NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

     

     Edvini, frikė nga klanet nė qarqe, degdis deputetėt nga veriu nė jug

    Shko poshtė 
    AutoriMesazh
    Aresi
    Newballkan
    Newballkan
    Aresi


    Numri i postimeve : 651
    Join date : 28/02/2008

    Edvini, frikė nga klanet nė qarqe, degdis deputetėt nga veriu nė jug Empty
    MesazhTitulli: Edvini, frikė nga klanet nė qarqe, degdis deputetėt nga veriu nė jug   Edvini, frikė nga klanet nė qarqe, degdis deputetėt nga veriu nė jug EmptyMon Jan 23, 2012 12:07 am

    Edvini, frikė nga klanet nė qarqe, degdis deputetėt nga veriu nė jug



    Rrokadė rezultoi sot pėr ligjvėnėsit socialistė shpėrndarja e anėtarėve tė kryesisė nė 12 qarqet e vendit nė funksion tė pėrgatitjeve pėr zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Asambleja Kombėtare e PS miratoi nė njė mbledhje tė paralajmėruar zhvendosjen e disa deputetėve tė vjetėr tė PS nga zonat e tyre elektorale tradicionale, nė ato tė panjohura, duke i vėnė kėshtu pėrballė pėrgjegjėsisė sė madhe atė tė rrjedhjes sė votave, pėr shkak tė mos ekzistencės sė urave tė komunikimit mes delegatėve tė rinj dhe elektoratit tė palėvizshėm. Pra, nga rreziku i krijimit tė klaneve nė zonat ku njė apo disa deputetė votohen prej 20 vitesh, pasi Rama pėr kėtė qėllim ka zgjedhur rregullin e treshit nė shpėrndarjen e deputetėve – PS s’ka marrė parasysh njė fakt akoma edhe mė tė rėndėsishėm se thjesht njė ‘klan-rivalizues’ i klaneve qė mbėshteten nga kryesocialisti. Kuptohet se pėr Edi Ramėn s’pėrbėn rėndėsi fakti i maksimalizimit tė rezultatit elektoral pėrmes rritjes sė mbėshtetjes nė vota, por mė imediate ėshtė qė rajonet e Republikės t’i konsiderojė si njėsi koloniale, nė tė cilat ai mund tė zbarkojė sa herė tė dojė dhe tė emėrojė “delegatėt-pushtues” sipas preferencės sė tij si ekspansionist nė krye tė ngrehinės sė marrė peng nga Mjaft-istė dhe 99-sha. Kjo tregon dhe elementin cinik qė mbizotėron nė psikologjinė e orientimit politik tė Edvinit, pasi degdisja nga veriu nė jug dhe nga lindja nė perėndim i njė grupi tė caktuar deputetėsh, ėshtė dhe njė lloj ndėshkimi pėr humbjen e zgjedhjeve parlamentare tė 2009-ės, veēanėrisht nė qarkun e Beratit, Korēės, Vlorės dhe Fierit. Kėsisoj, i shtyrė nga natyra hakmarrėse dhe ndėshkuese Edi Rama detyroi asamblenė dje tė miratonte zhvendosjen e paprecedentė tė Erjon Braēes nga kryesues i grupit tė punės nė qarkun e Beratit (vendlindja e tij) nė atė tė Korēės, nė mėnyrė tė pakuptimtė dhe pa njė bazė tė mirėfilltė realiteti. Drejt Beratit shkon Namik Dokle i cili do kryesojė grupin e punės. Mė e rėndė ka rezultuar pėr Ditzi Bushatin, i cili nga fushata e rehatshme e 2009-ės nė Tiranė, nė pėrgatitjet e 2013-ės duhet tė vuajė lartėsitė e Pukės dhe Mirditės. Vazhdon me Valentina Leskaj nga Elbasani nė Vlorė; Arben Ahmetaj nga Korēa nė Gjirokastėr; Ben Blushi nga Korēa nė Elbasan; Mimi Kodheli nga Korēa nė Shkodėr; Arben Malaj nga Vlorė nė Kukės; Pandeli Majko nga Korēa nė Dibėr. Besnikėt e partisė konfirmohen sė pari vetė Edi Rama i cili i la vetes njė vend tė rėndėsishėm nė qarkun e Tiranės, por dhe Sajmir Tahiri provohet si ushtari i parė i urdhrave tė kryesocialistit. Surprizw mbetet pėrfshirja e Fatos Nanos nw grupin e punės qw kryesohet nga Edi Rama, nw qarkun e Tiranws. Por normalisht kuptohet edhe ideja e kėsaj lėvizje, pasi me kwtw “lėvizje gurwsh”, kryesocialisti po kėrkon tw tregojw se grupet armiqėsore nw PS, po shkojnė drejt zhdukjes. Domosdo grupi i tė zhvendosurve nė qarqe tė ndryshme dhe larg zonave elektorale ku kanė punuar dhe janė votuar tradicionalisht, kanė qenė tė identifikuar si elementė tė ndikuar nga “armiku”, ndėrsa pėrmes “klaneve” tė ndėrtuara nė kėto zona-tradicionale, mund tė ktheheshin nė njė bumerang elektoral nė parlamentaret e 2013-ės. Sipas vendimit tė Asamblesė kreu i saj Gramoz Ruēi dhe Sekretari Organizativ Blendi Klosi nuk do tė kenė qarqe mė vete, pasi janė caktuar tė merren me organizimin nė tėrėsi tė zgjedhjeve. Nė mbledhjen e asamblesė ėshtė miratuar edhe plani i veprimit politik pėr kėtė sesion parlamentar. Asambleja Kombėtare ka zgjedhur edhe kryesinė e re tė saj. Gramoz Ruēi do tė mbetet kryetar. Ndėrkohė qė Luiza Xhuvani ėshtė emėruar nėnkryetare dhe Taulant Balla, sekretar.
    Asambleja Kombėtare miraton tė deleguarit nė 12 qarqet
    Pėr qarkun Tiranė: Edi Rama, Arta Dade, Sajmir Tahiri, Fatos Nano
    Pėr qarkun Elbasan: Ben Blushi, Damian Gjiknuri
    Pėr qarkun Korēė: Erjon Braēe, Ilir Beqja
    Pėr qarkun Shkodėr: Mimi Kodheli, Ditmir Bushati
    Pėr qarkun Gjirokastėr: Arben Isaraj, Arben Ahmetaj
    Pėr qarkun Vlorė: Valentina Leskaj, Fatmir Xhafaj
    Pėr qarkun Fier: Bashkim Fino, Armando Subashi
    Pėr qarkun Dibėr: Pandeli Majko, Shkėlqim Cani
    Pėr qarkun Kukės: Arben Malaj, Besnik Bare
    Pėr qarkun Lezhė: Lindita Nikolli
    Pėr qarkun Berat: Namik Dokle
    Pėr qarkun Durrės: Vangjush Dako, Eglantina Gjermeni
    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    https://newballkan.albanianforum.net
     
    Edvini, frikė nga klanet nė qarqe, degdis deputetėt nga veriu nė jug
    Mbrapsht nė krye 
    Faqja 1 e 1
     Similar topics
    -
    » EDVINI ME TAKSAT E GJELBERIMIT PAGUAN NJEREZ PER PROTESTE

    Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
    NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
    Kėrce tek: