NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

     

     Gramoz Rucit nuk i lejohet te marre pjese ne seancen e parlamentit ku fliste Klinton.

    Shko poshtė 
    AutoriMesazh
    Aresi
    Newballkan
    Newballkan
    Aresi


    Numri i postimeve : 651
    Join date : 28/02/2008

    Gramoz Rucit nuk i lejohet te marre pjese ne seancen e parlamentit ku fliste Klinton. Empty
    MesazhTitulli: Gramoz Rucit nuk i lejohet te marre pjese ne seancen e parlamentit ku fliste Klinton.   Gramoz Rucit nuk i lejohet te marre pjese ne seancen e parlamentit ku fliste Klinton. EmptyMon Nov 05, 2012 12:51 am

    Problemet nė vendin fqinj kanė qenė dhe janė tė shumtė. Qė nga masat shtrėnguese, ulja e Gdp, reduktimi i tė ardhurave dhe pėr tė vazhduar mė tej edhe me masat e reja. Nė kėtė situatė ka edhe lajme pozitive siē ėshtė ai i ligjit tė ri qė ėshtė paraqitur nė Parlamentin e vendit fqinj tė Greqisė. Gjithsesi recesioni do tė shtojė akoma dhe mė tepėr borxhin publik qė do tė rritet nga 179,3% nė 189,1% tė Gdp. Nė fakt po shkohet mė lart se parashikimet mė tė kėqija tė Fondit Monetar Ndėrkombėtar sipas tė cilave mund tė arrinte maksimumin nė 171% tė Gdp. Projektet e bilancit duket se po i shuajnė pėrfundimisht shpresat pėr borxhin grek i cili mund tė zbresė nė 120% tė Gdp brenda vitit 2020. Nisur nga kjo shifėr, edhe ekspertėt e Fondit Monetar Ndėrkombėtar e konsiderojnė kėtė fakt si tė njė niveli tė menaxhueshėm. Nga ana tjetėr brenda Bashkimit Europian po flitet pėr t’i dhėnė akoma dhe mė shumė mundėsi dhe kohė Greqisė. Pėr t’i dhėnė mė shumė kohė pėr tė arritur nė vitin 2016 (dhe jo nė vitin 2014 siē ishte parashikuar) qė do tė kapte edhe shifrat nga 18 nė 30 miliardė euro. Pėr t’u rikthyer tek votimi nė Parlament duhet thėnė se rezultati i votimit ka qenė shumė i ngushtė por gjithsesi janė pranuar nė kėtė mėnyrė privatizimet e kėrkuara nga troika. Por nga ana tjetėr sindikatat e vendit fqinj kanė shpallur njė tjetėr grevė tė pėrgjithshme 48 orėshe e pėrcaktuar pėr datat 6 dhe 7 nėntor kundėr masave tė kursimit qė do tė votohen javėn e ardhshme. Pra situata ėshtė e ndėrlikuar dhe kjo nuk ėshtė diēka e re. Gjendja nuk ėshtė qetėsuar edhe pas videokonferencės sė ministrave tė Eurogrupit qė ishin duke vendosur pėr dhėnien e dy viteve mė shumė pėr Greqinė. Sidoqoftė gjithēka pėr vendin fqinj ėshtė spostuar pėr datėn 12 nėntor, tė paktėn siē ka deklaruar edhe presidenti i Eurogrupit Junker nė njė komunikatė tė shpėrndarė nė fund tė kėsaj videokonference. Por nga ana tjetėr, sipas disa burimeve europiane ka vende tė Bashkimit Europian qė nuk duan tė shkojnė mė pėrtej nė kėtė odise. Gjermania, njė ndėr kėto vende, ka pėrjashtuar mundėsinė e ndihmave tė reja pėr Greqinė. Vende tė tjera ndėrkaq kanė kėrkuar tė ulin taksėn e interesit nė huatė dypalėshe tė shpėtimit tė parė ose qė tė zgjasin kohėn e kthimit tė tyre. Ndoshta zgjidhja me Bankėn Qėndrore Europiane mund tė gjendet nė datėn 12 nėntor, nė tė kundėrt pėr Greqinė nuk do tė ketė mė ndihma prej 31,5 miliardė eurosh. Por edhe situata e brendshme politike nė Greqi nuk ėshtė nga mė tė mirat. Kryeministri grek Samaras nuk kishte mbaruar ende frazėn pėr tė dhėnė lajmin se marrėveshja ishte kryer kur dy nga partnerėt e koalicionit tė tij kanė thėnė tėrėsisht fjalė tė tjera pėr njė qeveri qė ėshtė nė pushtet prej katėr muajsh. Venizelos, lideri i partisė socialiste ka deklaruar se “Bisedimet me troikėn do tė vazhdojnė deri nė 12 dhjetor, ditėn e Eurogrupit”. Nė tė njėjtėn kohė edhe partia e majtė demokratike qė ėshtė pjesė e koalicionit qeverisės nuk e ka pranuar marrėveshjen me troikėn sidomos nė pjesėn ku flitet pėr kontratat e punės dhe rrogat e nėpunėsve publikė. Sipas gjasave kjo mund tė jetė edhe njė taktikė pėr qėllime parlamentare duke parė se numrat nė parlament kalojnė gjysmėn e tij dhe koalicioni ka 176 vende nga 300. Nė tė vėrtetė 127 vendet e Demokracisė sė Re janė tė lidhura me 33 vendet e Pasok-ut por edhe me 16 vendet e tė majtės demokratike. Nė Parlamentin grek ėshtė votuar ndėrkaq edhe pėr ndryshimet nė privatizimet pėr tė evituar nė tė ardhmen qė tė votohet veēmas pėr secilėn shoqėri publike. Nė fakt troika (Bashkimi Europian, Fondi Monetar Ndėrkombėtar dhe Banka Qėndrore Europiane) e kanė dashur kėtė ligj i cili ka qenė i domosdoshėm pėr dhėnien e kėstit tė dytė tė ndihmave pėr Greqinė... Nė memorandum parashikohen edhe reformat strukturore qė parashikojnė 89 reforma strukturore, ndėr tė cilat edhe rishikimi i sistemit fiskal, reforma nė kontratat e punės tė privatėve, reduktimi i punonjėsve publikė. Ky dekret duhet qė tė paraqitet nė Parlament mė datėn 5 nėntor tė kėtij viti dhe vetėm pas dy ditėsh duhet aprovuar nė Parlament. Qeveria e Samaras duhet qė tė paraqesė nė Parlament edhe ligjin financiar 2013 qė parashikon edhe 13,5 milardėt pėr vitin 2013 -2014 sepse pa kėtė lėvizje nuk mund tė arrijė kėsti i dytė i ndihmave prej 31,5 miliardė eurosh. Nė kėtė situatė edhe kancelarja Merkel dhe Lagarde nuk kanė dashur tė flasin pėr Greqinė por janė mjaftuar me disa deklarata pėr rritjen globale duke vėnė theksin nė reformat strukturore nė pėrgjithėsi.
    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    https://newballkan.albanianforum.net
     
    Gramoz Rucit nuk i lejohet te marre pjese ne seancen e parlamentit ku fliste Klinton.
    Mbrapsht nė krye 
    Faqja 1 e 1
     Similar topics
    -
    » Gramoz Ruci simbol i krimit mafioz ne PSSH

    Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
    NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
    Kėrce tek: