NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

 

 Greqia do tė falimentojė brenda vitit.

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
Aresi


Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

Greqia do tė falimentojė brenda vitit. Empty
MesazhTitulli: Greqia do tė falimentojė brenda vitit.   Greqia do tė falimentojė brenda vitit. EmptyTue Aug 23, 2011 3:47 am

Kreu ekzekutiv i "Standard&Poor's", David Beers parashikon falimentimin e Greqisė deri nė fund tė vitit 2011. Duke vlerėsuar situatėn ekonomike tė Greqisė, kreu ekzekutiv i "Standard&Poor's", thekson se Greqia do tė jetė ''e detyruar'' tė falimentojė nė mėnyrė selektive, pas aktivizimit tė planit tė zgjedhur nga liderėt e BE-sė nė Samit pėr tė shlyer borxhin grek me pjesėmarrjen e sektorit privat. Sipas kreut ekzekutiv tė "Standard&Poor's", "Greqia do tė falimentojė, sepse kjo gjė do tė sjellė vetėm lehtėsimin e borxheve dhe jo larjen e tyre''. Edhe mė herėt agjencia e vlerėsimit tė aftėsive kredituese, "Standard&Poor's" ka bėrė vlerėsime tė zymta pėr Greqinė, duke deklaruar ndėr tė tjera se ky vend nuk do tė jetė nė gjendje tė shlyejė borxhet. Ndėrsa e ka renditur shtetin grek nė fund tė listės pėr sigurinė e investimeve, nga ana e saj qeveria greke ka akuzuar agjencinė ndėrkombėtare tė vlerėsimit, "Standard&Poor's", pėr rritjen e nivelit tė riskut pėr borxhet dhe se ka mėnjanuar krejtėsisht pėrpjekjet e saj pėr stabilizimin dhe kthimin e besimit nė tregun financiar. Nė njė kohė krize, fillimisht SHBA dhe pastaj Japonia nga agjencia e vlerėsimit tė riskut tė kredisė "Standard&Poor's" dhe shėrbimi "Moody Investors" e uli besueshmėrinė pėr marrjen e kredisė tė kėtyre vendeve, nga "stabėl" nė "negative". Po tė shikosh rezultatet e publikuara deri tani, del se vetėm Gjermania ka njė ngritje fare tė vogėl nga ekonomitė e mėdha nė Europė dhe Shqipėria nga ekonomitė e vogla, qė janė mjaft pozitive dhe kanė shpresa pėr pėrmirėsime. Kėshtu, qė agjencia e vlerėsimit tė riskut tė kredisė "Standard&Poor's", e cila ėshtė agjencia e parė pėr rejting nė botė, qė ndėmori njė iniciativė tė tillė, javėn e kaluar dhe qė "tronditi" me kėtė klasifikim tregjet financiare botėrore dhe ekonominė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, bėri atė qė edhe vetė Presidenti amerikan, Barak Obama e komentoi nė Shtėpinė e Bardhė vlerėsimin e riskut tė kredisė nga "Standard&Poor's". Presidenti Obama i shqetėsuar pėr kėtė vlerėsim ka mbrojtur aftėsinė kreditore tė Shteteve tė Bashkuara, duke thėnė se problemet ekonomike amerikane janė tė "zgjidhshme". Duke u shprehur pėr degradimin qė i ka bėrė agjencia "Standard&Poor's", nga "AAA" nė "AA", ai theksoi se Shteteve tė Bashkuara nuk i nevojitet qė agjencia e rejtingut t'i tregojė se sistemi politik ka probleme nė funksionim. Obama tha se SHBA-tė gjithnjė kanė qenė dhe do tė jenė vend "AAA", por vullneti politik ėshtė i nevojshėm pėr zgjidhjen e problemeve tė ekonomisė. SHBA, sipas kėtij vlerėsimi kanė humbur pikė nė vlerėsimin e normės kreditore pėr herė tė parė qė nga viti 1917. Agjencia "Standard&Poor's" pėr herė tė parė nė historinė e saj, ka zvogėluar rejtingun kreditor tė SHBA. Vlerėsimi i borxhit shtetėror tė SHBA, qė ishte deri tani maksimal, AAA, ėshtė zvogėluar me njė shkallė, duke e ēuar nė AA+.

Vlerėsimi pėr performancėn ekonomike tė Shqipėrisė

Shėrbimi "Moody Investors" mė i njohur nė botė dhe ai ratings "Standard&Poor's" e kanė caktuar ekonominė nė Shqipėri dhe tregun e saj njė rating, i cili vlerėsohet me B+pozitive dhe B. Tė dy kompanitė raportuan nė analizėn e fundit, mbi ekonominė dhe financat e Shqipėrisė, se ecuria ėshtė pozitive. Ndėrkohė qė kanė konfirmuar nivelin aktual tė kredisė nė B1 dhe B+pozitive, qė do tė thotė se Shqipėria, pėr kėtė vit ka njė gjykim stabėl tė ekonomisė dhe se nuk ėshtė prekur deri tani nga recesioni. "Standard&Poor's", edhe agjencia "Moody's" e vlerėson Shqipėrinė si njė nga vendet me ekonominė mė stabėl. Agjencia konfirmon rritjen e pritshme ekonomike prej 3,5-5 pėrqind, ndėrkohė qė konfirmon nivelin e kreditimit me notėn B1, ēka jep shpresa pėr emetimin e pritshėm tė ndonjė tjetėr eurobondi tė ekonomisė shqiptare. Agjencia financiare "Moody's", e cila kryen hulumtime dhe analiza mbi subjektet komerciale tė qeverive, e rendit ekonominė e Shqipėrisė si mė produktiven nė ekonomitė evropiane tė dekadės sė fundit. Nė analizėn vjetore tė kreditimit pėr Shqipėrinė, "Moody's" i kujton qeverisė se krahas pėrparimit tė viteve tė fundit, si ēdo ekonomi globale, edhe ekonomia shqiptare mund tė jetė e ndjeshme nga risku. Rritja ekonomike e Shqipėrisė pėr vitin 2009-2010 ishte nė kufijtė e 3.5-4%, thotė raporti. Sipas "Moody's", nga viti 2001 deri nė 2010, ekonomia shqiptare ėshtė rritur me 6%, duke u konsideruar si ekonomia mė dinamike nė Evropė. Aktualisht, "Moody's" e sheh tė stabilizuar situatėn ekonomike tė Shqipėrisė, pas efekteve tė krizės globale, ēka bėn tė mundur futjen e ekonomisė nė njė situatė ribalancimi. Nė tė njėjtėn kohė, ratings "Standard&Poor's" me bazė nė kryeqendrėn e ekonomisė financiare tė botės, nė New York, thotė se bėn pėrcaktimet e saj nė njė kohė afatgjatė dhe afatshkurtėr pėr ekonominė, bursat dhe tregjet financiare tė vendeve tė huaj dhe SHBA. Vlerėsimi i vendeve me B, ka thėnė vitin e kaluar ajo, ku pėrfshihet kėsaj radhe edhe Shqipėria, tregon se vendi ynė, tashmė nė kėtė kohė krize globale, ka njė monedhė tė qėndrueshme dhe njė ekonomi stabėl. Njė transferim dhe vlerėsimin nė kėmbyeshmėrinė e BB- qė ėshtė e caktuar gjithashtu, nėse edhe pėr kėtė gjashtėmujor ruhet i njėjti stabilitet ekonomik e financiar. "Vlerėsimet janė tė mbėshtetura nga performanca e shėndoshė e ekonomisė dhe e rritjes nga pikėpamja jonė, pėr tė treguar potenciale tė forta afatgjata, me njė kuadėr ligjor qė nė mėnyrė eksplicite dhe prioritet sheh borxhin dhe tė shėrbimit tė pagesave dhe perspektivat afatgjata pėr integrimin e mėtejshėm nė BE", citohet tė ketė thėnė pėr Shqipėrinė, analisti i rating "Standard&Poor's" Marko Mrsnik nė njė deklaratė. Analisti i rating "Standard&Poor's" Marko Mrsnik, ka deklaruar se, "Megjithėse ekonomia shqiptare pati njė rėnie tė konsiderueshme nė normėn e rritjes sė saj nė vitin 2009, nga 7.9 pėrqind dhe nė vitin 2008 dhe njė rritje tjetėr me rreth 3.3 pėrqind po nė vitin 2009, ajo ėshtė njė nga disa ekonomitė evropiane qė nuk vuajnė njė recesion. "Nė vitin 2010, nė opinionin tonė, duke pasur parasysh se tėrheqja e planifikuar e pjesshme e stimulit fiskal dhe mundėsinė e rritjes mė tė ndrydhur tė kredive, ne presim PBB-sė, qė ajo tė rritet me njė ritėm mė tė ulėt nė mes tė 2-3 pėrqind", ka thėnė njė zyrtar i lartė i rating "Standard&Poor's". Nė periudhėn afatmesme, megjithatė, nė klasifikimin e kredive, agjencia beson se ekonomia e Shqipėrisė ėshtė e gatshme tė kthehet nė potencialin e tij tė PBB-sė rritjen e 5-6 pėrqind nė vit. "Sipas mendimit tonė, kjo do tė kėrkonte njė pėrmirėsim tė qėndrueshėm nė konkurrencėn e ekonomisė dhe veēanėrisht njė klimė tė pėrmirėsuar tė biznesit, njė lehtėsim tė procedurave aktuale tė vėshtira administrative, si dhe njė rezolutė pėr tė drejtat e paqarta pronėsore", nėnvizon analisti i rating "Standard&Poor's" Marko Mrsnik. Shėrbimi "Moody Investors", normat mbi Shqipėrinė i ka klasifikuar nė B1, katėr pikė nė territorin e junk, me njė opinion tė qėndrueshėm.

Vend me tė ardhura tė mesme- tė larta..

"Shqipėria ėshtė tani njė vend me tė ardhura tė mesme - tė larta", shkruan "Moody's" nė raportin vjetor, ndėrsa apelon pėr vazhdimin e kursit tė reformave strukturore, pėr tė siguruar stabilitetin e vazhdueshėm ekonomik. Banka Botėrore nė raportin e saj tė fundit, pėrcaktoi objektivat qė priten nga Shqipėria, me renditjen e saj si vend me tė ardhura tė mesme - tė larta. Kapacitetet e forta institucionale janė njė garanci pėr investimet e huaja direkte, tė cilat nga ana tjetėr do tė jenė mbėshtetėse tė procesit tė rritjes ekonomike. Por, kėtė moment optimizmin pėrsa i takon suksesit ekonomik tė Shqipėrisė, e cenojnė tensionet e vazhdueshme mes forcave politike. "Moody's" thekson se pėrplasjet mes partive kryesore mund tė pengojnė pėrpjekjet e Shqipėrisė pėr t'u pranuar si vend kandidat nė BE. Ky do tė ishte njė hap prapa, pasi komplikon kapacitetet institucionale dhe vė nė pikėpyetje progresin ekonomik. Si vend kandidat, Shqipėria mund tė presė ndihmė tė specializuar nga BE, pėr tė forcuar institucionet e saj. Nė raport thuhet se borxhi i qeverisė si pjesė e PBB ėshtė i lartė, pėr njė vend nė zhvillim dhe ēdo reduktim ka tė ngjarė tė jetė i kufizuar nė tė ardhmen e afėrt. Qeveria synon tė kufizojė deficitin buxhetor nga 3.5% tė GDP-sė nė 3% nė periudhėn 2012-2014. Si pėrfundim agjencitė ndėrkombėtare tė vlerėsimit tė kreditit "Moody's" dhe "Standard&Poor's" dhanė opinion pozitiv pėr Shqipėrinė, duke vlerėsuar se borxhi publik dhe deficiti buxhetor shqiptar, janė nė nivel tė pandryshuar dhe tė mbajtura nėn kontroll nga Ministria e Financave. Tė dy kompanitė raportuan nė analizėn e fundit, mbi ekonominė dhe financat tona, se ecuria ėshtė pozitive, ndėrkohė qė kanė konfirmuar nivelin aktual tė kredisė nė B1 dhe B+pozitive, qė do tė thotė njė gjykim stabėl.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://newballkan.albanianforum.net
 
Greqia do tė falimentojė brenda vitit.
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» PSE GREQIA THOTE JO

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Problemet ndėrkombėtare-
Kėrce tek: