NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

 

  Amendamentet e tjera tė Partisė Demokratike qė do propozohen nesėr nė Kuvend

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
Aresi


Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

 Amendamentet e tjera tė Partisė Demokratike qė do propozohen nesėr nė Kuvend  Empty
MesazhTitulli: Amendamentet e tjera tė Partisė Demokratike qė do propozohen nesėr nė Kuvend     Amendamentet e tjera tė Partisė Demokratike qė do propozohen nesėr nė Kuvend  EmptyFri Dec 27, 2013 11:08 am

Ekspertėt kanė pėrllogaritur dhe faturėn financiare pėr propozimet

Me paraqitjen e 39 amandamenteve per buxhetin dhe paketen fiskale PD i jep mundesi Edi Rames te mbaje premtimet. Kreu i PD Lulzim Basha paraqiti amendametet e demokrateve dhe tha se ekspertet kane perllogaritur te gjithe efektet financiare te tyre. Nuk e kishte nisur ende zyrtarisht takimin me median, kur tha se kryeministri ėshtė braktisur nga babagjyshi i Krishtilindjes. Por pėr gėnjeshtra do tė bėhej fjalė. Me 39 amendamente pėr buxhetin dhe paketėn fiskale demokratėt e deklaruan kryetarin e qeverisė si gėnjeshtar elektoral. “Partia Demokratike ka depozituar sot zyrtarisht 39 amendamente pėr buxhetin e shtetit dhe Paketėn Fiskale nė Kuvendin e Shqipėrisė. Kėto amendamente janė hartuar mbi dy parime; sė pari interesi publik dhe ne jemi udhėhequr nė kėtė proces nga propozimet e ardhura nga grupet e interesit dhe qytetarėt gjatė konsultimeve publike dhe mediatike tė 10 ditėve tė shkuara. Njė detyrė qytetare qė ne e bėmė dhe qė qeveria e shpėrfilli. Kėto amendamente pėrkojnė dhe me njė parim tjetėr, me premtimet elektorale tė Edi Ramės, premtime qė e sollėn atė nė pushtet nė zgjedhjet e 23 qershorit. Premtimet dhe mbajtja e tyre pėr tė cilat z.Rama nuk ka asnjė pendesė, pasi e tha edhe mbrėmė se do t’i realizojė tė gjitha. Premtimet dhe mbajtja e tyre, janė kontrata e njė qeverie me zgjedhėsit, dhe respektimi i tyre ėshtė burimi i moralit qė e mban nė kėmbė njė mazhorancė. Nėse premtimet nuk mbahen, shumica ėshtė e rėnė moralisht. Ky ėshtė standardi i politikės nė Europė sot”, deklaroi kreu i Partisė Demokratike. Sipas tij, kėto amendamente bėhen pėr shkak se qeveria ka harruar t’i pėrmendė ato. “Meqenėse qeveria ka harruar, ne me kėtė rast po bėhemi zėri edhe i atyre votuesve tė mashtruar pėr shėndetėsi falas, legalizim falas, heqje tė TVSH pėr ushqimet bazė tė shportės, heqje tė TVSH-sė pėr energjinė familjare, heqje tė taksės sė qarkullimit tė naftės pėr fermerėt, sigurimit tė ujit nė ēdo shtėpi, dhe ofrimit tė vaditjes e kullimit pėr ēdo metėr katrorė. E shumė tė tjerave, por le ti marrim me radhė. Partia Demokratike ka propozuar nė Kuvend heqjen e TVSH-sė pėr ushqimet bazė tė shportės. Buxheti i qeverisė dhe Paketa Fiskale nuk e ka, por ja se ēfarė premtoi Edi Rama para 4 muajsh”, u shpreh Basha. Ka zgjedhur tė luajė ēdo kartė tė politikės institucionale, por herė pas herė tėrhiqet dhe nga ideja e protestave popullore. Seanca e miratimit tė buxhetit mbahet tė shtunėn, paralel me tė do tė zhvillohet edhe protesta e paralajmeruar para njė jave nga organizata tė ndryshime tė shoqėrisė civile. “Partia Demokratike ka propozuar nė Kuvend heqjen e TVSH-sė pėr ushqimet bazė tė shportės. Buxheti i qeverisė dhe Paketa Fiskale nuk e ka, por ja se ēfarė premtoi Edi Rama para 4 muajsh. I ka harruar. Ia kujtojmė nesėr me amendamentin e propozuar nga Partia Demokratike. I japim shansin tė mos damkonset mashtrues pėr kėto premtime, ti votojė e ti miratojė. Partia Demokratike propozon legalizim falas pėr zonat informale. Nė kėtė buxhet jo vetėm nuk parashikohet, por ALUIZNI do tė vazhdojė tė vjelė tė ardhura. Por ky ishte kryepremtimi i Edi Ramės, dy ditėt e fundit tė fushatės. Dhe mesa duket e ka ēuar pėr riciklim. Por ne po e rikthejmė nė vėmendjen e publikut, veēanėrisht tė mijėra qytetarėve dhe familjarėve qė mė 23 Qershor votuan pėr legalizimin falas tė premtuar nga Edi Rama. Partia Demokratike propozon shėndetėsi falas, me zero kontribute shėndetėsore tė paguar nga qytetarėt shqiptarė. Nė buxhetin e Edi Ramės nuk gjendet ky projekt. Tė gjithė e mbajnė mend si megapremtimin e fushatės, luftėn e madhe qė u bė pėr tė bindur shqiptarėt qė kjo jo vetėm nuk ishte e mundshme, e realizueshme, por premtimi i parė qė qeveria do tė mbajė. Jo vetėm qė nuk i ka hequr kontributet shėndetėsore por i ka rritur 4 deri nė 8 herė”, deklaroi Basha. Gjithashtu, Partia Demokratike ka propozuar njė amendament nė buxhet pėrsa i pėrket sigurimit tė vaditjes e kullimit tė ēdo metėr katrorė toke nė Shqipėri. “Do tė luftojmė qė tė paguajmė tė paktėn njė tė katėrtėn vitin qė vjen, ta ēojmė 40 milionė. S’po themi qė tė paguajė 160 milionė qė nė vitin e parė. Partia Demokratike ka depozituar amendamentin pėr heqjen e akcizės sė naftės pėr fermerėt sė bashku me taksėn e qarkullimit. Pėr t’i kujtuar edhe njėherė z Rama premtimin e dhėnė. Ne kėrkojmė heqjen e TVSH sė sė inputeve nė Bujqėsi. Njė premtim ky i Edi Ramės Sanksionojmė me njė amendament vendosjen e kufirit pėr borxhin. E lamė 62 %. Kjo qeveri po e ēon nė 75% tė GDP, por Rama nė fushatė ka thėnė ndryshe... Partia Demokratike propozon amendamentin pėr premtimin lapidar tė Edi Ramės pėr faljen e gjobave nga 1 janari e deri nė ditėn e fundit tė kėtij viti. Premtim qė reflektonte mendimin e tij kur kėrkonte votėn”, nėnviozi kryetari i PD.

Amendamentet e tjera tė Partisė Demokratike qė do propozohen nesėr nė Kuvend

1 -Heqja e plotė e TVSH-se pėr energjinė elektrike pėr tė gjithė qytetarėt shqiptare, pėr t’i ardhur nė ndihmė veēanėrisht familjeve nė nevojė.

2 -Rritjen e nivelit tė tė ardhurave pėr punonjėsit me pagė deri nė 300 mijė lekė tė vjetra, deri nė atė masė sa tė paktėn tė ruhet fuqia blerėse e cila kėrcėnohet nga humbjet qė do t’u vijnė si pasojė e inflacionit, rritjes sė taksės sė naftės, rritjes sė akcizave, taksės sė banesave, etj.

3 -40 mijė lekė mė shumė nė muaj ose 500 mijė lekė nė vit pėr mėsuesit pėr tė kompensuar humbjen edhe mė tė mėdha se kjo vlerė qė do tė vijnė si pasojė e inflacionit, rritjes sė taksės sė karburantit, rritjes sė akcizės sė pijeve alkoolike, duhanit, mallrave tė tjera, taksės sė banesės, etj.

4 -Mos rritjen e taksės sė propozuar pėr banesat e ndėrtuara para vitit 1993. Pra mbajtjen e saj nė tė njėjtin nivel qė e kemi lėnė ne. Kėto banesa nė tė shumtėn e rasteve zotėrohen nga persona me tė ardhura jo tė larta.

5 -Pėrjashtimi nga tatimi pėr tė ardhurat pėr tė rinjtė e sapopunėsuar pėr 5 vitet e para, dhe pėr sipėrmarrėsit e rinj, nga mosha 18 deri nė 25 vjeē.

6 -Mbajtja e pandryshuar e tatim fitimit pėr bizneset me xhiro mė tė lartė se 8 milionė lekė, me qėllim qė biznesi dhe tregu shqiptar tė jenė sa mė konkurrues brenda dhe jashtė vendit. Tė gjenerojnė vende tė reja pune dhe tė mos humbin ato qė kanė aktualisht.

7 -Kthimin aty ku ishte pra nė uljen 4 deri nė 5 herė (sipas zonės gjeografike) tė barrės sė propozuar nga qeveria Rama-Meta pėr ambulantėt anė e mbanė Shqipėrisė, kėrkojmė qė tė qėndrojė ne nivelet qė ėshtė aktualisht.

8 -Pesėfishim tė investimeve tė shtetit pėr tė gjithė fermerėt shqiptare dhe gjithashtu kėrkojmė qė investimet ne infrastrukturėn e ujitjes dhe kullimit te jene ne masėn 40 milionė dollarė (1/4 e premtimit prej 160 milionė dollarėsh ne 4 vitet e qeverisjes)

9 -Pėrjashtimin nga tatim-fitimi pėr industritė e reja agropėrpunuese, pėr periudhėn e 4-viteve tė para tė veprimtarisė sė tyre, me qėllim qė tė stimulohet rritja dhe konkurueshmeria e saj nė tregun e brendshėm dhe rajonal.

10 -Rritje me 0.53% tė PBB-sė, pėr sektorin e arsimit, me qėllim qė brenda mandatit qeverisės, arsimi tė ketė njė mbėshtetje buxhetore nė masėn 5% tė PBB-se.

11 -Shpėrblim fund-viti pėr ēdo pensionist, tė paktėn sa gjysma e vlerės sė pensionit mujor

12 -Ne kėrkojmė pagė tė 13-tė pėr ēdo punonjės tė administratės shtetėrore, duke rritur fondin e veēantė tė pagave

13 -Tatim fitimi i thjeshtuar pėr sipėrmarrėsit e rinj, nga mosha 18-25 vjeē, tė jete zero.

14 -TVSH-ja pėr shėrbimet shėndetėsore tė jete zero, jo vetėm pėr ilaēet por tė gjitha shėrbimet shėndetėsore, pėr ta bėrė kėshtu tė plotė dhe jo tė cunguar, premtimin e Ramės pėr shėndetėsi falas. Nėse ky amendament hidhet poshtė dhe kapėrdihet mashtrimi edhe nė aulėn e Kuvendit, tė paktėn barra pėr kontributet pėr sigurimet shėndetėsore pėr tė vetėpunėsuarit nė fshat (fermerėt) tė bėhet zero, dhe jo tė rritet 5 deri ne 8 herė siē propozon qeveria nė paketėn fiskale.

15 -Heqje reale e taksės sė biznesit tė vogėl, dhe jo zėvendėsim i saj me taksėn e thjeshtuar tė fitimit. Nėse jo, ulje e mėtejshme e tatim fitimit Do kėrkojmė heqjen e kėsaj pike, nga paketa fiskale pėr biznesin e vogėl, deri nė masėn 5%, duke rritur kėshtu mundėsinė e biznesit pėr tė investuar, e krijuar vende pune. Ky ishte edhe njė premtim elektoral i Ramės.

16 -Pėrjashtim nga tatim fitimi i sipėrmarrėsve qė angazhohen tė zbatojnė me korrektėsi lejen koncensionare. Ndėrkohė qė me propozimin aktual tatohen me 15 %.

17 -Sigurimin e pavarėsisė sė pushtetit lokal nė pėrputhje me Kushtetutėn dhe ligjet e vendit, kartės tė autonomisė vendore tė Kėshillit tė Europės pėr t’i mbledhur vete tė ardhurat. Kjo do te rriste pėrgjegjėsinė dhe mirėqeverisjen e ēdo njėsie tė qeverisjes vendore dhe cilėsinė e shėrbimit ndaj qytetarėve.

18-Pėr taksėn e rritur tė pronės tė jetė pushteti qendror, dhe jo ai lokal, qė tė mbledhė "taksėn mbi pasurinė e paluajtshme", pasi rol kyē ne kėtė proces ka edhe bashkėpunimi me ZRPP-ne, e cila administron dokumentacionin pėrkatės.

19- Dyfishim tė investimeve tė qeverisė pėr infrastrukturėn vendore, tė paktėn 8 miliardė lekė pėr vitin 2014, pėr tė mbėshtetur me investime sidomos zonat rurale e tė prapambetura tė Shqipėrisė.. lol! 
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://newballkan.albanianforum.net
 
Amendamentet e tjera tė Partisė Demokratike qė do propozohen nesėr nė Kuvend
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Hyjme ne Kuvend, brenda 7 marsit"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
Kėrce tek: