NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

 

 Berisha: Bilanci i 100 diteve te qeverise sime

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
Aresi


Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

Berisha: Bilanci i 100 diteve te qeverise sime Empty
MesazhTitulli: Berisha: Bilanci i 100 diteve te qeverise sime   Berisha: Bilanci i 100 diteve te qeverise sime EmptyTue Dec 29, 2009 10:06 am

Berisha: Bilanci i 100 diteve te qeverise sime

E Marte, 29 Dhjetor 2009

Kryeministri Sali Berisha beri dje bilancin e 100 diteve te para te punes, me vleresime maksimale per koalicioni me Levizjen Socialiste per Integrim dhe keqardhjen per opoziten, e cila nuk u be bashkautore ne reformat drejt integrimit. Kreu i qeverise, i quajti keto dite si historike dhe percaktuese per te ardhmen e Shqiperise drejt integrimit. "Ky koalicion, aleanca PD-LSI ja doli shume mire te qendroje ne timonin e qeverisjes se ketij vendi. Keshtu ky koalicion tregoi se mund te funksionoje edhe per 30 vjet te tjera. Miq e ziliqare, thonin se si mund te funksionoje ky koalicion, por ne ja dolem", u shpreh kreu i qeverise. Duke renditur te gjitha arritjet e ekzekutivit ne keto dite, Berisha tha se ne keto 100 dite, Bashkimi Evropian ka marre vendimet me te medha historike per Shqiperine. "Ky 100 ditesh, u karakterizua nga nje besim total i pa precedent i Brukselit dhe te gjitha institucionet e tjera nderkombetare. Me 16 nentor, BE vendosi me nje akt historik te pranoje kerkesen e Shqiperise per statusin e vendit kandidat ne BE. Nderkohe qe Shqiperia ia doli te jete ne listen e bardhe per heqjen e vizave", renditi kryeministri. Sipas tij, keto vleresime erdhen pas realizimit te zgjedhjeve te lira dhe te ndershme, sipas standardeve nderkombetare ne 28 qershor. Kryeministri tha se zgjedhjet, u votebesuan nga 20 mije komisionere socialiste, nga komisioneret e KQZ-se si dhe 510 vezhgues nga e gjithe bota. Berisha vleresoi ne bilancin e 100 diteve te qeverise se tij, se Shqiperia po ecen para me reformat dhe rrugen drejt anetaresimit ne Bashkimin Evropian. Sipas tij, shqiptaret po pajisen me pasaporta biometrike dhe mbi 420 nepunes civile, po angazhohen seriozisht ne plotesimin e pyetjeve te pyetesorit te Komisionit Evropian. "Keto 100 ditet e para te qeverise, do te mbahen mend si te pershpejtimit maksimal te procesit te heqjes se vizave. Te buxhetit, qe rrit fondet per arsimin e shendetesine, per paga e pensione. Keto 100 dite, shenuan reforma te medha, ne luften kunder korrupsionit. Reforma ben shkeputje nga nomenklatura komuniste. Ne keto dite jane arrestuar 28 zyrtare, qendrore e lokale, edhe gjykates e prokurore. Lufta kunder korrupsionit po behet me zero tolerance, se gersheret e ligjit, do te presin cdo dore te zeze qe do te shtrihet tek taksapaguesit shqiptare", vijoi kryeministri. Ai theksoi se qeveria qe drejton, eshte e vendosur te luftoje ashper korrupsionin dhe mafien, ta godase ate pa asnje tendence politike. Cmontimi i grupeve kriminale, ligji antimafia, moratoriumi i skafeve, te gjitha keto jane vendime qe do te cojne drejt liberalizimit, sipas Kryeministrit. "Ajo qe eshte e sigurte se keto 100 dite, do te mbahen mend si ditet e pershpejtimit maksimal te heqjes se vizave per shqiptaret", deklaroi Berisha. Kryeministri Berisha, permendi si arritje te qeverise ne ditet e para te ketij mandati te dyte, edhe revolucionin fiskal, qe sipas tij nuk ka te ndalur. Si arritje, ai renditi edhe reformen e pronesise. Duke premtuar se reforma e tokes do te vijoje, kreu i qeverise siguroi se pronaret do te kene perparesine me te madhe dhe se vendimet e fundit te Keshillit te Ministrave shtojne ndjeshem fondet dhe siperfaqet per pronaret e ligjshem te tokave. Kryeministri Berisha permendi edhe heqjen e TVSH-se per shkollat private si dhe nismat e ndermarra per internet kudo, duke premtuar se brenda vitit 2013, do te kete internet ne cdo familje. Ne bilancin e 100 diteshit te pare te qeverise, kryeministri permendi dhe ndertimin e unazes se jugut si polin kryesor te turizmit.

Zgjedhjet

Kryeministri Sali Berisha, i kujtoi dje Partise Socialiste, se zgjedhjet parlamentare te 28 Qershorit, u votebesuan nga 20 mije komisioneret e saj ne te gjithe vendin. Duke thene keshtu, se nuk ka asnje argument ti kundershtoje ato.

Korrupsioni

Tolerance zero, premtoi serish dje kryeministri Sali Berisha kunder mafies dhe korrupsionit. Sipas tij, lufta ndaj ketyre dy fenomeneve do te jete e ashper dhe pa asnje ngjyrim politik.

Koalicioni me Meten, diplomaci funksionale

Ne bilancin e 100 diteve te para te kabinetit te tij te qeveritar, Kryeministri Sali Berisha, i kushtoi jo pak vleresime edhe diplomacine shqiptare e drejtuar nga kreu i LSI-se, Ilir Meta. Sipas kryeministrit, diplomacia ne keto 100 dite te para te qeverise, ka qene me aktive se kurre ne procesin e integrimit te vendit. :Ne kete mandat qeverises, ne na mbeten edhe 1324 dite. "Zotimi im eshte qe cdo 100 dite te tejkalohet nga ai i pari. Viti i ardhshem, te jete ai i sukseseve me te medha, dhe viti tjeter ta tejkaloje 2010, ne menyre qe 2013 ta gjeje qeverine time, si qeverine e premtimeve te mbajtura, qe ndertoi Shqiperine evropiane", u shpreh kryeministri.

Keshilli i PD-se, javen e dyte te janarit

Keshilli i sapozgjedhur i Partise Demokratike, do te mblidhet ne javen e dyte te muajit janar, per te zgjedhur strukturat e selise blu. Kryeministri, njekohesisht kryetar i PD-se, Sali Berisha, tha dje se Keshillit do te mblidhet ne javen e dyte te muajit te ardhshem dhe do te zgjedhe kryesine si dhe sekretaret. "Do te zgjidhen shume sekretare. Kjo do te jete risi", tha dje kreu i qeverise. 100 anetaret e Keshillit te PD-se, u zgjodhen me vone ne Kuvendin e 9-te te kesaj force politike, i cili u mblodh rreth dy jave me pare. Ne listat e ketij keshilli pati shume anetare te rinj te zgjedhur, te cilet sipas tij e kane merituar plotesisht voten e delegateve te kongresit, per kontributin e dhene.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://newballkan.albanianforum.net
 
Berisha: Bilanci i 100 diteve te qeverise sime
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Olsi Rama Sekseri i qeverise Rilindja
» Edvin Rama Enderron si Palestina (ishalla prishet Izraeli me USA) ishalla prishet Berisha me USA

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
Kėrce tek: