NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

 

 Shenjat e Origjines se Fatit te Mire dhe te Keq.

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
Aresi


Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

Shenjat e Origjines se Fatit te Mire dhe te Keq. Empty
MesazhTitulli: Shenjat e Origjines se Fatit te Mire dhe te Keq.   Shenjat e Origjines se Fatit te Mire dhe te Keq. EmptyThu Jun 05, 2014 3:45 am


Qė nė kohėrat mė tė hershme prirja e shoqėrisė njerėzore ka qenė pėr tė shmangur fatin e keq dhe pėr tė pėrqafuar fatin e mirė.

Ajo qė sjell fat tė mirė nė njė kulturė tė caktuar, sjell fat tė keq nė njė kulturė tjetėr. Ndėr vite supersticionet janė zhvilluar dhe pėr tė gjithė ata qė i besojnė, por edhe pėr kureshtarėt, mė poshtė njė listė me 12 shenja tė mira dhe tė kėqia tė fatit.

Shenja e parė; kurrė mos ec poshtė njė shkalle tė mbėshtetur nė mur. Njė shkallė e vendosur nė njė pozicion tė tillė formon njė trekėndėsh qė nė Egjiptin antik ishte njė figurė e shenjtė dhe kalimi pėrmes tij cilėsohej si sakrilegj. Nė Mesjetė figura e njė shkalle tė mbėshtetur nė mur interpretohej si pedanė ekzekutimi dhe kalimi nėn tė konsiderohej si “ekzekutim i vetvetes”.

Shenja e dytė; hapja e ēadrės nė ambiente tė mbyllura sjell fat tė keq. Njė ‘shenjė’ e mbetur qė nga koha viktoriane. Nė kėtė periudhė mekanizmat e hapjes sė njė ēadre nuk ishin kaq praktikė dhe tė thjeshtė sa sot, dhe hapja e njė tė tille nė ambiente tė mbyllura shpesh shoqėrohej me incidente.

Shenja e tretė; thyerja e njė pasqyre shkakton shtatė vjet telashe. Nė Greqinė e Lashtė e ardhmja e njė personi ‘parashikohej’ duke analizuar reflektimin e tij nė pasqyrė dhe njė pasqyrim i shpėrfytyruar nuk ishte shenjė e mirė, ndėrsa romakėt i shtuan edhe shtatė vite telashe, njė periudhė nėpėr tė cilėn personi qė ka thyer pasqyrėn do tė kalonte nėpėr cikle tė alternuara sėmundjesh.

Shenja e katėrt; derdhja e kripės dhe hedhja e saj pas krahėve. Diku interpretohet si fat i mirė, diku si fat i keq, megjithatė motivet e vėrteta tė kėsaj shenje fati nuk dihen saktė. Besohet se ėshtė pėrhapur fillimisht nė vitet 3500 para Krishtit tek sumerėt dhe mė pas ėshtė adoptuar nga egjiptianėt, asirėt dhe grekėt.

Shenja e pestė; njė mace e zezė qė tė pret rrugėn nuk ėshtė shenjė e mirė. Ėshtė njė ndėr shenjat tipike tė fatit tė keq. Nė Egjiptin e Lashtė ka qenė krejtėsisht ndryshe. Macet konsideroheshin kafshė tė shenjta dhe gjithmonė shenja tė fatit tė mirė. Shekuj mė vonė, rrėzimi nga pushteti dhe ekzekutimi i mbretit Ēarls i Parė nė Angli iu faturua maces sė tij, e cila kishte ngordhur mė parė.

Shenja e gjashtė; tė gjithė kemi dėgjuar pėr numrin 13. Origjina e tersit tė kėtij numri vjen nga mitologjia skandinave. 12 perėndi ishin duke darkuar sė bashku, kur Loki (perėndia e 13), perėndia i luftės dhe i sė keqės e ndėrpret festėn dhe shkakton vdekjen e njėrit prej 12 perėndive.

Shenja e shtatė; patkoi nė derė. Nė Mesjetė besohej se shtrigat kishin frikė nga kuajt dhe mbajtja e njė patkoi nė hyrje tė banesės pėrkthehej nė mbajtjen larg tė shtrigave.

Shenja e tetė; hedhja e monedhave nė njė shatėrvan. E pėrhapur gjėrėsisht nė Romėn e Lashtė e mė pas e marrė edhe nga keltėt, me shumė mundėsi njė gjest falenderues pėr perėnditė e ujit.

Shenja e nėntė; rėnia e njė komete. Nė Antikitet besohej se kur shihej njė yll qė binte, njė perėndi po zbriste nė Tokė dhe shprehja ishte momenti i duhur pėr tė shprehur njė dėshirė pėr t’u realizuar.

Shenja e dhjetė; kur na bie mbi trup jashtėqitja e njė zogu nuk ėshtė vetėm vendndodhja e gabuar nė momentin e gabuar, por pėrfshihet edhe fati. Pėr shkak tė pėrhapjes sė gjėrė tė kėsaj shenje tė mirė tė fatit, ėshtė e vėshtirė tė pėrcaktohet origjina, megjithatė domethėnia ėshtė qė pas njė tė keqe, njė e mirė do tė pasojė.

Shenja e njėmbėdhjetė; tė shohėsh nusen para martesės sjell fatkeqėsi, ndoshta njė supersticion i mbetur nga ‘ndėrrimet e mendjes nė minutė tė fundit’.

Shenja e dymbėshjetė: Vendosja e unazave nė gishtin e katėr tė dorės sė majtė. Ėshtė njė traditė e mbijetuar qė nga Roma e Lashtė dhe mė vonė ėshtė provuar njė lidhje nervore mes kėtij gishti dhe zemrės. Domethėnėse!...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://newballkan.albanianforum.net
 
Shenjat e Origjines se Fatit te Mire dhe te Keq.
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: BISEDA DHE DISKUTIME :: Kurjozitete-
Kėrce tek: