NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

 

 Video shokuese, Rama nė panik

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
Aresi


Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

Video shokuese, Rama nė panik Empty
MesazhTitulli: Video shokuese, Rama nė panik   Video shokuese, Rama nė panik EmptyThu Jan 19, 2012 6:12 am

Video shokuese, Rama nė panik

Kreu i LSI-sė kėrkoi dje, vetėm 2 minuta kohė pėr tė transmetuar diēka nė video dhe nė audio, pėr tė parė tė gjithė se vėrtet kush ndėrhyn tek Prokuroria pėr tė pushuar ēėshtjet e korrupsionit. Pėrmes njė deklarate pėr mediat, Kreu i LSI-sė u shpreh se, nėse kreu i opozitės Edi Rama do transparencė pėr presionet ndaj gjyqėsorit tė shkoi nė televizion dhe tė paraqesi tė gjitha provat, faktet dhe videot qė disponon. Meta theksoi se ėshtė i gatshėm tė ballafaqohet para tė gjithė shqiptarėve dhe ndėrkombėtarėve lidhur me akuzat e Ramės pėr presion ndaj drejtėsisė. "Dua vėrtet qė nė qoftė se Edi do vėrtet transparencė dhe nė qoftė se Edi do vėrtet qė tė ballafaqohet para tė gjithė shqiptarėve, para tė gjithė ndėrkombėtarėve lidhur me atė qė i quan vdekja e drejtėsisė, nė atė qė ai e quan presioni ndaj gjykatave, prokurorėve, Prokurorisė sė Pėrgjithshme, Shėrbimit Informativ etj., unė e ftoj qė duke filluar nga sot dhe kur tė dėshirojė nė emisionin "Fiks Fare", tė dalė para shqiptarėve dhe le te ketė kohė sa tė dojė nė dispozicion pėr tė dhėnė prova, pėr tė dhėnė fakte, pėr tė dhėnė video, pėr tė dhėnė audio, pėr tė dhėnė letra, pėr tė dhėnė dokumenta pėr kapjen qė mund t'i jetė bėrė gjykatės, Prokurorisė nga qeveria, nga Kryeministri apo dhe nga unė. Unė dua vetėm 2 minuta kohė pėr tė transmetuar diēka nė video dhe nė audio, meqenėse Edi na futi video-politikėn nė politikėn shqiptare, pėr tė parė tė gjithė se vėrtet kush ndėrhyn tek Prokuroria pėr tė pushuar ēėshtjet e korrupsionit, kush ndėrhyn te gjyqtarėt pėr qėllime politike dhe pėr tė mos e luftuar vėrtet korrupsionin. Kjo bėhet nė emėr tė transparencės", tha Meta. Ndėrsa siguroi tė gjithė shqiptarėt, qė do tė dėgjoi me shumė respekt dhe me shumė vėmendje ēdo provė tė Edi Ramės, duke besuar se ai vėrtet ėshtė i shqetėsuar pėr drejtėsinė shqiptare. Lidhur me protestėn e tė rinjve socialistė me funeral, kreu i LSI-sė tha se, "pėr biznesin e ri tė funeraleve mendoj qė nuk ėshtė normale dhe njerėzore tė ecim nė kėtė drejtim. Pėrpara se tė vazhdojė me kėtė lloj biznesi qė e ka kaq shumė pėr zemėr, do tė ishte shumė mirė miku im i dashur Edi tė kėrkonte falje pėr gjendjen, me tė cilat i la varrezat e Tiranės pėr gati 11 vjet si Kryetar Bashkie dhe kėtė gjė e dinė tė gjithė qytetarėt e Tiranės. Se e ka humbur Bashkinė apo bankėn siē thonė miqtė e tij mė tė afėrt, nuk ėshtė ndonjė fatkeqėsi e madhe. Qė ka probleme drejtėsia, absolutisht qė po. Dhe natyrisht qė kjo ėshtė arsyeja qė nė mėnyrė vėrtet serioze dhe jo pėr tė bėrė shaka, unė i bėj njė ftesė shumė tė sinqertė, sepse nuk mund t'i pėrgjigjemi me tė njėjta mėnyra dhe forma, sepse ne jemi pėr politikė transparente dhe tė civilizuar dhe ju e dini qė ne jemi pėr video origjinale dhe jo tė montuara". Meta u shpreh se, nuk do merret me vendimet e djeshme apo tė pardjeshme tė Partisė Socialiste, duke iu rikthyer vendimit tė Gjykatės, Meta u shpreh se, "ju e dini qė rezultati ka qenė ndoshta mė i thellė seē duhet pėr ē'tė bėjmė qė e vėrteta ėshtė kaq e kristaltė. Rezultati ka qenė 5 me 0". Lidhur me shqetėsimin e madh qė paraqet midis kėtyre tė rinjve qė i pėrdor nė ceremonira tė tilla tepėr tė rėnda dhe tepėr tė papranueshme, Meta tha se, Rama zgjodhi ceremoni mortore edhe disa tė rinj qė quhen gjoja eurosocialistė pėr tė protestuar ndaj Gjykatės. I pyetur nėse ka video pėr tė transmetuar, Meta theksoi se, "unė nuk kam, por avokati i madh dhe prokurori i pėrhershėm pavarėsisht se ėshtė nė detyrė apo nė pritje, zoti Braho, ka diēka e cila ishte tepėr pozitive pėr hir tė transparencės qė e ka Edi si kėrkesė, si nevojė, si apel. Zoti Braho si prokuror i pėrhershėm dhe qė nuk ka nevojė tė paguhet si prokuror, ka ditė qė kėrkon edhe Znj. Ina Rama qė ta ndihmojė nė kėtė drejtim, qė nga procesi qė ka mbaruar ndaj z. Meta. Kėto bėhen thjesht pėr hir tė transparencės".
Pas deklaratės sė Metės, pėr publikimin e njė videoje ku dėshmohet se si Rama i bėn presion sistemit tė drejtėsisė, kreu i PS ka rėnė nė heshtje duke mos bėrė asnjė reagim. Ndonėse, ėshtė parė shumė aktiv nė pėrgjigjet e tij ndaj ēdo deklarate politike pėrmes rrjetit social Tweeter, pas daljes sė Metės, kreu i PS duket se e ka patur tė pamundur tė gjejė fjalėt pėr tė reaguar. Nė panik, nga publikimi i videos dhe nxjerrja e shantazheve nė lidhje me raportet ndaj gjykatave, prokurorisė apo sistemit tė drejtėsisė nė tėrėsi, ka bėrė qė Rama tė heshtė dhe tė mos nxjerrė asnjė kundėrpėrgjigje.

Praktikat mė tė mira evropiane nė pėrgatitjen e mėsuesve

Nė mbledhjen e djeshme tė Kėshillit tė Ministrave, Kryeministri Berisha u fokusua tek arsimi, si njė ndėr pėrparėsitė mė madhore tė qeverisė dhe tek mėsuesi, i cili do tė mbetet nė epiqendėr tė pėrpjekjeve pėr njė kualifikim dhe zhvillim tė mėtejshėm profesional. Duke theksuar se gara e dijes ėshtė gara kryesore nė kėtė vend, Kryeministri Berisha vlerėsoi si njė arritje tė madhe dyfishimin dhe mbidyfishimin e rrogave tė arsimtarėve, brenda njė harku kohor tė shkurtėr. "Ne deklaruam vite mė parė se reformėn nė arsim do ta fillojmė me mėsuesit dhe vendosjen e tij nė piedestalin qė meriton, krijimin e tė gjitha kushteve dhe mundėsive qė ai tė pėrmbushė misionin e tij, sepse mėsuesi ėshtė misionar. Nė kėtė aspekt, situata ekonomike ishte mjerane. Nga arsimi largoheshin masivisht mėsues tė kualifikuar dhe sistemi po shkonte drejt njė degradimi tė vėrtetė. Politika e vendosjes sė mėsuesit nė epiqendėr dora-dorės me konsolidimin e saj u shoqėrua edhe me ndryshime tė thella dhe rrėnjėsore tė sistemit arsimor. Tani, nuk ka mė largime nga ky sistem, por ėshtė e kundėrta. Ka kėrkesa tė shumta pėr punėsim nė kėtė sistem tė vajzave dhe djemve tė arsimuar", theksoi Berisha. "Duhet tė vendosim format mė tė pėrshtatshme tė kualifikimit dhe tė trajnimit tė arsimtarėve, tė azhornimit tė tyre, tė pasurimit tė dijeve tė tyre, ndaj dhe Ministria e Arsimit duhet tė bėjė njė plan veprimi pėr reformėn nė pėrgatitjen e mėsuesve, nė trajnimin e tyre, pra njė reformė tėrėsore qė tashmė tė ketė qėllim kryesor rritjen e nivelit profesional, intelektual, tė atyre qė ne u besojmė fėmijėt tanė, tė atyre qė pas prindėrve, nė njė farė mėnyre janė dhe njerėzit mė tė dashur, mė tė rėndėsishėm, mė tė ēmuar pėr fėmijėt tanė. Ėshtė e domosdoshme qė rreth 40 mijė arsimtarė tė vendit tė kenė mundėsinė pėr kualifikimin dhe rikualifikimin e tyre. Nuk ka gjė mė serioze pėr njė shoqėri sot, se sa arsimi, nuk ka profesion mė serioz pėr ne, sesa mėsuesi. Tė gjitha agjencitė e Ministrisė sė Arsimit qė trajtojnė problemin e kurrikulės parauniversitare, tė trajnimit dhe tė formimit tė mėsueseve duhet t'i nėnshtrohen njė procesi tė thellė reformimi, nė mėnyrė qė tė qėndrojnė nė lartėsinė e kėsaj detyre kryesore", theksoi ai.

Shtrije internetit nė ēdo shkollė

Kryeministri u shpreh se pas arritjeve tė rėndėsishme nė fushėn arsimore si shtrirja e internetit nė ēdo shkollė, e mė pas nė ēdo klasė, ndėrtimi dhe rindėrtimi i rreth 60% tė shkollave ekzistuese tė vendit, ndryshimet rrėnjėsore nė pajisjen e bazės laboratorike, si dhe nė kurrikul, etj., Ministria e Arsimit dhe qeveria do tė gjejė tė gjitha mėnyrat pėr tė pėrparėsuar dhe pėr tė vendosur nė krye tė pėrpjekjeve tė saj cilėsinė e degėve dhe fakulteteve tė mėsuesisė. "Nė fushėn e arsimit, falė investimeve serioze nė vitin 2009 pėrfundoi shtrirja e internetit nė ēdo shkollė. Dhe tani ne po ecim drejt internetit nė ēdo klasė nėpėrmjet teknologjive tė reja. Janė ndėrtuar dhe rindėrtuar rreth 60% tė shkollave ekzistuese tė vendit, ndryshime rrėnjėsore janė bėrė me pajisje nė bazėn laboratorike, nė kurrikul, por sėrish nė politikėn tonė mėsuesi dhe para sė gjithash mėsuesi do tė mbetet nė epiqendėr tė pėrpjekjeve tona. Vetėm njė sistem qė garanton kualifikimin e vazhdueshėm tė mėsuesve tė vendit, konsolidon gjithnjė e mė tej sistemin arsimor", theksoi ai.

Bursa pėr mė tė mirėt nė matematikė

Mė tė mirėt e matematikės nė tė gjitha shkollat e vendit do tė mbėshteten me bursa dhe forma tė tjera inkurajimi nga qeveria shqiptare. Kėtė e kėrkoi dje Kryeministri Berisha, ndėrsa theksoi se duhet bėrė gjithēka qė shkencat ekzakte dhe leximi tė jenė pėrparėsitė absolute. "Nė kėtė pėrpjekje tė madhe duhet tė bėjmė gjithēka qė shkencat ekzakte, si dhe leximi tė jenė pėrparėsitė absolute. Leximi ėshtė njė dhunti shumė e pėrhapur tek ne. Ne duhet tė tregojmė kujdesin maksimal pėr gjuhėn dhe leximin, por duhet tė tregojmė njė kujdes tė jashtėzakonshėm pėr matematikėn, ne duhet tė bėjmė ēdo gjė qė tė seleksionojmė dhe tė mbėshtesim me bursa dhe me forma tė tjera, mė tė mirėt e matematikės, nė tė gjitha shkollat e vendit. Duhet tė bėjmė ēdo gjė qė ata tė marrin nė dorė kėtė doktrinė sa mė shpejt nė shkollat tona", theksoi Berisha. Matematika kėrkon njė pėrkujdesje tė veēantė, theksoi Berisha, ndaj mbėshtetja dhe inkurajimi ėshtė shumė i domosdoshėm.

Kuotės ushqimore pėr nxėnėsit rom nė Korēė

Kėshilli i Ministrave miratoi dje vendimin pėr vendosjen e kuotės ushqimore nė shkollėn 9-vjeēare "Naim Frashėri" nė Korēė. Nė kėtė shkollė ushtrojnė mėsim nė tėrėsinė e saj nxėnės romė. Duke vlerėsuar kėtė vendim, Kryeministri Berisha kėrkoi nga Ministria e Arsimit shtrirjen edhe nė shkolla tė tjera ku mėsojnė kėto komunitete, me synimin kryesor ofrimin e stimujve pėr t'i bėrė shkollat mė tėrheqėse pėr fėmijėt e komuniteteve rome dhe egjiptiane. "Do tė veēoja sot vendimin, i cili ka tė bėjė me shkollėn 9-vjeēare 'Naim Frashėri' nė Korēė, pėr vendosjen e kuotės ushqimore nė kėtė shkollė, e cila ka nė tėrėsi nxėnės romė. Zoti ministėr, kjo ėshtė njė eksperiencė shumė e domosdoshme, por ne do tė identifikojmė edhe shkolla tė tjera tė kėtyre komuniteteve nė mėnyrė qė tė ofrojmė kėtė stimul pėr t'i bėrė shkollat mė tėrheqėse pėr fėmijėt e kėtij komuniteti, pra romė dhe egjiptianė. Pavarėsisht nga problemet terminologjike qė ekzistojnė nė trajtimin e ēėshtjes, ne si qeveri do tė kemi njė trajtim tė barabartė dhe ky ėshtė njė fillim shumė i mirė, i domosdoshėm", theksoi Berisha. Ky vendim vjen si njė pėrgjigje edhe ndaj sindikatės sė arsimit e cilėsuar shumė e drejtė nga Kryeministri.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://newballkan.albanianforum.net
 
Video shokuese, Rama nė panik
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
Kėrce tek: