NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

     

     Ndėrgjegjja e humbur e gjeneralėve

    Shko poshtė 
    AutoriMesazh
    Aresi
    Newballkan
    Newballkan
    Aresi


    Numri i postimeve : 651
    Join date : 28/02/2008

    Ndėrgjegjja e humbur e gjeneralėve Empty
    MesazhTitulli: Ndėrgjegjja e humbur e gjeneralėve   Ndėrgjegjja e humbur e gjeneralėve EmptyWed Mar 26, 2008 12:01 am

    Ndėrgjegjja e humbur e gjeneralėve
    GJERGJI KOJA
    25/03/2008 Pak mė shumė se njė javė pas tragjedisė sė ndodhur nė Gėrdec, asnjė prej gjeneralėve tė Forcave tė Armatosura shqiptare nuk ka dalė pėr tė sqaruar opinionin publik mbi atė qė ka ndodhur. Madje, gjeneralėt nuk kanė pasur guximin as tė kėrkojnė minimalisht ndjesė pėr ata mijėra banorė tė zonės sė prekur nga shpėrthimi. Gjeneralėt e FA-sė shqiptare duket se janė fshehur pėr tė mos thėnė se kanė humbur. Deri mė tani, pėrveē disa ushtarakėve qė kanė dhėnė sqarime mbi pastrimin e zonės nga predhat, askush nga drejtuesit e Forcave tona tė Armatosura, askush prej atyre gjeneralėve qė janė shfaqur me pompozitet nė tribunat e parakalimit nė pėrvjetorėt e krijimit tė FA-ve, nuk ka dalė qoftė edhe njė ditė pėr tė artikuluar njė fjalė tė vetme “na falni”.

    Gėrdeci u kthye nė njė debat politik, ku ēdo palė pėrpiqej tė shfajėsonte apo akuzonte palėn tjetėr. Gėrdeci kurrė nuk u diskutua nė nivelin e debatit profesional mbi atė qė ndodhi. Nuk u diskutua sepse munguan ata, njerėzit me shumė yje dhe viza mbi supe, njerėzit qė thuhet se janė gjeneralė, qė drejtojnė Forcat e Armatosura tė njė vendi qė pret tė anėtarėsohet nė NATO. Gjeneralėt dhe ushtarakėt e lartė tė kėtij vendi u lanė fushėn tė lirė pėr tė dhėnė sqarime mbi Gėrdecin tė tjerėve, ndonėse duhet tė ishin ata tė parėt qė duhet tė jepnin sqarime, tė kėrkonin ndjesė, meqenėse se nuk ishin tė aftė tė parandalonin tragjedinė.

    Nė asnjė moment, pėrveē ndonjė mbledhjeje me dyer tė mbyllura, gjeneralėt nuk u shfaqėn, madje ata nuk u shfaqėn as atėherė kur nėpėr mediat vizive apo tė shkruara u shpėrndanė hartat e depove tė municioneve tė Shqipėrisė, a thua se po tregoheshin ku ishin vendosur furrat e bukės apo farmacitė.

    Nėse do tė jetė i vėrtetė debati mes Shtabit tė Pėrgjithshėm tė FA-sė dhe ish-ministrit tė Mbrojtjes Fatmir Mediu nė mbledhjen e Kėshillit tė Sigurimit Kombėtar, atėherė do tė jetė e turpshme qė Shqipėria tė krenohet me kėtė gjeneral lejtnant nė krye tė Forcave tė Armatosura. Do tė jetė e turpshme, pasi ai nuk paska pasur kurajėn pėr tė hequr kapelėn e ushtarakut kur ministri e paska pėrjashtuar nga vendimmarrja. Do tė jetė e turpshme, pasi ai nuk paska pasur guximin tė vėnė nė dijeni minimalisht Presidentin e Republikės me cilėsinė e Komandantit tė Pėrgjithshėm tė FA-ve pėr atė qė po ndodhte. Praktikat nė ēdo vend tė botės kanė treguar se gjeneralėt janė njerėzit me ndėrgjegje tė lartė, qė s’kanė frikė edhe nga pensioni i parakohshėm, por nė Shqipėri nuk ndodh kėshtu. Ndėrgjegjja e tyre ka humbur dhe vėshtirė se mund tė gjendet mė. Sot gjeneralėt mund tė shfajėsohen, tė bėrtasin dhe ulėrijnė se kanė qenė nėn presion, se janė pėrjashtuar nga vendimmarrja, por nė heshtje ata kanė pranuar atė situatė, dhe kjo nuk ua heq atyre pėrgjegjėsitė.

    Pas Gėrdecit, ne kemi njė ministėr qė mori tė paktėn mbi supe pėrgjegjėsinė politike dhe morale, njė opozitė qė kėrkon dorėheqje Kryeministri, njė qeveri qė pėrpiqet tė bėjė edhe punėn e gjeneralėve. Tė bėjė punėn e tyre duke dhėnė sqarime se si ndodhi shpėrthimi, sepse ishte vendosur fabrika atje, madje nuk ėshtė ēudi qė tė sqarojnė nėpėr ekrane televizionesh se si kryhet edhe ēmontimi i predhave apo se si do tė veprojnė Forcat tona tė Armatosura. Pas Gėrdecit ne kuptuam qė s’kemi gjeneralė dhe jo mė gjeneralė lejtnantė. Ne kemi disa kapterė tė paaftė, qė pėr shkak tė konsensusit politik apo preferencave u bėnė gjeneralė. Kjo ėshtė e vėrteta e dhimbshme e njė vendi, qė, ndėrsa krenohet me trupat komando nė Irak apo Afganistan, nuk ka njė gjeneral pėr t’u krenuar.
    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    https://newballkan.albanianforum.net
     
    Ndėrgjegjja e humbur e gjeneralėve
    Mbrapsht nė krye 
    Faqja 1 e 1
     Similar topics
    -

    Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
    NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
    Kėrce tek: