NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Regjistrohuidentifikimi

 

 21 sekretet e numrit 13

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
Aresi

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

21 sekretet e numrit 13 Empty
MesazhTitulli: 21 sekretet e numrit 13   21 sekretet e numrit 13 EmptyMon Jun 09, 2014 5:13 am

Europianėt, veēanėrisht anglo-saksonėt janė shumė supersticiozė, kur bėhet fjalė pėr numrin 13. Sipas tyre, nėse 13 persona ndodhen tė ulur nė tė njėjtėn tryezė, njėri prej tyre do tė vdesė brenda vitit.

E premtja e datės 13 konsiderohet njė datė shumė e keqe dhe njė ditė e mbrapshtė. Dita e 13 e vitit, kati i 13, numri 13, tė gjitha konsiderohen si ndjellės tė fatkeqėsive. Me njė fjalė, ēdo gjė qė pėrmban 13 ėshtė “e mallkuar”.

Edhe nė Rusi,numri mendohet se ka lidhje me djallin. Por nga vjen i gjithė ky supersticion negativ pėr numrin 13 dhe pėrse popuj e kultura tė tjera nuk e kanė njė fiksim tė tillė? Triskaidekaphobia ėshtė frika nga numri 13.

Fjalėt qė pėrbėjnė termin e mėsipėrm janė marrė nga latinishtja dhe greqishtja e vjetėr, edhe pse nė ato kohė mbi kėtė numėr nuk kishte rėnė hija e zezė e mallkimit.Zakonisht njerėzit e kanė lidhur numrin 12 me bollėkun dhe me plotėsinė e gjėrave.

Kėshtu ka 12 zotėr olimpikė, 12 shenja tė horoskopit, apo 12 dishepuj. Nėse kėtij numri tė plotė i shtohet njė tjetėr, atėherė situata bėhet e paqartė dhe e paparashikueshme.

Juda ishte i ftuari i 13 nė Darkėn e Fundit dhe kjo ėshtė njė nga arsyet qė ky numėr konsiderohet si ndjellės i fatkeqėsive.Nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė kaluar pati disa teori nė lidhje me kėtė numėr, sipas tė cilave nė Sabath kishte 13 shtriga.

Megjithatė, kisha nuk e konfirmoi kurrė njė gjė tė tillė. Po tė kėrkosh njė shpjegim nė Fjalorin e Supersticioneve tė Oksfordit, numri 13 lidhet me tė premten e datės 13, e cila u pėrmend pėr herė tė parė nė vitin 1913,700 vjet pas shpėrbėrjes me dhunė tė Urdhrit tė Kalorėsve tė Tempullit.

Tė premten e datės 13 tė vitit 1307, tė gjithė kalorėsit tempullarė u kapėn nė Francė dhe kėshtu urdhri reshti sė ekzistuari.Njė tjetėr fakt pėr cilėsimin e numrit si “tė mbrapshtė” ėshtė se letra e 13 e Tarotėve ėshtė letra e vdekjes.

Kjo ėshtė vendosur nė Italinė e shekujve 15-16, por nuk ka tė bėjė aspak me Darkėn e Fundit.Shumė interesant ėshtė edhe fakti se numrit 13 nuk i ishte kushtuar ndonjė vėmendje e veēantė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės deri nė shekullin e 19.

Emri zyrtar i Deklaratės sė Pavarėsisė ėshtė: “Deklarata e Pavarėsisė sė 13 Kolonive” dhe brenda 15 vitesh vendi quhej 13 Shtetet e Bashkuara. Nė fund tė shekullit tė 18,numri 13 simbolizonte pavarėsinė dhe bashkimin e vendit tė ri.

Mė 4 korrik, nė Ditėn e Pavarėsisė,kishte 13 tė shtėna me top dhe disa rituale tė tjera tradicionale,tė cilat pėrsėriteshin 13 herė rresht.

Vetėm kur 13 shteteve iu shtua shteti i 14, ai i Vermontit nė vitin 1791, ēdo ritual bėhej me numrin e ri, pra me numrin 14, i cili u konsiderua si numri i fatit.Deri nė shekullin e 19 kishte njė tjetėr supersticion tė lidhur me 13-n, ai i 13 miqve tė ulur rreth sė njėjtės tryezė.

Pėr tė shpjeguar frikėn e disa popullatave ndaj kėtij numri ka njė mori librash qė merren me zanafillėn e kėsaj fobie qė vazhdon edhe sot nė Evropė, por edhe nė vende tė tjera.

Nė fund tė shekullit tė 19, ky supersticion u pėrhap edhe pėrtej oqeanit Atlantik. Shkrimtarė nga vende tė ndryshme, si Fjodor Dostojevski, Henrik Ibsen,Leon Tolstoi, Zhul Verni apo Oskar Uajld e kanė pėrmendur jo pak kėtė numėr nė veprat e tyre.

Nė vitin 1880, disa njujorkezė vendosėn qė tė hiqnin kėtė paragjykim qė ishte kthyer nė njė fiksim tė vėrtetė. Kėshtu njė veteran i Luftės Civile dhe njė njeri i njohur nė rrethet e larta,William Fowler vendosi qė tė krijonte njė klub,anėtarėt e tė cilit tė darkonin datėn e 13 tė ēdo muaji dhe rreth tryezės tė uleshin 13 anėtarė tė klubit.

Darka e tyre e parė u organizua nė hotelin “Knickerbocker”, tė premten e 13 janarit tė vitit 1881, nė dhomėn numėr 13. Kjo nuk ishte vetėm njė luftė kundėr kėtij numri qė ishte bėrė shumė i famshėm dhe i rrezikshėm,njėherazi, por edhe njė luftė kundėr tė gjitha llojeve tė bestytnive e supersticioneve tė kohės.

Duhet thėnė se njerėzit, tė gjithė pa pėrjashtim, po jepeshin shumė pas shenjave, falleve e dukurive tė tjera okulte e misterioze, dhe kjo ishte kthyer nė njė epidemi, pasi i kishte kaluar pėrmasat e njė fiksimi tė pėrkohshėm.Gjatė rrugės drejt vendit tė darkės, tė ftuarit kaluan nėn njė shkallė tė posaēme, hodhėn kripė nė tryezėn e tyre dhe i vendosėn pirunjtė nė tryezė nė formė kryqi.

Nė njė tabelė tė madhe tė varur nė mur ndodhej parulla: “Nos Morituri Te Salutamus” (“Ne tė vdekshmit tė pėrshėndesim”). Ky klub u bė shumė i famshėm dhe ajo qė nisi si njė kundėrshti ndaj supersticioneve, e kryesisht ndaj fiksimit pėr numrin 13, u shndėrrua nė njė klub aventurierėsh qė ndėrmorėn shumė veprime tė rrezikshme pėr tė hedhur poshtė paragjykimet e kohės.

Po pėr sa i pėrket darkės sė famshme, menyja u soll nė gurė varri, ndėrsa tryeza e darkės ishte ndriēuar nga kafka boshe me qirinj brenda, tamam si nė netėt e Hollouinit. Sallatat dhe ushqimet e ndryshme erdhėn nė pjata qė kishin formėn e arkivoleve.

Ndėrkohė i gjithė ambienti rrotull ishte zbukuruar me sende qė sjellin fat tė keq, si pasqyra tė thyera apo silueta macesh tė zeza.Nė vitin 1887,klubi ishte shndėrruar nė njė institucion shumė popullor dhe numėronte 487 anėtarė.

Nė vitin 1895, krijuesi i tij deklaroi se numri i vetėvrasjeve mes anėtarėve tė klubit ishte shumė mė i vogėl se pėrqindja mesatare e vendit. Pavarėsisht tė gjitha veprimtarive zbavitėse qė bėheshin nė tė dhe mesazhit qė ata synonin tė pėrcillnin, klubi i tė 13-ve u shpėrbė nė vitin 1914 pėr shkak tė fillimit tė Luftės sė Parė Botėrore.

Tė gjithė anėtarėt ranė dakord se mungesa e respektit pėr vdekjen nė njė epokė lufte do tė ishte e pavėnd.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://newballkan.albanianforum.net
 
21 sekretet e numrit 13
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: BISEDA DHE DISKUTIME :: Kurjozitete-
Kėrce tek: