NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

     

     Sali Berisha mbetet burre shteti.

    Shko poshtė 
    AutoriMesazh
    Aresi
    Newballkan
    Newballkan
    Aresi


    Numri i postimeve : 651
    Join date : 28/02/2008

    Sali Berisha mbetet burre shteti. Empty
    MesazhTitulli: Sali Berisha mbetet burre shteti.   Sali Berisha mbetet burre shteti. EmptyThu Jun 27, 2013 1:59 am

    Humbi zgjedhjet, jep doreheqjen nga te gjitha funksionet ne Partine Demokratike, kreu i kesaj force politike dhe Kryeministri ne detyre, Sali Berisha. Ne perfundim te procesit te numerimit te votave, mes shume mbeshtetesve te perlotur dhe duartrokitjeve, kreu i qeverise Berisha mbajti nje fjalim prekes dje ne seline e PD-se, duke marre persiper te gjithe pergjegjesine per rezultatin e dobet te partise qe drejton ne keto zgjedhje dhe lene drejtimin e saj. Nga ana tjeter, Berisha njoftoi se do te jete ne Kuvend dhe do te punoje per fitoren e kesaj partie ne te ardhmen. “Ne i humbem keto zgjedhje dhe besomeni mua, se per kete humbje e tere pergjegjesia bie vetem mbi nje njeri, vetem mbi mua, Sali Berishen. Keshtu qe, duke marre gjithe pergjegjesite qe vertete me takojne, ne nje vendim te prere, kam vendosur te jap doreheqjen nga te gjitha funksionet e mia ne forumet e Partise Demokratike, te jem thjesht njeri prej jush, anetar i PD-se dhe deputet i saj, te punoj me perkushtim te madh se bashku me ju dhe lidershipin e ri, per te mbrojtur dhe promovuar si opozite, vlerat dhe parimet themelore te programit tone, per ta shnderruar ate perseri ne nje program te shumices se shqiptareve. Ndaj dhe ju lutem te mos gaboni te merrni apo te konsideroni kete fjale si nje fjalim lamtumire. I tille ky nuk eshte”, - u shpreh Berisha. Nga ana tjeter ai konfirmoi se ne perputhje me Kushtetuten e vendit deri ne muajin shtator do te vazhdoje te punoje me perkushtim te madh ne projektin e Shqiperise se zhvilluar dhe ne perputhje me Statutin e Partise, do te qendroje ne timonin e saj per te organizuar zgjedhjen nga anetaresia e Partise Demokratike, te lidershipit te ri, te cilin do ta mbeshtesim te gjithe se bashku dhe te ecim ne udheheqjen e tij drejt fitores se betejes me te afert. Sipas Berishes, qytetaret votuan me shumice projektin e kundershtarit bazuar ne premtime qe PD-ja nuk do te mund ti bente. “Une gjithnje kam qene i vendosur t’i bindem plotesisht verdiktit te sovranit, i cili foli qarte ne keto zgjedhje. Une u perkas atyre politikaneve qe besojne se ai nuk gabon, qe beson se ai ka gjithnje te drejte.

    Mirepo, qytetaret votuan ne shumice projektin e kundershtarit tone, te bazuar ne premtimet qe ne nuk mund ti benim si: sherbimet shendetesore falas per te gjithe, heqjen e takses se biznesit te vogel dhe TVSH-se per ushqimet dhe uljen e taksave per 95 per qind te qytetareve. Keto premtime ne nuk mund t’i benim, sepse ato bien ndesh me filozofine dhe parimet qe ne besojme, bien ndesh me konkurrencen e ndershme, me lirine ekonomike, me barazine sociale”, -nenvizoi Berisha. Me kete rast, duke pranuar rezultatin e zgjedhjeve, ai nuk ngurroi as t’i uroje kundershtarit, fituesit te zgjedhjeve mbaresi ne detyren e tij te larte dhe uroi gjithashtu qe qytetaret shqiptare te gezojne nje jete gjithnje e me te mire..
    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    https://newballkan.albanianforum.net
     
    Sali Berisha mbetet burre shteti.
    Mbrapsht nė krye 
    Faqja 1 e 1
     Similar topics
    -
    » Shteti Policore i Edi Rames.

    Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
    NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: POLITIKA-
    Kėrce tek: