NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Edvin Rama lot krokodili per policet, me 21 janare i sulmoj me turma kriminale

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
Aresi


Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

Edvin Rama lot krokodili per policet, me 21 janare i sulmoj me turma kriminale Empty
MesazhTitulli: Edvin Rama lot krokodili per policet, me 21 janare i sulmoj me turma kriminale   Edvin Rama lot krokodili per policet, me 21 janare i sulmoj me turma kriminale EmptyWed Feb 06, 2013 1:17 am

Ka disa ditė qė kryesocialisti Rama po na shpalos dashurinė e madhe pėr policėt dhe dhembjen e thellė pėr familjet e policėve tė rėnė nė krye tė detyrės. Dashurinė e shprehu para ish-policėve tė liruar nga detyra, tė cilėve u premtoi se, sa tė marrė pushtetin, do t'i kthejė nė Policinė e Shtetit, pavarėsisht nga shkaqet e lirimit. Dhembjen e ka shprehur nė takimin me familjet e policėve dėshmorė dhe nė ndonjė vizitė nė shtėpitė e tyre me njė aktrim tė zymtė. Midis dashurisė dhe dhembjes, duke harruar ku ndodhej, ka hapur thesin e premtimeve, se, me ardhjen e tij nė pushtet, do t'ua bėjė jetėn parajsė. Do tė hapė qesen e Ali Babait, do t'u japė rroba e ushqime falas, do tė punėsojė gratė, do t'ua ēojė fėmijėt nė shkolla pa pagesė, do t'u sigurojė banesė etj., etj. Tamam sikur dėgjoje ndonjė raport tė shokut Enver nėpėr kongrese. Me kaq shumė premtime do tė dėshironin tė gjithė policėt tė vriteshin nė krye tė detyrės. Njė premtim tjetėr i bujshėm ėshtė edhe ai i ngritjes sė rrogave tė policėve deri nė njė milion e pesėqind mijė lekė. Qė tė nesėrmen e deklarimit tė rrogave nė shifra tė pompuara me propagandė e demogagji, njė ish-polic, i liruar nga detyra, shprehej pesimist, duke shkruar nė Facebook: "Mė sė pari zgjidhjen duhet ta gjejė politika, por unė dyshoj edhe tek aftėsitė e opozitės. Dyshimin ma rrisin deklaratat qė bėhen sė fundi. Ato nuk janė bindėse. Duken tė pamundura tė realizohen pėr 300 ditė". Sa herė zoti Rama del para publikut dhe lexon listėn e premtimeve, qė do tė arrihen me "urdhėr tė peshkut", asnjė herė nuk harron tė derdhė zgjyrė e zift mbi tėrė relievin e vendit dhe tė kėrcėnojė kundėrshtarin e tij politik, i cili i shkakton panik dhe humbje tė arsyes, duke treguar kėshtu kompleksin e inferioritetit tė tij. Por nė pėrpjekjet e sforcuara, pėr t'u dukur sa mė i dashur dhe sa mė i dhembshur me policėt e familjet e tyre, kontraston sforcimi i tij, pėr tė qenė i natyrshėm nė ato qė thotė. Realisht, tė qenit i natyrshėm, ėshtė thjesht njė pozė e zotit Rama dhe poza mė irrituese qė njeh njė vėzhgues gjakftohtė. Se zoti Rama ka njė huq: I trajton dėgjuesit e retorikės sė tij si tregtari mallin e vet. Pėrpiqet t'u krijojė ndjesinė se shpirtin e tij ua ka dhėnė atyre qė ta vėnė si njė lule mbi pallto, si njė copėz dekoracion, pėr tė mbushur vakumin e tyre, si zbukurimin e njė dite vere. Kjo ėshtė psikologjia e njė ndikimi tė pamoralshėm, sepse kėrkon t'i futėsh dėgjuesit nė shpirt frymėn tėnde, qė ai tė mos mendojė mė me kokėn e vet dhe tė mos digjet me pasionin e tij tė natyrshėm. Njeriu i ndikuar edhe virtytet edhe mėkatet, nėse mund tė quhen kėshtu, i ka tė huajtura. Ai bėhet kumbues i njė muzike tė luajtur nga tė tjerėt, aktor i njė pjese, qė nuk ėshtė shkruajtur pėr tė. Shkurt, ai fillon tė ketė frikė nga vetja, harron detyrėn ndaj vetes. Kjo psikologji ėshtė psikologjia e shpėlarjes sė trurit, identike me atė tė kohės qė lamė pas. Dashuria kristiane dhe dhembja biblike e zotit Rama pėr policėt dhe familjet e tyre, sė pari, nuk shpallet nė kohėn e duhur, pasi jemi nė pragun e fushatės elektorale, kur, pėr tė gjithė shqiptarėt, ėshtė i njohur lumi i premtimeve dhe i dalldive tė zotit Rama pėr tė fituar majėn e pushtetit. Sė dyti dhe mė kryesori, artikulimet para familjeve, qė kanė humbur pjesėtarėt e tyre, ish-policė, nė pėrpjekje pėr parandalimin e krimeve, para ish-policėve tė pakėnaqur prej humbjes sė vendit tė punės, pavarėsisht shkaqeve, janė invers me imazhin e qytetarėve pėr qėndrimet e zotit Rama me tė tijtė ndaj Policisė sė Shtetit. Opinioni publik shqiptar dhe ai ndėrkombėtar i kanė tė gjalla nė kujtesėn e tyre, para syve, si i thonė fjalės, vulgaritetin dhe terrorin e ushtruar nga protestuesit e dhunshėm, tė inspiruar dhe drejtuar prej tij, mbi policėt gjatė ushtrimit tė detyrės sė tyre nė mbrojtje tė institucioneve tė shtetit, mė 21 janar 2011. Po aq tė gjalla i ka pamjet para hyrjes nė Pallatin e Kongreseve, ku kryente veprimtarinė ligjore Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nga banda e deputetėve socialistė dhe ekstremistėve tė majtė, tė inspiruar dhe drejtuar nga Doshi, Balla, Tahiri e tė tjerė. Dhe sot ai kėrkon, me anė tė prokurorėve tė tij, t'u japė dėnime maksimale oficerėve dhe ushtarėve tė Gardės sė Republikės, sepse mbrojtėn jo nderin e familjes sė tyre, pronėn e tyre apo krimin e tyre, por institucionin e shtetit, Kryeministrinė. Nė kėtė rast, ideatori i veprimeve anarkiste para institucioneve shtetėrore, nuk do t'ia dijė fare pėr familjet e kėtyre mbrojtėsve tė shtetit. Nuk ėshtė e pranueshme hipoteza e disa analistėve se shoqėria shqiptare e ka humbur aftėsinė pėr ta pranuar dhe pėrpunuar simbolikisht autoritetin. Ėshtė retorika e zotit Rama dhe tellallėve tė vet, aksionet e tyre revolucionare, qė kanė synuar e synojnė vetėm e vetėm dobėsimin e shtetit, denigrimin dhe regjimin e autoritetit tė ligjit dhe institucioneve, armiqėsimin e qytetarėve me ta. Tė gjithė kemi dėgjuar se si stigmatizohen drejtuesit e policisė me etiketime banale, si pėrbaltet Ministria e Rendit. Po ashtu, kemi parė dialogjet e deputetėve trimosha me oficerėt e policisė nė ballafaqime tė kundėrligjshme. Ēdo ditė dėgjojmė e shikojmė sulmet dhe pėrbaltjen e Policisė sė Shtetit nė misionin e saj, qė realisht janė direkt inkurajim pėr krimin dhe kriminelėt. Ēdo ditė dėgjojmė nga goja e kryesocialistit tė thotė se qeveria e ka humbur duelin me krimin, tė zerojė ēdo arritje tė vendit tonė, tė pėrkthejė nga gjuha e oratorėve tė vendeve keqdashėse thėniet pėr kombin tonė, duke e paraqitur Shqipėrinė me portretin e dhembjes, me fytyrėn pa zemėr tė krizės dhe krimit. Ėshtė tamam sikur djali tė poshtėrojė nėnėn e vet. Ky imazhist politik po paraqet ēdo ditė negativin e fotos sė vendit tė vet. Kėshtu deklarimet e tij se: "Siguria e njerėzve ėshtė qėllimi mė i rėndėsishėm i njė shteti. Pa sigurinė s'mund tė ketė as qetėsi dhe as zhvillim normal nė jetė. Ēdo qeveri moderne duhet tė luftojė pa kompromis krimin, duke luajtur rolin e saj nė parandalimin e tij…", tingėllojnė sa hipokrite aq edhe tė pabesueshme. Nėse do vėrtet tė bėhet i besueshėm nė prag tė fushatės elektorale, zoti Rama duhet tė pastrojė imazhin e tij pėr Policinė e Shtetit, duke krijuar edhe premisa pėr njė paraqitje dinjitoze tė subjektit tė tij nė zgjedhjet e 23 qershorit. Duhet tė pastrojė sė pari partinė e tij nga mbeturinat e diktaturės mė despotike nė kontinent, tė indoktrinuarit dhe tė inkriminuarit (ai i di shumė mirė sa janė e kush janė), tė fillojė tė korrigjojė, tė pastrojė e formatojė "software-in" e tij filozofik dhe tė parashtrojė vizione e programe bashkėkohore para elektoratit. Tė lėrė pas krizat e zemėrimit, depresionin, paranojėn, frikėn pėr humbjen e ardhshme nė zgjedhjet parlamentare dhe dinakėrinė. Pasi dinakėria nė politikė ėshtė staliniste. Vetė Stalini, nė takimin e tre tė mėdhenjve nė Teheran, kur Ēėrēilli tha se Zoti ishte nė anėn e aleatėve, iu pėrgjigj: "Djalli ėshtė me mua. Djalli ėshtė komunist, kurse Zoti ėshtė njė konservator trim".......
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://newballkan.albanianforum.net
 
Edvin Rama lot krokodili per policet, me 21 janare i sulmoj me turma kriminale
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Edi Rama apo Edvin Rama ? Cili duhet verifikuar ?
» CEZ nderpret energjine elektrike me urdher nga Edvin Rama.
» Edvin Rama firmos humbjen me 23 qeshore

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
Kėrce tek: