NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Solidariteti pėr tė demontuar katastrofėn

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
Aresi


Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

Solidariteti pėr tė demontuar katastrofėn Empty
MesazhTitulli: Solidariteti pėr tė demontuar katastrofėn   Solidariteti pėr tė demontuar katastrofėn EmptyMon Mar 24, 2008 5:49 pm

Solidariteti pėr tė demontuar katastrofėn

Jehona e asaj qė s'duhet tė ndodhte, por qė ndodhi jashtė ēdo vullneti pozitiv, e ndoshta brenda ndonjė vullneti negativ qė ushqen sabotazhin ndaj Shqipėrisė nė momente decizive, shoqėrohet me komente, opinione e investigime qė synojnė hedhjen dritė mbi atė shkėndijė qė shkaktoi ato shpėrthime apokaliptike, tė cilat sollėn trauma psikike, sociale e ekonomike. Ajo qė ndodhi nuk mund tė harrohet lehtė, jetėt e humbura nuk kthehen mė. Njerėzimi ka ligjet e veta, e bėn kohėn tė hedhė pluhur harrese, i vesh plagėt me melhelm, dhe i bėn njerėzit tė ngrihen mbi ēfardo dhimbje, u jep kurajo e forcė t'i zhbėjnė situatat tragjike. Kjo ėshtė ana mė e rėndėsishme e situatės qė pėrjetojmė.

Nė kėtė konteks duhet parė solidariteti i madh i gjithė shqiptarėve dhe dashamirėsve tė tyre, pėr tė demontuar situatėn e katastrofės qė erdhi pėr shkaqe tė shpjeguara dhe tė pashpjeguara ende. Situata postkatastrofė ka fazat e veta specifike, nga menaxhimi i tė cilave varet suksesi a mossuksesi nė kapėrcimin e saj. Nė rastin konkret, solidariteti i shkėlqyer mbarėpopullor pėrbėn piknisjen dhe garancinė pėr tė eliminuar pasojat negative, pėr tė lehtėsuar dhimbjet e tė dėmtuarve dhe pėr tė mundėsuar rigjenerimin e tyre pėr njė jetė normale.

Ky solidaritet shihet nė disa kėndvėshtrime dhe del mbi ambicjet dhe synimet politike pėr ta parė gjendjen me syze partiake e tendenca tė caktuara mediatike disfatiste, qė pėrpiqen tė instalojnė amullinė, kaosin, dekurajimin, duke i shėrbyer montimit tė krizės dhe jo ēmontimit tė saj. E gjithė vėmendja e opinionit brenda dhe jashtė vendit ka qenė e pėrqendruar pėr tė mėsuar se ēfarė ndodhi, pse ndodhi dhe sa e si mund tė ndihmohet pėr tė pėrballuar gjendjen. Menjėherė individė, grupe shoqėrore, institucione shtetėrore e joshtetėrore, shoqata e subjekte rendėn me praninė e tyre fizike, materiale e monetare nė ndihmė tė tė dėmtuarve.

Ēdo ditė ekspozohen fakte e shifra qė tregojnė pėr donacionet qė vijnė nga individėt mė tė varfėr e gjer tek institucione e kompani me peshė. Nismat pėr tė kontribuar me tė gjitha mundėsitė dhe me tė gjitha mėnyrat pasojnė njėra-tjetrėn. Njė ndėr to ėshtė ajo e shoqatės sė ndėrtuesve, pėr ndėrtimin dhe riparimin e banesave pa kosto fitimi. Pėrballė kėtij solidariteti, tingėllojnė cinike deformimet e realitetit, ankthi pėr ta pėrdorur fatkeqėsinė. Kjo u duk nė mėnyrat e prononcimeve nė vendngjarje, nga hartimet bajate me fjali pa kuptim qė lexojnė disa deputetė nė Parlament, tė cilėve nuk u merret vesh ēfarė thonė e gjer te tė mirėstėrviturit pėr tė prodhuar "fakte" e pėr t'i servirur ato si produkt mediatik. Tė flasėsh ose tė shkruash pėr atė qė ndodh, tė investigosh pėr anėt e padukshme tė problemit, tė mbash qėndrimet e tua, ėshtė normale, ėshtė obligim politik, profesional e qytetar. Por tė shpifėsh, tė bėhesh mbledhės e shitės llafesh e thashethemesh, tė ngresh dolli pėr fatkeqėsinė, tė ndėrsesh individė-zagarė qė zgėrdhihen para kamerave, ėshtė mė shumė se amoralitet
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://newballkan.albanianforum.net
 
Solidariteti pėr tė demontuar katastrofėn
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: POLITIKA-
Kėrce tek: