NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

     

     Kėsti i dytė pėr ish-tė pėrndjekurit kur mund tė tėrhiqet

    Shko poshtė 
    AutoriMesazh
    Aresi
    Newballkan
    Newballkan
    Aresi


    Numri i postimeve : 651
    Join date : 28/02/2008

    Kėsti i dytė pėr ish-tė pėrndjekurit kur mund tė tėrhiqet Empty
    MesazhTitulli: Kėsti i dytė pėr ish-tė pėrndjekurit kur mund tė tėrhiqet   Kėsti i dytė pėr ish-tė pėrndjekurit kur mund tė tėrhiqet EmptySat Jul 23, 2011 1:00 am

    Kush ka pėrfituar kėstin e parė mė herėt, do tė marrė edhe kėstin e dytė. Qeveria ka miratuar radhėn e ndarjes sė kėstit tė dytė e me radhė deri te kėsti i tetė, me anėn e njė vendimi tė posaēėm, i cili ka hyrė nė fuqi tashmė. Kėsti i dytė pėr ish-tė pėrndjekurit ėshtė premtuar tė ndahet kėtė vit, pasi tė ketė pėrfunduar ndarja e tė hollave pėr gjithė ish-tė pėrndjekurit qė kanė aplikuar. Deri mė tani rezulton tė kenė pėrfituar rreth 10 mijė ish-tė pėrndjekur nga 20 mijė qė kanė aplikuar nė total. Nė kėtė vendim tė qeverisė ėshtė parashikuar edhe shpėrndarja e fondit pėr ata ish-tė dėnuar qė janė mbi 65 vjeē dhe qė vuajnė nga sėmundje tė rėnda. Kriteret pėr gjendjen shėndetėsore dhe pėrfitimin e kėtyre tė fundit do tė pėrcaktohen me udhėzim tė veēantė nga Ministria e Financave dhe ajo e Shėndetėsisė. Dėmshpėrblimi i miratuar nga Kėshilli i Ministrave do tė shpėrndahet nė tetė kėste tė barabarta. Nė ēdo rast, vlera e kėstit tė dėmshpėrblimit ėshtė jo mė e vogėl se 100 mijė lekė dhe jo mė e madhe se 1 milion lekė. Me kėtė vendim ėshtė pėrcaktuar skema e shpėrndarjes sė kėsteve tė dėmshpėrblimit, sipas sė cilės afati i shpėrndarjes sė kėstit tė dytė fillon pas pėrfundimit tė miratimit tė plotė tė dėmshpėrblimit pėr tė gjithė ish-tė dėnuarit politikė. Pagesa e kėsteve, duke filluar nga kėsti i dytė, do tė bėhet sipas radhės kronologjike tė kryerjes sė pagesės sė kėstit tė parė, me pėrjashtim tė ish-tė dėnuarve politikė, tė cilėt janė mbi 65 vjeē dhe vuajnė nga sėmundje tė rėnda. Ministri i Financave do tė nxjerrė rregulla pėr mėnyrėn dhe procedurėn e kryerjes sė kėsaj pagese. Qeveria ka akorduar rreth 45 pėrqind tė fondit tė planifikuar tė kėtij viti pėr ish-tė pėrndjekurit, deri nė muajin maj. Sipas tė dhėnave paraprake tė Minsitrisė sė Financave pėr pesėmujorin, janė shpėrndarė rreth 900 milionė lekė pėr kategorinė e ish-tė pėrndjekurve. Ndarja e parave tė dėmshpėrblimit sipas ligjit ka vijuar pėr njė pjesė tė pėrfitimit, e cila ėshtė sa 1/8-ta e vlerės qė pėrfiton ish-i pėrndjekuri. Shuma e tė hollave mund tė tėrhiqet nga vetė ish-tė dėnuarit ose nė rast se ata nuk jetojnė mė, ajo tėrhiqet vetėm nga familjarėt e tij si bashkėshorti/ja ose fėmijėt. Nėse asnjė prej tyre nuk ėshtė gjallė, fondet i kthehen buxhetit tė shtetit. Depozitat bankare qė ēelen nė emėr tė ish-tė dėnuarit politik bėhen tė disponueshme brenda njė jave nga ēelja e tyre.

    Radha e pėrparėsisė pėr ndarjen e kėsteve

    Radha e pėrparėsisė pėr ndarjen e kėstit tė dytė nga Ministria e Financave, sipas buxhetit tė vėnė nė dispozicion, do tė jetė pėr tė dėnuarit politikė, tė mbetur gjallė me moshė mbi 65 vjeē dhe tė dėnuarit politikė dhe familjarėt e viktimave, tė ekzekutuara apo tė pushkatuara padrejtėsisht me gjyq ose pa gjyq, pėr motive politike, tė cilėt vuajnė sėmundje tė rėnda. "Llojet e dokumentacionit, ku vėrtetohet gjendja e rėndė e subjektit pėrfitues dhe procedurat e paraqitjes sė tyre, pėrcaktohen me udhėzimin e pėrbashkėt tė ministrit tė Financave dhe tė ministrit tė Shėndetėsisė", thekson vendimi. Ndėrkaq, pėr kėstet e tjera, afati i shpėrndarjes fillon njė muaj pas pėrfundimit tė pagesės sė kėstit tė mėparshėm pėr tė gjitha subjektet pėrfituese. Mė konkretisht kėsti i tretė fillon njė muaj pas ndarjes sė kėstit tė dytė pėr ēdo pėrfitues, kėsti i katėrt fillon njė muaj pas pėrfundimit tė pagesės sė kėstit tė tretė pėr tė gjithė pėrfituesit e kėshtu me radhė deri te kėsti i tetė. Ky vendim u referohet tė dėnuarve politikė, tė cilėt kanė vuajtur dėnimin me burgim, izolim nė hetuesi ose nė spital psikiatrik, nga data 30.11.1944 deri mė 1.10.1991, pėr familjarėt e viktimave, tė ekzekutuara apo tė pushkatuara padrejtėsisht, me gjyq ose pa gjyq, pėr motive politike, nga data 30.11.1944, deri mė 1.10.1991, si dhe pėr tė dėnuarit politikė, tė cilėt kanė vuajtur dėnimin me internim nė kamp me rrethim me tela me gjemba deri nė vitin 1954.

    Fondi rritje deri nė 2012

    Qeveria ka parashikuar njė rritje tė fondit pėr kompensimin e ish-tė dėnuarve deri nė vitin 2012. Sipas tė dhėnave tė kuadrit makroekonomik, nė vitin 2011 dhe 2012 kjo shumė do tė rritet nga 2 miliardė qė ėshtė aktualisht nė 3 miliardė lekė. Vetėm gjatė vitit 2009, qeveria kishte planifikuar 1 miliard lekė pėr kėtė proces. Pas propozimeve tė bėra pėr shtimin e kėtij fondi, qeveria vendosi qė tė akordojė edhe 1 miliard lekė tė tjera nga tė ardhurat e pėrfituara prej privatizimeve tė bėra nė fund tė vitit 2008. Fondi pėr vitin 2009 ėshtė llogaritur nė kėto nivele pėr shkak se fondi prej 10 milionė dollarėsh, qė ishte pėrcaktuar pėr ish-tė pėrndjekurit nuk ėshtė shpenzuar. Burime tė Ministrisė sė Financave kanė bėrė tė ditur se ky proces po ndiqet me njė vėmendje shumė tė madhe. Nga ana tjetėr janė pėrcaktuar edhe strukturat pėrgjegjėse qoftė pėr monitorimin e procesit tė ndarjes sė pėrfitimeve financiare, apo edhe pėr verifikimin paraprak tė tė gjitha kategorive, deri nė miratimin e listave nga Kėshilli i Ministrave. Aktualisht vijon ndarja e lekėve pėr pėrfituesit ish-tė dėnuar politikė. Ndarja e parave tė kompensimit sipas ligjit ėshtė bėrė vetėm pėr njė pjesė tė pėrfitimit, e cila derdhet nė llogarinė bankare tė hapur nga vetė i interesuari. Shuma e tė hollave mund tė tėrhiqet nga vetė ish-tė dėnuarit ose nė rast se ata nuk jetojnė mė, ajo tėrhiqet vetėm nga familjarėt e tij si bashkėshorti/ja ose fėmijėt. Nėse asnjė prej tyre nuk ėshtė gjallė, fondet i kthehen buxhetit. Depozitat bankare qė ēelen nė emėr tė ish-tė dėnuarit politik bėhen tė disponueshme brenda njė jave nga ēelja e tyre.

    Qytetarėt korrektė nė plotėsimin e dokumenteve

    Qytetarėve u duhet tė plotėsojnė nė mėnyrė sa mė korrekte dokumentacionin e tyre, nė tė kundėrt nuk do tė marrin atė qė ligji u ka caktuar tė pėrfitojnė. Sipas burimeve zyrtare, radha dhe saktėsia nė depozitimin e dokumentacionit janė kriteret dhe njėkohėsisht ēelėsi pėr shpejtimin e ekzekutimit tė pagesave. Ministria e Financave ndjek procedurat e pagesės vetėm pasi ish-i dėnuari ėshtė pėrfshirė nė listėn e VKM-sė dhe nuk ka asnjė kompetencė apo funksion pėr procedurat pėrpara daljes sė vendimit tė Kėshillit tė Ministrave pėr pagesat individuale. Neni 12 i ligjit pėrcakton se nė bazė tė buxhetit vjetor tė vėnė nė dispozicion dhe sipas radhės sė caktimit tė dėmshpėrblimit, fondet do tė ndahen nė mėnyrė tė barabartė pėr tė gjithė ish-tė dėnuarit dhe familjarėt e viktimave tė pushkatuara, me kusht qė vlera e dėmshpėrblimit gjatė fazės sė parė tė mos jetė mė shumė se 1 milion lekė. "I njėjti mekanizėm do tė pėrsėritet njė ose mė shumė herė, deri nė shpėrndarjen e plotė tė shumės sė dėmshpėrblimit pėr tė gjithė ish-tė dėnuarit/familjarėt e viktimave, me kusht qė nė ēdo rast pjesa takuese qė kompensohet tė mos jetė mė e vogėl se 100 mijė lekė. Asnjė ish-i dėnuar apo familjar i tij nuk mund tė dėmshpėrblehet jashtė kėtij mekanizmi.

    Kėrkesa e plotė pėr ankimim

    Nėse pėrfituesit kanė njė ankesė apo kundėrshti pėr vendimin e marrė, apo shumėn qė u ėshtė akorduar, burimet bėjnė tė ditur se komunikimi me ta do tė jetė vetėm shkresor dhe jo nėpėrmjet sqarimeve individuale. Ėshtė Ministria e Drejtėsisė ajo qė ndjek tė gjithė procedurėn e informacionit pėr dosjet individuale deri nė nxjerrjen e vendimit tė Kėshillit tė Ministrave dhe dėrgimin e tij me listat bashkėngjitur nė Ministrinė e Financave pėr pagesė. "Nė rast se ish-tė dėnuarit kanė vėrejtje pėr pėrfitimet e mėparshme, gabime tė mundshme duhet tė drejtojnė kėrkesė zyrtare pranė Ministrisė sė Drejtėsisė pėr korrigjime tė mundshme, nėse rezulton njė gjė e tillė", theksojnė burimet zyrtare tė Drejtorisė sė Thesarit. Verifikimi pėr pėrfitimet e mėparshme tė ish-tė dėnuarve ėshtė informacion i dėrguar nė Ministrinė e Drejtėsisė nga Ministria e Financave pėr shumat nė letra me vlerė dhe lekė pėrpara vitit 1997.

    Depozitat e ēelura

    Depozitat e ēelura sipas nenit 15 tė kėtij ligji mund tė kėrkohen nga tė interesuarit deri nė 3 vjet nga ēelja e tyre. "Kur brenda 3 vjetėve pranė bankės nuk paraqitet asnjė i interesuar, apo kur tė interesuarit nuk plotėsojnė kriteret e caktuara sipas nenit 14, llogaria transferohet drejtpėrdrejt nė Thesarin e Shtetit sipas njė rakordimi paraprak tė kryer nėpėrmjet bankės sė nivelit tė dytė dhe Ministrisė sė Financave", theksohet nė ligj.
    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    https://newballkan.albanianforum.net
     
    Kėsti i dytė pėr ish-tė pėrndjekurit kur mund tė tėrhiqet
    Mbrapsht nė krye 
    Faqja 1 e 1
     Similar topics
    -
    » Si mund te miret IP permes MSN

    Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
    NEWBALLKAN :: Shkencat Natyrore, Shoqerore dhe Ekonomike :: Ekonomi-
    Kėrce tek: