NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Rama Vodhi Nismen e Berishes:Shqiperia 1€

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
Aresi


Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

Rama Vodhi Nismen e Berishes:Shqiperia 1€ Empty
MesazhTitulli: Rama Vodhi Nismen e Berishes:Shqiperia 1€   Rama Vodhi Nismen e Berishes:Shqiperia 1€ EmptySat Feb 01, 2014 2:29 pm

Edi Rama nė shtrėngesė tė madhe pėr investime dhe nė panik nga shtimi i radhėve tė papunėve dhe perspektiva e zymtė ekonomike, ėshtė rikthyer tek teza e Sali Berishės “Shqipėria 1 euro”. Nė Milano nė njė takim me biznesin italian, Rama ėshtė detyruar qė tė huazojė nismėn e Berishės duke qenė se vetė nuk ka asnjė iniciativėn pėr tė paraqitur Shqipėrinė si vend tėrheqės pėr investitorėt e huaj. Por kundėrshtari i tij politik e ka frymėzuar Ramėn nė njė situatė shumė tė vėshtirė ku qeveria shqiptare ėshtė gati tė ngrejė duart e t’i dorėzohet krizės qė ka provokuar vetė. Tė gjithė tashmė e dinė se qeveria nė njė akt tė theksuar tė mungesės sė kurajos dhe transparencės ka kaluar buxhetin e vitit 2014, ku biznesi rėndohet me taksė shumė tė lartė. Situata alarmante nė lidhje me fondet, borxhin, taksimin, investimet publike etj e kanė kthyer Shqipėrinė nė njė vend jo miqėsor pėr biznesin. Vetė qeveria nė njė akt tė pashėmbullt tė historisė 23 vjecare tė demokracisė,ka miratuar nė fshehtėsi buxhetin sikur tė ishte buxheti i njė qeverie hajdute dhe jo e shqiptarėve. E ēuditshme gjithsesi mbetet nga njėra anė frika e qeverisė pėr tė qenė transparent para popullit tė saj dhe nga ana tjetėr pėrqafimi i nismės “Shqipėria 1 euro” qė synon tė ndihmojė klimėn e biznesit nė vendin tonė. Kėsaj radhe ėshtė Rama qė ofron pėr investitorėt e huaj kazerma dhe ndėrtesa tė reparteve ushtarake shqiptare, por qė me infrastrukturėn e rrėnuar dhe mungesėn e energjisė dhe ujit nė godinat e ushtrisė, ėshtė si tė investosh nga fillimi nė njė shtet qė nuk i ndihmon investitorėt. Mėnyra e shėmtuar dhe e pakuptimtė e miratimit nė errėsirė tė buxhetit qė supozohej se do i jepte vendit shpresė pėr tė mos qenė nė vazhdėn e qeverisjes sė mėparshme, ėshtė njė ogur makbethian pėr Kryeministrin shqiptar. Dhe duke parė kėtė sjellje arrogante tė parit tė vendit, tashmė biznesi ka dhėnė paralajmėrime shumė serioze pėr jetėgjatėsinė e kėsaj qeverie. Duket se qeverisja e papėrgjeshme dhe nihiliste e Ramės nuk ka ngjallur ndonjė interes tė vecantė ke biznesi, i cili pret shlyerjen e detyrimeve tė premtuara. E ndėrsa Rama gjoja udhėton jashtė vendit pėr takime me biznesin e huaj, brenda Shqipėrisė biznesi po bashkohet rreth opozitės. Nė vetėm 5 muaj qeverisje Rama ka shkelmuar me vetėdije interesat shumėdimensionale tė biznesit dhe duke shėnuar edhe hapa mbrapa me situatėn e rendit dhe sigurisė,a i ka bėrė bashkė dy vektorė shumė tė rėndėsishėn dhe shumė tė rrezikshėm pėr n jė qeveri. Rama ka kundėr biznesin vendas dhe tė huaj plus opozitėn. Sado tė parėndėsishėm qė tė gjykojė Rama se janė kėta vektorė, e vėrteta ėshtė shumė ndryshe. Kjo pasi biznesi ėshtė aleat i kapitalizmit dhe liberalizmit ekonomik ku paratė qė mbeten nė fund tė ditės nė xhep janė mė tė rėndėsishme se parrullat ideologjike qė shryjnė antarėt e kabinetit tė Ramės nėpėr televizione. Bizneset kanė nė dorė mbylljen e aktiviteteve me shpalljen e falimentit, bllokimin e zhvillimit dhe nxjerrjes nė rrugė me njė dorė tė vetme tė qindra mijėra punonjėsve. Kėta tė fundit tė shtrėnguar nga nevoja do tė mund tė ishin njė arsye shumė e mirė qė Rama tė tregonte vetpėrmbajtje dhe respekt. Kjo nuk po ndodh dhe Rama po e injoron kėtė fakt. Tryeza e djeshme e opozitės me biznesin dhe kėrkesa e investitorėve ndaj PD-sė pėr ndihmė qė tė imponohen ke qeveria qė ajo tė rishikojė paketėn fiskale, ėshtė njė shenjė se bizneset kanė mundėsinė e kundėrvėnies dinjitoze ndaj qeverisė me mėnyra nga mė tė mundshmet. Paketa fiskale e miratuar nga Rama nė errėsirė dhe arrogancė nuk reflekton dėshirėn dhe vullnetin e ftesės qė ėshtė paraqitur nga Kryeministri nė Itali. Rama vazhdon tė injorojė kėrkesat e biznesit brenda vendit dhe i konsideron pėrfaqėsuesit e kėtij biznesi tė pafuqishėm. Nga ana tjetėr Rama ka shumė pak vlerėsim pėr kundėrshtarėt e tij politikė duke i provokuar gjithė kohės me sulme nga mė tė paimagjinuarat qė nuk bėjnė gjė tjetėr vecse unifikojnė pakėnaqėsinė ndaj tij dhe ministrave axhami qė ai ka zgjedhur pėr tė vėnė nėn kėmbė shoqėrinė shqiptare. Kjo situatė e panjohur pėr Shqipėrinė dhe pėr aktorėt e lojės politike dhe botės sė biznesit po bėhet shumė e paqėndrueshme pėr qeverinė Rama. Dhe ky i fundit ka filluar tashmė tė ndjejė se nismat dhe entusiazmi i Berishės mund t’i hyjė nė punė pėr tė afruar biznesin pavarėsisht se i duhet tė adoptojė ato skema qė dikur i ka urryer dhe sharė pafundėsisht...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://newballkan.albanianforum.net
 
Rama Vodhi Nismen e Berishes:Shqiperia 1€
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Edi Rama apo Edvin Rama ? Cili duhet verifikuar ?
» Shqiperia ne NATO

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
Kėrce tek: