NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

     

     PSE GREQIA THOTE JO

    Shko poshtė 
    2 posters
    AutoriMesazh
    Aresi
    Newballkan
    Newballkan
    Aresi


    Numri i postimeve : 651
    Join date : 28/02/2008

    PSE GREQIA THOTE JO Empty
    MesazhTitulli: PSE GREQIA THOTE JO   PSE GREQIA THOTE JO EmptyTue Mar 25, 2008 4:23 pm

    PSE GREQIA THOTE JO

    Gjergj Buxhuku

    Vizita e presidentit grek Stefanopulos ishte rast kulmor, qė bėri tė mundur tė shpaloste nė publik tė vėrtetat dhe problemet e mėdha dhe tė rėnda, tė fshehuara me mjeshtėri pėr shumė kohė, qė qėndrojnė ndėrmjet dy popujve dhe vendeve. Jo vetėm brenda vendit por edhe jashtė tij u pėrhap jehona e problemeve, qė ekzistojnė ndėrmjet vendeve tona. As mė shumė e as mė pak vetė televizioni i njohur “Euronews” i bėri jehonė pėrplasjes sė Tiranės duke cituar si radhė ndonjėherė Ēamėrinė, Epirin e Veriut dhe pėrplasjen e armatosur tė vitit 1947.
    Qartė u pa se kreu i shtetit shqiptar, nė mbrojtjen e tė drejtave njerėzore dhe pronėsore tė popullsisė ēame dhe shqiptare nė pėrgjithėsi nė Greqi, si edhe zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės u la vetėm nga politika dhe institucionet e tjera ekzekutive tė vendit tė tij. Opinioni publik e mbėshteti fuqishėm qėndrimin e kreut tė shtetit shqiptar. Nga ana tjetėr ishte kuptimplotė heshtja e turpshme e gazetave partiake ndaj pėrplasjes sė hapur dhe tė paprecedent nė konceptet dhe idetė e presidentėve respektivė pėr ēėshtjet e mėdha tė mėsipėrme. Siē duket politikanėve shqiptarė u ėshtė mbushur mendja top se nuk mund tė qėndrojnė dhe as tė vijnė nė pushtet pa marrė aprovimin e Athinės. Mbase kanė edhe tė drejtė nėse do tė shikojmė dhe vlerėsojmė historinė dhe rrjedhjen e ngjarjeve nė periudhėn postdiktatoriale shqiptare. Aq mė shumė nėse shikon se praktikisht marrėdhėniet ekonomike ndėrmjet Shqipėrisė dhe Greqisė janė shumė tė ngjashme me ato tė njė vasali tė thjeshtė kolonial. Pikėrisht kėtu ėshtė edhe vetė problemi i vėrtetė ndėrmjet dy vendeve. Dhe nė fakt grekėt zotėrojnė praktikisht tė gjitha degėt strategjike tė ekonomisė shqiptare. Janė me qindra e qindra milionė euro, qė ēdo vit dalin jashtė Shqipėrisė, duke u drejtuar nė arkat e Athinės. Me paratė shqiptare qė me aq mund dhe gjak sigurohen nga emigrantėt tanė jashtė vendit dhe ndihmat e botės jo vetėm mbushen xhepat e monopolistėve grekė, pronarė tė degėve strategjike tė Shqipėrisė, por dhe i krijohen vendit tonė probleme tė panumėrta me qėllimin e vetėm pėr ta mbajtur nė mėnyrė tė pėrhershme nė tension dhe nė mungesė stabiliteti shoqėror. Mjafton tė kujtojmė krijimin e problemeve tė stisura tė Himarės ku me paratė shqiptare, praktikisht paguhen pėr t’u emėrtuar minoritarė banorėt e saj, pėr tė kuptuar sesa tė fuqishėm janė pozitat greke nė Shqipėri. Nuk ėshtė vendi pėr tė pėrmendur ngjarjet e ‘97 pėr tė mos ta ndėrlikuar tej mase problemin. Tė mos harrojmė se kėto pozita janė siguruar nė vite me paaftėsinė shtetformuese shqiptare, mirėkuptimin e plotė tė njė pjese tė konsiderueshme tė politikės dhe deri nė bashkėpunimin e hapur tė kėsaj pjese politikanėsh me oligarkėt grekė nė rrjepjen e vazhdueshme tė popullit tė tyre. Padyshim pėr tė shkuar deri kėtu duhet tė pėrmendim se shteti grek nė mėnyrė sistematike dhe tė organizuar ka vepruar pėr tė kapur fillimisht ekonominė dhe mė pas edhe politikėn shqiptare dhe pėr ta detyruar tė veprojė kundėr interesave tė qytetarėve tė vet. Duke shfrytėzuar varfėrinė shqiptare, mungesėn totale tė eksperiencės sė ndėrtimit tė shtetit demokratik dhe korrupsionin masiv tė vendimmarrėsve shqiptarė, u arrit qė nė vitet e para tė rrėzimit tė sistemit komunist nė Shqipėri tė hidhen tentakulat ekonomike dhe financiare tė pėrfaqėsuesve tė oligarkisė greke. Kryesisht kėta tė fundit ishin pėrfaqėsues tė minoritetit grek, por mė pas edhe politikanė shqiptarė, qė nė skemėn e pushtimit ekonomik u bėnė bashkėpunėtorė tė tė parėve. Zaptimi ekonomik u shoqėrua me presione tė forta politike ndėrkombėtare, qė edhe nė disa ēaste kur shteti shqiptar tregoi disa shenja vullneti tė brendshėm se dėshironte tė dilte nga dara e parapėrgatitur greke, bėnė qė kėto pėrpjekje tė dėshtonin. Mė pas erdhėn ngjarjet e piramidave, qė shėnuan edhe shkrirjen e pushtetit ekonomik grek me atė politik nė Shqipėri. Kapja e pushtetit ekonomik, politik u shoqėrua gjithashtu me kapjen e medias duke mbyllur kėshtu edhe qarkun pėr shpresat e rilindjes shqiptare. Janė pikėrisht pėrshkrimet e mėsipėrme qė shkurtimisht mund tė shpjegojnė se ku e gjen forcėn presidenti grek pėr t’i thėnė jo tė qartė dhe tė prerė ēėshtjes ēame dhe ēėshtjes sė Kosovės tė ngritura nė vetmi nga homologu i tij shqiptar.
    Duhet ta pranojmė se ishte zėri i presidentit shqiptar i vetmi qė pėrfaqėsoi nė memecėrinė institucionale shqiptare, shpresat e 300 mijė ēamėve pėr tė rifituar tė drejtat e tyre tė mohuara nė dekada nga Greqia. E njėjta gjė edhe pėr zgjidhen e ēėshtjes sė Kosovės. Ndryshe turpi do tė ishte i plotė pėr tė gjithė ne pa pėrjashtim. Opinioni publik e mbėshteti qartė njė qėndrim tė tillė. Pavarėsisht fuqisė greke frika e politikės shqiptare, tė papėrlyer nė afera ekonomike, pėr tė mos u shprehur dhe pėr tė mos mbrojtur hapur interesat e qytetarėve dhe vendit tė saj nė rastin e dhėnė, ėshtė e gabuar. Nuk kihet parasysh kėtu se shqiptarėt sot nuk janė shqiptarėt e 15 ose edhe 7 viteve pėrpara. Emancipimi shoqėror i shqiptarėve ka bėrė qė ata tė mos kėnaqen vetėm pėr mbijetesė fiziologjike. Punėsimi, arsimimi dhe jetesa nė vende tė huaja kanė dhėnė ndikimin e tyre pozitiv sidomos te rinia shqiptare. Ata e kanė kuptuar se ku qėndrojnė rrėnjėt e vėrteta tė varfėrisė sė tyre. Qindra e qindra milionė eurot para djerse dhe gjaku tė tyre tashmė janė identifikuar se shkojnė nė xhepat e monopolistėve greko –shqiptarė. Nė kushte tė tilla edhe reagimi i tyre tashmė nuk ėshtė i paorientuar. Nė mjaft raste pėrfshi edhe ndeshje sportive ata e kanė bėrė tė qartė se e dinė shumė mirė se cilat janė problemet e vėrteta ndėrmjet Shqipėrisė dhe Greqisė. Edhe ata e dinė se organizimi dhe shprehja e vullnetit tė shqiptarėve do tė bėjė tė mundur prishjen e sigurtė tė qarkut tė hekurt tė zgjedhės ekonomike dhe politike greke nė qafėn e shqiptarėve. Tė mos harrojmė se sot shqiptarėt duhet tė llogariten si njė komb prej tė paktėn 7 milionė banorėsh duke patur parasysh ēlirimin e Kosovės nga zgjedha serbe. Forca e shqiptarėve pėr zhvillim ėshtė shumė mė e madhe sesa mė parė. Gjithashtu, edhe grekėt e dinė mirė pėr sa mė sipėr.
    Bashkė me heqjen e zgjedhės ekonomiko -politike do tė zhduken edhe privilegjet pėrrallore greke nė Shqipėri. Tė vetmit, qė nuk e kanė kuptuar janė politikanėt shqiptarė, qė si zakonisht nė historinė tonė janė tė fundit nė radhė. Kuptohet kėtu nuk e kemi fjalėn pėr politikanėt shqiptarė tė panjollosur dhe qė e dėshirojnė zhvillimin e vendit dhe qytetarėve tė tyre. Dhe nėse sot nuk ka shumė tė tillė me siguri vullneti i shqiptarėve do tė bėjė qė tė dalin tė tjerė nė skenė. Kush e kupton se dėshira e shqiptarėve pėr tė qenė tė barabartė nė vendin e tyre me tė huajt do tė realizohet me ēdo kusht, do tė jetė edhe fitimtari politik nė afatgjatė nė Shqipėri. Ajo qė shqiptarėt kėrkojnė ėshtė asgjė mė shumė se fitimi i dinjitetit tė nėpėrkėmbur tė paktėn nė vendin e tyre!
    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    https://newballkan.albanianforum.net
    angnola

    angnola


    Numri i postimeve : 3
    Join date : 15/04/2008

    PSE GREQIA THOTE JO Empty
    MesazhTitulli: Re: PSE GREQIA THOTE JO   PSE GREQIA THOTE JO EmptyWed Apr 16, 2008 1:00 pm

    sepse nuk ka cam
    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
     
    PSE GREQIA THOTE JO
    Mbrapsht nė krye 
    Faqja 1 e 1
     Similar topics
    -
    » Arvizu i thote Stop Rames:Bojkoti i KQZ alibi per humbjen e zgjedhjeve.

    Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
    NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Ēameria-
    Kėrce tek: