NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Rotacion ose Arti i perseritjes.

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
Aresi


Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

Rotacion ose Arti i perseritjes. Empty
MesazhTitulli: Rotacion ose Arti i perseritjes.   Rotacion ose Arti i perseritjes. EmptyWed May 15, 2013 1:33 am

Ka shume kohe qe ne fjalorin e tribunave te politikes se Opozites ka hyre “rotacioni”. Madje edhe njerez te thjeshte qe nuk ia dine mire kuptimin “rotacionit” kane nisur ta perdorin rendom. Hap pas hapi, sa me shpesh perdoret fjala me kuptimin e kthimit, ose “rotacion”, kam kuptuar se sa me veshtiresi kane hyre politikanet opozitare deri ne kete hulli, tashme te hapur fort ne bahcen e politikes elektorale. Hullia e idese se rotacionit eshte zgjedhur si brazda kryesore qe i con opozitaret ne fitore. Veshtiresia e gjetjes se “rotacionit” si hulli per ne fitore u gjet me veshtiresi, jo per shkak se fenomeni eshte i panjohur, por per shkak se opozita nuk gjeti asnje mjet tjeter per te deshmuar se “ka te drejte” per te ardhur ne pushtet.

Atehere thane se “duhet rotacion” njesoj si per te thene sinqerisht se “kemi radhen” per te ardhur ne pushtet.

Pse hyri deri diku ne masa shpejt fjala “rotacion”?Hyri per shkak se njerezit e thjeshte preken nga ata qe ndihen te dobet dhe kerkojne te jene ne radhe. Megjithese asnjehere nuk eshte thene e shkruar ne asnje manual te Demokracise, se pushteti merret me radhe, “nje here ti, nje here une”. Po te ishte demokracia e vendosur mbi kete baze gjynahqaresh, Demokracia nuk mund te dilte nga Pllakat e Athines dhe te mbulonte boten. Por do te kishte mbetur te njerezit qe jetojne me fatin, te njerezit qe nuk kane as zotesine me te vogel per te merituar demokracine. Aristoteli, filozofi i themeleve te Demokracise, pat thene se ata qe nuk kane shtepi “nuk mund te jene anetare te Eklezise se Athines”.

... Kjo ishte veshtiresia e Opozites sone 2400 vjet pas Eklezise se Athines, per te gjetur arsyen te rotacioni. Asgje tjeter nuk e ben te nevojshme kalimin e pushtetit nga duart ku eshte sot ne duart e opozites se sotme! Kete do te thote ideja e “rotacionit” qe po flitet ne cdo tribune si nje fjale magjike e shpetimit dhe e ardhjes ne pushtet.

Kjo eshte ideja e pare qe vjen prej “rotacionit” te ligjeruar nga Opozita, ide qe kur mendohet thelle do te thote se opozita nuk ka asnje vlere tjeter per te konkurruar ne masat popullore qe keto te binden per te dorezuar pushtetin ne “duar qe presin me merita”. Atehere, valle pse u dashka kaluar pushteti ne duar “te fatit” qe quhet “radha per mua”?!

Ideja e dyte ndodhet brenda fjales “rotacion”. Rotacion, ne gjuhen shqipe do te thote “kthim”, qe ne kuptimin me te afert do te thote “Perseritje”. Opozitaret bejne gabime edhe gjuhesisht kur proklamojne rotacionin si radhe per te ardhur ne pushtet, ose si nje urdher nga lart “jepja pushtetin atij qe eshte ne radhe”. Jo, rotacioni eshte perseritje. Arti i Perseritjes eshte nje prej llojeve me te lashte te Arteve. “Ne te gjithe duhet te kemi piken e perbashket te varesise, ose me siguri do te varemi aty, por nje nga nje”, shkruante Benjamin Franklin. Ose do te jemi se bashku per te percaktuar me vullnet cfare do te ndodhe me ne, ose po t’i nenshtrohemi fatit, atehere do te kemi te keqen e mos- organizimit tone.

Ne politiken e tanishme te Shqiperise nuk po gjendet asnje argument tjeter per te thene pse “Opozita duhet te marre pushtetin”; e vetmja arsye mbetet fati per te pasur radhen.

Ne vend te fatit, burrat e medhenj te politikes kane zgjedhur luften, domethene kontributin per te merituar shume para popullit te vet. Kryeministri i Mbreterise se Bashkuar Winston Churchill, para se te vinte ne fronin e larte te pushtetit, leshoi thirrjen programore: “Ne duhet te luftojme ne bregdet, ne duhet te luftojme ne toke, ne duhet te luftojme ne fusha dhe ne rruge, ne do te luftojme ne kodra, ne nuk do te rrethohemi kurre”.

Burrat e politikes se re te Botes nuk rane kurre ne mjerimin e idese se “fati me solli radhen”, por zotesia sjell te drejten per te bere te miren dhe per te perseritur me te miren.

Arti i Perseritjes se asaj qe eshte provuar si e mire dhe e vlere, ky eshte ne fakt rotacioni. Opozita nuk ka mesuar akoma se duke kerkuar “rotacion”, dhe ne fakt i ka hapur rrugen maxhorances qe te Perserise artin e te Provuares.....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://newballkan.albanianforum.net
 
Rotacion ose Arti i perseritjes.
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
Kërce tek: