NEWBALLKAN
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Latest imagesRegjistrohuidentifikimi
Similar topics

     

      Rama-Erion

    Shko poshtė 
    AutoriMesazh
    Aresi
    Newballkan
    Newballkan
    Aresi


    Numri i postimeve : 651
    Join date : 28/02/2008

     Rama-Erion Empty
    MesazhTitulli: Rama-Erion    Rama-Erion EmptySun Jan 15, 2012 3:16 am

    RE: Rama-Erion. Kjo ėshtė domethėnia e dy germave parashtesė (RE), nė inicialet e Forumit Rinor Euro-Socialist i Shqipėrisė. Slogani me gjasė rifreskimin e strukturės rinore tė Partisė Socialiste, “RE: FRESSH”, shfaqi habi nga mėnyra se si deformoheshin inicialet qė pėrbėjnė historinė e FRESSH-it ndėr vite. “RE: FRESSH”, nuk ėshtė thjesht njė slogan, por shumė mė tepėr se kaq.
    Nuk ėshtė as pjesa kuptimore e rifreskimit tė strukturave.
    Nė thelb, ėshtė pagėzuar binomi i ri qė ka marrė nė dorė FRESSH-in e socialistėve dhe janė dy bashkėjetuesit Rama-Erion (Veliaj, jo Braēe, pasi ky i fundit prej kohėsh nuk ėshtė mė pjesė e preferencave tė lidershipit socialist), qė 7 vjet mė parė luftuan Partinė Socialiste nė pushtet, duke shkuar deri te kėrkesat ekstremiste, pėr largimin e detyrueshėm tė qeverisė “Nano”. Protestat organizoheshin nga lėvizja “Mjaft”, e cila drejtohej nga Erion Veliaj, sot sekretar pėr Rininė nė Partinė Socialiste dhe krahu i djathtė i lidershipit tė selisė rozė. Pas Mjaft-it qėndronte Edi Rama, i cili suportonte financiarisht me lekėt e bashkisė, aksionet e Erion Veliajt pėr rrėzimin e qeverisė sė Nanos, me qėllimin agravimin e situatės, mundėsisht nė kolaps kombėtar.
    Objektivat ishin tė qarta, Rama dhe Erioni (Veliaj) si pėrfitues direkt apo indirekt tė fondeve tė ndryshme, por edhe tė taksave tė qytetarėve tė Tiranės, ia arrinin tė lobonin fuqishėm politikisht, pėr fraksionin qė ishte nė lindje e sipėr. Dhe si papritur, Rama dhe Erioni shfaqen sėrish (RE: FRESSH), 7 vjet pasi luftuan kundėr Partisė Socialiste nė pushtet...dhe paturpėsisht gėnjejnė dhe mashtrojnė qindra e mijėra socialistė tė thjeshtė, se reformimi i FRESSH ėshtė shėmbėlltyrė e hapjes dhe demokratizimit tė PS, me qėllimin ardhjen nė pushtet nė 2013-ėn.
    A besohet kjo?
    Sigurisht qė jo, sepse precedenti i R-sė dhe E-sė, ėshtė i tillė qė i bėn jo vetėm tė pabesueshėm, por njėherazi i kthen nė anėn e pushtuesve, mashtruesve ordinerė dhe grabitqarėve tė interesave tė socialistėve tė thjeshtė. Me apo pa freskimin e strukturave tė FRESSH bashkėjetesa e R-sė dhe E-sė (Rama-Erion), nė dėm tė Partisė Socialiste do vazhdojė.
    Sot ėshtė 20 vjetori i krijimit tė Forumit dhe Rama dorazi me Erionin e Mjaft-it do premtojnė se reformimi dhe demokratizimi garantojnė kthimin e socialistėve nė pushtet. Sidoqoftė, kėtyre dy ekstremistėve s’do iu hiqet nga mendja barra e madhe e fajit gjatė “luftės” kundėr PS dhe liderit tė saj historik, Fatos Nano 7 vjet mė parė.
    Mbrapsht nė krye Shko poshtė
    https://newballkan.albanianforum.net
     
    Rama-Erion
    Mbrapsht nė krye 
    Faqja 1 e 1
     Similar topics
    -
    » Edi Rama apo Edvin Rama ? Cili duhet verifikuar ?
    » E Meriton te Arrestohet Edi Rama

    Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
    NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
    Kėrce tek: