NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

 

 Sekreti i Jetes 1

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
Aresi


Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

Sekreti i Jetes 1 Empty
MesazhTitulli: Sekreti i Jetes 1   Sekreti i Jetes 1 EmptySat Jan 25, 2014 3:13 pm

Njeriu ėshtė krijesa mė e mrekullueshme nė natyrė. Ai shfaq dukshėm madhėshtinė, urtėsinė dhe pėrkryerjen e arkitektit dhe Krijuesit tė tij, Zoti tė gjithėsisė. Ndryshe nga krijesat e tjera, njeriu ka njė dhuratė tė paēmueshme e cila bėn qė tė ketė diferencė tė dukshme ndėrmjet tij dhe krijesave tė tjera, dhe e bėn mė superior se ato nė shumė aspekte dhe kjo dhuratė ėshtė mėndja.

Shumė nga sunduesit e sė shkuarės e kanė ditur "sekretin" dhe e kanė pėrdorur atė. Ai ėshtė mbajtur larg nga masat, nė mėnyrė qė tė kishin pushtet dhe tė sundoni mė lehtė mbi ta. Njerėzit qė e kanė ditur kėtė, kanė qėnė figurat mė tė mėdha historike: Platoni, Shekspiri, Njutoni, Ajnshtajni, Hygoi, Bet'hoveni, Linkolni, Emersoni etj. tė cilėt e kanė ditur dhe e kanė pėrdorur sekretin. Dhe " sekreti " ka qėnė ēelėsi i suksesit tė tyre. Po bėhet fjalė pėr sekretin i cili tė mundėson tė kesh ēfarėdo qė tė dėshirosh. Kjo shpjegon atė qė pse njė grup i vogėl njerėzish kanė patur pushtet dhe ndikim mbi njė grup tjetėr mė tė madh, tė cilėt pėr nga aftėsitė dhe rrethanat mund tė kenė qėnė tė barabartė. Ata dinin diēka, ata kuptuan "sekretin". Zoti, Krijuesi i gjithėsisė, e ka pėrsosur krijimin dhe ka vendosur ligje qė veprojnė mbi tė. Kėto ligje bėjnė tė mundur qė tė mbretėrojė rendi, rregulli dhe qėndrueshmėria. Ne tė gjithė punojmė me fuqi tė pashtershme, ne tė gjithė udhėhiqemi nga tė njėjtat ligje, kudo qė tė ndodhemi. Ligjet e universit janė gjithėpėrfshirėse, ato realizohen njėlloj nė ēdo vend dhe nė ēdo kohė. Pas kėsaj fshihet njė sekret, dhe ty po tė tregohet. Sekreti ėshtė "LIGJI I TĖRHEQJES", njė nga ligjet mė tė mėdhenj tė universit, i cili mbretėron kudo nė univers dhe qė mundėson harmoni nė ēdo nivel tė krijimit duke filluar qė nga galaktikat gjigande, planetėt e deri tek atomi dhe kuantet, grimcat me elementare tė materies. Ēdo nivel ka njė bashkėveprim nė bazė tė kėtij tė cilin Zoti e vendosi mbi materien.

Por si funksionon kjo tek njeriu?

Njeriu ėshtė krijesa mė e mrekullueshme nė natyrė. Ai shfaq dukshėm madhėshtinė, urtėsinė dhe pėrkryerjen e arkitektit dhe Krijuesit tė tij, Zoti tė gjithėsisė. Ndryshe nga krijesat e tjera,njeriu ka njė dhuratė tė paēmueshme e cila bėn qė tė ketė diferencė tė dukshme ndėrmjet tij dhe krijesave tė tjera, dhe e bėn mė superior se ato nė shumė aspekte dhe kjo dhuratė ėshtė mėndja. Mėndja ėshtė burimi nga ku lind sekreti. Gjithēka qė vjen nė jetėn tuaj e tėrhiqni ju aty, dhe ju e tėrhiqni nga virtyti i imazheve qė ndodhin nė mendjen tuaj. Mėnyra mė e thjeshtė pėr ta kuptuar kėtė ėshtė ta mendoni veten si njė magnet, dhe ju tėrhiqni ēdo gjė qė mendoni dhe e gjitha kjo pėrkthehet nė tre fjalė tė thjeshta: mendimet - bėhen - gjėra. Mendimet kanė frekuencat e tyre dhe ēdo mendim mund tė matet sipas frekuencės qė ka. Nėse ju mendoni ose imagjinoni diēka, ai mendim transmeton sinjale magnetike nė hapėsirė nė vija paralele qė mė pas rikthehen pėrsėri tek ju. Pra nėse ju mendoni pėr gjėra pozitive, ato gjėra do t'i tėrhiqni dhe do t'i merrni, po kėshtu e njėjta gjė ndodh nėse mendoni gjėra negative. Kur mendoni pėr gjėrat qė doni apo qė nuk doni, dhe pėrqendroheni tek ato me gjithė vėmendjen tuaj, "Ligji i tėrheqjes" do t'ju sjellė gjithmonė atė qė mendoni. Pra ai varet nga mendimet tuaja. Gjėja qė duhet tė dini ėshtė se ligji i tėrheqjes ėshtė gjithmonė nė punė, ashtu siē ėshtė nė punė edhe mėndja juaj. Ēfarėdo qė tė mendoni pėr tė kaluarėn, tė tashmen apo tė ardhmen, ai ėshtė gjithmonė nė punė dhe do tė veprojė. Nėse ankoheni pėr diēka, nė fakt ju po e pėrkeqėsoni atė edhe mė shumė. Kur pėrqendroheni tek diēka me shumė pasion, e bėni atė tė ndodhė edhe mė shpejt, prandaj pėrqendrohuni tek ato gjėra qė dėshironi dhe jo tek gjėrat qė nuk i dėshironi. Nėse jeni pesimistė, ju tėrhiqni rreth vetes njerėz dhe rrethana tė ngjashme me atė qė mendoni, prandaj kujdesuni dhe pėrqendrohuni vetėm tek ato gjėra qė ju pėlqejnė, dhe qė do tė donit t'i kishit. Krijimi vazhdon gjithmonė. Sa herė qė njė individ ka njė mendim ose njė mėnyrė kronike tė zgjatur tė tė menduarit, ai ėshtė pėrfshihet nė proēesin e krijimit, diēka do tė shfaqet nga ato mendime. Duhet tė jeni optimistė nė perspektivat dhe orientimet tuaja pėr tė ardhmen, nė mėnyrė qė tė tėrheqni rreth vetes njerėz, ngjarje dhe rrethana optimiste. Ju mund ta shihni ligjin e atraksionit kudo. Ju tėrhiqni rreth vetes ēdo gjė: njerėzit, punėn, rrethanat, shėndetin, pasurinė, borxhin, gėzimin, makinėn qė ngisni, komunitetin nė tė cilin jetoni dhe i tėrheq pas vetes si magnet. Atė qė mendoni e sillni. Jeta ėshtė manifestim fizik i asaj qė keni nė kokė. Fizika kuantike fillon duke u orientuar nga njė zbulim shkencor qė thotė se: "Mėndja i jep formė gjėsė qė po perceptohet." Vetėm atėherė kur ne marrim informacion nėpėrmjet pesė shqisave tona pėr diēka, atėherė ajo fillon tė ekziston pėr ne. Ky ėshtė sekreti i materies. Njerėzit duhet tė dinė dy gjėra: E para, ėshtė provuar shkencėrisht se njė mendim pozitiv ėshtė qindra herė mė i fuqishėm se njė mendim negativ. E dyta ėshtė se falė Zotit ky ligj ka njė realizim tė vonshėm, qė do tė thotė se mendimet nuk bėhen menjėherė tė vėrteta, do tė kishte probleme po tė ishte kėshtu. Vonesa nė kohė ju shėrben. Ju lejon tė rivlerėsoni, tė mendoni pėr atė qė doni dhe tė bėni njė zgjedhje mė tė lehtė dhe mė tė pėrshtatshme. Shumica jonė tėrheqin automatikisht, mendojnė se nuk kanė kontroll mbi asgjė, dhe ndjenjat e tyre i drejton "piloti automatik", pra gjithēka na vjen automatikisht. Nėse e dėgjoni kėtė pėr herė tė parė, mund tė mendoni qė tani do t'ju duhet tė kontrolloni ēdo mendim tuajin. Pėr ne ėshtė e pamundur tė kontrollojmė ēdo mendim qė kemi. Kėrkuesit thonė qė ne kemi rreth 60 000 mendime nė ditė. Imagjinoni se sa tė lodhur do tė ndjeheshim po tė kontrollonim tė gjitha mendimet qė do tė na vinin. Por ka njė mėnyrė mė tė lehtė pėr ta bėrė kėtė, janė ndjenjat tona. Ndjenjat tona na tregojnė se ēfarė po mendojmė. Pra mendimet shkaktojnė ndjenja, ajo qė po mendojmė po pėrkthehet nė ndjenja. Emocionet janė njė dhuratė e pabesueshme pėr tė na treguar se ēfarė po tėrheqim pranė vetes. Kemi dy lloje ndjenjash: tė mira dhe tė kėqija, dhe ju e kuptoni ndryshimin mes tyre sepse tė parat ju bėjnė tė ndjeheni mirė ndėrsa tė dytat keq. Kryesorja ėshtė tė keni ndjenja tė mira dhe ju e dini kur vijnė, sepse ju bėjnė tė ndjeheni mirė. Ato janė: entuziazmi, gėzimi, mirėnjohja, dashuria… Kur pėrjetoni ndjenja tė mira, do tėrhiqni rreth vetes ndjenja edhe mė tė mira, dhe gjėra qė ju bėjnė tė ndjeheni mirė. Ndėrsa ndjenjat e kėqija janė: pikėllimi, faji, inati, zemėrimi… Janė kėto ndjenja qė tė bėjnė tė pafuqishėm, ato janė ndjenjat e kėqija. Pėrpiquni t'i largoni ato, pėrndryshe ato do t'ju shtohen edhe mė shumė. Nėse ndjeheni mirė po krijoni njė tė ardhme qė ėshtė nė rrugė tė mbarė me atė qė dėshironi. Dhe nėse ndjeheni keq po krijoni njė tė ardhme qė s'pėrputhet me atė qė dėshironi. Pra ju do tė merrni atė qė ndjeni, jo thjeshtė atė qė mendoni. Prandaj njerėzit, si tė ngrihen nė mėngjes, ashtu u shkon edhe dita. Nėse e fillojnė ditėn mbarė, janė tė lumtur, me humor tė mirė dhe nuk lejojnė qė diēka tua ndryshojė humorin, do tė tėrheqin rreth vetes njerėz dhe rrethana gjithnjė e mė tė mira. Po kėshtu, nėse ndjehen keq, do tėrheqin gjėra edhe mė tė kėqij. Pra mendimet dhe ndjenjat tuaja krijojnė jetėn tuaj.

"Krijo universin tėnd gjatė rrugės." Wiston Ēėrēill

Ėshtė e rėndėsishme qė tė ndjeheni mirė, sepse kjo ndjenjė ėshtė sinjali qė shkon nė univers dhe fillon tė tėrheqė mė shumė, nga ai tek ju. Sa mė shumė tė ndjeheni mirė, aq mė shumė do tė tėrhiqni gjėra qė ju ndihmojnė tė ndjeheni edhe mė mirė dhe ju ngrenė lart e mė lart. Kur ndjeheni keq, e dini qė kėtė mund ta ndaloni? Mendoni diēka tė bukur ose diēka qė ju e dini mė mirė se mund t’jua ndryshojė gjendjen. Mendojeni atė dhe mbajeni nė kokė dhe mos lini diēka tjetėr t'jua largojė kėtė. Bllokoni ēdo gjė pėrveē kėtij mendimi, dhe patjetėr qė do tė ndjeheni mė mirė dhe do ta pėrmirėsoni ndjeshėm gjendjen emocionale. Jeta mund tė jetė absolutisht fenomenale, dhe ashtu do tė jetė, kur tė filloni ta pėrdorni sekretin.

Cila ėshtė detyra jonė nė procesin e krijimit dhe cila ėshtė detyra e universit ?

Le tė pėrdorim njė metaforė. Mendoni pėr Aladinin dhe llambėn e tij. Aladini e fėrkon llambėn dhe del xhindi. Xhindi i thotė gjithmonė njė gjė: "Dėshira jote ėshtė urdhėr pėr mua." Merreni kėtė metaforė dhe zbatojeni nė veten dhe nė jetėn tuaj. Procesi krijues ka ekzistuar dhe do tė ekzistojė edhe nė tė ardhmen. Ai pėrbėhet nga tre hapa: Hapi i parė ėshtė tė kėrkoni… Tė pėrcaktoni se ēfarė doni nėpėrmjet mendimeve tuaja. Hapi i dytė ėshtė tė besoni… Besoni qė tashmė ėshtė i juaji. Kini atė qė quhet besim i patundur. Nuk ėshtė e nevojshme tė dini se si do tė realizohet kjo, juve ju duhet vetėm ta dėshironi. Shumė prej nesh nuk ja kanė arritur tė dėshirojnė diēka, sepse nuk kanė mundur ta kuptojnė se si do t'ju ndodhė. Nėse bėni pak kėrkime, ata qė kanė mundur tė arrijnė diēka, nuk e kanė ditur se si do tė ndodhė ajo. Ata dinin vetėm qė do ta bėnin. Ju nuk e dini se si do t'ju shfaqet dhe kjo s'ka shumė rėndėsi pėr ju rėndėsi kanė mendimet pozitive. Ajo qė ju duhet ėshtė ndjenja e fortė e besimit se ajo gjė do tė ndodhė dhe kjo do t'ju ndihmojė ta tėrhiqni. Shumicėn e kohės kur nuk shohim gjėrat qė kemi kėrkuar, zhgėnjehemi, hidhėrohemi dhe fillojmė tė dyshojmė. Dyshimi tė sjell njė ndjenjė hidhėrimi. Njiheni atė ndjenjė dhe zėvendėsojeni me njė ndjenjė besimi tė patundshėm. Unė e di dhe e kam tė qartė se do tė ndodhė … dhe do tė ndodhė… kini pak durim dhe rezultatet do tė shfaqen. Hapi i tretė ėshtė tė marrėsh. Gjeneroni ndjenjat e idesė sė tė pasurit tė asaj qė doni. Bėni ēdo gjė qė do t'ju ndihmojė pėr ta pasur atė gjė. Duhet tė ndjeheni mirė pėr kėtė njėsoj sikurse do tė ndjeheshit kur ta merrnit atė gjė. Ju do tė tėrhiqni ēdo gjė qė do tė kėrkoni, prandaj mbani imazhet e asaj qė doni. Mund t'ja filloni nga hiēi, dhe nga hiēi e pa asnjė mundėsi rrugėt do t'ju hapen. Mė pas, detyra juaj ėshtė tė veproni sapo t'ju vijnė idetė, impulsi i brendshėm dhe rrethanat e pėrshtatshme pastaj veproni pa hezitim.

"Bėni hapin e parė nė besim. S'keni pse t'i shihni tė gjitha shkallėt, vetėm bėni hapat e parė." N. L. King

Sa kohė do tė zgjasė realizimi dhe zbatimi ?

Nuk ka njė rregullore qė thotė se kjo do tė zgjasė gjysmė ore, njė ditė, njė javė apo njė muaj… kjo varet nga harmonia juaj me universin. Dimensionet s'janė asgjė pėr universin. Nė nivel shkencor, nuk ėshtė mė e vėshtirė tė tėrheqėsh diēka gjigande sesa diēka tė vogėl. Nė univers ndodh gjithēka pa u sforcuar fare. Bari nuk rritet me vėshtirėsi, ėshtė planifikuar bukur, po kėshtu edhe lėvizja e planetėve gjigandė. Gjithēka varet nga ajo qė po ndodh, kėshtu qė ne themi: "Kjo ėshtė e madhe, do tė dojė ca kohė, kjo ėshtė e vogėl do t'i kushtoj njė orė kohė”. Kėto janė rregullat tona qė i pėrcaktojmė vetė. Por sipas ligjeve tė universit s'ka asnjė rregull, ju siguroni ndjenjat, dhe do tė merrni pėrgjigje. Njerėzit e fillojnė zbatimin e kėsaj me gjėra tė vogla. Pėr shembull: bėjeni qėllimin tuaj pėr tė tėrhequr njė filxhan kafeje sot, dhe do ta tėrhiqni. Pėrfytyroni njė bisedė me njė mik tė vjetėr qė keni kohė qė s'e keni takuar. Dikush do tė fillojė t'ju flasė pėr atė njeri, ai do t'ju telefonojė, ose do tė merrni njė letėr prej tij. Ose para se tė shkoni nė njė vend me makinė ku keni problem me vendin e parkimin, mendoni njė hapėsirė qė do ta gjeni pėr tė parkuar. Dhe atė do ta gjeni ose do tė prisni 1-2 minuta, dhe dikush do t’jua lirojė njė vend. Praktikojeni dhe do tė habiteni se si do t'i gjeni vendet e parkimit. Shumė njerėz ndjehen tė bllokuar, tė burgosur ose tė izoluar nga rrethanat e tyre aktuale. Por sido qė tė jenė rrethanat tuaja, ky ėshtė vetėm realiteti juaj aktual. Dhe ky realitet do tė fillojė tė ndryshojė si pasojė e pėrdorimit tė sekretit, pra ligjit tė tėrheqjes. Kur tė doni tė ndryshoni rrethanat, mė parė duhet tė ndryshoni mendimet dhe ndjenjat tuaja. Nėse ju nuk prisni gjėra tė bukura, ky mesazh dėrgohet nė univers dhe rezultatet do tė jenė jo tė kėndshme. Ju e konfirmoni ēdo ditė gjendjen tuaj. Shumė njerėz e shohin veten e tyre dhe thonė: "ky jam unė". Nuk jeni ju, por jeni ai qė keni qėnė”. Nėse shihni gjendjen tuaj aktuale, mund tė mos keni shumė para, apo s'keni lidhjet qė doni, ose shėndeti dhe forma fizike s'ju kėnaqin, s'jeni ju ai, ky ėshtė rezultati i mendimeve tuaja dhe veprimeve qė kemi bėrė nė tė kaluarėn. Kur shikoni gjendjen aktuale dhe e pėrkufizoni veten si tė tillė, e dėnoni veten qė tė jeni tė tillė edhe nė tė..
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://newballkan.albanianforum.net
 
Sekreti i Jetes 1
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Sekreti i Jetes 2

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: Shkencat Natyrore, Shoqerore dhe Ekonomike :: Psikologji-
Kėrce tek: