NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

 

 Programi i Partise Socialiste: Rilindje me sharje dhe nxirje te cdo gjeje.

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
Aresi


Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

Programi i Partise Socialiste: Rilindje me sharje dhe nxirje te cdo gjeje. Empty
MesazhTitulli: Programi i Partise Socialiste: Rilindje me sharje dhe nxirje te cdo gjeje.   Programi i Partise Socialiste: Rilindje me sharje dhe nxirje te cdo gjeje. EmptySun May 05, 2013 3:37 am

Avazi i vjetėr qė vjen nė kohėt moderne nė kėtė vend ka qenė kahera sharja e shqiptarit pėr shqiptarin, jo nga kushdo, por nga ata qė janė pasues tė filozofisė sė ushqyer nga antishqiptarizmi. Mė vijnė nė kujtesė si nė njė ėndėrr tė keqe ajo kohė kur sharja krahinore dhe klasore ka qenė kaq e pėrhapur dhe kaq e ekzagjeruar sa vetė diktatori i ka pėrdorur si model pėr tė gjitha byroistėt e tij deri nė sharje nga motra, si nė rastin ndaj Beqir Ballukut. Ēfarė pisllėqesh tė tilla nuk kemi dėgjuar dhe nuk kemi parė me sytė tanė edhe nė kėto 22 vjet tė demokracisė. Ata qė ditėn tė shanin dhe tė pėrgojonin, qė diskriminuan dhe poshtėruan popullin shqiptar u bėnė pėrpikmėrisht trashėgimtarėt e denjė tė njė sistemi dhe demagogjie me sharje dhe shpifje tė ēdo njeriu qė kundėrshton socialistėt, por edhe me nxirje tė vazhdueshme tė realitetit qė jetojnė vetė shqiptarėt. Ēfarė nuk kemi dėgjuar dhe ēfarė nuk kemi parė, qė sa e sa fjalė nga mė tė ulėtat dhe tipike antishqiptare kanė pėrdorur trashėgimtarėt e byrosė ndaj demokratėve dhe veēanėrisht ndaj liderit, Sali Berisha. Tė vjen turp tė pranosh se janė shqiptarė se, nė gjakun e tyre ka njė shpėrlarje qė vjen si fryt i shpėrlarjes sė trurit qė i ėshtė bėrė nga diktatura. Tė kuptosh njeriun qė pretendon se ėshtė lider i opozitės, duhet para sė gjithash tė dish se brenda kėsaj monstre gjendet vetė ligėsia e mbrujtur me etjen pėr pushtet dhe karrige kryeministrore. Shpesh e krahasoj kėtė njeri me diktatorin, qė nė fillimet e veta diti tė eliminojė mbėshtetėsit e tij nė mėnyrė makbethiane, deri aty edhe tek njeriu qė i ka dhėnė bukė dhe e ka mbajtur gjallė. Mė pas Enver Hoxha me skena e prapaskena, me letra me zarf tė mbyllur dhe me atentate mafioze eliminoi tė gjitha shqiptarėt atdhetarė, edhe ata qė ishin komunistė, por qė nuk donin ndikimin sllav nė pushtet dhe nė politikėn e brendshme. Sjelljet e paprecedent tė fjalorit tė Edi Ramės janė kthyer nė njė problem jo vetėm pėr vetė atė, por pėr gjithė socialistėt, sa edhe mbėshtetėsit e tij e dinė mirė se ēfarė i pret, nėse i hipėn nė kokė kryetarit tė tė shajė dhe tė tė bėjė pis me terminologjinė tij bastarde. Ashtu siē ky pinjoll i byroistėve qė paraqitet si njė reformues me epitafin "Rilindje", nė gojėn e kėtij njeriu dhe shoqėruesve tė tij, tė tė njėjtit format, ka vetėm nxirje tė gjithēkaje, sido qė tė jetė, e bardhė apo gri, e mirė apo e dėmshme. Qėllimi pėr Edi Ramėn, justifikon mjetin, se atij nuk i duhet ajo qė ėshtė bėrė apo ndėrtuar nė kėto vite tė demokracisė. Atij i intereson qė tė shajė dhe tė nxijė gjithēka se do t'i duhet tė justifikojė mashtrimin pėr njė pėrmbysje tė sistemit dhe rilindjen e neodiktaturės. Tipike enveriste. Kėshtu hodhi poshtė Enver Hoxha gjithēka bėri Mbretėria Shqiptare, Ahmet Zogu, qė ndėrkombėtarėt e kohės thanė dhe e kanė cilėsuar se "hodhi bazat e shtetit tė parė modern shqiptar" dhe tha se "do tė hamė me lugė floriri", por qė populli e pa dhe e hėngri lugėn e diktaturės qė ishte mė e zezė se e zeza, qė ishte mė e nxirė se nata, qė ishte vrastare dhe e pabesueshme dhe qė nuk kishte rrugė kthimi prapa makbethi komunist. Tė dėgjosh Edin nė kontakte tė vogla me pak njerėz, tė vjen turp tė marrėsh vesh se ēfarė fjalėsh lėshon ai nga goja, qė nuk ia nxė as edhe njė rrugaēi qė nuk njeh norma mirėsjelljeje. E manifeston kėtė sjellje tė tij ky njeri pėr aq kohė sa nuk ėshtė rritur numri i njerėzve qė janė pranė tij, se mė pas ai merr pozat e njė kryetari qė ngrifet pėr karrige me ėndrra kryeministrore. Cili shqiptar nuk e ka dėgjuar Edi Ramėn dhe nuk ka mbetur i ēuditur duke thėnė me vete "pse ky do tė bėhet kryeministėr? Kurrė mos u bėftė". Menjėherė tė vjen nė mendje kundėrshtari i Ramės, lideri i demokratėve qė manifeston identitetin e tij prej malėsori tė njohur pėr burrėrinė dhe vlerat individuale qė janė edhe vlera familjare, po aq sa edhe vlera pėrfaqėsimi pėr njė parti qė ėshtė vėnė nė shėrbim tė sė ardhmes, qė Rama e ka pėrsnyrė dhe e ka denigruar, e ka sharė dhe e ka nxirė me shpirtligėsinė e tij qė parasheh furtunėn e njė lufte tė re klasash kur vetė ai pohon se deri edhe tek kushėriri i tretė i demokratėve do tė largojė nga puna. Zoti mos e dhėntė, se rikthimi nė neodiktaturė, do tė jetė fatkeqėsia jo e demokratėve, por e shqiptarėve, se edhe ndėrkombėtarėt, kur e ndihmuan gjatė luftės antifashiste Enver Hoxhėn, nuk e menduan se ēfarė perversiteti do tė provonin nga njeriu qė besuan nė tė ardhmen dhe nuk mėsuan nė diktaturė. Nėse sot kemi atdhetarizėm real, kėtė e kemi peshqesh nga liria e fituar nė demokraci, pasi virtyti u bė baza e njė shoqėrie qė rilindi 22 vjet mė parė pėr tė rindėrtuar njė qytetėrim dinjitoz dhe me moral, pa sharje e nxirje se tė tilla i patėm nė diktaturė, kur humbėm edhe lirinė, edhe atdhetarizmin, humbėm virtytin dhe u krijua njė qytetar i ri, njeriu i ri me ideale komuniste qė ishte i destinuar tė rrėzohej edhe pse pas 45 vjetėsh. Ka njė postulat tė vyer qė mė vjen nė mendje se kur bota thotė: "Dorėzohu", shpresa pėshpėrit tek veshi: "Provoje edhe njė herė"..!! Kėshtu ky mesazh na vjen nga menēuria e qytetarėve qė kanė besuar nė Zot dhe qė nuk mund tė pranojnė tė rikthehemi nė sharje dhe nxirje tė ēdo gjėje qė bėnte diktatori pėr realitetin nė vendet e zhvilluara, duke na thėnė se u rilindėm, kur nė fund tė diktaturės pėrfunduam me vetėm 6 ditė bukė...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://newballkan.albanianforum.net
 
Programi i Partise Socialiste: Rilindje me sharje dhe nxirje te cdo gjeje.
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Programi i Lulzim Bashes per Tiranen
» Lista per Deputet te partise Socialiste,23 qeshore 2013

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: POLITIKA-
Kėrce tek: