NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

     

     Rama, spektakėl pėr 21 janarin, qytetarėt e bojkotojnė

    Shko poshtė 
    AutoriMesazh
    Aresi
    Newballkan
    Newballkan
    Aresi


    Numri i postimeve : 651
    Join date : 28/02/2008

    Rama, spektakėl pėr 21 janarin, qytetarėt e bojkotojnė Empty
    MesazhTitulli: Rama, spektakėl pėr 21 janarin, qytetarėt e bojkotojnė   Rama, spektakėl pėr 21 janarin, qytetarėt e bojkotojnė EmptySun Jan 22, 2012 3:24 am

    Rama, spektakėl pėr 21 janarin, qytetarėt e bojkotojnė

    Qytetarėt shqiptarė nuk u bashkuan dje, me pėrdorimin politik qė Partia Socialiste u bėri jo vetėm 4 viktimave tė vrarė nė protestėn e dhunshme qė ajo organizoi si tė tillė, por edhe familjarėve tė tyre. Shqiptarėt lanė kėshtu tė vetmuar Edi Ramėn nė homazhin e organizuar nga Partia Socialiste nė nderim tė viktimave tė demonstratės sė dhunshme tė 21 janarit. Pavarėsisht fryrjes nga mediat pranė opozitės dhe mesazheve pėr pjesėmarrje masive nga kreu i opozitės, vetėm 1 mijė vetė ishin tė pranishėm. Pjesėmarrja tepėr e ulėt nė kėtė homazh tregoi edhe njėherė se shqiptarėt janė kundėr shfrytėzimit tė vdekjes pėr qėllime politike. Nė mungesė besimi tek Policia e Shtetit, Rama preferoi qė tė vinte militantė tė PS-sė pėrgjatė bulevardit "Dėshmorėt e Kombit" pėr tė mbikėqyrur mbarėvajtjen e homazheve. Organizimi me muzikė funebre dhe kurimi deri nė detaje pėr kamerat e televizioneve, tregoi edhe njėherė se Rama e ka portretizuar politikėn e funeralit. Dita e djeshme shėnoi rekordin mė tė keq tė pėrdorimit tė vdekjes nga Edi Rama kur familjarėve tė viktimave iu pėrgatitėn fjalime politike, iu pėrcaktua edhe momenti kur do tė afroheshin pranė portreteve tė familjarėve tė tyre pėr tė vendosur lule. Por mė i rėndė akoma ishte edhe pėrdorimi dhe nxjerrja pėrpara kamerave e fėmijėve tė viktimave tė 21 janarit. Pjesė e kėsaj skenografie tė turpshme ishte edhe ngjitja e kėtyre fėmijėve nė skenė, ku u kėrkohej tė flisnin pėr dhimbjen e tyre. Pėr tė shfrytėzuar sa mė shumė mediatikisht vdekjen e 4 demonstruesve, Rama mbajti nė sallėn e Akademisė sė Arteve njė fjalim ku pjesėn mė tė madhe e zinte denigrimi i qeverisė, ndėrsa viktimat e 21 janarit u pėrmendėn vetėm njė herė. Duke zgjedhur keqpėrdorimin e familjarėve tė viktimave nė konferencėn tek Akademia e Arteve, Rama i'u drejtua pjesės tjetėr tė auditorit tė cilėve iu fliste pėr ardhjen e tij nė pushtet. Por nė fjalimin e tij qė zgjati rreth 50 minuta nuk tha asnjė fjalė si ishte organizuar demonstrata dhe kush ishte strategjia e saj.
    Por, pavarėsisht protestės sė opozitės, qytetarėt nuk i kanė prishur planet e fundjavės. Pėr ta, ajo bėhet pėr motive politike dhe banorėt e kryeqytetit shprehen se kanė zgjedhur t'i qėndrojnė larg. Shumė prej tyre indiferentė pėr atė ēfarė po ndodhte pėrpara selisė sė Kryeministrisė, kanė pėrfituar nga koha e bukur pėr tė shėtitur me familjen. Disa pėr tė pirė kafe me miqtė. Tė tjerė kanė pėrfituar nga pushimi pėr tė bėrė blerjet pėr javėn qė nis. Nė kryeqytet jeta ka vazhduar normalisht. Megjithė thirrjet e opozitės pėr t'u mbledhur nė protestė pjesa mė e madhe e qytetarėve nuk janė shqetėsuar pėr tė prishur fundjavėn nė shėrbim tė asaj qė ata e kanė cilėsuar qėllim politik. Duke mbajtur qėndrim shpėrfillės ndaj protestave, apo mitingjeve tė tjera politike, qytetarė tė shumtė kanė preferuar tė kalojnė njė fundjavė tė qetė nė qytetin bregdetar tė Durrėsit. Ata i ka tėrhequr ajri i pastėr qė tė ofron ky qytet nė kėtė periudhė tė vitit.

    PS, ende nuk u ka kėrkuar falje familjarėve tė viktimave

    Partia Socialiste ende nuk u ka kėrkuar falje nė radhė tė parė familjeve tė viktimave dhe tė plagosurve pėr nxitjen pėr mė shumė se njė javė nga krerėt e opozitės, tė cilėt nėn drejtimin e Edi Ramės ftonin nė daljet publike qytetarėt shqiptarė nė njė demonstratė, ku qėllimi ishte rrėzimi i pushtetit me tė gjitha mėnyrat. Edi Rama, Spartak Ngjela, Skėnder Gjinushi ishin krerėt e partive opozitare, tė cilėt deklaronin se ky do tė ishte shansi pėr tė rrėzuar njė qeveri legjitime dhe kjo do tė vinte nėpėrmjet popullit. Pėr njė javė Rama i mėshonte faktit se demonstrata edhe pse e mirėplanifikuar nga opozita do tė lihej nė dorėn e popullit. Pasi ftoi katėr qytetarėt qė humbėn jetėn nė demonstratėn qė vetė organizoi, si dhe pas akuzave tė familjarėve tė tyre si autori direkt i vrasjes, kryesocialisti Rama nė mėnyrė tė turpshme pėrgjatė njė viti kėrkoi tė fshihej pas luleve tė vendosura nė vendin qė njė vit mė parė e shndėrroi nė kasaphanė tė shqiptarėve. Gjithashtu dirigjenti i demonstratės sė dhunshme nuk ngurroi t'i pėrdorė gjatė njė viti edhe politikisht tė vrarėt, tė cilėt i ftoi edhe nėn sloganin e vdekjes pėr pushtet personal. Edhe pse i la shqiptarėt nė mes tė sheshit duke urdhėruar grupe kriminale pėr nxitje tė dhunės drejt uniformave tė rendit, Rama i pėrdori tė vrarėt pėr tė sfumuar akuzat ndaj tij tė pėrgatitjes dhe vrasjes sė qytetarėve tė pafajshėm tė ftuar nė demonstratė nga vetė ai. Ashtu sikundėr regjimi komunist vriste njerėz tė pafajshėm pa gjyq natėn dhe i qante ditėn, kreu i Partisė Socialiste, pasardhėsen e Partisė Komuniste Shqiptare, tregoi se ėshtė i aftė tė vrasė njerėz nė datėn 21 dhe t'i qajė ata nė ditėt qė pasuan. Pjesė e homazheve apo vizitave nė familjet e tė vrarėve kanė qenė edhe disa nga deputetėt, tė cilėt ishin dirigjuesit e turmave vandale qė shkatėrruan, dogjėn dhe u kthyen nė shkaktarė tė vdekjes sė katėr personave dhe plagosjes sė dhjetėra tė tjerėve....
    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    https://newballkan.albanianforum.net
     
    Rama, spektakėl pėr 21 janarin, qytetarėt e bojkotojnė
    Mbrapsht nė krye 
    Faqja 1 e 1
     Similar topics
    -
    »  Rama-Erion

    Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
    NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
    Kėrce tek: