret tė risillte nė vend ish-ministrin e Transporteve, Dikko, i cili kishte vjedhur njė shumė tė madhe dhe ishte armik i betuar i shefit tė ri tė regjimit. Njė operacion, i cili ngjason me atė tė pėrfshirjes sė Mossadit nė rrėmbimin e Kurdit Ocalan, por duke u lėnė tėrė meritėn e operacionit shėrbimeve sekrete turke.

Pra, rasti i aktivitetit tė Mossadit nė Afrikė nuk lidhej me interesa ekonomike, madje ai nuk punoi fare pėr tė krijuar njė rrjet spiunėsh pėr tė forcuar marrėdhėniet ekonomike, por interesi kryesor i tyre ishte gjeostrategjik, sepse, falė sigurimit tė plutoniumit dhe ndihmės sė specialistėve afrikano-jugorė, Izraeli arriti tė siguronte bombėn bėrthamore, armė e cila do tė ndryshonte pėrgjithmonė konfiguracionin e marrėdhėnieve ndėrkombėtare, jo vetėm nė Lindjen e Afėrt, por nė tė gjithė pellgun mesdhetar e mė gjerė.

Pra, mund tė themi nė bazė tė kėtyre fakteve qė spiunazhi ėshtė njė nga faktorėt qė luan njė rol tė rėndėsishėm nė marrėdhėniet ndėrkombėtare dhe nė njė farė mėnyre ka forcėn pėr t’i modifikuar ato. Rasti i pėrdorimit tė njė raporti tė CIA-as pėr armėt e shkatėrrimit nė masė nė Shtetet e Bashkuara shėrbeu si bazė pėr tė sulmuar Irakun dhe hyrjen e forcave tė koalicionit. Atje ndryshoi konfiguracioni i marrėdhėnieve ndėrkombėtare nė atė rajon dhe ngjarjet po vėrtetojnė se burimet natyrore janė sot thelbi i njė lufte tė heshtur tė shėrbimeve sekrete, njė betejė e cila luhet kundėr kohės dhe fenomeneve natyrore qė askush nuk mund t’i kontrollojė sot.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://newballkan.albanianforum.net
 
Marrėdhėniet ndėrkombėtare e strategjike nėn vartėsinė e spiunazhit
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: POLITIKA-
Kėrce tek: