NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

 

 Avokati i partisė. Kastrioti i vegjėlisė.

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
Aresi


Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

Avokati i partisė. Kastrioti i vegjėlisė. Empty
MesazhTitulli: Avokati i partisė. Kastrioti i vegjėlisė.   Avokati i partisė. Kastrioti i vegjėlisė. EmptyMon Dec 26, 2011 8:20 am

Basketball
1. Kuvendi votoi, tė enjten e kaluar, kandidaturėn opozitare pėr Avokatin e Popullit. Prej kohėsh, maxhoranca i kish kaluar opozitės tė drejtėn ekskluzive pėr propozim, si shprehje e mirėkuptimit pėr realizimin sė bashku tė axhendės europiane. Njė nga duzina e detyrave tė kėsaj axhende, ajo mė e thjeshta, u kry. Mbetet sfida e miratimit tė njė pakete tė rėndėsishme ligjesh reformuese pėr sistemin zgjedhor, Kuvendin, drejtėsinė, administratėn.
2. Dy tė hėna mė parė, datė 12 dhjetor 2011, PS organizoi dėgjimin publik tė 12 kandidaturave tė pėrzgjedhura mes 31 aplikantėve qė iu pėrgjigjėn ftesės opozitare. Nė tė njėjtėn ditė, nė shkrimin tim “Avokati i Popullit” nė gazetėn “Panorama” vura nė pah qoftė kornizėn e anormalitetit krijuar nga transferimi maxhoritar i ekskluzivitetit tė sė drejtės propozuese tek opozita, qoftė qasjen normale e shembullore tė pėrdorur nga PS pėr identifikimin e kandidaturės mė tė mirė e qoftė absurdin e pretendimit tė Edi Ramės se njė metodė e kėtillė tregonte dallimin mes tij dhe Saliut, opozitės dhe qeverisė, PS dhe PD, ndaj nuk po zgjatem.
3. Atė tė hėnė, qė nga mėngjesi deri pasdite vonė, mora pjesė, pa luajtur nga vendi, nė dėgjimin publik tė tė gjithė kandidatėve. Nuk humbi asnjė minutė nga dėgjesa edhe vetė Edi Rama, ndėrsa deputetė socialiste, militantė partiakė, gazetarė e diplomatė tė ndryshėm hynin e dilnin nga salla. Organizim perfekt, nė mjedis perfekt dhe me transmetim nė kohė reale nė ēdo TV tė interesuar pėrfshirė PS­­-TV. Prezantimet e kandidatėve, pyetjet e komisionit dhe pėrgjigjet i gjeni fare kollaj nė faqen zyrtare tė internetit tė PS (shih: www.ps.al).
4. Tė 12 kandidatėt treguan njė pėrgatitje serioze. Secili nė 15 minuta kohė shpjegoi vizionin e tij mbi rolin e Avokatit tė Popullit, ndėrsa pyetjet e jurisė ndihmonin nė sqarimin mė nė detaje tė konceptit tė kandidatit mbi kėtė institucion. Prezantimi dhe pėrgjigjet tregonin se secili prej kandidatėve kishte studiuar nė thellėsi institucionin dhe se shkalla e njohjes dhe e pėrgatitjes ishte e kėtillė qė, qė tė nesėrmen e emėrimit, ēdo kandidat do mund tė fillonte punėn me ide dhe program tė qartė, pa pasur nevojė pėr ndonjė periudhė disamujore njohjeje dhe familjarizimi, siē ndodh rėndom me kandidatė tė marrė sefte a sade.
5. Tė gjithė kandidatėt reflektonin njė orientim nė thelb tė drejtė e thuajse uniform mbi vizionin dhe idetė rreth institucionit, si dhe aftėsi pėr t’u prezantuar me elokuencė dhe elegancė. Dallimi mes tyre ishte veēse nė nuancė. Njė nga kėto dallime qė mė ra nė sy, ishte prirja e disa kandidatėve, kryesisht mė tė rinj, pėr tė theksuar rėndėsinė qė Avokati i Popullit duhet t’u japė disa ēėshtjeve a fushave qė, tė ilustruara me shembuj konkretė si zgjedhjet, Gėrdeci apo 21 janari, tė linin pėrshtypjen se kėta kandidatė kujdeseshin tė shprehnin ndjeshmėri tė njėjtė me atė tė mjedisit partiak ku konkurronin dhe sikur premtonin se do t’iu dedikoheshin kėtyre ēėshtjeve. Kandidatet mė tė vjetėr nuk shfaqnin ndonjė prirje tė kėtillė, ndėrsa shfaqeshin mjaft mė tė ekuilibruar.
6. Kandidati Totozani, i cili nuk pėrjashtohet nga asnjėri prej vlerėsimeve tė mėsipėrme, ndonėse edhe me eksperiencė televizive, ishte ndėr tė paktėt qė nuk arriti tė shtjellonte njė pjesė tė mirė tė ideve tė tij brenda 15 minutave tė prezantimit. Materiali qė kish pėrgatitur ishte kaq i gjatė dhe i detajuar, si njė raport konsulenti, sa s’kish se si tė mund tė prezantohej i gjithi nė intervalin kohor qė u zbatua njėsoj pėr tė gjithė nga juria e drejtuar me korrektėsi e butėsi njėherėsh nga deputetja socialiste, Eglantina Gjermeni. Pjesės mė tė madhe tė kandidatėve, veēanėrisht atyre me pėrvojė akademike, iu doli, dikujt dhe i teproi, 15-minutėshi ndėrsa kishin po aq a mos mė shumė ide.
7. Nisur vetėm nga ky kriter, z. Totozani, jo vetėm nuk ishte mė i miri por s’hynte as nė gjashtėshen e parė tė kandidatėve, gjithnjė sipas vlerėsimit tim. Nuk kuptova dot as pse z. Totozani kishte zakonin qė tė shprehej shpesh nė vetėn e parė shumės, si: “ne besojmė…, ne mendojmė…, ne propozojmė…, ne synojmė…..”. Nga ana e saj, juria, integritetin e sė cilės as nuk kam prirje dhe as nuk kam fakte ta vė nė dyshim, duket se ka shqyrtuar vlerat e kandidatėve nga shumė kritere, pėrfshirė kriteret e njohura e tė pakalueshme tė maxhorancės nė emėrime tė tjera pararendėse, ndaj dhe vendimi i saj nė favor tė kandidatit fitues, gjykoj se ėshtė njė zgjedhje e arsyeshme. Juria kishte sfidėn tė zgjidhte mes njė duzine kandidatesh, dallimi mes tė cilėve, lidhur me kriteret thelbėsore, ishte thuajse i padukshėm.
8. Pavarėsisht, gjithēka atė ditė shkoi pėr mrekulli. Pata ndjesinė se kalova njė ditė tė kėndshme dhe produktive. Kjo ndjesi u prish disi kur dėgjova komentet negative nga kandidatėt e tjerė, pas shpalljes sė fituesit nga juria, se fituesi ishte i paracaktuar dhe i paraditur. Emrin e z. Totozani, si fitues i sigurt, e dėgjova edhe unė qė tė nesėrmen e dėgjesės nė mjediset e bisedave tė qytetit. Reagimi i kandidateve tė tjerė, nėse ē’pretendohet ėshtė e vėrtetė, ėshtė demoralizues dhe demaskues. Se cila ėshtė e vėrteta, ndoshta s’do ta marrim vesh ndonjėherė, por ajo ėshtė aty dhe dihet nga protagonistėt dhe plot njerėz pranė e rreth tyre. Uroj qė gjithēka tė jetė njė komedi keqkuptimesh dhe emocionesh pas gare. Uroj qė z. Totozani, i paragjykuar si Avokat i Partisė pėr shkak tė rrethanave objektive, tė tregojė gradualisht se ėshtė i Popullit.
9. Nė javėn qė kaloi, ndėrsa, pėrmes emėrimit tė Avokatit tė Popullit me 127 vota nga Kuvendi, u regjistrua suksesi i parė i politikės normale, ndodhi ēregjistrimi nga Grupi Parlamentar socialist i z.Kastriot Islami, njė nga arkitektėt e transformimit tė suksesshėm tė PPSH nė Partinė Socialiste, anėtare tė Internacionales Socialiste, parti qė qeverisi pėr 8 vite pas krizės 1997, me rezultate tė prekshme nė kthimin e vendit nė normalitetin demokratik e zhvillimor, si dhe krenare pėr qasjen moderne dhe europiane nė relacionet e brendshme dhe nė ato me kundėrshtarin.
10. Formalisht, me mospjesėmarrjen nė votim, z. Islami u ēregjistrua nga Grupi Parlamentar socialist, me kėrkesėn vetjake tė kryetarit Rama pėr mospjesėmarrje nė votimin kundėr kandidaturės presidenciale tė z.Leskaj nė krye tė Kontrollit tė Lartė tė Shtetit, mungesė nė fakt pa ndonjė efekt nė rezultat, ndėrsa PS veēse abstenoi lidhur me kandidaturėn pararendėse e kur, mungesa apo votime kundėr vendimit politik tė grupit ka pasur para dhe pas rastit Islami. Njė ēregjistrim ky, zyrtarisht pėr shkaqe disiplinore, bazuar nė njė statut tė rreptėsuar sė fundmi, tej kufijve tė arsyes, pasi u fshi nė Kongres c’kish nė statutin e vjetėr: nenet qė pėrcaktojnė njė pėrshkallėzim proporcional tė masės ndėshkuese nė raport me sjelljen e deputetit dhe rėndėsinė e ēėshtjes politike nė shqyrtim.
11. Mbledhja e Grupit Parlamentar socialist u bė me dyer rreptėsisht tė mbyllura – aq sa nuk hynė dot disa deputete qė shkuan me vonesė – e nė kundėrshtim me kėrkesėn e z. Islami, qė tė shpjegohej veēse nė njė mbledhje tė hapur e tė medietizuar. Nė tė njėjtėn mbledhje, mėsohet se z. Rama ka kėrkuar, me tone e shprehje kėrcėnuese se: “… raste tė tjera nuk do tė tolerohen…”, si dhe qė “…ata qė nxjerrin jashtė ē’thuhet nė grup, nuk janė veē 1% e se unė (Rama) do t’i gjej e do t’i pėrzė…”. Qoftė edhe si njė proces thjesht disiplinor, siē pretendon z. Rama dhe mbėshtetėsit e tij partiakė nė strukturat e filtruara e tė rinovuara, rasti “Islami” ėshtė diametralisht i kundėrt me rastin Totozani.
12. Nėse procesi ishte shembullor nė rastin e njė promovimi, ai duhet tė jetė me dhjetėra herė mė shembullor nė ndershmėri, shanse pėr t’u dėgjuar e transparencė, nė rastin e njė ndėshkimi. Problemet qė kemi me zyrtarėt e shtetit janė tė shumta nė emėrim, por mė tė shumta nė largimet masive, tė politizuara, arbitrare dhe jotransparente. Kastriot Islamit iu mohua e drejta e mbrojtjes nė prezencė tė medies. Gjyqi partiak ishte pa dėgjesė, pa mbrojtje dhe i mbyllur. Nėse rasti i Avokatit tė Popullit pretendohet se ėshtė shembulli i mirė i sė nesėrmes, rasti i deputetit Islami ėshtė kundėrshembulli domethėnės qė rrėzon shembullin e pretenduar. Ndaj, Kastrioti, pas ndėshkimit radikal, politik nė shkak e disiplinor nė sebep, po i flet drejtpėrdrejt vegjėlisė, siē dhe i ka folur dy vite me radhė, qartė, hapur dhe prerė kundėr ekstremizmit opozitar tė liderit tė ricikluar pas humbjes 2009. Ndaj u ndėshkua. Avokat Igli hė pėr hė i ka folur ėmbėl partisė. Ndaj u promovua.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://newballkan.albanianforum.net
 
Avokati i partisė. Kastrioti i vegjėlisė.
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Programi i Partise Socialiste: Rilindje me sharje dhe nxirje te cdo gjeje.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
Kėrce tek: