NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

 

 Opozita te hyje ne Kuvend, te mos rrije rrugeve

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
Aresi


Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

Opozita te hyje ne Kuvend, te mos rrije rrugeve Empty
MesazhTitulli: Opozita te hyje ne Kuvend, te mos rrije rrugeve   Opozita te hyje ne Kuvend, te mos rrije rrugeve EmptyFri Nov 06, 2009 5:07 am

Opozita te hyje ne Kuvend, te mos rrije rrugeve

E Premte, 06 Nentor 2009

Perplasja politike brenda ne Shqiperi, me sa duket eshte shtrire me tej, teksa ka prekur dhe Parlamentin Evropian, i cili eshte perfshire ne debate, ne amendamentin qe pritet te miratohet per Shqiperine. Bojkoti i opozites, arsyet e bojkotit dhe jeta parlamentare qe duhet te ushtroje cdo parti politike, e perfaqesuar ne Kuvend, kane qene dhe teme kryesore e perplasjes se europarlamentareve. Keshtu, e djathta dhe e majta ne Parlamentin Evropian, megjithese me argumente te kundert, vleresojne njesoj se kriza politike ne Shqiperi duhet te perfshihet ne rezoluten e Parlamentit mbi Strategjine e Zgjerimit. Dokumenti i Komisionit vleresonte per Shqiperine se shumica e standardeve nderkombetare u arriten, ne zgjedhjet parlamentare por pati dhe parregullsi. Forcimi i sundimit te ligjit, garantimi i funksionimit te duhur te institucioneve shteterore dhe pavaresia e gjyqesorit mbeten sfidat kyce per vendin. Komisioni rikujton se eshte gati per te pergatitur opinionin, nese Keshilli pranon kandidaturen e Shqiperise. Por, si strategjia e perpiluar nga Komisioni, ashtu dhe propozimi i kryetarit te Komitetit te Jashtem, Gabriele Albertini, nuk e permendin situaten politike te krijuar ne vend, pas zgjedhjeve te qershorit. "Nuk permendet fare qe opozita ka bojkotuar Parlamentin. Ne amendament do te kerkoj qe t'i behet thirrje opozites qe te mos rrije rrugeve, duhet t'u themi e te pozicionohemi qarte qe opozita duhet t'i kthehet Parlamentit ne Shqiperi", ka reaguar fort, eurodeputetja Doris Pack. Per te cilen eshte e pakonceptueshme qe opozita, me gjithe vleresimet e raporteve nderkombetare per zgjedhjet, qendron jashte institucionit te Kuvendit. Ndersa eurodeputeti tjeter Kristian Vigenin, u shpreh se duhet te jete i matur apeli ndaj opozites. "Sigurisht ne mund t'u bejme apel, por duhet te marrim ne konsiderate faktin se nese ata jane jashte, mbase kane arsyet e tyre, ndoshta situata nuk eshte kaq e thjeshte, ndaj duhet ta permendim kete e te shohim me nga afer situaten atje.

Nuk mendoj se opozita e nje vendi qe deshiron anetaresimin ne BE duhet te qendroje jashte Parlamentit, por ne anen tjeter ne nuk duhet t'i mbyllim syte, qe te mos shohim se ka vertet nje problem atje", u shpreh Vigenin. Ndersa per vendet e tjera te rajonit jane pergatitur projekt-rezoluta te vecanta, raportuesi i Parlamentit Evropian per Shqiperine. Nicolaos Chountis nuk ishte i pranishem ne kete debat per arsye shendetesore, duke sjelle ne kete menyre dhe shtyrjen per nje moment tjeter te pergatitjes se projekt-rezolutes per Shqiperine. Ndonese debati u be i ashper ne Parlamentin Evropian. S.P

Propozimi

"S'permendet fare qe opozita ka bojkotuar Parlamentin. Ne amendament do te kerkoj qe t'i behet thirrje opozites qe te mos rrije rrugeve, duhet t'u themi e te pozicionohemi qarte qe, opozita duhet t'i kthehet Parlamentit ne Shqiperi",-tha eurodeputetja, Doris Pack

Kundershtimi

"Sigurisht ne mund t'u bejme apel, por duhet te marrim ne konsiderate faktin se nese ata jane jashte, mbase kane arsyet e tyre, ndoshta situata nuk eshte kaq e thjeshte, ndaj duhet ta permendim kete e te shohim me nga afer situaten atje",-tha Vigenin.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://newballkan.albanianforum.net
 
Opozita te hyje ne Kuvend, te mos rrije rrugeve
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
Kėrce tek: