NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

     

     Inflacion akuzash dhe pėrgjegjėsish pėr tragjedinė e Gėrdecit

    Shko poshtė 
    AutoriMesazh
    Aresi
    Newballkan
    Newballkan
    Aresi


    Numri i postimeve : 651
    Join date : 28/02/2008

    Inflacion akuzash dhe pėrgjegjėsish pėr tragjedinė e Gėrdecit Empty
    MesazhTitulli: Inflacion akuzash dhe pėrgjegjėsish pėr tragjedinė e Gėrdecit   Inflacion akuzash dhe pėrgjegjėsish pėr tragjedinė e Gėrdecit EmptyTue Mar 25, 2008 11:58 pm

    Inflacion akuzash dhe pėrgjegjėsish pėr tragjedinė e Gėrdecit

    Nė fakt nuk kishte se si tė ndodhte ndryshe! Sipas njė zakoni tė vjetėr, disavjeēar nė politikėn shqiptare dhe pjesėn analitike tė shtypit vendas, tė lidhur drejtpėrsėdrejti, ose nė mėnyrė disi mė tė sofistikuar me tė, sa herė qė nė vend ia beh ndonjė ngjarje e rėndė, tufa tė tėra me individė (nė dukje tė nderuar dhe ideshpėrndarės) nxitojnė tė shfaqen nė faqet e shtypit, foltoret publike, rrugėve tė vendit (zakonisht nė tė tilla raste preferohen ato tė kryeqytetit, ku edhe kamerat janė mė tė shumta), pėr tė treguar se ata e dinė nga se ndodhi, gjithė ēfarė ndodhi...

    E ritheksojmė, Gėrdeci nuk kishte se si tė bėnte pėrjashtim! Pėr mė tepėr qė pėr fatin e mirė (o Zot, sa e dhimbshme!) tė opozitės, ngjarja nuk kaloi pa viktima; jetėt e humbura njerėzore sa vijnė dhe shtohen, teksa emra tė rinj dalin nga gėrmadhat; dėmet materiale tė shkaktuara kanė kapur realisht pėrmasat e njė tragjedie tė denjė pėr t'u regjistruar nė evidencat e njė ndėrhyrjeje kombėtare dhe, mbi tė gjitha, gjaku i derdhur, nuk llogaritet me masat volumike tė njė epruvete, apo edhe tė enėve tė tjera mė voluminoze se kaq, lehtėsisht tė pėrdorshme nėpėr ambjentet spitalore, por me peshėn e rėndė tė njė fatkeqėsie, thellėsisht tė pėrskuqur nga lėngu i kuq jetėsor i trupit tė njeriut, por edhe nga lotėt qė nuk dihet se sa kohė do tė vazhdojnė ende. Tė gjitha kėto janė tė vėrteta dhe kushdo qė do tė mundohej t'i mohonte do tė ishte ose njė donkishot i padenjė pėr t'u marrė nė konsideratė, ose njė cinik i pashpirt, madje edhe pėrtej kufijve mė ekstremė tė militantizmit tė rėndomtė, lehtėsisht tė dallueshėm nė shumicėn e debateve tė shfaqura nė Shqipėri, nė tė gjitha nivelet e ekzistencės sė tyre.

    E pra, "Bingo!". I gjetėm mė nė fund edhe epitetet qė meritojnė ata qė duan tė shfajėsojnė Qeverinė dhe, nė pėrgjithėsi Mazhorancėn qė e ka mandatuar atė. Dimė madje edhe si t'i "dėnojmė" (politikisht, natyrisht) ata qė pėrpiqen tė marrin pėrsipėr njė mision tė tillė. Madje, mund tė shkojmė edhe mė larg se kaq, siē ka ndodhur tė evidentohet ditėt e fundit nė disa recitime (nė fakt, pavarėsisht nga emrat qė i kanė firmosur dhe epitetet qė pjesa mė e madhe e tyre ka preferuar t'i japė vetes nė pozicionet klasifikuese tė vlerave nė shtypin aktual shqiptar, nuk kanė qenė gjė tjetėr veēse disa recitime tė rėndomta, nga ato qė asnjė rreth letrar, ose recituesish nė kohėn e arsimit socialist nuk do tė kishte pranuar t'u jepte statusin pėrfaqėsues tė konkurruesit) qė janė shfaqur me shumicė nė organet e shumicės sė tė pėrditshmeve "tė pavarura" shqiptare, kur emrat e sipėrpėrmendur pak mė lart kanė belbėzuar duke thirrur (e shikoni, nė kėtė vend mund tė ndodhė edhe kėshtu!) disa "zgjidhje" tė sajuara me aq urgjencė, sa qė nė fund, jo vetėm ne, lexuesit me statusin e vdekatarit tė rėndomtė, por as vetė inspiruesit hyjnorė tė zyrave nga ku mund tė kenė dalė idetė pėr shkrimet nė fjalė nuk e kanė marrė vesh se ku synojnė. Nė kėtė rast, na mbetet tė shpresojmė se vetė artikullshkruesi (nė rastin konkret me statusin hemafrodit tė gjysmėvdekatarit dhe gjysmėhyjnorit, sidoqoftė ambiciozė) e kanė tė qartė se ēfarė kėrkojnė dhe se njė ditė, duke hequr paksa mėnjanė veshjet ekstravagante tė misteriozitetit do tė na thonė pėrtej shalleve trendi, apo syzeve mistike se ēfarė sugjerojnė si zgjidhje, pėrveē ridjegies revolucionare tė Shqipėrisė, natyrisht.

    * * *

    Pak ditė mė parė, kur ende koha qė na ndante nga fatkeqėsia e Gėrdecit llogaritej me orė, Edi Rama, me cilėsinė e njeriut mė tė rėndėsishėm tė kampit politik opozitar shqiptar, deklaronte se nuk do tė donte qė bashkėpartiakėt e tij, pa dyshim me atė nė krye, tė bėheshin "hiena qė ushqehen me kufoma". Nė fakt, pėr shkak tė disa specifikave biologjike, krahasimi me hienat i shkon mė shumė pėr shtat pozicionit qė kanė marrė aktualisht disa shkrues tė frymėzuar nga interesat (jo nga idealet) e opozitės, se sa atij qė mund tė merrej nė orėt e para tė tragjedisė dhe ditėve qė pasuan atė. Sepse, realisht, nuk ėshtė nė natyrėn e hienės qė tė ulėrijė dhe tė marrė pjesė nė betejė, cilado qoftė ajo dhe pėrmasat e saj. Pėrkundrazi, qeniet e gjalla qė marrin pėrsipėr njė rol tė tillė mund tė jenė edhe luanėt, ose lloje tė tjera kafshėsh qė ushqehen sidomos edhe me mish tė gjallė, por kurrsesi hienat, tė dėnuara pėr tė bredhur nė fushėn e gjakut pas derdhjes totale tė tij, pėr tė mbledhur ushqimin e ngordhur tė kufomave qė kanė mbetur ende aty. Dhe nė fakt, pa u hyrė mė gjatė se sa do tė duhej analizave pėr rolin qė janė duke luajtur aktualisht aktorėt e nėnkuptuar tė pozicionimit tė shpallur politik dhe analitik tė tragjedisė sė Gėrdecit, vetė skenari qė ato kanė zgjedhur pėr tė vėnė nė skenė, megjithėse me shumė defekte dhe mangėsi serioze profesionale, i ka vėnė ato nėn statusin makabėr tė hienave qė, pėrpos tė tjerave kėrkojnė tė shtojnė sa mė shumė kufoma nė gjithė kėtė kasaphanė. Gjithmonė duke iu pėrmbajtur elementit biologjik "hienor" pėr kėtė nuk mund t'u vihet faj, sepse, nė analizė tė fundit, pėr njė hienė tė mirėfilltė, mė shumė kufoma do tė thotė mė shumė ushqim...

    Pėrtej krahasimeve metaforike, pėrdorimi i tė cilave nuk ėshtė shumė i kėshillueshėm nė raste tė tilla, pasi, nėse njė pjesė e politikės acarohet prej tyre, pjesa tjetėr, vėshtirė se do tė arrijė t'i kuptojė duke pasur parasysh shkallėn e formimit qė ka, pėr t'iu rikthyer edhe njė herė fjalisė fillestare tė kėtij shkrimi, nė fund tė fundit, nė Shqipėri po ndodh ajo qė rėndom ndodh edhe nė vende tė tjera me demokraci relativisht tė zhvilluar; ndonėse duhet pohuar nė tė njėjtėn kohė se jo me kėto pėrmasa dhe me kėtė cilėsi kaq tė shėmtuar regjisoriale. Pra, opozita pėrpiqet tė pėrfitojė sa mė shumė nga rrethanat duke anatemuar deri nė ekstrem mazhorancėn qeverisėse, pėr tė realizuar kėsisoj njė investim tė mirėfilltė elektoral, ndėrsa mazhoranca nga ana e saj pėrpiqet tė gjejė nė gjithė kėtė mish-mash postkatastrofal, sa mė shumė pika mbėshtetėse pėr tė treguar se pėrgjegjėsitė e saj, ndonėse ekzistente nuk janė deri nė atė pikė sa tė quhen kriminale dhe asgjėsuese. Nė njė kėndvėshtrim tė pėrgjithshėm, tė dyja palėt janė nė tė drejtėn e tyre. Ėshtė e natyrshme se si nė ēdo debat klasik politik (sidomos, kur pjesa humane e problemit duket disi e kapėrcyer dhe, tashmė, pa ndonjė rėndėsi tė mirėfilltė pėr pjesėn politike analizės) duhet tė ketė njė fitues dhe njė tė humbur. Ose tė paktėn, domene tė veēanta ku epitetet nė fjalė tė kenė njė farė vlere nė pėrcaktim. Por, pėr tė qenė tė sinqertė, mėnyra se si po shtjellohen argumentet, bazat mbi tė cilat po ngrihen akuzat, inflacioni i hollėsirave, realisht pa kurrėfarė vlere nė gjithė shtrirjen e sfondit tragjikisht madhėshtor tė asaj qė ndodhi, do tė bėjnė qė edhe kėsaj radhe, ashtu siē ka ndodhur nė raste tė tjera tė ngjashme nė kėtė vend, asnjėra nga palėt tė mos ndjehet, as e humbur dhe as e fituar. Arsyet e kėtij fenomeni, tipikisht shqiptar, nuk duhen kėrkuar as nė shfrimet qė bėjnė herė pas here analistė shakaxhinj dhe politikanė histerikė, as nė "mistikėn" e "karakterit tė ēuditshėm tė shqiptarėve", tė cilėt, jo pak herė nga analistėt dhe politikanėt e sipėrpėrmendur janė akuzuar si njerėz me "kujtesė tė shkurtėr"(!). Pėrkundrazi, ėshtė vetė politika, me mėnyrėn se si i ndėrton debatet, me amatorizmin dritėshkurtėr tė saj, me teatralizimin diletant tė reagimeve, ajo qė bėn qė asnjė fitore tė mos jetė plotėsisht e tillė dhe pėr pasojė, qė asnjė humbje tė mos jetė asgjėsuese.

    * * *

    Pėrsėri pak ditė mė parė, teksa shfletoja si zakonisht faqet e shtypit, duke naviguar nė "pjesėn mė tė kualifikuar" tė saj, tė grupuar nėn okeljon "Komente, Opinione", si shpeshherė tjetėr, sytė mė ngecėn tek "tavolina" e radhės sė Artan Lames. Nuk ėshtė rasti kėtu tė bėjmė analizėn e stilit dhe vlerat qė mbart ose jo gjetja e kėtij ish-hierarku tė lartė socialist pėr rubrikėn nė fjalė. Ajo qė mė mbeti nė mendje ėshtė se pėrsėri, si pjesa mė e madhe e grupit tė politikanėve ku ai personalisht bėn pjesė, rikthimin nė pushtet tė sė Djathtės nė vitin 2005, nėse e quajnė njė "gabim tė madh" tė bėrė nga elektorati shqiptar dhe jo njė dėshtim tė politikave qeverisėse tė sa Majtės, pjesė jo pak e rėndėsishme e tė cilave ka qenė dhe ai vetė. Me fjalė tė tjera, e thėnė mė sinqerisht, pėr zotin Lame, shqiptarėt e meritojnė tė vuajnė tani, sepse sollėn Berishėn (si zakonisht nė tė tilla raste, me dinakėri malinje, nuk thuhet e Djathta, por Berisha) nė pushtet, ndonėse e kishin provuar njė herė. Sipas kėsaj logjike, socialistėt nuk duhet tė rikthehen mė, sepse vetė populli i dėboi me votėn e tij nė vitin 2005 dhe po ndodhi pėrsėri kjo (pra, rikthimi i sė Majtės nė pushtet), do tė thotė se shqiptarėt qenkan mendjeshkurtėr, pa kujtesė, pse jo edhe "tė trashė", sipas konceptit tė Policit tė "Portokalli". Nė fakt, Lame shkonte edhe mė tej duke pėrmendur, sipas tij, ato qė nė pėrgjithėsi skaloni ku ai ėshtė rreshtuar si njė numėror jo krejt pa peshė i quan argumente; vrasjet e vitit 1997, kaosin total ku u zhyt shteti dhe shoqėria shqiptare nė pėrgjithėsi, dėmet njerėzore dhe materiale qė buruan nė atė kohė etj. Sipas tij, tė gjitha kėto duhet tė mjaftonin pėr tė mos e sjellė mė tė Djathtėn nė pushtet. Edhe pse nė kohėn e tij shqiptarėt u varfėruan edhe mė keq, korrupsioni, pjesė e sė cilės ishte edhe ai vetė lulėzoi si asnjėherė tjetėr, nepotizmi bėri bodigardėt drejtorė, viktimat njerėzore, maleve tė Greqisė, apo nė thellėsitė e deteve qė na ndajnė me Italinė ishin shumė herė mė tepėr se sa nė Gėrdec, ata nuk duhet ta ndėshkonin PS-nė, sepse... Nė fakt, edhe nėse do t'i jepnim njė farė tė drejtė zotit Lame dhe gjithė tė tjerėve qė ku me mllef, ku me folklorizėm tė neveritshėm dhe pa nivel pėrpiqen tė marrin pėr vete dhe pėr ata qė i paguajnė pozat e njeriut tė pakuptuar nga populli dhe momentet historike qė po kalojmė, fakti qė ata kanė dėshtuar pra nė kėtė mision, tregon se asnjėherė argumentet e tyre nuk kanė qenė tė mjaftueshme pėr t'u mbushur pėrjetėsisht mendjen shqiptarėve se ata janė bartėsit e pėrjetshėm tė sė Drejtės, ndėrkohė qė e Djathta nuk meriton tė falet asnjėherė. Madje, mė shumė se kaq, fakti i rikthimeve tė kohėpaskohshme tė triumfeve tė sė Djathtės nė kėto lloj betejash tregon se, nėse falė natyrės sė pėrjetshme demagogjike, e cila kudo nė botė njihet si atributi themelor i sė Majtės, kjo e fundit arrin qė tė fitojė nė ēastet e sundimit tė tragjedisė, ciladoqoftė ajo, pushteti i imponuar nė njė rast tė ngjashėm nuk mund tė zgjasė mė shumė se sa zgjat vetė dhimbja dhe tragjedia fillon tė riparohet, tė paktėn moralisht. Kaq ėshtė "alternativa" socialiste nė Shqipėri: ulėrima, teatralizėm dhe lot, dhimbje (politike) pėr ēfarė ndodhi dhe... kaq. Mė tej, kur gjakrat ftohen dhe njerėzit gjykojnė, shohin se janė tė mashtruar dhe se asgjė nuk ndryshoi. Madje, mė shumė se kaq, shohin se nė zemėrim e sipėr, me bekimin e atyre qė "vajtonin" pėr ta kanė prishur edhe mė shumė nga sa shkatėrroi vetė tragjedia, duke shumėfishuar pėr "qefin elektoral" tė atyre qė i frymėzuan nė kėtė zemėrim pasojat reale tė fatkeqėsisė. Fundi i kėtij rizgjimi, dihet tashmė; ėshtė ai qė ka shqetėsuar zotin Lame dhe ka nxitur ironinė e tij, tė denjė natyrisht pėr atė pjesė tė Shqipėrisė, tė ngecur rreth "tavolinash".

    * * *

    "Argumentet duhen peshuar, jo numėruar", thoshin romakėt e lashtė. Dhe duket se mendja e filozofėve tė tyre, ndonėse e kultivuar mė shumė se 2000 vjet mė parė, paska qenė sidoqoftė mė e kthjellėt dhe shumė mė pjellore se sa mendjet e nxehta dhe, fatkeqėsisht edhe tė cekėta tė "mendimtarėve" tė sotėm shqiptarė. Nė fakt, as filozofėt e famshėm latinė nuk do ta kishin besuar nėse do t'u thoshin se vėrtetėsia e maksimės sė tyre do tė vėrtetohej edhe pas mė shumė se 2 mijėvjeēarėsh, pėr mė tepėr nė njė vend qė nuk ndodhej mė larg se ana tjetėr e Adriatikut. Por nėse do tė shohėsh me shumė pak kujdes bumin e analizave qė vėrshoi si asnjėherė tjetėr nė faqet e shtypit shqiptar pas Gėrdecit, tė krijohet pėrshtypja se pjesa mė e madhe e atyre qė kanė firmosur nė artikujt e shkruar, ma tepėr kanė nxituar tė jenė prezentė ("O bo bo! Mbetėm pa thėnė diēka tė madhe!") se sa tė kontribuojnė vėrtetė me fjalė dhe fakte tė vlefshme. Kėshtu pėr shembull, tė duket qesharake, por edhe irrituese nė tė njėjtėn kohė kur shikon pėrpjekjet qė bėhen nė mėnyrė krejt paradoksale pėr tė lidhur Gėrdecin me sistemin elektoral. Madje, ka edhe ndonjė nga ata qė sapo kanė ndėrruar parti, qė nuk kanė turp as ta paraqesin shpėrthimin tragjik, si pasojė e drejtpėrdrejtė e "Sistemit elektoral"(!!!). Nė fakt, edhe pse krejtėsisht amatorė pėr punė shkrimesh (siē do tė thoshte Artan Lame, pėr shembull) ata pėrpiqen me aq qejf ta argumentojnė atė qė thonė, sa qė nė fund tė shkrimit, me siguri qė ka nga ata qė janė pranė tyre dhe pinė kafen pėrditė me ta qė u thonė se ia kishin arritur t'i bindnin. Kur lexon gjėra tė tilla nga pena e Gaqo Apostolit, pėr shembull, nuk tė vjen dhe aq keq, sepse, dihet qė janė gjėra qė mund tė ndodhin. Por kur sheh se artikuj tė tillė, tė ngjashėm, firmosen edhe nga disa emra qė nė fund tė fundit kanė filluar tė konsiderohen si analistė permanentė, tė vjen vėrtetė keq pėr banalizimin e problemit deri nė kėtė pikė. Megjithėse bindesh se deri ku mund ta shpėrfytyrojė njeriun inati i verbėr politik.

    Nė fakt, nuk ka asgjė tė keqe tė analizosh, tė investigosh dhe tė shtyhesh nė analizėn e pėrgjegjėsive, deri nė thellėsitė mė tė frikshme tė sė vėrtetės. Por, tė pėrpiqesh tė gjesh pėrgjegjėsitė e ministrive tė ndryshme, siē bėnte dikush nė njė shkrim tė para disa ditėve, duke thėnė se, ajo e Shėndetėsisė pėr shembull, duhej tė ndjehej fajtore se pėrse tė plagosurit transportoheshin pa qafore... Sinqerisht, nuk e di se ēfarė emri mund t'i vėmė. Edhe pse personalisht, si shumica e shqiptarėve, jam i mendimit se pikėrisht atė ditė, mjekėt tanė arritėn kuotat e heronjve tė vėrtetė profesionalė, nuk jam kundėr faktit se Ministria e Shėndetėsisė ka shumė probleme dhe defekte. Ndoshta edhe ditėn e tragjedisė. Madje, vetė zoti Ndoka duhet tė iniciojė analizėn e punės qė u bė, etj. Por tė kapesh pas detajeve tė tilla, nė njė ditė si ajo e 15 marsit, do tė thotė tė numėrosh argumente, pa i peshuar ato. Dhe, nė fakt, janė argumente aq naive (pėr tė mos thėnė edhe mė shumė se kaq) sa qė me tė vėrtetė nuk meritojnė tė replikohen. Sepse, siē ka thėnė Shileri i madh: "Pėrpara budallallėkut edhe Perėnditė janė tė pafuqishme".
    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    https://newballkan.albanianforum.net
     
    Inflacion akuzash dhe pėrgjegjėsish pėr tragjedinė e Gėrdecit
    Mbrapsht nė krye 
    Faqja 1 e 1
     Similar topics
    -

    Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
    NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: POLITIKA-
    Kėrce tek: